Një tokë truall në qytetin e Vlorës po kthehet në një mollë sherri me pasoja të rënda

VIDEO

Bëhet fjalë për një territor të ish- ndërmarrjeve bujqësore ku ka nisur të ndërtohet por që pronësine mbi të e pretendojnë një grup banoresh të Vlorës. Paraditen e së martës ata janë konfliktuar me punetorët e kompanisë ndërtuese.

Me dokumenta në duar një grup personash që pretendojnë pronësinë mbi tokën sulmuan kampin e ndërtimit duke hyrë me forcë dhe duke shkatërruar murin rrethues.

Për shkak të tensionimit të situatës është kërkuar ndërhyrja e policisë e cila ka larguar banorët e revoltuar nga zona në ndërtim.

Banorët thone se toka është e tyre ndërsa nga ana tjetër ndërtuesit kanë marre leje ndërtimi.

Kjo është hera e dytë që në këtë vend ka përplasje fizike për pronesinë e një trualli ndërtimi.

26 Komente

Ligji 7501 eshte ligj komunist.

Ka marr shume jete njerzish ai ligj.

Nga Shqiperia duhet te shporren nje here dhe pergjithmone kolonizatoret e rinj serbe dhe  greke te veshur me imunitetin e rreme te votave te vjedhura per 2 dekada me rradhe.

Naziskinet berishiane, te organizuar ne ceta, batalione dhe armata ne administraten superfashiste shqiptare, mprehin trombonet per te thithur gjakun e varfanjakut shqiptar.  Okatapodi fashist i shovinisteve beogradas dhe athinjote, i vrare nga Avni Rustemi eshte rigjeneruar plotesisht dhe po i ze fytin shqiptareve te mbetur pa politikane shqiptare ne krye.  Deri kur do te valoje mbi trojet tona flamuri i urryer i kolonizatoreve te rinj serbo-greke??

Ca serbo grekesh thu ti me, shqiptare puro i ke te tere keta zullum medhenjte edhe mos i quaj kot grekoserbe qe te ndjehesh me mire se edhe ata qe do te vijne pas ketyre njesoj do te sillen.

Trashegimia e psikos te Gjirokastres dhe shpurres se tij gerxho sllavokomuniste...

Kurse psiko i Vucidolit e sqaroi situaten perfundimisht.

Jane tu dal gjysherat e shokeve te Zenit nga Tropoja me toka ne bregdet, me 'tapi te rregullta'

Pikerisht pra, shoket e miqte e Zenit i bejne keto gjera se kolektivizimi masiv e shkaterrimi i dokumentave na la pa informacion per pronaret e vertete te pronave.

Dukumentat i shkaterroi birisha me agim shehun dhe ate qenin tjeter dikur nga fundi i shekullit t'kaluem.

Gjate kolektivizmit dhe shpronesimit qe ju behej njerzve gjate komunizmit, nuk do te thoshte qe ti mund te ruaje titujt e pronesise tende.

Dikush qe ka me shume info per  kete rast eshte i lutur te na sqaroje nese ky teritor ne zyren e kadastres (zyra e regjistrimit te pasurive te paluajteshme) se Vlores ka pronare apo jo. Nese "nje grup banoresh" me dokumenta ne dore pretendojne per pronesine, a jane te regjistruara keto ne zyren e kadastres? Apo aty per te njejtin teritor figurojne pronare te tjere qofte edhe shteti?

Ky ligj u a ka dhene vetem ne perdorim kete toke jo ne pronesi.

ik ore torobell, ku i gjeti zogu i burgajetit ku ha pula gur tokat ne bregdet (apo nuk i di ti trap se ku i ka, Karvastaja, bregorja e durrsit dhe disa toka ne sarande)

Po ky shkerdhata i vicidolit a nuk po i merr tokat ne bregdet???   I duan fytyr mutrit sepse i merr malli per dy pika uji dhe e dine se afer detit afer mbretit, por ata i duan  qe te lajne te pegerat qe kullosin ne bahcet e serbit dhe te grekut!

Mesoje pak mire historine o kaqol.

