Para 25 vjetësh ka qenë një intelektual i famshëm slloven, shkrimtari Taras Kermauner (1930-2008), i cili ua tha në sy serbëve se Kosova është e humbur për ta. Në një seri letrash që i pat botuar e përjavshmja NIN dhe që i adresoheshin mikut serb të paemër, por që supozohej se ishte Dobrica Qosiqi, “babai” i nacionalizmit modern serb, Kermauneri pohonte se miti serb për Kosovën është i ngjashëm me një mit të sllovenëve mbi Gosposvetsko polje (gjermanisht Zollfeld), në luginën e Klagenfurtit / Celovecit, që në mesjetë ka qenë vend i kurortëzimit të mbretërve të sllovenëve të Karantanisë, kurse në ndërkohë është zonë e banuar me shumicë austriake. Ai pohonte se sllovenët edhe pse e mbajnë në kujtesë këtë vend historik të tyre, janë bërë racionalë dhe prej kohësh kanë hequr dorë nga pretendimet që të risundojnë këtë vend të shenjtë të tyre. Kermauner, pra, i këshillonte serbët që edhe të bëhen racionalë si sllovenët duke hequr dorë nga Kosova, duke pas parasysh se dominimi i shqiptarëve në Kosovën e tyre “mitike” prej kohësh ishte bërë absolut.

Më pastaj edhe shume politikanë dhe intelektualë sllovenë, para dhe pas shkëputjes së Sllovenisë nga Jugosllavia, dhe viteve të fundit në cilësinë e zyrtarëve të shtetit anëtar të BE-së ose të zyrtarëve të Brukselit dhe të NATO-s, kanë vazhduar të mbajnë po këtë koncept të Kermaunerit mbi nevojën që Serbia të heqë dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës.

Javën që shkoj sërish një intelektual slloven me famë botërore, filozofi Slavoj Zhizhek, në një intervistë për edicionin në gjuhën serbe të Radio Deutsche Welle, ka trajtuar çështjen e Kosovës nga aspekti i një qasje racionale, duke këshilluar kështu jo vetëm opinionin serb, por para së gjithash faktorët ndërkombëtarë dhe opinionin shqiptar. I pyetur për Kosovën, Zhizhek konstaton se situata me këtë shtet është “tejet irracionale”, dhe krahas situatës në Bosnje e Hercegovinë, cilësohet si zgjidhje e përkohshme: “Më e mirë është kjo gjendje, sesa lufta. – thotë Zhizhek, - Mirëpo, as në Bosnje, e as në Kosovë – siç po shihet – kam frikë se ende nuk e kemi një formulë afatgjate”. Duke u nisur nga ky konstatim, Zhizhek propozon me mjaft rezerva një zgjidhje afatgjate për Kosovën: “Do të them tash diçka që duket absurde: ndoshta është më së miri që Kosova të bashkohet me Shqipërinë përmes një koordinimi ndërkombëtar. Kjo do të ishte një zgjidhje racionale afatgjate. Sepse është marrëzi të kihen dy shtete me një popull krejtësisht të njëjtë.”

“Do të them tash diçka që duket absurde: ndoshta është më së miri që Kosova të bashkohet me Shqipërinë përmes një koordinimi ndërkombëtar. Kjo do të ishte një zgjidhje racionale afatgjate. Sepse është marrëzi të kihen dy shtete me një popull krejtësisht të njëjtë.”

