Topalli, provim për punonjësit e Kuvendit. Kush nuk kalon testin hiqet nga puna

 

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të marrë në provim administratën e Kuvendit. Një mënyrë për të evidentuar më të mirët e për t'i motivuar, një justifikim për një operacion spastrimi të kundërshtarëve politikë dhe shfryrjen e administratës së ngarkuar së tepërmi para fushatës elektorale, apo edhe të dyja bashke? Nuk dihet me siguri. E sigurt është, që në bazë të dy urdhrave të nxjerrë nga sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, Marlind Myftiu, pjesa kryesore e administratës së Kuvendit do të testohet për njohuritë mbi Kushtetutën, praktikat e Gjykatës Kushtetuese, ligjet e vendit, përafrimin e legjislacionit, por edhe gjuhët e huaja dhe rezultatet e këtij testimi do të jenë bazë për vazhdimësinë e punës së këtyre punonjësve në pozicionet përkatëse.


Mbi Urdhrin nr. 1
Pavarësisht se pa u bazuar në asnjë referencë ligjore dhe në kundërshtim me statusin e nëpunësit civil, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit me anë të një urdhri të nxjerrë në datën 7 prill 2010, i bën me dije të gjithë shërbimit legjislativ të këtij institucioni se për të mbajtur vendet e tyre të punës shumë shpejt do t'i nënshtrohen një testimi të njohurive të tyre mbi fushën juridike. Argumenti i dhënë prej tij në letër është sigurimi i përmbushjeve të detyrave më mirë. "Për të siguruar përmbushjen e detyrave me një cilësi më të lartë të parashikuar në përshkrimin e punës për secilin prej pozicioneve të stafit të shërbimit dhe për të evidentuar nivelin profesional stafi i shërbimi legjislativ do t'i nënshtrohet një testimi mbi njohuritë e domosdoshme që zotërohen dhe aplikohen prej tij në punën e përditshme", - thuhet në këtë urdhër që mban numër protokolli 964. Më tej, duke detajuar kriteret e marrjes në provim për secilin prej kategorive të këtij shërbimi, Myftiu në letrën e vet thekson se këshilltarët juridikë do të testohen mbi njohuritë e azhurnuara në lidhje me Kushtetutën, Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit, Ligjet kryesore organike të institucioneve kushtetuese, kodet dhe pjesë të tjera të legjislacionit shqiptar, përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së. Gjithashtu, këshilltarët juridike do t'i nënshtrohen një provimi edhe për mënyrën e shkrimit ligjor dhe draftimin, hartimin e opinioneve ligjore mbi një arsyetim ligjor dhe përgatitjen e prapësimeve apo mbrojtjes ndaj kërkesave apo kërkesë padive. Pjesë e këtij testimi do të bëhen edhe këshilltarët dhe sekretarët e komisioneve të përhershme parlamentare të cilët gjithashtu do të merren në provim për të kontrolluar njohuritë në lidhje me Kushtetutën, Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit, Ligjet kryesore organike të institucioneve kushtetuese që mbulon komisioni, kodet dhe pjesë të tjera të legjislacionit shqiptar, shkrim dhe hartim të opinioneve për projektligje të fushës respektive të çdo komisioni.


