“Jam kaq i ditur, sa ndonjëherë nuk kuptoj as vetë asnjë fjalë të vetme nga to që jam duke thënë“

                                                                                                      Oscar Wild

 

Prej shumë kohësh kam filluar të sodis me endje, bisedat e miqve të mi. Janë krejt interesante, jo për çka thuhet, por për atë se si thuhet. E njëjta gjë, ndodh edhe me shumë programe televizive. Jo se jam specifikisht ndjekëse e rregullt e tyre, por ndonjë talk show ku gjenerohet debati e hedhja e ideve edhe me rrëmben vëmendjen. Në të dyja rastet kam filluar të kuptoj se forma është një faktor thelbësor përpos përmbajtjes, rregullat e retorikës janë kthyer përmbys, dhe shndërrimi e revolucioni i vlerave, siç kish për të thënë  Nietzsche, sapo ka filluar. Tashmë nuk suprizohem më kur figura të shquara të status quo-së sonë, japin analiza me background-e, nga më të ndryshmet, duke nisur me artin duke vijuar me problemet e politikës ndërkombëtare, e duke përfunduar më pas me zhvillimet e fundit të teknologjisë. Të tillë erudicion edhe vetë Laibnic do ta kish pasur zili. Asesi nuk mendoj se mendimet e vrojtimet personale nuk duhet të ndahen, por mendoj se është e një rëndësie thelbësore përcaktimi i drejtë, i natyrës së vrojtimit. Nëse është një hamendësim personal, deduksion i zakonshëm, apo një analizë e një përfaqësuesi të ndenjë të fushës.

 

Druhem, se formësimi apo kunturimi i euridicionit në kohën e teknologjisë

informative po i jep jetë një ngrehine tejet të rrezikshme, e cila me gjithë përpjekjen time nuk mund të mos konfrontohet me industrinë e ushqimeve të shpejta të MC Donalds. Çfarë e bëri ushqimin e shpejtë kaq të përdorshëm, e me një rëndësi jetike për jetën tonë me ritme të çmendura? Do të thoja lehtësia, komoditeti, e menaxhimi i faktorit kohë. Ti mund të marrësh një sandëich, ta konsumosh shpejtazi teksa je duke vrapuar në zyrë, apo në leksion, apo qoftë edhe në një takim me miqtë, funksioni është kryer, ti sapo konsumove vaktin e radhës. Në këndvëshrim e perspektives afat shkurtër është një mrekulli, në një perspektive afatgjatë, konkludimi kish për të qenë gjithaq më i rezervuar. Sepse mos ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm, do të ravijezonte probleme në mbarëvajtjen shëndetësore në atë çka do të pas prisje në vijim. Pikërisht kjo është ajo çka është duke ndodhur me klasën e re të intelektualëve tanë. Konsumi i shpejtë dhe në sasi i informacionit, absorbimi i nxitur artificialish i tij, dhe harresa e pjesës më të madhe të informacionit të nxënë. Kjo fatkeqësisht përvijëzon kulturën fast-food, pozicionuar jo tashmë në industrinë ushqimore por në zhvendosje të vazhdueshme përkundrejt dijes, e formave të saj të shprehjes.

Sigurisht, është e lehtë për mua të shkruaj se është e rëndësishme që elita intelektuale, nuk duhet të ketë një konsum të tillë të dijes, apo edhe se duhet të kujdeset të mos e vendosë atë nënjë konteks utilitar në funksion të promovimit, sepse kush nuk të dëshironte të konsumonte një vakt të mirë, të qetë të kuruar në vend të një sandëich apo çfarëdolloj ushqimi të shpejtë? Por vetë ekzistenca e një shoqërie të hapur përkundrejt mësymjeve të vazhdueshme të informacionit, e konverton qytetarin e sotëm në një krijese vulnerabël përkundrejt mos specifikimit të nxënies, por priret drejt akumulimit të informacionit me shpresën se në një çast të caktuar mund ti vijë në ndihmë. Fojhtavanger në biografinë e famshme të një prej piktureve të mi më të dashur Goya, duke vendosur gojën në këtij të fundit fjalët të cilat i referoheshin një poeti të ri, i cili impresiononte këdo me fjalët e mençura që përfshinte në biseda, jo pa zili Goya thotë se ky djalosh gjithë-gjithë njeh vetëm tri fakte. Një zbulim të ri të bërë në biologji, një fakt historik, dhe një anektodë të këndshme për një shkrimtar, por ama di ti përdorë mirë. I paraqet gjithnjë në një formë të re, e cila impresionon e intrigon dëgjuesin. Me të drejtë Goyas kjo nuk i pëlqente, por me siguri nëse do të mundej edhe atij do ti pëlqente të intrigonte bashkëbiseduesin, qoftë edhe vetëm me këto tri fakte.

