Pablo Picasso, Andy Warhol, Francesco Clemente, Francis Bacon Jean Michel Basquiat, Marc Chagall, Mario Sironi, Piet Mondrian, Rene Magritte, Sandro Chia etj., janë vetëm disa prej emrave të mëdhenj të artit pamor, të cilët do të ekspozohen për rreth dy muaj, duke filluar prej 21 prillit në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë

Pablo Picasso, Andy Warhol, Francesco Clemente, Francis Bacon Jean Michel Basquiat, Marc Chagall, Mario Sironi, Piet Mondrian, Rene Magritte, Sandro Chia etj., janë vetëm disa prej emrave të mëdhenj të artit pamor, të cilët do të ekspozohen për rreth dy muaj, duke filluar prej 21 prillit, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Për herë të parë publiku do të ketë mundësi të shikojë nga afër emrat e atyre që kanë lënë shenjë të jashtëzakonshme në zhvillimin e artit pamor ndërkombëtar. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, drejtori i GKA-së, Rubens Shima, shpjegon rëndësinë e kësaj ekspozite të veçantë të përbërë prej 71 veprash me vlera të jashtëzakonshme artistike, historike, por edhe financiare. Ato janë pjesë e koleksionit privat të koleksionistit italian, Francesco Martani, dhe vijnë në Shqipëri në kuadër të veprimtarive të stinës shqiptaro-italiane, “Dy popuj, një det, një miqësi”.

Në GKA pritet të çelet një ekspozitë shumë e rëndësishme, e para në llojin e saj për sa u përket veprave që do të ekspozohen. Ato mbajnë firmën e disa prej autorëve më të mëdhenj të artit pamor botëror. Kujt i përkasin këto vepra dhe çfarë përfaqësojnë?

Veprat janë pjesë e koleksionit privat të italianit Francesco Martani. Zotëria është një figurë poliedrike, mjek, artist, koleksionist pasionant, i cili gjithë jetën i është kushtuar koleksionit të veprave të artit. Në Galerinë e Arteve do të ekspozohen gjithsej 71 vepra, të cilat mund të konsiderohen vetëm një kampion i koleksionit të tij, duke pasur parasysh se Martani prej dekadash i është kushtuar koleksionimit të këtyre veprave të artit. Për publikun, në këtë ekspozitë do të paraqitet vetëm një përzgjedhje e thjeshtuar e veprave të artit që ekzistonin në dy muzetë privatë të këtij koleksionisti.

Si lindi ideja për ekspozimin e një pjese të këtij koleksioni në Shqipëri?

Bëhet fjalë për një projekt të nisur në krye të herës prej Galerisë Kombëtare të Arteve. Por duke qenë se projekti u përfshi në veprimtaritë e stinës shqiptaro-italiane, “Dy popuj, një det, një miqësi”, dhe tashmë është pjesë e tij, mund të konsiderohet si aktiviteti më kulmor që përmban kjo axhendë.

Atëherë edhe autorët e këtyre veprave janë italianë, apo keni preferuar ta zgjeroni më tej gamën e tyre?

Kërkesa e GKA-së ishte që në këtë ekspozitë të mos ishin vetëm autorët italianë. Ne kishim dëshirë që të paraqitnim një koleksion gjerësisht të prezantuar në galeri për faktin e thjeshtë se ky koleksioni privat i Francesco Martanit ishte shumë i pasur me emrat më të mëdhenj e më të rëndësishëm të artit modern përgjatë shekullit XX. Kemi të bëjmë me një ekspozitë ku për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve shfaqen për publikun emra të mëdhenj si Pablo Picasso, Andy Warhol, Francesco Clemente, Francis Bacon, Jean Michel Basquiat, Marc Chagall, Mario Sironi, Piet Mondrian, Rene Magritte, Sandro Chia, Lucio Fontana, Giorgio De Chirico, Jannis Kounellis etj. Kryesisht, ata janë emra që përkojnë me eksperimentet e rëndësishme dhe tendencat kryesore të artit në shekullin që kemi lënë pas. Ata janë logo të artit modern. Më në fund, publiku shqiptar do t’i shikojë nga afër veprat e tyre dhe do të përjetojë një përvojë të drejtpërdrejtë dhe emocionuese. Kuptohet që ekspozimi i veprave kërkon edhe një informacion paraprak mbi këta autorë të rëndësishëm të shekullit XX. Përveç faktit që ata mund të njihen në publik thjesht si emra, mendoj se ka nevojë të sqarohet dhe të jepen njohuri paraprake mbi qëndrimin artistik të tyre. Pra, ekspozita që do të hapet më 21 prill, do të shoqërohet edhe me katalog.