Kjo ide e Zhizhekut, kuptohet, nuk është ndonjë risi në botën shqiptare. Bashkimi i trojeve shqiptare, në varitete të ndryshme dhe me harta të ndryshme, është teme e përhershme në politikën dhe publicistikën shqiptare prejse në vitin 1913 në Konferencën e Londrës fuqitë e mëdha morën vendimin që të copëtohen trojet shqiptare. Pas krijimit të shtetit të dytë me popullsi shumicë shqiptare, Kosovës, dy vjet më parë, boshti i kësaj çështjeje sillet rreth mundësisë së bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet. Duhet thënë se politikat zyrtare në dy shtete nuk trajtojnë fare këtë çështje, dhe edhe Tirana edhe Prishtina janë të interesuara që të stabilizohet në tërësi dhe pa asnjë shkarje pavarësia e Kosovës, pasi që ende është pjesërisht e kontestuar në rrafshin e politikës ndërkombëtare. Kosova deri më sot është njohur si shtet vetëm nga një e treta e shteteve anëtare të OKB, dhe para vetës ka edhe një copë rruge për t’u bërë anëtare e barabartë në institucionet ndërkombëtare. Të hapësh sot çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë duket jo vetëm e parakohshme, por edhe si një ngatërrim e ndoshta edhe rrezikim të të arriturës më të madhe, se edhe Kosova është bërë shtet i pavarur dhe demokratik, dhe në rendin e prioriteteve që kanë Shqipëria dhe Kosova, si edhe shqiptarët që jetojnë në shtetet fqinje (Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi), është që të gjitha këto shtete të bëhen anëtare të BE-së, të NATO-s që nënkupton edhe arritjen e standardeve më të larta të demokracisë dhe hapjen e perspektivës për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë dhe mirëqenies të të gjithëve.

Ajo çka propozon Zhizheku vërtet duket se është thënë me qëllimin më të mirë dhe mund të konsiderohet si një zgjidhje e arsyeshme, por ka edhe disa pasoja të pamenduara mirë që në vend të zgjidhjeve racionale mund të krijojnë kriza të reja.

Nëse konsiderohet si Zhizheku se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë dy çështje të papërfunduara, dhe këtu unë sipas kësaj logjike do të shtoja edhe Maqedoninë, atëherë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nënkupton ndjekjen e një skenari tjetër nga ai që tani e aplikojnë fuqitë e mëdha dhe institucionet ndërkombëtare që kontrollojnë rajonin tonë ushtarakisht dhe politikisht. Në këtë skenar aktual synohet kalimi i butë nga gjendja e mëparshme konflikteve, dhe nga tranzicionet e kontrolluara nga fuqitë e mëdha, në procesin e integrimeve euro-atlantike që mund të zgjasë diku rreth 10 vjet, pas të cilit do të bëhet relativisht irelevante çështja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, por edhe të serbëve dhe kroatëve.

Kurse, skenari që propozon Zhizhek, duke qenë edhe vetë i vetëdijshëm se është absurd, nënkupton një përmbysje në qasjen e Brukselit dhe të SHBA-ve, që mund të ndodhë vetëm nëse do të shpërthente kriza e cila do të bindte botën se nuk ka zgjidhje tjetër pos bashkimit të shqiptarëve, por edhe të serbëve, dhe vizatimit të hartave të reja të rajonit.

Zhizhek mbase pavetëdijshëm me këtë ide i shkon për shtati aspiratave të Serbisë që të rikomponohet mbi bazat etnike harta e rajonit, çka nënkupton jo vetëm bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por edhe të Republikës Serbe me Serbinë, dhe ndoshta edhe negociatat për këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, të Veriut të Mitrovicës, me Luginën e Preshevës dhe Bujanovcit.

Ky opsion edhe pse në dukje racional, çon në dridhje dhe tërmete të mëdha politike e ndoshta edhe konflikte të reja, që thjesht, nga konstelacion i aktual i forcave, nuk shihet se si do të mund të ndodhin dhe të provokoheshin. Imagjinoni një konflikt të ri në Kosovë pas rebelimit të serbëve në Veri? A do të shikonin forcat e NATO-s këtë konflikt me neutralitet? Nuk më besohet. Për serbët ky do të ishte opsion vetëvrasës, të konfrontimit të hapur me Perëndimin, që nuk do t’u sillte asgjë.

“Bashkimi” mes Shqipërisë dhe Kosovës megjithatë mund të ndodhë në format alternative të bashkëpunimit dhe të marrëveshjeve mes dy vendeve, përmes traktit për mbrojtje të përbashkët në rast të rreziqeve, vendosjes së bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të ngushtë dhe komplementar ekonomik, arsimor, kulturor, etj., dhe arritjen e standardeve më të larta të demokracisë.

