TIRANE- TEC-i i Vlorës edhe pse ka përfunduar në fund të vitit të kaluar, nuk do të vihet në punë pasi energjia që prodhohet prej tij është me kosto shumë të lartë. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta deklaron se termocentrali punon me sasi të mëdha gazi të cilat vendi nuk i ka. Në mungesë të gazit TEC-i punon me naftë, cka e bën koston e 1 kilovat/orë të prodhuar prej tij shumë më të shtrenjtë se sa ta blesh në tregun ndërkombëtar. Kjo do të thotë se investimi me vlerë 92 milionë euro do të mbahet si burim rezervë në raste emergjente.

“TEC-i i Vlorës përfaqëson një konsumator të rëndësishëm të gazit natyror me rreth 250 milionë metër/kub gaz natyror në vit , si nevojë për prodhimin e energjisë elektrike. Është i detyruar të punojë me naftë Diesel me kosto shumë të lartë dhe për pasojë cmimi i energjisë elektrike nga TEC-i i Vlorës është një cmim i lartë. Kjo bën që në këtë periudhë TEC-i të trajtohet si një TEC i sigurisë së furnizimit me energji elektrike. Pra në rast se importet e energjisë elektrike janë shumë më të ulta se sa prodhimi nga TEC-i padyshim që do të ndiqet politika e importeve” shpjegon Nepravishta.

Kryetari i ERE ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese lidhur me gjendjen e sistemit energjetik vendas. Ai ka deklaruar se gjysma e energjisë që hidhet në rrjet shkon dëm. Një ndër arsyet është niveli i lartë i humbjeve, kostot e së cilës i vuajnë të gjithë qytetarët duke paguar më shtrenjtë për energjinë elektrike.
“Nga 100 kilovat/orë që hidhen, furnizohen vetëm 50 kilovat/orë arkëtohen. Kjo natyrisht është një eficencë jashtëzakonisht e ulët . Rritja e cmimeve vjen nga eficenca e ulët e konsumit të energjisë elektrike, nga humbje shumë të mëdha, dhe kjo përbën sfidën kryesore” tha Nepravishta.

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka shprehur pakënaqësi për punën e OSSH tashmë të privatitzuar nga kompania CEZ. Ai ka deklaruar se ka shumë ankesa nga qytetarët kryesisht për faturat e fryra të dritave. 

33 Komente

Nderkohe nga Kryeministri yne:

Berisha, sërish për energjetikën: Do të bëhemi superfuqi në rajon

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar edhe njëherë sot se Shqipëria do të bëhet superfuqi e vërtetë energjetike në rajon. Deklarata është bërë gjatë mbledhjes së Task Forcës për reformën rregullatore, në të cilën u diskutua mbi Qendrën Kombëtare të Aplikimit të Energjisë (QKAE) dhe alokimin e kësaj qendre pranë Qendrës Kombëtare të Lejeve dhe Licencave.

"Shqipëria ka një pozicion gjeografik të shkëlqyer për t'u shndërruar në një superfuqi të vërtetë energjetike në rajon, e vendosur në bririn më perëndimor të gadishullit, më pak se 100 km nga një nga tregjet më të mëdha në Europë të energjisë, siç është tregu italian, e pasur në burimet e saj për energji të rinovueshme"- tha Berisha.

Sipas tij, vendi ynë ka tërhequr interesin e kompanive të të gjitha përmasave për të investuar në Shqipëri, nga ato më të mëdhatë në Europë, deri tek kompanitë e vogla shqiptare dhe të huaja.

Qendra e ngritur pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, u shpreh më tej kryeministri, bëri hapat e para, por qëllimi ynë ka qenë gjithmonë i qartë dhe i prerë, që kjo qendër të kalonte pranë Qendrës Kombëtare të Lejeve dhe Licencave.

Cfare eshte kjo? #-o

Pse nuk u be ky studim (kosto e ndertimit/kosto e prodhimit/tregu i shitjes etj) perpara se te fillonin investimet/punimet?

