Kot s`paskan gëluar supersticionet... Psikiatri dhe autori i njohur Colin A. Ross, M. D., ka publikuar të dhëna eksperimentale të cilat mbështesin hipotezën e tij shkencore që syri lëshon energji e cila mund të kapet dhe matet. Me këtë zbulim, duket se "syri i keq" po kalon nga plani metafizik në atë shkencor, thotë autori. Në kete video nga youtube, doktori në fjalë shpjegon si e qysh.

 

 

 

 

 

11 Komente

hmmm ja ta shohim ket

Falemnderit per editimin, admin. smiley

e dyshimte, sidomos me referimin per paranormalen..

Sepse... ?

po sepse lexova dicka shkarazi te artikulli pershkrues qe ky paska shkruar shume dhe per fenomene paranormale. Me ngjason me ata shkenctaret qe perpiqen te perafrojne shkencen me mrekullite e shkruara ne Kuran..

Nuk ka shume hollesi rreth menyres se emetimit te kesaj energjije. Gjithsesi keto perfundime ( ne qofshin te tilla) fillimisht merren me skepticizem..

ndersa nga ky opinioni yt qe permend kuranin, lexuezit e tjer te artikullit do fillojn te paragjykojn qe ky shoku do flasi denglla.

Paragjykimet jane te nevojshme ndonjehere per te kursyer kohe dhe per tu perqendruar ne gjera relativisht te vlefshme..Kuranin e permenda me qellimin e plote per ti bere antireklame..

Paragjykimet jane te nevojshme ndonjehere per te kursyer kohe dhe per tu perqendruar ne gjera relativisht te vlefshme.... 

..... po ke te drejte po te flasim specifik per kete doktor, vetem sepse ky merret me gjera qe duan pak kohe me te gjate te konceptohen smiley.. nuk do te thote qe ky ja fut kot

ndiq kete videon psh

http://www.youtube.com/watch?v=DP9W7qsWt...

 

Ky mund te jete nje doktor me nje karriere te pasur si psikiater, por kjo nuk mund te jete asesi nje premise qe te merret seriozisht gjithnje.

Keto prova te tij jane ende ne kufirin e paranormales dhe nuk i jane nenshtruar protokolleve te testimit.

Ka shume spekullant dhe mashtrues edhe ndermjet profesionisteve, qe nisen nga qellime te ndryshme dhe te dyshimta. Si ti dallojme keta? common sense

Gjithsesi ketu ke nje debat mbi perpjekjen e ketij: forums.randi.org/showthread.php

Prandaj thokan "te vret me sy" ose "te ha me sy" smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).