43 Komente

O Zen, po ler Skender Hysenin te pergjigjet me formula diplomatike dhe thuaj c'mendon realisht. Eshte absurde ti kerkohet cdo shqiptari te deklarohet mbi kete ceshtje me qendrim diplomatikisht te pranueshem. Akoma me absurde eshte ti kerkosh cdo jo shqiptari qe ka qendrim proshqiptar te mos deklarohet si i tille.

I dashur Zotni Naim,

Eshte plotesisht e drejte te pretendohet qe, po ta kishim ne dore ajo pyetje nuk duhej bere kurre.

Fatmirsisht gjendja e favorshme e kombit shqiptar eshte me teper nje projektim gjeo-strategjik i Amerikes ne Evropen jug-perendimore, sesa nje aftesi e jona.

Megjithate llogjikisht nga shqiptaret kerkohet minimumi i solidaritetit me vellezerit e tyre kudo jane.

Fatkeqesisht aksioma "Te gjithe shqiptaret duan bashkim" eshte shume larg te qenit ne te vertete asksiome.

Shif ca shkruan nje vllai yne ne forumin Serb B92.

Jam i sigurte qe duhet te jete nji nga kto metroseksualet e Peshkut.

Me fal po komenti eshte ne anglisht.

"I have heard of Danaj, unfortunatley. Most of Albanians in Albania, haven't heard of him, fortunatley I would say. But the sad side of the story is that that small percentige of Albanians that heard of Danaj, are unfortunatley, STUDENTS. THere is a new generation who is being feed with his ideas, not openly, but in semy-legality. Albanian politicians simply ignore him, as someone not important, but the media not! He often appears in the media as an expert of ex-YU problems, spreading his very dangerous ideas. He, of course, have a big popularity amids Albanians of Kosovo (Albin Kurti's followers) and those of Macedonia.
IT IS THE FIRST TIME THAT I TOTALLY AGREE WITH MR BOGDANOVIC.
The international community should not ignore such scary signals.
And of course I am not going to be killed, and not going to let my kids and the people I love get killed, because sick-minded people like Danaj have idiotic dreams of the 19th Century. If my Albanian people are going to open a war against macedonians and serbs, and make innocent victims, than I will declare here, in the middle of Tirana, that I am a serb, a macedonian, or whatever.
My dear friends, you who are not nationalists, who don't like war and the rest, who want peace and prosperity in the Balkans! Let us all be together, condemning future war plans, with all our potentials - even it is small. Let us not close our mouth. Brothers Albanians, Serbs, Macedonians, Montenegrins, Croats and Bosnians: let us work for peace, cooperation and prosperity and not the other way around!"

(Mandi, 11 April 2010 23:21)

Kus u siguron se ky derdimen është shqiptar? Çdokush në internet mund të thotë se është shqiptar dhe mund të jetë serb.

Ta siguroj une qe bie dakord me cdo llaf qe ka thene.

Po mirë- pse nuk i merr serbet ne shtepi dhe bile edhe u shtro te flenë aty? Problemi nuk janë serbët por kompleksi që njerëz si ty kanë ndaj tyre.

Te vjen keq kur e ben kete konstatim por  c'eshte e verteta gjithe ky artikull trefaqesh i Maliqit qe mund ti kete marre atij nje pjese te mire te dites per ta bere, besoj se nuk vlen as sa nje germe e frazes se meposhtme te Zhizhek

 

është marrëzi të kihen dy shtete me një popull krejtësisht të njëjtë

 

 

Fatkeqesisht aksioma "Te gjithe shqiptaret duan bashkim" eshte shume larg te qenit ne te vertete asksiome.

VB, kjo eshte e vertete. Ajo qe verej ne Shqiperi eshte se ka nje pakice njerezish qe kane mendjen e ketij Mandit me lart, nje pakice mbase akoma me e vogel qe shprehet per bashkimin e Kosoves me Shqiperine dhe shumica e njerezve te cilet te mbytur nga varferia, nga indiferenca ose nga injoranca nuk kane nje qendrim te prere mbi kete ceshtje.

Ne duhet te artikulojme nje qendrim te paster mes vedi ne menyre qe shumica e melartme ti bashkohet, edhe ne menyre pasive, levizjes per bashkim te Kosoves me Shqiperine. Nuk eshte e nevojshme qe te gjithe shqiptaret ta duan bashkimin. Eshte e rendesishme qe nje shumice e madhe ta pranoj.

