Une jam i ardhun në këto vise,
Nuk kam kushërinj
E nuk ma ka hatrin kush,

Jam i ardhun
Prej s’di kah,
S’di me cfarë kam ardhë as se kur kam ardhë,

Atdheu im
Asht tretë në mjegullina të kujtesës
Asht mshefë në skutat e ndërgjegjes
Pret që ta fitoj luftën time për egzistencë,
Tash që jam dorzu,
Tash që e kam lanë veten me kanë i vogël...

Atdheu im,
Vagullt në mendjen teme vjen
Netëve të gjata të dimrit
E ditëve lozonjare të verës...

Në atdheun tem
Njerëzit hanë për të ushqyer dashurinë,
E unë tash dashuroj për të tretë ushqimin,
Jam ba tradhtar...

Kuku,
Kuku për mu,
Si nuk dita me kanw vendali kurrkund,
Si nuk dita me e dashtë sa duhet atdheun tem
Po erdha e u ngula
Diku,
Ku jam i huej,
E i huej kam me kanë gjithë jetën...

Në atdheun tem,
Njerëzit fluturojnë,
Në atdheun tem njerëzit se njohin tradhtinë,
Në atdheun tem njerëzit e duen njani tjetrin
Në atdheun tem idhnimi
E sherri janë të huej...

Unë jam i ardhun,
Ka kanë i ardhun baba jem e gjyshi jem,
Të ardhur brez mbaz brezi,
Endacakë në kërkim të diçkaje të çuditshme
Që ktu nuk gjindet,
E prapë unë jam ngulitë këtu,
Ku kam me kanë gjithmonë i huej.

Prej kah jam unë?
E në fund çka mbetet?
Në fund,
Kur cmirat e idhnimet e dashnitë janë tretë?
Kë do të kemi,
N’se s’do të dimë me mbajtë njani tjetrin
Ngat?!
 

13 Komente

loved it!

 

…per lojen e zgjuar me konceptin “atdhe” qe ketu nuk tingellon skematik dhe pikerisht dhe per kete I largohet krejt nje poezie te thjeshte patetike. Pershtypja ime eshte qe kjo poezi eshte shkruar ne Atdheun gjeografik, nderkohe qe “atdheu tjeter” qe i vihet perballe atij realit, eshte vete poeti, apo cfare ai aspiron te kete per atdhe.Shkinaks, shiko pak vetem mbylljen, eshte i vetmi moment ku rreshqet ne skematizem. Other then that is a great poem. Urime.

edhe unë!

Në atdheun tem,
Njerëzit fluturojnë,
Në atdheun tem njerëzit se njohin tradhtinë,
Në atdheun tem njerëzit e duen njani tjetrin
Në atdheun tem idhnimi
E sherri janë të huej...

Idealizimi i gjerave, kur je larg, sepse kur je ketu, do te ikesh nga syte kembet, pikerisht sepse keto gjera jane krejt e kunderta.

Te ardhur jemi te gjithe ndaj dhe e duam atdheun. Po te ishim vendalinj nuk do ta donim kaq shume.

Poetikisht e ndjere, e bukur. Konceptualisht..Ca trazime shpirterore per ate qe ende s ka hedhe rrenje atje ku ka shku jane te vetkuptueshme.Megjithate si koncept me duket se ha diskutim.

Qe ne krye ngre krye perfytyrimi folklorik per atdheun fisnor.  Ka nje lloj brenge per vendin ame, mbeshtjelle me nota romantike:

Në atdheun tem,
Njerëzit fluturojnë,
Në atdheun tem njerëzit se njohin tradhtinë,
Në atdheun tem njerëzit e duen njani tjetrin
Në atdheun tem idhnimi
E sherri janë të huej...

Mbase jam gabim, por adresimi kap dy regjistra: "atdheun e vogel"-pra ate qe  fillon ke familja, ke njerzit e afert, pastaj del ne rrugicen e fashatit/qytetit, pastaj jane miqte, shoket, ca vende aty rrotull ku te lidhin kujtime te forta. Ky eshte "atdheu" ne perditshmerine e njeriut te zakonshem. Regjistri tjeter eshte 'ATDHU" ai gjithperfshiresi,  toka e te pareve, historia, simbolet, shpirti kombetar etj.

Ne vargje del se personi ka dy tre breza ne dhe te huaj dhe ndjehet i huaj. Nuk eshte si pak e tepert kjo ndjesi kaq e forte si i huaj?Nuk ka fituar ende nje identitetit te ri qytetar ?

Ps: do me pelqente qe e gjitha te ishte shkruar ne gegnisht dhe jo miksim.

Me gjithe forcen sugjestionuese te vargut por edhe te fotos ne krye, prap se prap si lexues e gjej te veshtire, ne mos te pamundur te pajtohem me mesazhin e poezisë.

Me po te njejtin patetizem te ndjere, kam deshire te them: Ngreje koken Shkinaks. Ti je vete vendlerja (c. Veqilharxhi) jote.

Në atdheun tem
Njerëzit hanë për të ushqyer dashurinë,

M'u desh t'i rikthehesha dy here ketij vargu, sepse ne menyre krejt te pavullnetshme e lexova:

Në atdheun tem
Njerëzit hanë për të shqyer dashurinë,

dhe m'u duk shume me real perceptimi im i pare, sesa idealizmi i shkinaksit per atdheun dhe njerezit.

 

dyzimi tipik i shqiptarit te shkrete .....

bukur shkinas

Shkinaks,e lexova nja dy tre here dhe mua me duket se ti nuk e ke shkruar kete poezine nga ato viset e bukura qe paraqiten ne foto,por sikur e ke shkrojtur nga Bathorja.

Komplimenti Hekur!

Përveç fotos që ma heku trunin, edhe poezia m'shtiu n'mendime.

Ne që t'kemi ndjekur që kur u ktheve, e dimë se ç'ndjen... ndoshta është frika (për të mos u ndjerë të huaj atje ku lindëm) që tremb shumë prej nesh dhe nuk i bën të rikthehen.

P.s: Gegnishtja jote është e mrekullueshme, përse i je larguar disi asaj? smiley

jam ne atdhe. bilez bilez ne lezhe, ma sakte aty ku kalon drini qe s'asht dri.

dhe kjo poezia eshte nje sherr me veten e me ata qe me rrethojne krejt afer.

kanjihere me krijohet pershtypja sikur jemi shume endacake neper identitete.

sikur na vjen zor prej vetes tone, sikur kemi frike prej dashnise.

hajt mo.

falemneres!

 

 Bukur, me pelqeu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).