Mbi Urdhrin nr. 2
Po në datën 7 prill, sekretari i përgjithshëm ka nxjerrë dhe një urdhër të dytë me numër protokollimi 965, i cili kësaj here përveç shërbimit legjislativ i drejtohet edhe shërbimit administrativ dhe atij të informacionit e dokumentacionit, duke përfshirë kështu thuajse pjesën dërrmuese të nëpunësve të këtij institucioni. Me anë të tij, punonjësit e këtyre shërbimeve njoftohen se brenda muajit dhjetor të këtij viti do t'i nënshtrohen një provimi lidhur me njohuritë mbi gjuhën angleze. Siç edhe bëhet e ditur në fund të të dy urdhrave, rezultatet e këtyre testimeve do të jenë vendimtar mbi qëndrimin ose jo të çdo nëpunësi në detyrën që mban aktualisht. Por, në vetvete, këto lloj testimesh mbartin edhe një sërë dyshimesh, duke evidentuar një sërë problemesh të karakterit ligjor, por edhe subjektiv. Kështu, së pari, nisur edhe nga praktika e njohur e "reformave" në administratën shtetërore shqiptare, lind natyrshëm shqetësimi se edhe ky proces testimi do të jetë në funksion vetëm të gjuetisë së shtrigave në administratën e Kuvendit, ku kryetares së këtij institucioni i jepet mundësia, së pari, për të spastruar radhët e punonjësve të saj nga ata që mund të kenë bindje të ndryshme politike, por edhe për të bërë të mundur rehabilitimin e organikës së fryrë së tepërmi të kësaj administrate para zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit. Ndërkohë, nga ana tjetër përdorimi i rezultateve të këtyre testimeve si përcaktuese për vazhdimësinë e punës të secilit prej pjesëtarëve të shërbimeve përkatëse bie në kundërshtim me statusin e nëpunësit civil, i cili i garanton çdo individi të punësuar në administratë me konkurrim një lloj imuniteti karshi çdo tentative të gjuetisë së shtrigave. Gjithashtu, kryerja e këtij testimi në këtë kohë për të matur njohuritë e gjithsecilit prej të nëpunësve të këtyre shërbimeve tregon qartë se rekrutimi i tyre në këto detyra nuk është bërë në bazë të rregullave dhe konkurrimit për fitimin e vendit të punës, por nëpërmjet mekanizmave të tjera joligjore dhe antimeritë.
 



Urdhri
Për të siguruar përmbushjen e detyrave me një cilësi më të lartë të parashikuar në përshkrimin e punës për secilin prej pozicioneve të stafit të shërbimit dhe për të evidentuar nivelin profesional stafi i shërbimi legjislativ do t'i nënshtrohet një testimi mbi njohuritë e domosdoshme që zotërohen dhe aplikohen prej tij në punën e përditshme


Urdhri i parë
Këshilltarët juridikë do të testohen mbi njohuritë e azhurnuara në lidhje me Kushtetutën, Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit, Ligjet kryesore organike të institucioneve kushtetuese, kodet dhe pjesë të tjera të legjislacionit shqiptar, përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së.
Këshilltarët juridikë do t'i nënshtrohen një provimi edhe për mënyrën e shkrimit ligjor dhe draftimin, hartimin e opinioneve ligjore mbi një arsyetim ligjor dhe përgatitjen e prapësimeve apo mbrojtjes ndaj kërkesave apo kërkesë padive.
Pjesë e këtij testimi do të bëhen edhe këshilltarët dhe sekretarët e komisioneve të përhershme parlamentare
Rezultatet e këtyre testimeve do të jenë vendimtar mbi qëndrimin ose jo të çdo nëpunësi në detyrën që mban aktualisht


Urdhri i dytë
Provimit do t'i nënshtrohet edhe shërbimi administrativ, ai i informacionit dhe dokumentacionit.
Punonjësit e këtyre shërbimeve njoftohen se brenda muajit dhjetor të këtij viti do t'i nënshtrohen një provimi lidhur me njohuritë mbi gjuhën angleze.
Rezultatet e këtyre testimeve do të jenë vendimtare mbi qëndrimin ose jo të çdo nëpunësi në detyrën që mban aktualisht.

 

17 Komente

Një mënyrë për të evidentuar më të mirët e për t'i motivuar, një justifikim për një operacion spastrimi të kundërshtarëve politikë dhe shfryrjen e administratës së ngarkuar së tepërmi para fushatës elektorale, apo edhe të dyja bashke?

 

Nuk besoj se do te kete dy lloje pyetjesh dhe testesh, pyetjet do te jene te njejta per te gjithe punonjesit,kush te jete i zoti te mbroje vendin e punes.Pyetjet dhe testet nuk kane ngjyra politike.

ca flet kot more gogol?? Po ne te gjithe boten pyetjet njesoj jane por kryesorja eshte se kush korrigjon provimet.  E kush do ti marre ne provim?  ...