Kemi autorë italianë dhe ndërkombëtarë. Do të jenë të ekspozuar në një seksion, apo të ndarë?

Në të vërtetë kemi të bëjmë me dy ekspozita të ndara në dy seksione. Seksioni i parë quhet “Shkëlqime klasike” dhe janë vepra shumë të rëndësishme që fillojnë nga shekulli XVI e deri në shekullin XVII. Në këtë seksion do të ekspozohen një grup i vogël artistësh italianë, me rreth 21 vepra të një rëndësie të jashtëzakonshme. Këtu kemi të bëjmë me periudhën klasike të artit dhe një periudhë e tillë nuk është ekspozuar asnjëherë në trevat shqiptare. Ne nuk kemi pasur asnjëherë një lloj komunikimi të drejtpërdrejtë ose përfshirje të institucioneve të tjera jashtë galerisë, për të sjellë koleksione të kësaj periudhe. Ndoshta sepse këto janë edhe koleksionet më delikate për faktin e thjeshtë se kushtet e ekspozimit, shoku klimatik, mbajtja e temperaturave të qëndrueshme, siguria e tyre, janë shumë strikte. Edhe këtu kemi të bëjmë me një përzgjedhje të thjeshtuar, ku spikatin emra shumë të rëndësishëm të kësaj periudhe, siç është Anibale Carracci apo Guido Reni. Seksioni i dytë do të jetë ekspozita e artistëve të shekullit XX, që do të vijë me emrin “Atmosfera të shekullit XX”.

Ku do të vendosen veprat? Cilën hapësirë të GKA-së do të zënë?

Ekspozita, e cila do të paraqitet në katin e dytë të galerisë, do të zërë vend në sallën e parë, për të vazhduar më tej në pjesën ku kanë qenë veprat e realizmit socialist dhe ku ka qenë piktura formaliste e realizmit socialist. Gjithë kjo hapësirë, pa kaluar në katin e tretë, do të përmbajë këto dy ekspozita, ku një pjesë e veprave janë të dimensioneve të mëdha. Me këtë rast linja muzeale e ekspozuar deri më tani është lëvizur e gjitha dhe do të qëndrojë e mbyllur për dy muaj e gjysmë, për t’u kthyer sërish në funksion pas mbylljes së kësaj ekspozite. Veprat do të vijnë nesër në galeri dhe koha deri në hapjen e ekspozitës do të jetë në funksion të rregullimit të veprave në sallën ekspozuese dhe ambientimin e tyre me klimën e galerisë.

A do të ketë masa sigurie tej normales?

Patjetër do të ketë masa të forta sigurie, pasi kemi dy kontingjente veprash dhe ajo çfarë kanë të përbashkët është vlera e tyre e jashtëzakonshme artistike dhe historike, pa përmendur vlerat e mëdha financiare. Galeria, me infrastrukturën që ka, mund të përballojë ekspozimin e veprave dhe ruajtjen e tyre në kushte optimale. Ne i kemi kërkuar Ministrisë së Brendshme përforcim përgjatë kohës që kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur, gjithashtu edhe policisë private që ruan objektin tonë, për të vendosur në dispozicion një patrullë brenda hapësirave të galerisë.

 

24 Komente

 heu .... me ne fund!!!

Lajm as i mire as i keq... Lajm shume i BUKUR!!!

lajm i bukur vertet. Do takohemi tek ekspozita. 

PS: Sa u ka kushtuar kjo ekspozite? Kush paguan? Kush paguan siguracionet? 

Me ne fund do shohim a eshte apo s'eshte vertet nje "pipe". Ka kaq kohe qe po me punon trurin. Se mos harroj : na lajmeroni ç'ngjyre çorapesh duhet veshur se ka zera se katunaret nuk lejohen ne nje perimeter sigurie, sidomos katunare me nje llulle ne goje, thjesht per shitje mendsh kush e ka me te bukur.