TEC-i i vlores hyn tek investimet strategjike dhe te sigurise kombetare. Nuk ka rendesi se sa i del kosto energjise elektrike, rendesi ka te prodhoje energji e cila mund te na duhet ne situata specifike te jashtezakonshme. Keshtu, psh, perfytyroni nje stine te thate dhe pa reshje dhe ku HC-te tona do te pushojne apo minimizojne prodhimin. Gjthashtu, perfytyroni, sikur shtetet furnizuese nuk do te duan apo nuk do te kene mundesi te na shesin energji. Atehere, del ne drite TEC-i i Vlores heroike dhe ndricon vendin. Nuk thoni shyqyr qe nuk vihet ne pune se keshtu nuk ndot popullsine atje!

TEC-i i vlores hyn tek investimet strategjike dhe te sigurise kombetare. Nuk ka rendesi se sa i del kosto energjise elektrike, rendesi ka te prodhoje energji e cila mund te na duhet ne situata specifike te jashtezakonshme."

Pse nuk kishte asnje mundesi qe TEC-i te ishte funksional ne dite te mira dhe te keqija (strategjike!!!)? Me siguri po te vihej truri pak me shume ne pune dhe te harrohej xhepi! smiley

Nuk thoni shyqyr qe nuk vihet ne pune se keshtu nuk ndot popullsine atje!

Kjo etem e zmadhon gabimin:

Pra kemi nje TEC:

Ane negative:

1. qe ndot mjedisin

2. qe ka kushtuar 92 milione euro ne nje shtet te varfer

3. qe prodhon energji me kosto te larte qe nuk perballohet nga tregu i brendshem

4, tregu i jashtem nuk ka asnje interes se e prodhon me kosto me te ulet

Ane pozitive:

1. do te punoje vetem kur dynjanja te kthehet permbys! smiley

2. te themi shyqyr qe nuk punon se dalim me fitim! smiley

Administrim i mencur apo jo?

Dicka tjeter - per hir te muhabetit me poshte: 

Bujar Nepravishta deklaron se termocentrali punon me sasi të mëdha gazi të cilat vendi nuk i ka. Në mungesë të gazit TEC-i punon me naftë, cka e bën koston e 1 kilovat/orë të prodhuar prej tij shumë më të shtrenjtë se sa ta blesh në tregun ndërkombëtar."

Tani mua kjo me lart me thote - dihej qe gazi qe duhej per TEC-in nuk ishte i mjaftueshem nga burimet e brendshme pra TEC-i do te punonte me nafte! Pra qe ne fillim qenka planifikuar prodhim me kosto te larte!

Pse ankohet ky zoteria per gjera qe i dinte me pare atehere?

O Agent-o qe ta kuptosh me mire kjo eshte si puna e nje lokali modern qe mbasi ka investuar shume para, investon dhe ne blerjen e nje gjeneratori me nafte per prodhim te energjise elektrike. Kuptohet qe kjo pajisje mund te vihet ne pune ne raste te ralla kur ndodhin black out.  

Asgje nuk eshte sqaruar ne artikullin qe po diskutojme me lart se, si e ku! smiley

Tingellon sikur keta miqte jane suprizuar tani nga kostoja e larte!

O agent-o ti ske per te kuptu asigjo! Kjo osht qeveria e lluksit, pavaresisht se populli nuk ka as breke ne bythe. Njerzit po vdesin neper spitale se nuk kane ti japin oksigjen dhe ne ndertojme termocentrale per ti perdorur ne raste shume te vecanta. Ndertojme njekohesisht 2 tynele paralele qe kushtojne nje dreq per rrugen e kombit mbi baze te standarteve super te larta, nderkohe qe fare mire nje nga tynelet mund te ishte kursyer dhe keto para mund te perdoreshin le te themi per permiresimin e cilesise ne spitalet tona qe jane per ibret, apo per sistemimin e zones se nen shkodres qe ujrat e lumit Drin te mos perbysin tokat dhe shtepite e kesaj popullsie. Po kush e can bythen per popullin?. Mirpo dikush mund te thote po sikur nje nga tynelet te pesoj avari? Atehere bejme si bejme por kemi tynelin e dyte. A e shikon se cfare qeverie vizionare kemi ne o Agent!