 

Në një përqasje të thjeshtë krahasuese, deduktojmë se për të njëjtën dukuri është folur tashmë që prej katër shekujsh. Në kohën kur Berkli promovonte filozofinë e tij se e vetmja gjë ekzistuese është perceptimi ynë, dhe se diçkaja, nuk është asgjë më tepër se bashkërendimi i tufave të perceptimeve të veçuara. Duke u asocuar njëkohësisht edhe me Dekartin, për të cilin asgjë nuk është e sigurt përveçse asaj që jepet nëpërmjet ego cogitans. E, si rrjedhojë, jashtë perceptimit empirik më shumë mundësi nuk eksiston asgjë. Ndoshta edhe erudicioni i bashkëbiseduesve tanë mbetet i ngecur vetëm në kuadrin e një çështje perceptimi, si djaloshi në shembullin e Goya-s. I cili luante me tre faktet e njohura prej tij. Forma me të cilën ato perceptoheshin e rendisnin atë midis atyre, të cilët në atë kohë etiketohesh si euridite.

 

Kultura fast food, nuk është vetëm një problem i industrisë ushqimore apo edhe asaj të informacionit, por edhe i artit në tërësi. Ajo çka më mundon është sipërfaqshmëria e gjërave që bëjmë. Disa kohë më parë po sodisja një pikture të Munchen. Gjithnjë kam ushqyer ndjenja të veçanta përkundrejt punimeve të tij. Në pjesën më të madhe më dhurojnë një ndjesi për humbje e inspirim i cili është miklues. Teksa po shihja “Natë në rrugën Karl Johan”, fillova të mendoja në mënyrë të pandërgjegjshme se si do të formësoja ndjesitë që më shkaktonte në një bisedë, duke mos ndaluar thjesht në kënaqësinë që më jepte soditja, por duke kërkuar me ngulm se si do të mund ta eksteriorizoja atë. Të mendoja se si do ta ndaja me dikë, në një shkrim apo qoftë edhe në një pikturë. Deri në këtë pikë nuk ka asgjë shqetësuese. Arti ngacmon ndjesitë, të cilat trajtësohen në veprimtari të ndryshme, por domosdoshëmria për të ndarë perceptimin, për ta bërë atë të njohur dhe pritja e feed back-ut, të krijon përshtypjen e diçkaje sipërfaqësore. Asgjë të keqe nuk ka në të qenit sipërfaqësor, por kthimi i sipërfaqësisë në një elemt të domosdoshëm për të jetuar e për tu ndjerë mirë. Është gjithaq shqetësuese dhe tendenca ekstroverte për të ndarë gjithçka në rrjetet sociale virtuale, si Twiter, Facebook, My Space, e kështu me rradhë. Gjithnjë e më tepër kemi domosdoshmëri për të bërë të ditur se jemi duke shijuar diçka, sesa procesin në vetevete. Pikërisht kjo tendencë, apo përpjekje për tu përmbushur përmes dukjes, afekton edhe mënyrën se si ne mendojmë, apo perceptojmë. Duke i kushtuar rëndësi dukjes, harrojmë për një çast ti kushtojmë rëndësi përmbajtjes. Shkruajmë bukur, me një sintaksë të përkryer, por shpesh herë pa i kushtuar rëndësi koherencës, e duke u kënaqur me dukjen e bukur. Bukuri e cila jo domosdoshmërisht asociohet dhe me përmbajtjen.