Uh sa mire smiley , do t'me bjere rasti ta shoh edhe une. Shpresojme koleksionisti te kete blere pune te mira te autoreve ne fjale.

Ishte nje francez para ca vitesh, mbase nja tre a kater, s'mbaj mend mire, vidhte miku piktura te shtrenjta diten per diell. Kishte nje koke qe gjalle ne bote nuk dukej koke hajduti, kjo e fundit e tipizuar : koke zezaku, koke arabi, koke rumuni dhe koke rusi (vodka, vodka, kujdes !). Eh mire, hynte ne muze, e merrte pikturen paf ! dhe e fuste poshte fanelles a ne breke, s'e di une, por dilte miku me duar ne xhepa. OK. U mblodhen ata te muzeut, more po nga djallin po na ikin pikturat ? Edhe se fundi i rane ne te, ishte ky kokepatatja qe dukej si me qene kryetar shteti qe nuk vjedh vete. E kapen, e rrasen ne burg. Mirepo, ç'na nxori zoteria ? Tha keshtu :

Po jo o çuna se une e kisha duke u tallur, se mua s'kane ç'me duhen pikturat, as i shes as hiç, por puna eshte se jam i semure nga pikturohajnia, me nje fjale, po pashe pikture, me niset dora vete per ta shkulur nga gozhda. E analizuan psikologet, more po ç'eshte ky gomar, as ka shitur as i ka demtuar, as hiç, thjesht kenaqej dite e nate duke i vezhguar. Dhe me e bukura, i shihte ne kuzhine, dhe fap ! e vidhte nje nga kuzhina dhe e nxirrte ne dhome. Keshtu i kishte qarkulluar te gjitha.

Nuk di nese e denuan por di qe kishte nje avokat te forte qe kishte gjetur nje precedent : ishte njeri qe vidhte para neper banka, dhe i ruante ne shtepi dhe kur e kapen policet, filloi t'iu mbante ligjerime mbi lindjen e parase, kur, si e ku, ia futi nje te krehur Kapitalit te Marksiut, aq sa u çuditen policet se nuk kishin pare hajdut parash aq te shkolluar. Nejse, s'di pse m'u kujtua.

Finisterre, futja nje te vershellyer kur te shkosh ti ne muze, se me duket nuk lejojne tek pulle, dhe me duhet nje shoqeruese, apo te rri e te pres Flo-flone ketu poshte, me kepuce magjike qe i bie tek shkalla. Brrr... çfare te rreqethurash.

Patjater smiley , por s'besoj se perkojne datat tona.

Tani mua sesi me behej ky emri dhe zbulova qe behet fjale per te njejtin Martani artist. Ky burri eshte nja tetedhjetevjeç dhe madje mjaft i njohur. Keshtu qe them, nje garanci me shume per cilesine e ekspozites.

nuk kam kohe ta lexoj artikullin

a mundet ndonjeri te me shkruaj me poshte oren, dhe vendin kur hapet kjo galeria ? dhe sa kohe do qendroj e hapur?

21 prill, Galeria e Arteve Tirane

MOS U GEZONI PARA KOHE. JANE TE GJITHA KOPJE.

 Kush tha qe jane kopje?

Kopjet do ruajne?! :

"Ne i kemi kërkuar Ministrisë së Brendshme përforcim përgjatë kohës që kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur, gjithashtu edhe policisë private që ruan objektin tonë, për të vendosur në dispozicion një patrullë brenda hapësirave të galerisë."

 

PUNOJ NE NJE GALERI ARTI TE MADHE DHE E DI TE SIGURT SE KUR BEHET FJALE PER VEPRA ME VLERE TE MADHE MONETARE VETE SIGURACJONI NUK I LEJON TE EKSPOZOHEN ORIGJINALET QE JANE DIKU NE NDONJE KASAFORTE TE NDONJE MILIARDERI. KJO GJE MBAHET SEKRET DHE NJEKOHESISHT SHERBIMI I SIGURIMIT LUAN ROLIN E TIJ, DMTH TE QUHET QE ATO JANE ME VLERE

Peci, ndoshta edhe ke te drejte, por puna eshte shume e artikuluar per te qene genjeshter. Martani, jo vetem qe eshte koleksionist dhe artist, por mesa duket paska edhe precedente ne dhurimin e veprave te koleksionit.