Jozefina Topalli - një zonjë e hekurt në politikën shqiptare

Në vitet 80-të, një dimër i acartë në Shkodër. Kishte rënë shumë dëborë. Kushdo që kalonte rrugicave të Shkodrës rrezikonte të gjuhej me topa dëbore, aq më tepër vajzat. Shkodranët hokatarë, me topat e dëborës, gjenin rastin për të shprehur në mënyrë indirekte edhe intensionet e tyre të heshtura kundrejt vajzave...

Rrugës afër shtëpisë së saj kalonte një vajzë elegante, e bukur (padyshim e bukur) dhe plot besim në vetvete. "Atë nuk guxojnë ta gjuajnë me topa bore", i thotë shokut të tij, një fqinj i vajzës në fjalë. "Pse?", pyet shoku. "Nuk e njeh?!... Ajo është Jozefina, një vajzë serioze, me karakter dhe shumë e edukuar." Rreth dy dekada më vonë, vajza që dikur në Shkodër nuk i jepte shkas as djemve më lozonjarë që ta gjuanin me topa dëbore, për arsye të karakterit të saj serioz, gjuhet sot me "gurë" nga socialistë të korruptuar, në kohën kur ajo është bërë Kryetarja e parë femër e Kuvendit të Shqipërisë. Ky është morali i kohës, morali i politikës.

Jozefina Topalli (Çoba) trashëgon traditat më të mira të një familjeje fisnike e të pasur shkodrane, e cila ndonëse jetoi nën një diktaturë të egër, diti të ruajë mirë nderin, dinjitetin dhe fisnikërinë, duke i përcjellë këto cilësi edhe më tej në brezat pasardhës. Familja e Jozefinës vajzë (Çoba), ashtu si edhe familja ku Jozefina shkoi nuse (Topalli), kanë qenë familje të kamura dhe të respektuara në Shkodër. Për këtë arsye, ato u persekutuan në mënyrë selektive nga regjimi komunist në Shqipëri.

Traditat patriotike, atdhedashëse dhe shtet-formuese të familjes, Jozefina mundohet t'i përçojë më tej, me kontributin e vet, edhe në kohët e sotme. (Kujtojmë se gjyshi i Jozefinës ka mbajtur fjalën e hapjes së parlamentit të parë shqiptar.) Karakteri, fisnikëria dhe roli drejtues në shoqëri trashëgohet, ashtu si çdo gjë tjetër. Këto vlera morale dhe cilësi njerëzore nuk janë shuar për dekada me radhë, edhepse regjimi komunist i përdori të gjitha mjetet për të shuar fisnikërinë e familjeve më në zë të Shqipërisë.

Zonja Topalli nuk ka shfaqur asnjëherë urrejtje kundër krahut të majtë politik, as kur ishte në opozitë, as tani në rolin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Por ajo nuk mund të rrijë pa mbështetur fuqimisht politikat që ajo beson. Në fjalën e hapjes së saj, ajo premtoi se do të ishte avokate mbrojtëse e opozitës shqiptare. Por "ta mbash gjarprin nën sqetull - ai të pickon". Kështu duket se ndodhi me kryetaren e Kuvendit - zemërgjerësia e së cilës duket se u mor për dobësi, dhe nuk u kuptua nga socialistët, të cilët filluan ta "gjuajnë me gurë".

Socialistët e kanë keqkuptuar premtimin e kryetares së parlamentit. Duke dëgjuar termin "avokat mbrojtës", ata kanë kujtuar se ky premtim shkon përtej parimeve të zonjës Topalli, saqë ajo do të dilte mbi veten dhe do të bëhej mbrojtëse edhe e lidhjeve të tyre korruptive apo kriminale, etj. Por jo! Edhe pse e gjendur nën presion, zonja Topalli deklaron se ajo nuk do të dorëzohet përballë presionit të atyre, që dalin në mbrojtje të korrupsionit dhe krimit.