 

“Portreti i Dorian Gray”, Basil Hallluard refuzon të prezantojë pikturën

e Dorian Gray, sepse ajo nënkupton shumë për të, për faktin e thjeshtë sepse është një shprehje apo materializim i ndjesive të tij, e prezantimi i saj në përqasje me publikun, do ta ekspozonte atë krejt të zhveshur prej koracës emocionale. Këtu ndeshim një paradoks të këndshëm. Nëse artisti derdh shumë nga vetja në veprën e tij, a është ai i gatshëm të ekspozohet, kaq i pambrojtur përballë publikut? Apo zgjedh një formë të moderuar, përfaqësimin nëpërmjet sipërfaqësisë për të anashkaluar rrezikun? Nëse është kështu, a do të duhej të ndjeheshim në faj, për të konsideruarit e gjërave në sipërfaqe? Pastaj a ekzistojnë konture të qëndrueshme për atë çka është e sipërfaqshme? E përse dukja duhet të ketë më pak rëndësi se mos dukja? Nëse dikujt i pëlqen sintaksa e ndërlikuar, për të shprehur diçka të thjeshte a nuk duhet ta vlerësojmë pikërisht për këtë aftësi? Aftësinë për të komplikuar? Do të ish njësoj sikur pikërisht në çastin kur koha të ish e kufizuar, në vend që të porosisnim ushqim të shpejtë, të përgatisnim diçka që do të na rrëmbënte me siguri shumë kohë. Ndoshta do të ish mirë në konteksin e ushqimit te shëndetshëm, por nëse kjo do të na pengonte arritjen e diçkaje të rëndësishme, atëherë duhej të kujdesemi për koston oportune. Ndonjëherë është më mirë, një konsum i shpejtë e në sasi të informacionit, sesamos konsumimi në tërësi i tij. I parë në këtë dritë hije kultura fast, nuk është nyja gordiane e erudicionit, por asgjë më shumë, se sa një pikë no plus ultra, e cila pret të mos jetë me një e tillë.

12 Komente

Moj Grizelda, moj pocaqi:

Shkruajmë bukur, me një sintaksë të përkryer, por shpesh herë pa i kushtuar rëndësi koherencës, e duke u kënaqur me dukjen e bukur. Bukuri e cila jo domosdoshmërisht asociohet dhe me përmbajtjen.

padashur të të hyj në zanat, ky shkrimi tënd është si një orkidé mes luleve të fushës: as i shkruar bukur, as me një sintaksë të përkryer, aspak koherent as edhe me dukje. Një bukuri që vret - do të kish thënë Migjeni i ndjerë - që domosdoshmërisht, asociohet me aparatin perceptues.

Ti qofsh që di të mbledhësh kaq shumë cilësi në disa rreshta!

cfare vere the zotrote se pive per pashket? Se mishin e qingjit e kisha edhe une. smiley 

Cahors, quhet e nderuara Self. Një verë, nami i të cilës vjen prej lashtësisë pasi rrënjët e para të hardhive janë mbjellë prej romakëve. Një verë që njihet praj anglezëve si black wine, për shkak të ngjyrës së saj gati violet e errët ose e purpurt-vishnje, që normalisht pihet e vjetër mbi 4 vjeçare, pasi edhe aromat që zhvillon, fillimisht që kujtojnë manin, vishnjen dhe kasis ( hajde gjeja emrin në shqip këtij fruti kokërzi i pyllit që përdoret për shurupra) shëndrrohen në aroma kanellë-kakao dhe veçanërisht në aromë humusi të lagur apo truffe (një farë këpurdhe e zezë e nëndheshme, që nga viset e këtushme e kërkojnë me derr ose me qen). Një verë shume e fuqishme nga përbërja taninike - veçanërisht kur vera është e re, të cilat me moshë shkrihen për të krijuar një strukturë të fuqishme në gojë dhe që të le një shije të gjatë dhe të dendur.

Një verë e prodhuar në vendin e vet të origjinës - jugperëndim të Francës, rreth 90 km në veri të Toulouse, mbi bazën e një varieteti lokal le côt (ose auxerrois) që i jep fuqinë, taninin bazë dhe ngjyrën -jo më pak se 70% të përzierjes, pjesa tjetër është merlot dhe tannat, që i shtojnë kompleksitet, tanin dhe ekuilibër. U njoh dhe u çmua në Evropë në shekullin e XII, për hir të Aliénor d’Aquitaine që u martua me Henri Plantagenêt, mbreti i ardhshëm i Anglisë. Por Lufta Njëqindvjeçare e nxorri disi jashtë loje, për shkak të taksave shumë të larta mbi prodhimin. Nga kjo gjë përfituan verat e Bordosë që gradualisht e gëlltitën dhe e përvehtësuan si element përbërës në përzierjen e tyre, për të përmirësuar cilësinë dhe pamjen. Sidoqoftë, François Ier e mbolli varietetin Cahors deri në portat e Parisit dhe Pjetri i Madh e importoi në Rusi bile edhe e ripagëzoi Kagor - sipas modës lokale, pasi me këtë Kagor ai shëronte të gjitha sëmundjet e tij. Dhe Zoti e di se sa të tilla ai kish! Aq sa edhe Kisha Ortodokse ruse e adoptoi si verë të meshës.