I ashtuquajturi opinion pubik duhet te pergatitet sa me pare per te mirepritur bashkimin ndryshe do te kemi keqkuptime qe do te kene nje fund tragjik si ketej ose si andej Morines.

Naim, konsultohu me fq 44 ne kete raport te Komisionit (te IIIte) Nderkombetar mbi Ballkanin para se te nxjerresh konkluzionet ne paragrafin e pare.

Mandi dhe lloji e tij do jene duke paketuar valixhet si te padeshiruar nga Shqiperia. Eshte thjesht ceshtje kohe. (pune 2-3 vjetesh). Ky biznesi i Shqiperise te Madhe ne inxhineri sistemesh eshte 'high probability, high impact event'. Eshte pak a shume i bere dmth. Konsekuencat pastaj i faturohen Mandit. 'Derdimeni' eshte nje e keqe e domosdoshme

QA, e kam pare kete raport kur ti me duket e ke prure me pare ne PPU. E para behet fjale per nje sondazh. Shpresoj gjithsesi te reflektoje realitetin. E dyta, per mendimin tim pjesa derrmuese e atyre qe jane shprehur pro bashkimit jane lehtesisht te manipulueshem dhe mund te ndryshojne mendje shpejt nqs Mandi dhe Luliani psh fillojne te bejne fushate kunder bashkimit. Do te jem me i qete kur ajo pakica aktive pro bashkimit do te rritet me shume per tu bere pjese gradualisht e politikave zyrtare te partive te mykura shqiptare.

VB - e kam pare edhe une ate komentin e atij "globalistit" tek B92, por konstatimi i pergjithshem s'mund te bazohet ne keto komentet sporadike te ketyre Mandrave. Sa per te tille shqiptare te "ndershem" ka edhe ne Kosove.

Persa i perket ketij Maliqit, ky me shume na ka shitur idete e tija sesa te na tregonte me teper rreth argumentave te ketyre filozofeve. Nejse, sipas Maliqit nuk jane pjekur kushtet akoma, se eikuilibrat e gjithe universit te ne shqiptaret mbahen.

 

Normal
0
unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>

MicrosoftInternetExplorer4

ection1;}
-->

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

E vërteta e ndarjes dhe bashkimit të shqiptarëve është lakuriqe për ata që dojnë ta shohin. Nuk po komentoj shumë mbi të. Çështja shqiptare duhet të zgjidhet nga të gjithë shqiptarët brenda, në territoret shqiptare në Ballkan, dhe përjashta, në vende të botës (Europë, SHBA dhe Azi) ku jetojnë shqiptarë apo njerëz me prejardhje shqiptare. Kjo çështje në Republikën e Shqipërisë nuk e ka vëmendjen e duhur, porse brenda 5- 10 vitesh vëmendja e pushtetit dhe qytetarëve në Republikën e Shqipërisë do të rritet dramatikisht. Për tri arsye. Një, sepse Republika e Shqipërisë po zhvillohet dhe do të rrisë influencën e saj regjionale dhe gjeostrategjike dhe do të jenë zhvillimi dhe kjo rritje që si prerekuizitë kanë nevojën për zgjerim dhe kontroll të gjithë hapësirës shqiptare. Dy, shqiptarët jashta Shqipërisë londineze do të kuptojnë se është vështirë të forcohen dhe të mos jenë nën kërcenim pa hijen e qendër shqiptare nga Tirana. Tre, shqiptarët brenda dhe jashtë, duke u njohur me njëri tjetrin më mirë, do të shohin se vëretetë jemi një dhe peshku do të jetojë me peshkun, zogu me zogun, luani me luanin dhe shqiptari me shqiptarin. Nga artikulli i Maliqit unë mbajta mend vetëm këtë paragraf->>

> >

“Bashkimi” mes Shqipërisë dhe Kosovës megjithatë mund të ndodhë në format alternative të bashkëpunimit dhe të marrëveshjeve mes dy vendeve, përmes traktit për mbrojtje të përbashkët në rast të rreziqeve, vendosjes së bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të ngushtë dhe komplementar ekonomik, arsimor, kulturor, etj., dhe arritjen e standardeve më të larta të demokracisë.