Kjo ishte arsyeja kryesore pse socialistët kërkuan një mocion shkarkimi të kryetares së kuvendit, dhe ngatërresat që ata shkaktuan për gjoja procesin e votimit, me kuti apo elektronik, s'janë gjë tjetër vetëm një farsë kërcënuese e radhës.

Shumë zhurmë për asgjë
Ideatori i këtyre incidenteve në parlamentin shqiptar nga ana e opozitës socialiste, gjoja për të testuar "numrat" e pozitës në parlament, komentohet të jetë Ben Blushi. Të paktën kështu thonë disa nga analistët që rrinë afër tij. Protagonisti i sulmit agresiv ndaj sistemit elektronik të parlamentit shqiptar, u bë papritur Blendi Klosi - ky djalë i mefshtë, që edhe kur flet seriozisht, nuk ta mbush mendjen se e ka me gjithë mend... Papritur ai u bë heroi i ditës, heroi i së keqes...

Në emisionin "Zonë e Lirë" të së premtes, zoti Klosi tregoi strategjinë socialiste në opozitë. Citoj "detyra e opozitës është që të sulmojë pikat e dobëta të pozitës". Tingëllon si diçka paradoksale dhe e mësuar përmendësh. Shikoni çfarë konceptesh shtet-formuese kanë socialistët e sotëm në opozitë?! Ata sulmojnë kot së koti sa për të bërë rrëmujë. Dhe ne të gjithë pyesim, ku është defekti i këtij tranzicioni të stërzgjatur shqiptar? Kush e ka fajin për mossuksesin e Shqipërisë? Përgjigjia është e thjeshtë, ndërsa zgjidhja mbetet e ndërlikuar.

Fakti që socialistët shqiptarë, si pasardhës së punistëve (komunistëve) të djeshëm, i kanë krijuar ndjenjën vetes se kanë lindur për të qeverisur, dhe në kohën qeverisjes ata zhvatin barbarisht pronën e përbashkët, të bën të mendosh se janë pikërisht ata arsyeja kryesore e dështimit të demokracisë në Shqipëri. Ata nuk pranojnë që dikush tjetër mund ta qeverisë këtë vend më mirë, prandaj ideatorët e tyre politikë, iniciojnë sulme të tilla ndaj pozitës, "në pikën e saj më të dobët" - siç edhe shprehen. Por Jozefina nuk është pika më e dobët e pozitës, ajo është në të vërtetë një nga pikat më të forta të saj!

Me anë të mocionit kundër zonjës Topalli, socialistët në fakt po inkriminojnë vetveten, duke u bërë mbrojtës të krimit dhe korrupsionit, ashtu siç u inkriminuan edhe gjatë fushatës së 3 korrikut, kur po mundoheshin t'ia faturonin PD-së tragjedinë e '97-s. Menjëherë sapo zonja Topalli u shpreh në atë kohë se faji i vetëm i Berishës ishte që nuk u dha një plumb në kokë të gjithë politikanëve që qëndruan pas grupeve kriminale, socialistët në mjerimin e tyre moral e politik, viktimizuan vetveten, duke e marrë thënien e zonjës Topalli si personale - si akuzë kundrejt tyre (socialistëve). Me këtë veprim, socialistët treguan se ishin pikërisht ata që sollën tragjedinë e '97-s, ashtu siç edhe po kërcënojnë këto ditë përsëri, se viti '97 do të përsëritet... Për ironi, socialistët e parlamentit kërkojnë që pjesa e korruptuar e tyre të ketë liri për të përdorur paratë e vjedhura gjatë 8-vjetëve qeverisje, që të sabotojnë reformat e ndërmarra nga shteti demokrat shqiptar.

