Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë reaguar për shkak të aplikimit të vizave nga ana e shtetit shqiptar.

Në vendkalimet shqiptare, kryesisht në Qafë Thanë, qytetarë nga Lugina e Preshevës nuk janë lejuar të hyjnë në territorin shqiptar, për shkak të mosposedimit të vizës hyrëse.

Autoritetet kufitare shqiptare u kanë sugjeruar qytetarëve të Luginës së Preshevës që të pajisen me viza hyrëse në ambasadën e Shqipërisë në Beograd.

Muhamer A. nga Presheva i cili sot nuk është lejuar për të hyrë në kalimin kufitar Qafë Thanë ka theksuar për agjencinë INA se është detyruar që të kthehej në shtëpi, pasi që është refuzuar nga policia kufitare.

“Më ndaluan që të hyjë për shkak se nuk kisha vizë. Deri tani nuk kam pasur një problem të tillë, por ata më njoftuan se vizat do të vlejnë për të gjithë shtetasit e Serbisë”, ka theksuar Muhamer A. nga Presheva.

Edhe një grup studentësh nga Lugina e Preshevës këto ditë gjithashtu janë ballafaquar me një problem të tillë në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë.

Komuna e Preshevës pas situatës së krijuar ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme në Tiranë, e cila ka konfirmuar se do të hiqet së shpejti kjo masë lidhur me kërkesën për vizë hyrëse për shqiptarët e Luginës së Preshevës në territorin shqiptar.

“Qeveria dhe Ministria e Jashtme shqiptare nesër do të mblidhet për të vendos largimin e kësaj mase administrative aplikim për vizë hyrëse në Shqipëri, vetëm për shqiptarët e luginës së Preshevës”, ka bërë të ditur komuna e Preshevës. 12 prill, 2010 /INA/

 

Shënim: Telegrafi.com është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në fund të vitit 2006

2 Komente

Po ky Meta kokpocja ishte para nja dy javesh ne Lugine. ''Kuvendoi'' e ''vallezoi'' me shqiptaret atje.  

Te gjithe u prekem e u mallengjyem me mikpritjen,por mbi te gjitha me zjarrin e pashuar te shqiptarizmes se tyre.

O Met qoftja,qe je kok e both nje, jane Shqiptare ata!!!. S'kane nevoje per vize per te ardhur ne atdheun e tyre!!!

Eshte njesoj sikur te te veme vize ty, per shkuar ne Skrapar, debil.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).