Nuk më nevojitet më shumë.

 

 

natyrisht qe duhet te ndodhe bashkim, jane proceset historike qe te cojne aty, sakrificat dhe lufta e shume njerezve. Plus eshte i njejti komb, pavaresisht qasjeve demistifikuese/rimistifikuese. Ka patur nje keqkuptim te madh ne "perendim" ne vitet 60-70, qe sot vijon te reflektohet nder shqiptare kozmopolite. Mendohej se nderkombetarizmi eshte fryma e re identitare qe do te zevendesonte kombin. Ne fakt jo, nuk e zevendeson kombin. Qasja liberale ndaj ketij procesi, globalizmi duket sikur nuk ka kellqe t'i rezistoje kombit te ndertuar mbi "mite fragjile" sepse vete eshte ndertuar mbi ajer te paster. Ndersa komunistet si puna e Zizekut ka dekada tashme (qe prej kohes se Fanonit) qe e kane kuptuar se nderkombetarizmi e perfshin si te domosdoshem per ekzistencen e vet nocionin "komb i lire", ne sensin gjerman te fjales.

Kur filozofi francez Bernard Henry Levy shkoi ne Bosnje-Herzegovine (si mik i bosnjakeve) andej nga '93-shi dhe takoi Izetbegoviç-in, i tha ketij te fundit : "Aman, mos ndertoni "état-nation" (komb-shtet), se s'ka te ardhme kjo pune".
Ju kthye Alija : "O miku im, ti e ke mire, por shtetin-komb ju vete e keni shpikur, dhe keni dy-tre shekuj qe e hidhni vallen sipas kesaj muzike "kombetare". Na lini dhe ne ta bejme si puna juaj, pastaj shohim bashke a do kete te ardhme kjo pune".

E kish mire Alija, sikunder e ke mire ti, kur permend "kombin e lire", sipas nocionit gjerman. Problemi pastaj eshte tek kombi-shtet, produkt po aq gjerman (anglo-sakson) sa dhe kombi. Siç e kuptoi Marksi se s'kish si t'ja bente pa kombet, ashtu e ka kuptu dhe Zizek-u se s'ka si t'ja beje pa "kombet-shtete". 

E gjitha kjo eshte nje paçavure europianisto-anglo-saksone e ketyre 3-4 shekujve te fundit , sepse as kinezet, as osmanët, as kultura te tjera te medha, nuk i kane ngritur ndonjehere ekzistencat e tyre mbi te tilla koncepte. Po tani ç'do bejme, u pa puna, do ta hedhim vallen siç e hodhi edhe Alija.  

Shum ronci po i jepke Mandit dhe Lulitsmiley

pjesa derrmuese e atyre qe jane shprehur pro bashkimit jane lehtesisht te manipulueshem dhe mund te ndryshojne mendje shpejt nqs Mandi dhe Luliani psh fillojne te bejne fushate kunder bashkimit

E para behet fjale per nje sondazh. Shpresoj gjithsesi te reflektoje realitetin

Besoj se nje sondazh qe nuk ka bere jehone eshte sondazh i besueshem. Autoret e ketij raporti jane treguar shume te kujdesshem qe ti mbushin mendjen legjislativit dhe ekzekutivit te BE-ut qe Shqiptareve u duhen dhene e drejta e udhetimit ASAP perndryshe (shif fq 44). Duke pare se po sillen me nje anetar (te dores te dyte) si Greqia..probabiliteti i ketij evenimenti sa vjen e rritet (come hell or high Mandi)

 sol-nosturnus.Natyrisht qe duhet te ndodhe..."Peripatosi"zhizhak thote nje te vertete.Ne se materialisht dy shtete  shqiptare ekzistojne ato kane nje forme qe behet e  percaktuar,ne perputhje te nje ideje te perceptushme..Dhe  eshte thene qekur qe  materia, e modeluar  me deshire, eshte veçse kushti paraprak  e ekzistences se  çdo gjeje.Por forma eshte ajo  çka ben  qe "neneshtresa" materiale  e nje gjeje behet ajo gje. Por neve na ka munguar "ajo"  forma e "paster" bota e ideve te meparshme...."Levizesi i pare" qe na  ka ndare domozdoshmerisht....Ndofta  vjen...

globalizmi duket sikur nuk ka kellqe t'i rezistoje kombit te ndertuar mbi "mite fragjile" sepse vete eshte ndertuar mbi ajer te paster.