A e shikon se cfare qeverie vizionare kemi ne ..."

Po pra, ketu e kisha fjalen edhe une. smiley

Keto shkrime behen kur gazetari nuk ja ka idene asaj qe po shkruan. Ka periudha te vitit qe t'a leverdis energjia e ujit ( dhe deri tani ka bajagi per simjet) si dhe periudha kur leverdis energjia e Tec-eve, ne raste vere ose pergjithsisht thatesire. Nqs nuk do te kishe uje mjaftueshem, tani ose me vone, do te detyroheshe te blije nga Tec-et e botes, me cmim sa kosto +fitimin e tjetrit. Pyesni nje specialist te thjeshte dhe mund t'jua shjegoje me hollesisht.  

Keshtu eshte kur gazetaret bejne spacialistin per cdo gje.

ne fillim te viteve 70 ne SHBA shkencetaret thane qe ne fillim te viteve 2000 do te arrije pikun konsumi i naftes.Gazetaret-specialiste e rregulluan dhe e publikuna qe ne vitin 2000 do te mbaroje nafta.Tani kush i besoj gazetaret kur flasin per kete problem?

E verteta eshte se kur nuk ka pasur energji nga HEC-et dhe kemi importuar energji nga jashte,te gjithe i jemi hedhur ne gryke qeverise,duke thene perse nuk nderton nje TEC rezerve per kete problem.

Tani ky TEC eshte ndertuar dhe nuk ka si te punoje,pasi kemi pasur goxha uje dhe energji nga HEC-et.Kur te kemi thatesira,do te kthejme syte nga Vlora dhe jo nga ndonje shtet i huaj.

Ku eshte konfuzioni ketu?Me mire pyesni specialistet dhe mos u merrni me "informacionet" e servirura te Gazetes (anti) shqiptare.Akoma nuk u lodhet se besuari keta genjeshtare?Bushi do te ndahet nga gruaja,Bushit i humbi ore ne Fush-Kruje...Tani sulmon investimet strategjike ne energjitike.Nje here thote perse me TEc dhe me pas kur Berisha deklaron se do te ndertoje Skavicen,thone perse  te ndertoje HEC-e.

Doni me per kete gazete antishqiptare?

spacialist-o, ma shpjego i cik si eshte puna e superfuqise qe thote KM-ja?  Se edhe superfuqi, edhe Tec me gaz, por ne pamundesi me nafte te qelbt, ne rast urgjence sikur s'rri mire.  

Ne do shesim mer, thote KM-ja, kshu qe ket Tec-in per urgjence bllokade s'e marr vesh une. 

Po ti duro moj grifshe se nafta ishte nje mendim... ja kur te dalin pas ndonje muaji te thone qe teci do punoje me bitum Selenice, ose ose, ne skenarin me te favorshem, me goma makinash te perdorura, dhe keshtu, - do mburret serbi i Tropojes qe eshte dhe dobic greku (berishovic salias) - pastrojme edhe ambjentin nga materiale qe nuk jane biodegradabile.

Gazetari nuk thote qe TEC-i nuk eshte i leverdisshem sepse energjia qe prodhon eshte me e shtrenjte se energjia qe prodhohet nga HEC-i. Ai pohon se energjia qe prodhohet nga TEC-i i Vlores eshte me e shtrenjte se energjia qe IMPORTOHET nga jashte.
Kuptohet qe ky gazetari as nuk ka marre mundimin ta pyese Nepravishten se kush mban pergjegjesi per kete apo se sa aktualisht kushton 1kwh nga TEC-i i Vlores. Megjithate nqs ajo qe pohon Nepravishta eshte e vertete atehere TEC-i Vlores do ndryshket pa u perdorur ndonjehere. Ky ishte nje projekt i deshtuar qe nga fillimi, por nuk eshte as i pari e sic duket ska per te qene as i fundit.