Mbreti Zog dhe Tokatgsh

---

HISTORIA

Reforma e kohës së mbretërisë, favoret e disfavoret dhe lënia e pronarëve legjitimë në pritje të kompensimit për pronat e marra

Si e zgjidhi mbreti Zogu I problemin e tokave në vend

--------------------------------------------------------------------------------

Rezarta Delisula

Shpresa e përparimit ekonomik është varur tek pronarët e mëdhenj. Ky ka qenë slogani i fillimviteve '30, kur shteti i drejtuar nga Ahmet Zogu nisi të hartojë një sërë reformash për rritjen e nivelit ekonomik të vendit. Vetë drejtuesit të shtetit iu desh të hiqte dorë nga kryesimi i grupit konservator të pronarëve të mëdhenj të tokave, të cilin e kryesoi deri në vitin 1924, duke hartuar ligjin e ri të pronave. Po si e zgjidhi Zogu I problemin e tokave, cilat ishin favoret e disfavoret e këtij ligji dhe pse nuk u zbatua plotësisht kjo reformë? Ndër gazetat e vitit 1930 kemi gjetur diskutimet e shumta për Ligjin e Reformës Agrare.

Fillimi
"Shqipëria nuk mund të qëndronte më në këtë pozitë. Pasuri kryesore e vendit është toka dhe mosdhënia e kësaj e vret fare shtetin. Po të mos japë toka, ku do të gjejë shteti të holla që nesër të ngrefë universitet, të ndreqë rrugë, të përkujdeset për shëndetin e popullit e të bëjë vepra përparimtare. Ne s'jemi të parët që po bëjmë një reformë të këtillë, sepse para nesh e kanë bërë shtetet e Balltikut, Irlanda, Jugosllavia, Rumania, Greqia... Kështu deklaroi në prill të vitit 1930 ministri i Ekonomisë Kombëtare, Mehdi Frashëri, teksa në parlament diskutohej ligji i Reformës Agrare. ("Gazeta Shqiptare", 1 prill 1930). Bisedimi mbi këtë reformë agrare u miratua unanimisht dhe zgjati dy mbledhje të dhomës së deputetëve. Në këto mbledhje të pranishëm kanë qenë përfaqësues shtetërorë dhe nga publiku. Në mbledhje qe i pranishëm edhe kryeministri Pandeli Vangjeli dhe anëtarët e kabinetit. Artikujt e ligjit bujqësor, 88 gjithsej, u panë më parë nga një komision i veçantë parlamentar. Mbreti Zogu I mori si këshilltar ekspertin italian në fushën agrare Lorenzoni. Në fillim të vitit 1930 profesor Lorenzoni dorëzoi propozimin e tij mbi reformën.

Reforma
Reforma do të zbatohej në kujdesin e një drejtorie indipendente, të varur vetëm nga Kryeministria. Mbi këtë çështje u bënë shumë diskutime, ku disa sugjeronin që kjo t´i kalonte si detyrë Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare. Më në fund u pranua varianti i parë, pasi Kryeministri nuk kishte asnjë portofol.
Sipas ministrit të Ekonomisë Kombëtare të Kohës së Zogut, Mehdi Frashëri, reforma nuk dëmtonte asnjë. Në çdo 1000 dynymë pronarit i do t'i liheshin vetëm 600. Në 400 dynymët e mbetur, 200 i liheshin me konditë përmirësimi dhe 200 të tjera do t'ia merrnin. Por, edhe në këtë rast, sipas ligjit, toka e marrë do i paguhej pronarit për 10-15 vjet dhe këtij të fundit s'i mbetej gjë tjetër veçse të bënte durim. Qeveria deklaroi se, një e treta në vend të gjysmës që po shpronësohet, do të mjaftojë, dhe kjo qeveri nuk ka për të kërkuar tokë më vonë. Për të mos u dhënë shkak kapitalistëve që të blejnë shumë tokë e të bëjnë të nevojshme hartimin e një reforme tjetër në kohën e ardhme, u ndalua blerja e më shumë se 40 hektarëve "tokë buke".

Banka
Paralelisht me miratimin e Ligjit për Reformën Agrare u miratua edhe ngritja e Bankës Agrare. Kjo e fundit, qendrën do e kishte në Tiranë dhe kapitalin fillestar do ta kishte 5 000 000 franga ari. Kjo Bankë do të drejtohej nga një drejtori dhe një inspektor. Sipas rregullores së atëhershme, veprimet e zyrës agrare do të kontrollohshin nga 3 veta të emëruar me dekret mbretëror. Më parë ishte propozuar që grupi i inspektorëve të ishte 6-3, të emëruar nga mbreti dhe 3 nga Parlamenti, por me qenë se Parlamenti kishte të drejtën e kontrollimit të përhershëm, kjo u pa e tepërt. Nga burimet e shumta për të shtuar fondin e Bankës dallonin: pasuria e Sarandës, dhuruar nga sovrani; një muaj rrogë e nëpunësave; pasuritë shtetërore etj. Mbas ligjit mbi bankën u pranuan edhe 20 nenet mbi kontratën tip me disa ndryshime. Sipas qeveritarëve të atëhershëm kjo bankë do të vihej në shërbim të bujkut.

