Cfarë e shtyu Vivaldin të shkruante një Opera për Skënderbeun, dy shekuj pasi ky kishte vdekur? Dokumentat e zbuluara nga studiesit e Institutit Albanologjik të Tiranës, në „Achivio de Propaganda Fide“ në Vatikan, zbulojnë një sekret jo të vogël: zbulojnë korrespodencën e Marin Barletit me katragjyshin e kompozitorit të shquar. Ështe një korrespodencë që zgjatet në vite midis dy klerikëve, deri në vdekjen e Barletit në Romë.

Korrespodenca është e pasur me detaje të jetës së panjohur të Marin Barletit, por edhe të familjes Vivaldi. Midis dokumentave, gjendet edhe një kopie e botimit të parë të Historisë së Skënderbeut botuar në Romë dhe partiturat origjinale të Operës „Skënderbeu“. Sipas gjasave, është pikërisht ky libër që ka nxitur interesin e Vivaldit për Skënderbeun e t’i dedikojë edhe operën.

Si arriti libri në duart e Vivaldit? Ka shumë mundësisht rastësisht, duke kërkuar në arkivin e familjes. E sigurt është se, është pikërisht Vivaldi vetë ai që ia ka dhuruar arkivit të Vatikanit arkivin e familjes Vivaldi.

Zbulimi spektakular ka ngjallur emocione të mëdha midis studiesve. Në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, Instituti Albanologjik i paraqet publikut shqiptar të gjitha dokumentat origjinale në një pavion special të quajtur „Athleta Christi Skënderbe dhe Vivaldi“. Ceremonia e inaugurimit bëhet sot, në orën 18.00, në Muzeun Historik Kombëtar.
 

11 Komente

E çuditeshme ! Duke lexuar kete lajm, konstatoj, se manipulimet qe bejne mediat shqiptare cdo dite e cdo ore, mungesa e gazetareve te specializuar, mungesa e seriozitetit, sharlatanizmi, mungesa e ekperteve, si dhe dominimi i mendimit shqiptar nga një brez i gjymtuar nga nderrimi i sistemeve politike qe kerkon lavdira e njohje duke luajtur rolin e :

- sociologeve,

- kritikeve te artit,

- historianeve,

- gjuhetareve,

- arkeologeve, 

- arkitekteve

- njohesve te muzikes,

- letersise,

- piktures,

(pa harruar politiken),

ka mbjellur DYSHIMIN.

Per gjitheshka.

Prandaj, duke lexuar kete lajm (qe mund te jete i vertete) me vjen keq e trishtohem: per dyshimin qe me lind.  

Prandaj, ne komunikimin shpirteror shqiptar, aktualisht ka dicka qe nuk shkon. 

 

Prandaj, ne komunikimin shpirteror shqiptar, aktualisht ka dicka qe nuk shkon. 

50 vjet ose nje gjysem shekulli shqiperia ishte e izoluar nga bota ne te gjtha drejtimet.Edhe ata persona qe studionin ose benin kerkime ishin nen censure,objekti  i studimit ose i kerkimit percaktohej nga partia.

 Vertet qe kjo gjendje nuk eshte rezultat i ketyre viteve te fundit (nuk hyra ne ato analiza sepse mendova se eshte e qarte), por eshte nje realitet i dhimbshem. 

Dokumentat e zbuluara nga studiesit e Institutit Albanologjik të Tiranës,... ... Midis dokumentave, gjendet edhe një kopie e botimit të parë të Historisë së Skënderbeut botuar në Romë dhe partiturat origjinale të Operës „Skënderbeu“.

Asgje s'mora vesh une c'fare do te thote ky analfabeti qe e ka bere shkrimin. A mos valle kane gjetur operen e Vivaldit, ose pjese te panjohura te saj ? Apo behet fjale per kater ariet qe kane ngelur dhe te cilat njihen .

 

 

http://www.youtube.com/watch?v=3u-s4vlSiEo&feature=PlayList&p=EFF499BE8598146E&playnext_from=PL&playnext=1&index=85

Zoteri, opera njihet, ashtu sic keni theksuar edhe ju.

Ky "analfabeti" ben fjale per partiturat origjinale te operes. Pikerisht per ato qe ju i keni bere "bold".

E kupton dallimin apo duhet shpjegim tjeter?

Zoteri pjesa me e madhe e muzikes te Operes ka humbur dhe nuk njihet. Ka ngel vetem nje pjese e vogel, 4 arie sic e thashe me lart. 

"Analfabeti" tani  per cfare po flet, cfare eshte gjet:   partiturat origjinale te te gjithe Operes (po te jete e vertete se jane gjet do ishte nje lajm i mbrekullueshem) apo e ka fjalen per partiturat origjinale te pjeses qe i ka rezistuar kohes ?? Apo eshte thjesht nje shaka 1 prilli e shkruar nga nje analfabet?