...Megjithate nqs ajo qe pohon Nepravishta eshte e vertete atehere TEC-i Vlores do ndryshket pa u perdorur ndonjehere....

Jo me larg se 2 vjet me pare kemi importuar energji nga Greqia apo Italia dhe ishim ne pike te hallit.Apo e harruat?Atehere te gjithe ju ketu cirreshit kunder qeverise qe nuk ben nje TEC emergjence ne Shqiperi.Tani qe kjo u be perseri po shani...

Do kish bere gosti mortja ne ty sikur te ishe ashtu...

tani qe e beri? po nuk te bie damllaja? tani qe e beri, na del qe nuk duhet perdorur, ose po te perdoret, energjia do jete 4-5 deri ne 10 here me e shtrenjte sesa ajo qe behet nga shiu i Perendise, qe para se gjithash eshte falas, e dyta, ngaqe qeveria e langaraqeve, hajduteve, krimineleve dhe qaflesheve mitingashe zhulsa nuk ka nevoje te paguaje asnje qindarke per t'i ndertuar se i ka bere Enveri (skllavopronari i bythlepiresit Berishovic Salias) me kohe dhe punojne ende sot e kesaj dite pa vene dore kush ne to.

Ti o paramec qyqar, thjesht na thuaj ku shkuan 92 miljonet. Se te "zbulosh" pas pilafit, qe pilafin nuk e ha, nuk eshte vone, po eshte thjesht e qarte qe pilafin e ke gatuar per nje aresye.

Monda!

Une nuk e di se sa ka perparuar,projekti i energjise me ere ne Karaburun.Eshte projekti me i madh ne Europe ne kete fushe, me vlere gati 2 miliard euro.Ky do te na beje tama eksportyes te energjise elektrike.Di ndonjeri nga juve ndonje te dhenne ,se sa ka prrparuar ky projekt gjigand?

Se dyti,Nuk e di se si dhe kur do te ndertohet Skavica apo centrali berthamor.Por eshte e sigurte qe do te ndertohen dhe duhet te ndertohen.Mos degjo injorantet qe futin frike per energjine berthemore,se nuk ja kane idene.Qe ta dish ti tani ne centralet atomike mundesia qe te kene difekt me pasoja eshte zero.Por kete nuk e raportojne gazetarucet e Kokedhimes apo Bolinos.

Megjithete vetem projekti i turbinave me ere na ben vend eksportues.Di gje se ne cfare stadi eshte ky projekt?

Pra nese sheh shifrat e veprave te medha( 2 miliarde Karaburuni,500 milione Skavica) ky 92 milionsh eshte nje veper tamam per urgjence.

Ore fantazist , projekti i karaburunit akoma nuk ka filluar nga ndertimi, pra ndertimi i mullinjeve me ere, por edhe kur te perfundoje e te vihet ne shfrytezim nuk do te thote se ne (pra shqiperia) do te eksportoje energji elektrike lol. Koncepti i eksportit eshte shitja e nje malli jashte vendit dhe hyrja e valutes/vleres monetare brend vendit. Pra dalje/hyre. Qe do te kete dalje pra energji elektrike drejt Italise kjo dihet, por qe te kete hyrje, pra Euro ne bankat shqipetare per energjine e dhene kjo nuk do te ndodhe. Atehere per cfare eksporti po flisni zotrote? kesaj i thone te kenaqesh me luge bosh! Por lugen e ke ama!

 Solidarnosc pasi lexova "yllin e evgjiteve" nuk po tregohem dot politically correct, je koqe komplet, koqe blu.

I raportove Edushkes sot per aktivitetin e PPU?

Shko shpejt se te kerkon partia!