Disa nga autoret italiane qe permend, si Clemente, Sironi, Chia etj., jane te mjaft rendesishem ne peizazhin e artit figurativ ketu, por per shembull jane te tille qe kane dhuruar vepra per Muzeun e Artit bashkekohor ne Napoli. Dyshoj pak per Guido Renin, por te tjeret mua me duken te besueshem.

Ato janë pjesë e koleksionit privat të koleksionistit italian, Francesco Martani, dhe vijnë në Shqipëri në kuadër të veprimtarive të stinës shqiptaro-italiane

E perkthyer ne shqip: nuk behet fjale per asnje nga veprat e mirenjohura te tyre. Gjitha veprat me vlere te ketyre artisteve gjenden ne koleksionet fikse te muzeumeve nacionale. Nese s'behet fjale per nje transverte te perkoheshme mes muzeumesh dhe jo individesh, as autenticiteti i tyre s'eshte i garantuar. Per me teper s'po shoh asnje emer konkret te asnje vepre.

 

La_rosée, ke veper te mirenjohur i njeh Sandro Chias ti psh, ose kush eshte vepra e mirenjohur e Basquiat ? 

Muzete nacionale kane vite qe jane ne krize me koleksionet sepse sigurimi i tyre (dhe mirembajtja, restaurimi, transportimi) eshte shume i kushtueshem. Keshtu qe jemi ne dore te koleksionisteve tashme.

Heren e pare qe jam ndeshur me vepra te Chias ka qene ose ne '92 ose ne '93 ne mos gaboj, ne Berlin, atehere isha nje vajze e vogel dhe nuk me pelqeu absolutisht. Nuk i jam rikthyer me.

Kurse Basquiat, te duash Basquiat do thote te duash dhe graffiti-n ne lagjet margjinale te qytetit qe shkruajne "Smile for love". Nuk eshte arti qe une preferoj, dashuroj, shpenzoj kohe per ta pare.

Une u fokusova tek titulli i artikullit eksploziv me te cilin duan te terheqin njerez: Picasso, Warhol, Magritte.

Nuk e di c'muzeume kombetare ke vizituar ti por une njoh kuratore ne disa muzeume te Europes Perendimore dhe s'kam degjuar ankesa te tilla. Asnje muzeum i mirefillte nuk eshte ne duart e koleksionuesve private. Artistet e mirenjohur gjenerojne aq shume te ardhura saqe muzeumet e vogla shqiptare, me bilete hyrjet 7-8 euro, s'mund te konceptojne.

Si perfundim, do doja ca emra veprash te Magritte, Warhol dhe Picasso qe do ekspozohen. Eshte minimumi i transparences qe nje vizitues meriton kundrejt biletes qe paguan.

Mire, pyetja ime s'ishte per te kontrolluar dijet e tua se ato pyetje i ben Hajdari: e kisha marre te mireqene faktin qe ti i njihje autoret ne fjale dhe çfare po te thosha eshte qe Basquiat s'eshte i njohur per ndonje kryeveper ne veçanti por per konceptin e punes se tij, te cilin mund ta veresh ne çdo veper, edhe ne ato me pak te parat. Pothuaj e njejta gje edhe me Chian apo Clementen. Bejne pjese ne ato zhvillime te artit qe bazohen ne kerkimin dhe jo ne kryeveprat me emra te perveçem.

Une s'thashe qe muzeumet jane ne duart e privateve, thashe qe muzeumet po u shesin privateve. S'kam nge te kerkoj neper internet artikullin e "New York Times", por po te vendos lajmin ne italisht. Jam e sigurt qe do te mundesh ta lexosh:

http://www.judithdobrzynski.com/6950/l-america-vende-i-capolavori-cosi-i-musei-pagano

Personalisht jam shume e lumtur qe ne Tirane do te ekspozohen pune origjinale. Ndjesite qe te fal nje pune ne origjinal s'kane te paguar. Shpresoj me gjithe zemer qe njerezit te shkojne t'i shohin.

Lajm eshte, por jo me namuz! Lajm i till do te quhej vizita e organizuar e femijeve te filan fshati ose filan qyteti ne librarite, biblotekat, teatrot, galerite e muzete tona. Lere pastaj femijet e fshatit X prane qytetit H te rrethit Y, te kqyrnin nga afer luledillet e Pikasos.