Me anë të incidentit të fundit, socialistët provuan të bëjnë shumë zhurmë për asgjë. Zonja Topalli dhe PD (që ka mazhorancën), kanë patur mundësi që ta zvarrisin këtë mocion për javë e muaj të tërë, pasi ai nuk ishte kaq i rëndësishëm për fatet e vendit. Ka shumë gjëra të rëndësishme që duhet të zgjidhë ai parlament, dhe jo të kthehet në arenë konflikti për veprime të stisura qëllimisht, gjoja për luftë politike. Por PD e lejoi mocionin të bëhej në 1 javë, për t'ju treguar socialistëve se shteti i sotëm mbron të drejtën e gjithsecilit para ligjit, ashtu siç mbron edhe të drejtën e tyre për të ngritur mocione kot së koti.

Nga ana tjetër, socialistët në filozofinë dhe botëkuptimin e tyre marrin kredit, kur bëjnë potere dhe shkaktojnë rrëmujë në një parlament, ku mazhoranca është e djathtë. Çdo fatkeqësi që krahu i majtë i sjell këtij vendi, në historinë 50-vjeçare, përbën sukses për këto vemje të partisë socialiste, të cilët nuk e duan një Shqipëri të zhvilluar dhe integruar, nuk duan një shtet funksional, por e duan Shqipërinë të ndarë nga bota, injorante dhe të varfër, që ata të kapardisen me fatkeqësinë e këtij populli. Se vetëm përmes kësaj fatkeqësie, përmes dështimit të shtetit shqiptar, injorantët socialistë mund ta bëjnë veten të dukshem.

Arben Çokaj, 26 shkurt 2006
Dërguar për: RD, Koha Jone, "TemA"

 

Meditim për falsitetin e një zonje Te gazeta Shekulli.

 

Na e shpjego pak ket pune???

 

Pyet artikull shruesin Arben Cokaj, qe shkruan me dy standarte,

per te njeten figure ne gazeta te ndryshme.

 

"Ajo është Jozefina, një vajzë serioze, me karakter dhe shumë e edukuar"

hahahaha! Kjo ishte fantastike! Flm se me ktheve humorin. Se c'mu kujtua nje shprehje e ngjashme nga nje film i Kinostudios Shqiperia e re: "Ky eshte Kanani qe ka vrare me qindra vete."

 Parlamenti njekohesisht duhet te miratoje edhe nje test per Speakeren e Parlamentit,ne fakt disa, por me kryesorja qe speakerja te flase  me mire shqipen standarte!

Sepse nuk shkon qe administrata e parlament-kuvendit te kete nivelin me te larte se kryetarja!!

kshu si flet ti ofendon gjysmen e Shqiprise. Si ata qe nenqeshin kosovaret sepse nuk "dine" shqip...ej medet, thuj! Ti thuje hapur o vlla:
nuk do m'pelqente kryetarja e parlamentit edhe sikur te mos kish dialekt fare dhe te fliste si zyshe e gjuhes shqipe!
a thu se ty po te digjet zemra per nivelin e gjuhes..qekur u bo dialekti parim baze per me mbajt pozicion ne parlament a qeveri?!

Bravo artian ! Sa mire qe "standarti" i gjuhes shqipe i ngjan atij dialektit t'administrates te parlament-kuvendit, qi i jep nivel me te "larte" se kryetares !  Verejtje me mend ! Per pak e harruem se kush ishte autori i standardit, gati e harruem Enver Hoxhen. Falem n'ders qi na e rifreskuet memorjen !

Po veten e vet do ta marre ne provim kjo biba?

Shaka shume interesante, te shohim sesi do ta gelltising "te zgjedhurit" e popullit shqiptar kete provim. 