Klosi sapo ka perkthyer dhe botuar nje studim te dyte te Shmidit dhe nje koleku te tij gjerman. Shmidi thote se ka gjetur rishtazi nje leter ne arkivat e Vatikanit qe Skenderbeu i dergonte Papes ne ate kohe, sipas te ciles letre vertetohet (sipas Shmidit) qe si Papa dhe Skenderbeu ishin homoseksuale dhe ky mund te kete qene motivi kryesor i luftes se tij kunder turqve. :O

Ca ti thuash ketyre mer yahoo!!

Ismail Kadareja ka reaguar menjehere dhe mjaft ashper. Ai pasi argumenton absurditetin e ketij "studimi" thote ne fund te replikes se tij "ka mundesi qe Klosi dhe Shmidi jane ata qe jane homoseksuale dhe prandaj e kruajne bythen kaq shume me pallen e Skenderbeut!" Gjuhe skandaloze dhe ky ne kete reagim, megjithese te merituar te tyre.

Tashi do kete pa c'do kete protesta ne Lezhe, ose te pakten ne Top Channel. lol

Esene dhe repliken e Kadarese e gjeni ketu.  Dicka me teper mund te lexoni dhe ketu.

 Kam pershtypjen se, po te studiohen dokumentat e vjetra te Vatikanit dhe qyteteve te tjera italiane si Venecias, Napolit, etj., kane per te dale te dhena interesante dhe me vlere per historografine shqiptare. 

kot me kot shkrimi. llaka llaka, si te degjosh plakat e Babrroit....

4 me xhufka, si do te thoshte mesusja ime e kimikes.

Tema e mesiperme nuk eshe aspak e re. Ne nje reviste shume te perhapur ne kohen e rendit socialist me emrin "Ylli" (reviste artistike, letrare, politike shoqerore) ndodhet tema mbi Skenderbeun Barletin dhe Vivaldin. Nuk kujtoj dot cnumur dhe cvit ka qene dhe  pertoj te hap koleksionin e tim eti.  Doja te theksoja se Enver Hoxha nuk i ka penguar studjuesit dhe perkthyesit per historine dhe  figurat e kombit shqiptar. Eshte e vertete qe ai dhe partia e tij diktonte se diktatore ishin, por sipas librave te shkruara prej tij, gjejme edhe ate qe thote me lart Pjer Thomas mbi mbylljen e arkivave te Romes, Madridit, Vatikanit, Stambollit dhe shume te tjera mbi problemin e historise se shqiptareve dhe kjo jo vetem gjate kohes se regjimit komunist por gjate shekujve. Enveri thoshte se studjuesit shqiptare duhet te germojne per te zbardhur historine tone te lavdishme dhe diplomatet tane jashte shtetit duhet te bejne perpjekje me te medhaja per te krijuar mundesira per studjuesit tane si per lejimin e kerkimeve ne arkivat qe permenda me lart por edhe per pregatitjen e perkthyesve per gjuhet deri  dhe osmanishten e vjeter. Eshte i vertete  dikatati i Enver Hoxhes por diktimi i tij ka qene per te punuar me kete popullsi analfabete (92%)  dhe per ta ndergjegjesuar ate per mos pjelle me ksenobythlepires qe shesin atdheun vetem per dy a tre shtresa dhjami me shume ne trupin e tyre. Me rastine 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut eshte bere nje pune e jashtzakonshme nga njerizit dhe intelektualet e kohes per nje njohje sa me te gjere te kesaj figure madheshtore qe ne bote kishte mbi 1600 volume e tituj per jeten e tij dhe ne Shqiperi nuk numuroheshin as me gishtat e njeres dore (Barleti, Naimi, Noli e ndonje tjeter). Ne ate pervjetor u shkruan me dhjetra romane per Skenderbeurn dhe midis tyre ishte Kostandini dhe Morsineja, Kalorsi i Bukur, Muret e Krujes etje. Nga "Opera Skenderbeu" u dhane ato pak pjese te mbetura apo te gjetura qe ishin shkruar nga Vivaldi dhe ne rrinim e prisnim se kush e di cdo degjonim dhe kur erdhi oriari i radios, varem turinjte pasi nuk kuptinim gje nga ajo muzike, ishim femije.

Nuk doja qe te thosha ndonje fjale te rende per disa qe vazhdojne ti presin me thike periudhat e historise shqiptare, por po ta shohim pune me koka te ftohta ndofta do te kuptojme se mund te jemi me te mire nga ce damkosim vehten me vulen e frikes dhe te injorances, cilesira qe populli shqiptar nuk i ka pasur kurre dhe nuk i ka, por ksenobythlepiresit per nje cike pushtet shesin cdo gje dhe pranojne cdo nofke dhe tallje nderkombetare.

Kete epitetin "ksenobythlepires", po qe se me lejon, do e perdorja me kenaqesi ne fjalorin tim te perditshem, si term per te karakterizuar nje klase politike (pozite + opozite) dhe nje shtrese jo te vogel "intelektualesh". Madje, kam bindjen se epoka ku ne jetojme, pas 100 vjetesh ne histori do njihet si "ksenobythlepirizem" ose "Ksenobythlepirje" (ne varesi te shkalles se "rafinimit" te perdoruesit).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).