Troç muhabetit, një perlë verë (veçanërisht ajo e vitit 2006) që kur e zgjedh vetë në qilaret e prodhimit mund ta gjesh edhe me disa evro shishen dhe që zhvillon gjithë potencialin e tij me kuzhinën lokale, ku hyn e del  truffasi në shtëpi të vet. E shkëlqyer gjithashtu me mish të pjekur të furrës ose të tavës, veçanërisht kur ky i fundit, përpara se të hynte në furrë, ishte duke pirë qumësht në gjirin e mëmës së vet dele.

P.S: po i le nja dy nga këto shishe mënjanë, me mendje se ndoshta do të të bjerë rruga... sa për atë dëshmorin theror të gjirit të nënës, nuk është nevoja ta sjellësh që nga Alpet zvicerane pasi edhe këtu pranë, në Pirene, dinë ta rrisin fort mirë.

 

 

 

ja qe s'e kisha pire kete vere. Coc do kete kjo e vitit 2006, se zyrtarisht ate te 2005 e mbakerkan per me te mire. Gabohen, them une. Po te kishin lexuar komentin tend te pare, do ishin bindur edhe vete specialistet. Si do qe te jete, edhe po nuk erdha une, ti mund te vish sa here te duash per te pire ato shishet qe do vesh menjane me te zot't e shtepise. Deri atehere: Es lebe Cahors!

hahahahaha

Sapo ja ke kput edhe ti i shkrim fast food. Jam i sigurte se po te them te ma riperserisesh me goje ket shkrimin qe ke bo ktu sdo i mbash mend emrat e ktyre qe permende smiley

Shkrim i mire, me pelqeu.

Me fast-food eshte me teper reklame sesa cilesi dhe nevoje per njerezit. Menyra sesi McDonald drejton marketingun ndaj femijve eshte kriminale.

Ndersa per "new ways" te komunikojme me miqte ( kohet e fundit nese nuk update profile in facebook or twitter to konsiderojne "boring&quotsmiley  eshte akoma me shokuese. Megjithe keto rruge te reja per te komunikuar, apo mania per tu bere te ditur te tjereve (shumica persona qe si ke pare / takuar / komunikuar  kurre)  edhe detajet me qesharake te jetes tende te perditshme, aq me shume verej se keta njerez ndihen me shume te vetmuar se kurre. 

Te gjithe jemi pjese e eksperimentit te quajtur Internet! Uroj qe pasojat te moj jene fatale.. smiley

 

Whatever Xheruzalemi said, shumezim 2.

Xheri, prap mungesa ti ne Peshk? smiley

 

Cfare deshte te thoshte kjo zonjeza, morri vesh njeri gje? Nese po, na i tregoni dhe ne te permbledhur ne nje ose dy fjali se cfare s'duhet te humbasem ketu.

Ne te kundert, sipas kesaj kjo merr noten 10, dmth 5 te konvertuar ne sistemin peshkist te notave, sipas votave.

Xhib,

paska qenë dita sot..

 

Ok, lexova fjaline e pare. mire. ngeca tek e dyta:

Janë krejt interesante

pastaj kur arrita tek kjo tjetra:

. Tashmë nuk suprizohem më kur figura të shquara të status quo-së sonë, japin analiza me background-e

Jo! nuk mund te lexoj me! Aman o aman, se na e bete koken dhalle me llafe pa buke!

 

p.s. Me shijoi shume komenti i xixes me pershkrimin e veres. smiley

Ana H, "krejt" eshte "krejt me vend". Nuk shoh ndonje gje aty. Tjeter pune pastaj se artikulli gelon nga fjalite qe te ngelin ne goje si "qimja" e Raymond Carver...