 Jozi ti ke te drejte shume te besh si Komandant  se PD eshte vertete nje ushtri dhe  jo nje parti eshte nje ushtri kundra shqiptarve dhe kundra Shqiperise ,ju vendosni rregullat si te doni dhe kur te doni sepse ju na keni pushtuar ju nuk po na udhehiqni por po na perndiqni gjithnje e me shume.Ne shqiptaret gjithmone ne histori kemi luftuar armiq por edhe armiqt e kane pranuar se jane te tille por tani me ju nuk dime si te bejme  ,dhe ne mungese te veprimeve te shqiptarve ju keni te drejte te ndjeheni te dashur prej popullit qe te vetmen per gjigje ka, edhe sikur te mos i votosh perseri do fitojne.Ne Shqiptaret ndjehemi shume keq kur degjojme lajme  qe ne fakt nuk jane tjeter vecse njoftime vdekje per Shqiperine qe duam.PD eshte nje ushtri dhe jo nje parti .nuk eshte nje parti qe ka partizan por nje ushtri qe ka komandante dhe ushtare te komanduar ne menyre perfekte dhe me besnikeri te perkryer.Ju Z.Topalli jo zj se ofendohesh ,keni te drejte te beni cfare te doni me fatin e shqiptarve derisa Shqiptaret ta marrin vete ne dore fatin e tyre dhe tju japin juve ne dore fatin qe ju meritoni . Ju Z. Topalli ecni drejt dhe nuk dukeni fare topall por ka shume mundesi qe kete te mete ta keshe ne mendjen tende qe calon me te djathten .Ne nuk  mund te themi gjithcka qe mendojme ku do qe duam ta themi sepse ju jeni ata qe mund te beni cdo gje kur dhe ku ju doni.Ne nuk mund te bejme gjithcka qe duam por mund te ndjejme keqardhje per vendin tone  gjith sa mundemi te ndjejme.

Sa kot ja fut kjo mer? Tallu tallu...ça logjike ka provimi per parlamenteret? Ku bazohet?

O Darien, nuk o provim per parlamentaret (deputetet) po per punonjesit e administrates se Parlamentit.

Pritni t'jau deftoj una se si funksionojne zakonisht kto gjojna. Qe prej kohes se statusit te nepunsit civil, per me e heq robin nga puna o zafmet i modh (ndaj qeveriu ka hum me 10-ra gjyqe me robt qe hoqi ne 2005-n)

Pranej o shpik varianti ritestim. Pra sa here vje nji minister i ri, s'ka te boji fare se osht apo jo i te njejtes parti me ate perpara se parrula osht "secili per vete, zoti kryetari per te gjithe!", ai i fut ne ritestim te gjithe dhe rezultatet i qit sipas qejfit. Kshu heq te gjithe ato qe kane vene pune qe i duhen per njerzit e vet. Nga ona tjeter nuk kane ku me u kap robt se me testim te paster 90% e administrates nuk morin as 1.

Tani ajo qe me çudit mu, osht se per çar i duhet Zhozit ky film se ajo vete i ka more ne pune robt ne Parlament. A thu ti kete shpetu nai pastruse pa zevendesu ne keto 4-5 vjet? Po me zhgenjeka!

E vetmja gje pozitive ne kete mes eshte se kur te jemi shtet prej verteti dhe keto testime te behen pa klientelizma (ose me nje doze minimale), atehere kjo do jete nje proçedure e dobishme.

Ah, e drejte plako e drejte, se lexova kurkund.

Po mire me, normal qe kush pastron parlamentin duhet te dija mire ndarjen e fuqive kushtetuese...se eventualisht mund t'ua shpjegoje edhe biznesmeneve qe jane ulur ne parlament!

Ja ky optimizmi jot me heq petllen mu! Pse me kujto ti se ene me i vone presor atyne gdheve qe "kena zgjedh" kone me more vesh gjo ata? Qyqa me Darien! Ti thuj ishallah nuk e rrafin presorin tu i thone "Ik se çave trapin!"

Mrome qe thu tina pashe "Apollogjine e Sokratit" me Mirush Kabashin (turp e faqja zeze nuk e kisha pa ala, po i ka refugjatlliku kto gjojna). Ene nje pjese aty o fiks per ket muhabetin tone. Pjesa kur Sokrati deshte me fol per filozofine, kurse gjykatsi i thoshte "ik mos na çaj b.... se s'ta kena ngene, po na trego se si e ke bo me kte apo ate"

Ne kena bo vetem nje hap perpara ne krahasim me shoqerine qe pershkruhej aty. Ne e dime shume mire se shumicen e "baballarve te Kombit" do t'i perjashtonin edhe nga shkolla "dabila".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).