Ja ke thene Mandit kete?smiley

globalizmi duket sikur nuk ka kellqe t'i rezistoje kombit te ndertuar mbi "mite fragjile" sepse vete eshte ndertuar mbi ajer te paster.

Qafo, ku e gjete ket?

@QA, Jane minoritetet aktive ato qe e percaktojne fatin e nje shoqerie te tere. Si njohes i mire i shpirtit oriental shqiptar qe je, ti duhet ta dish qe nje pjese e mire e shoqerise sone nuk ndahet dot nga mentaliteti i pashalleqeve dhe i mileteve. Kur i referohem Mandit edhe Lulit i referohem te gjithe atyre qe kane te njejtin qendrim me ta. Dhe them qe ata duhet ta kene te pakten nje arsye te mire per te pasur kete qendrim keshtu qe do zhgenjehesha nqs ata nuk do dilnin ta mbronin qendrimin e tyre.

O Naim, a po na flet per 'micro-trendet' a? Po rri or burr se nuk e njeh fare Shqiperine me duket. Aty po diskriminohen 'cecenet' e Bathores ti me flet per bashkim me drenicaket apo tetovaret psh (jo se nuk mund dhe nuk duhet te ndodhe, por kerkon kohe). Nuk ka te beje "shpirti oriental" por klanizmi dhe krahinarizmi i institucionalizuar gjate komunizmit dhe fryre me raste edhe ne periudhen pluraliste. Pastaj edhe postmodernizmi ka rolin e tij. Ja se pari ai te cilit po i drejtohesh ka kohe qe ka humbur cdo lloj identiteti. Eshte nje rast tipik ne postmodernism. Verdalloset ketj vetem per te share shqiptaret si orientale e terroriste dhe ti kerkon bashkim! L. Kodra te pakten eshte konseguent. Bie ose jo dakort me te, por ka konseguence ne mendimet e tij. Eshte ne perputhje me bindjet e tij internacionaliste. Nderkohe qe ketu ka komuniste qe flasin si nacionaliste!

Qafiri eshte i dijshem dhe nuk mund ti kerkosh tjetrit edhe te dije edhe te kete te drejte ne te njejten kohe smiley

Sa per krahinarizmin nuk duhet ta luftosh vetem tek te tjeret. Ndonjehere duhet ta luftosh edhe tek vetja jote.

Naim, ky fare qafiri i dijshem!!! Po jo mer mik se nuk behesh dot i dijshem duke lexuar blogun e Daniel Pipes apo kete blogun qe ka sjelle tani qe kane nje te perbashket: ksenofobine. Ky eshte nga ata njerez qe tanime eshte shkeputur nga cdo lloj lidhje identitare. Eshte me keq se ai qe thote jam pro serb, pasi ai beson diku, ka nje ide, mendim, botekutim, rrenje etj. Ky eshte bosh. _ Kodra Lulian, une po flas fjale te mira per ty, cke qe merzitesh?

Ca eshte ky internacionalizmi per te cilin qenkam i bindur une?

Per Lulin ta thom une qe s'ka asnji arsye (se e njohsmiley

Kur i referohem Mandit edhe Lulit i referohem te gjithe atyre qe kane te njejtin qendrim me ta. Dhe them qe ata duhet ta kene te pakten nje arsye te mire per te pasur kete qendrim

@QA, Edhe une e njoh virtualisht. Nuk po kerkoj gjykim publik per te. Thjesht po e kundershtoj. Tani qe kemi kaluar ketej ne perendim dhe qe kemi marre perciptazi disa ide luministe edhe ne themi qe do ta mbrojme lirine e fjales se Lulit sado mos te na pelqejne idete e tij smiley

Jo valla sdi ca te komentoj pasi lexova ato mendimet e ketij Tolit.