______

Megjithate, pavaresisht kesaj pengese te ketyre fjaleve te "veshtira", teksti nuk me duket i keq, madje me duket nje orvatje e mire. Meqe dolem tek "orvatja", kjo fjale perkthen me se miri "esene" tone te famshme, apo dhe "essene", "essay", "essay-në", siç i shohim te shkruara nganjehere. Ndersa persiatje eshte refleksioni. OK, tjeter çeshtje kjo.

C'eshte e verteta, u ndala pak tek verejtja e Griseldes mbi shpejtesine e ngrenies se bukes ne Shqiperi. Perse vrapohet me sanduiçe ne dore ? Une nuk besoj se ne Shqiperi jetojme nje jete anglo-saksone ku te gjithe kane nje pune dhe çdo pune ka nje fitim. Perkundrazi, besoj me teper ne kete qe ketu te gjithe kane nje papune dhe ajo nuk sjell asgje. Atehere perse vrapohet ? Asnje pergjigje.

Tani, kuptohet qe ngjashmeria nuk eshte asnjehere aq larg : perse vrapohet ne thithje kulture fast-food ? A eshte kjo nje pune dhe a sjell fitim ?

Kesaj here, pergjigja ndryshon : po, thithja e pseudokultures eshte nje pune dhe ajo sjell fitime te majme. Sepse, kjo pseudokulture ka me shume pushtet se kultura e vertete : ajo pervetesohet me shpejt, ka pak shpenzime, dhe sidomos, sidomos, mvesh trajta argetimi. Ndersa kultura e vertete ju ben me rrudha balli, kjo pseudoja ju ben te rrezatoni si mijera diej, ose si sumbullat e Terenc Hillit me Henri Fondan.

Ne fakt, martesa me e mire do te ishte : nje vakt i mire ngrenieje i shoqeruar me nje pseudokulture. Ndersa kjo e fundit eshte pershpejtuese, e para vepron ne kahun e kundert, duke e moderuar zellin tone dhe duke i dhene pamjen e nje kulture te vertete.

OK, mjaft me me fjale te kota, duhet nje shembull : perfytyroni Hurbinekun qe ka ftuar dy-tre shoke dhe shoqe dhe bisedojne per thashethemet e fundit te Tiranes : kush me ke, dhe pse perkunder çfare. Kjo bisede e kendshme mes miqsh, e shoqeruar me nje tretje te ngadalte ushqimesh te fisme ne nje restorant shik, merr pamjen e nje mbledhjeje te vertete te Ministrise franceze te Kultures, duke pranuar ketu se kjo e fundit (Kultura) ka lindur bashke vetem me ate me lart (franceze).

Dhe keshtu, nje pecete te bardhe ne cepin e buzeve pas çdo kafshate te vogel te prere imet me thike, kjo e shoqeruar me nje zgurdullim terheqes sysh : e moret vesh çfaaaaare ? Ledinka e Big Sisterit ka vajtur me dy çuna njeheresh, wow, wow, wow ! e pabesueshme ! Dhe syte puliten ne nje menyre tunduese kur aty te permendet dhe emri i nje emri te shquar te TV : ... dhe kete ma tha vete Blindi dora vete ! Wow ! nuk iu besoja vesheve.

Dhe kjo mjafton qe te kete ca kthime kokash nga tavolinat e tjera, nga ku kokekthyerve do t'iu shfaqet pamja e nja 4-5 te rinjve te bukur, te lare dhe te pastruar, duke ngrene me pirun ne doren e majte dhe dy gishtat e fundit lehtesisht te shmangur, te cilet jane ne dijeni te sekreteve me te fundit te Tiranes. Nje mbremje e paharruar... per kokekthyerit. Ata ndihen me afer qendres, me afer kultures qe te hap dyert gjithandej. 

E shume e shume gjera te tjera se m'u sos kallamarja.  

 Si ?Natyra qe na ka paisur me nje trup kaqe te vogel,na paska dhene nje bark  kaqe te pangopur  sa ua kalon edhe kafsheve me grykese tebotes?.."Nje Çair me dhjete hektare ngop njeqind elefante.Kurse nje njeriu i duhen njeqind bute vere.....! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).