 Qe te levizin ne Shqiperi nje grumbull pikturash origjinale te Picasso, Magritte e te tjere te ketij rangu mos e shihni as ne enderr. Se i bie qe te kesh mbase nja njeqind milione dollare te ekspozuara prapa xhamave te GTA, te ruajtura nga policet e Olldashit. Ato qe do vijne jane kopje te nivelit muzeal, domethene kopje identike, te bera me te njejten teknike qe ka perdorur autori dhe nga piktore te specializuar ne kete biznes. Shpeshhere e vetmja gje qe i dallon teknikisht eshte koha ne te cilen jane pikturuar dhe cmimi ne policen e sigurimit.

Dhe jo se nuk ia vlen bileta per te hyre e per t'i pare!

 eshte e veshtire te kopjohet picasso (teknikisht dhe duke ruajtur frymen e tij). 

ne shqiperi ka shume piktore qe e njohin mire pikturen dhe qe kopjet i njohin pa pas nevoje per aparatura, siç mund te duan ndoshta ekpertet qe ne te shumten nuk jane vete piktore bile as amatore arti. 

gjithashtu jo te gjitha punet e ketyre mjeshterve kushtojne sa qimet e kokes (pikaso ka bere mbi nje mije piktura dhe nuk i ka te gjitha kryevepra. ka psh gravura te tij origjinale, tirage deri ne 150 ose me pak kopje, qe shiten jo me shume se 10 000 €, pra me pak se nje veture).

aq me teper, edhe po arriten t'i vjedhin nuk do te mund ti shesin dot se jane pune te kataloguara me kohe dhe asnjeri nuk paguan miliona per pune te vjedhura. 

normalisht muzeu kombetar duhet ta kete katalogun qe do ekspozohet, çuditem si nuk kane treguar ndonje pamje nga ky.

 

 Nuk eshte e thene qe te thuhet nese jane kopje ose origjinale. Thjesht ky informacion nuk jepet ne flyer. Po te pyesesh drejtperdrejt mund ta thone. 

Ekspertet jane eksperte dhe nuk eshte domosdoshmeri te jene piktore apo amatore. Bile zakonisht nuk jane. Vetem ne Shqiperi ekziston mentaliteti qe po te te pelqeje piktura je dhe ekspert i saj ose po te dish te lexosh apo perkthesh je automatikisht edhe kritik. Gje qe te sjell menjehere ne nje shkalle me te larte edhe se krijuesi, sepse ai beri gabimin kurse ti po perpiqesh ta fusesh ne rruge te mbare. smiley Nejse tjeter muhabet ky.

Sa per insurancen ajo ngrihet me shume mbi demtimin: aksident ajror, mbytet anija, makina bie ne gremine, bie zjarri ne galeri, nje vandal qellon me thike Mona Lisen, sesa tek vjedhja dhe mundesia e rishitjes.

 Dhe e fundit. Mundet qe te gjitha keto qe po rendisim te jene budallalleqe, veprat te jene origjinale taze,  skica apo Guernika qofte dhe ne po ia fusim kot se nuk kemi te dhena te faktuara. Sidoqofte, gjasat e origjinaleve jane te pakta.

 une them se jane origjinale, por pikerisht mund te jene gjera "te vogla" nga keta piktoret, pra jo tablo me peshe historike e qe kushtojne miliona.

gjithashtu me siguri qe shumica e vizitoreve te ekspozites do te zhgenjehen, siç ne fakt zhgenjehen kur shohin ekspozitat ketej, dhe ku shumica mendojne se keta piktoret e medhenj kane pasur me shume fat sesa mjeshteri artistike.

ps: kam pare nje ekspozite te leonardos ne Tirane (andej nga 90) qe kishte vetem makete dhe fotografi (me permasa te medha) nga punet e tij. pra asnje gje nuk ishte origjinale. megjithate ekspozita kishte vlere sepse, te pakten, shihnim gjera qe ne ate kohe mungonin edhe tek bibliotekat tona. 

...dikur Picaso thoshte, se shumica e pikturave te tij abstrakte i bente pasi njerez tepasur-snob-bosh-"modern" i blinin shtrnjte...ne museumin e arteve te chicagos ka shume pak piktura abstrakte (flas per 02/2010) dhe ato jane nivel koti pamvaresisht nga emrat e degjuar

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).