Me trapa si ty dhe si ai gjithe jeten ne opozite do te rrini.

 i raportova, ja cfare i shkruajta qe mos te ngelet merak:

Koqja blu (ky eshte pseudonimi jot se kemi hall se mos na e kapin filtrat po ta themi nickun) sot po thoshte qe parku i eres ne karaburun do e ktheje Shqiperine ne superfuqi energjitike. Do zoti "koqja e madhe blu" (nuk po e them se i kujt eshte ky pseudonim se dekonspirohemi) e merr si te mireqene kete. kur kjo te rezultoje si pordhe ne det, nga ato qe ti sjellin flluskat pas qafes, edhe ppu-se do i shtohen pike por edhe do kem ne dore nje arme me shume per hapjen e kutive. I YTI SWED-I

PS. Thanks god koqizmi dhe kutizmi jane dy koncepte te paeraferta por jo te njejta, se perndyshe rradheve tona do ti ngjitej dhe "koqja blu". Te puth fort me llape ne faqe, Xhuzepina (ky eshte nicku im te partia)

Ajo puna e koqes BLU...

Pavaresisht se eshte nje fyerje, duhet pranuar qe eshte - "E GJETUR". Apo jo Solidarnosc. You to may agree...

Asnjehere sme kane pelqyer njerezit qe flasin me superlativa te tipit 'do behemi supefuqi' etj etj, njeriu duhet te karakterizohet nga permbajtja dhe perunjesia dinjitoze, ne kete rast ky debili qe fatkeqesisht na perfaqeson mund te kishte thene qe 'Shqiperia do te perpiqet seriozisht te zgjeroje maksimalisht kapacitetet e saja energjitike...' po ketij zymbylit i mungon komplet aftesia per ty shprehur si kryetar shteti dhe flet sikur te jete te mejhanja lagjes. Turp per shqiperine si komb dhe turp edhe per ne shqiptaret e thjeshte qe perfaqesohemi kaq neveritshem.

Nese ky lajm eshte i vertet atehere dikush duhet te mbaje patjeter pergjegjesi per keto humbje parash te taksapaguesve. Shfajesimet e tipit 'investim strategjik, investim kombetar, rruge patriotike' nuk pijne uje ne nje shtet modern ku kerkesa e llogarise eshte serioze.

Tec rezerve,gjo e mire kjo,i doli fjala komandantit qe do behemi superfuqi energjetike ne rajon.Te mbash 92 milion dollare investim rezerve,kush nuk do te te kishte zili.

 "....Nga 100 kilovat/orë që hidhen, furnizohen vetëm 50 kilovat/orë arkëtohen..." 

  M'duket se tek kjo fjali, ose duhet perkthim ose gazetari nuk e ka futur nje folje a nje lidhese. Nese Nepravishta ketu ka dashur te thote se nga 100Kw/h, arketohen para sa per gjysmen e saj, kjo do te quhej vertet nje katastrofe, se ne te gjithe boten, kompanite llogarisin rreth 3-5% humbje/firo, por jo 50% . 

Nese ai TEC-i punon dhe me gaz, siç u permend ketu, kjo eshte gje e mire, sepse gazi nuk mbaron, ndersa nafta edhe 40-50 vjet jete ka. 

Dhe titulli i ketij shkrimi "i pa dobishem"  servirur nga Anila Basha (ja hongsha syte qe i ka si teka cift) bie komplet poshte me kete qe thote ky specialisti me siper,"rezerva" asnjehere nuk eshte e pa dobishme,ja ca do bente Mancesteri psh po te mos kishte Berbatov tani qe u demtua Roney?

Faleminderit pèr dhuratèn SHKERDHATAVE(kur duhet..duhet)... tè  Bankès Botrore....e financuan duke bèrè njèrèn se na duhej ne aq sa ju duhej atyre interesi i borxhit,pasi u bè kèrkuan falje qè nuk e kishin parè mirè shkatrimin qè i bènè mjedisit..tani na del qè as nuk na leverdis...na e lanè dobiçin nè derè!!!tè na rrojè!!!!