Besoj do kete qene i abuzuar ne femijeri.

Lexova dhe ca, nuk e di pse sa per te gervishtur nervat. Po jo, ky s'eshte shqiptar. S'ka mundesi!

He mer ti he, se na cave drrasat tu ekskomuniku shqiptaret nga te qenit shqiptar. A thu duhet me mendu gjithe shqiptaret si ty qe te konsiderohen te tille.

Po valla edhe ti s'je aq keq sa ai tipi, ne fakt. Po lexoje nje cike edhe na thuaj a mund ti thuash shqiptar atij robi?

S'di ca mbiemri ti ve? Ai eshte komplet radikal. Le qe e ka kap inati me gjith Islamin, po shkon edhe flet ne emer te ortodokseve te jugut. Nejse, eshte e kote te harxhojme kohe te flasim per ate Ilia (Ilir) Tolin.

Ky qeka komplet tjeter mer vlla. Ky eshte me shume Qafir se sa Lule.

Or Kalec

 Aty po diskriminohen 'cecenet' e Bathores ti me flet per bashkim me drenicaket apo tetovaret

 

Bashkim nuk do te thote me m'ardh Drenicaku e me mu shtru n'sofer!

Qafir ka shume "tironca" te mallakastres, kurveleshit e skraparit qe ne rast bashkimi kombetar, qe do thoshte nje shtet me shumice gege (ose "cecene" si i etiketojne keta "tironcat&quotsmiley, do i zinte ndonje infrakt zemre duke menduar se mund te qeveriseshin nga "cecenet" shumicen e kohes. 

Qafir ka shume "tironca" te mallakastres, kurveleshit e skraparit qe ne rast bashkimi kombetar, qe do thoshte nje shtet me shumice gege (ose "cecene" si i etiketojne keta "tironcat&quotsmiley, do i zinte ndonje infrakt zemre

E di ti robo qe une jam nje nga ata Tironcit 'nga skrapari'? Will you take back what you said now?

Mqs ra fjala edhe une. Gjynah qe disa nuk jane zhveshur akoma nga kompleksi i Republikes se Mirdites.

Jo, se une thashe shume e jo te gjithe.  Pra s'i futa te gjithe ne nje thes.

Te tille i ke dhe brenda ne forum.  Urdhero:

albano - 14 Pri 2010 - 12:35am 

Un jam kunder bashkimit edhe per faktin se ne nje mundesi te tille Berisha do te na ngelej ne dere duke qene se ka goxha popullaritet ne Kosove.

Diferencat jane te medha mes dy copave dhe do ishte nje aventure adoleshenteske bashkimi mekanik mes tyre..

Ky eshte me shume Qafir se sa Lule

Ne shume gjera ndoshta...por jo te thote 'jam pro serb'.

Po pse kam thene gje une qe jam pro serb? Apo pse e konsideroj Danajn te cmendur si dhe Bogdanovici me ben gje pro serb?

 Valle do te ishte dakort EU me keto teza. 

“Bashkimi” mes Shqipërisë dhe Kosovës megjithatë mund të ndodhë në format alternative të bashkëpunimit dhe të marrëveshjeve mes dy vendeve, përmes traktit për mbrojtje të përbashkët në rast të rreziqeve, vendosjes së bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të ngushtë dhe komplementar ekonomik, arsimor, kulturor, etj., dhe arritjen e standardeve më të larta të demokracisë.

 

Kaq mjafton.

Menjehere mbas ketij diskutimit te djeshem, po te google-esh lajmet nga Shqiperia del nje artikull i vene ne iternet cuditerisht del nje faqe "EuropeNews" nje shkrim i Ilia Tolit i vene aty nga nje nga nje "hrc", i tituluar, "Islami po leshon SHqiperine".

Shume interesante si fakt.

http://europenews.dk/en/node/31211

I bje qe ky "hrc-ja" te jete pjesmarres aktiv ne te dy forumet, "Peshku pa uje" dhe "EuropeNews".

1 mundesi tjeter eshte se PPU monitorohet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).