Ky osht icik si muhabet per t'qesh, imagjinoni sa fuqi ka budallai ne shqiperi. Kollaj fare nderton gjera qe i fiksohen ne ate koken prej druri, s'ke ci bo e do populli yne "trim" e i "zgjuar". 92 milione euro nuk jon asigjo, shifni ato 1 meleard e me shume qe po ikin per lesh me rrugen e "kombit". Mire paret iken per lesh, po c'taksirat paten malet qe i ka fal zoti te shpohen me ca tunele futja kot!!! Po une prape nuk merzitem per ket superidiotin e lindur qe i ngjan tepke enver hoxhes, une merzitem per opoziten e mefshet dhe qarramane qe megjithe keto hynere te qeverise nuk arrin dot ti tregoje njerezve cfare qeverie kane mbi krye e ti ngreje ne kembe, por kembengul ne ceshtje qe askujt nuk i hyjne me ne xhep si ajo e kutive etj.

Mirë gazetari që ndoshta nuk ja ka idenë se për çfarë shkruan, por edhe krietari i ERE nuk është i qartë.

Kur thotë që vetëm 50% e energjisë së hedhur në rrjet arkëtohet, nuk thotë që 50% tjetër vidhet... kur është shumë e mundur që të hidhet në rrjet shumë më tepër se sa nevojitet dhe... kjo shkon e paguhet nga përdoruesit edhe nëse janë të detyruar të përdorin sasi të vogla.

Përveç muhabetit që mund të bëjmë që HECi duhet apo s'duhet (tashmë është... bile mund të dalë me fitim kur të ndërtohet gazsjellësi që do kalojë për në Itali), nëse është, duke u baazuar dhe në prodhueshmërinë e tij, kush e ka për detyrë(përfshi edhe qeverriun), mund të programojë më me siguri kontratat e ardhëshme për shitblerje energjie (dhe të mos bëjë kontrata si për pasnesër, që, edhe pse ka energjinë e vëndit, është i detyruar të respektojë kontratat e bëra më parë... duke blerë kur nuk ka nevojë dhe duke ja lënë pagesën konsumatorit të thjeshtë në kurriz)

Artikulli ngateron efikasitetin e investimit 92miliones me efikasitetin e shperndarjes se energjise dhe me eficiensen ne faturim dhe mbledhjen e te ardhurave. 

Qe ne projekt kjo puna e TECit polli shume diskutime, por atehere u tha qe TECi do punonte me gaz (dega NABUKO) si dhe ndikimi ndaj ambientit do ishte minimal se teknollogjia do jete e fundit fare. Tashti qe investimi doli fiasko, dalin ca koqe dhe thone qe investimi eshte i natyres strategjike.

 ouuu? sa cudi!!!!! miremengjes xhaxhi bujar, si u gdhive?

Ore vertet skandalizoheni ju? Po kujt po i rruhet trapi se cfare prodhon teci, apo cfare funksioni do kene pallatet ne sheshin skenderbej. Ketu ndertimet akordohen si premio per mbeshtetjen financiaro-politike. Teci eshte bere per te vetmen arsye se duheshin paguar ato para, qe te futeshin ca ne xhepin e ketij qe akordoi licencat, ca ne xhepin e atij qe ndertoi tecin...

Por nga ana tjeter, jduhet vijuar te kihet respekt per keta, sepse keta kane parti, kane strukture, kane sistem...

U be zhurme e lufte e madhe per ngritjen e Tec'it dhe ndikimin qe do te kishte mbi zonen ku do te ndertohej, dhe ky filloi te ndertohej madje ne nje periudhe erresire dhe krize energjitike si fanar qe do te jepte me shume garanci per fuqine e ardhshme energjitike qe do shnderrohej Albania. Dhe si perfundim...

Kesaj i thone: dhe njehere qe bera drith, mu dogj gruaja ne bith

 

 Ops! Hajde mo, s'ka gjo se do e rregullojm. Kam nji shok un....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).