Përfituesit
Neni 5 i ligjit thoshte se nuk përfitojnë nga reforma ata që janë dënuar me vendime të prera për veprën penale të vjedhjes, vrasjes, internimit dhe gënjeshtrës. Por ky nen u hodh poshtë dhe tani të gjithë bujqit proletarë, bujqit pronarë që nuk kanë toka të mjaftueshme, agronomët që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe bujqit proletarë që kanë një pasuri të pamjaftueshme për jetesën e tyre në moshën 60 vjeç, të tërë përfitojnë nga reforma agrare, pa përjashtim. Çdo anëtar familjeje bujku do të merrte 5 dynymë secili, kurse agronomit, në qoftë se nuk ka nëpunësi, do i dyfishohej. Tokat e shpronësuara për instalim do t'u jepeshin bujqve dhe agronomëve me liri të plotë zotërimi, me kusht që këta të fundit t'i nënshtroheshin konditave të caktuara me ligj. Brenda një viti nga shpallja e këtij ligji, lipsej të bëhej një tjetër ligj i posaçëm për pronat familjare, me të cilin do të rregullohej regjimi juridik i këtyre pronarëve bujqësorë. Deri sa të përgatitej ligji i lartpërmendur, këto prona s´do të ndaheshin, tjetërsoheshin apo shiteshin ndër persona të tjerë dhe as të hipotekoheshin pa lejen e zyrës agrare. Gjithashtu, këto prona përjashtoheshin nga shpronësimi i detyrueshëm për çdo detyrë të kontraktueme, pa pëlqimin e zyrës agrare, pas detyrimeve kundrejt shtetit. Në gazetën "Besa" të 14 korrikut 1931 kjo pikë u kritikua shumë. "Ai qi shkaktoi katastrofën e pronarit është dispozita e ligjit agrar që nuk e lejon atë të shesi dhe të hipotekojë tokat e tija para se të aplikohet reforma agrare e cila duket se në disa vise të Shqipërisë do të vonojë edhe shumë vjet", shkruan mes të tjerash kjo gazetë.

Sanksionet
Ky ligj parashikonte edhe sanksione. Kështu, në qoftë se i zoti i tokës së konceduar (i quajtur kështu në kohën në fjal&eumlsmiley nuk kryente detyrimet që kishte marrë përsipër me lejen e zyrës agrare, pronat mund të shiteshin në ankand, të gjitha apo pjesërisht, por në këtë ankand nuk mundej të merrte pjesë përveç se zyra agrare dhe bujqit që kishin një pjesë më pak se normalja. Ligji parashikonte edhe detajet, në rast të vdekjes së pronarit bujk, ku pronësia i shkonte atij mashkulli të familjes i cili e fitonte këtë të drejtë në bazë të trashëgimisë. Marrja e tokës disa pronarëve të mëdhenj që kishte Shqipëria, mes të cilëve ishte edhe vetë Zogu I dhe ndarja e një pjese të tyre bujqve të varfër u cilësua si një përpjekje serioze e shtetit të asaj kohë, por një përpjekje e cila, për disa shkaqe, nuk funksionoi. Në librin e Bernard Fisherit "Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri" përshkruhet në këtë mënyrë ecuria e reformës: "Nëpunësit e qeverisë shkuan në Myzeqe të Fierit për të shpronësuar disa toka dhe aty panë se pronari i kishte copëtuar ato midis pjestarëve të shumtë të familjes së tij të madhe, nëpërmjet akteve të shitjeve dhe të dhurimit, saqë nuk kishte mbetur asgjë për t'u shpronësuar. E njëjta gjë ndodhte edhe pranë Tiranës".

Ç'shkruan Fisheri për reformën e mbretit Zog të vitit 1930

Në rast se Zogut do t'i lihej kohë, dhe në rast se vendi do të njihte qetësinë, shanset për sukses do të ishin vërtet të mëdha", shkruan Bernard Fisher në librin "Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri". Sipas tij, vëllimi i reformës dhe legjislacionit ishte i konsiderueshëm, por fatkeqësisht pjesa më e madhe mbeti në letër ose dështoi tërësisht. Sipas Fisherit, arsye kryesore e dështimit mbetej fakti se shqiptarët, madje edhe vetë Zogu ishte tepër i lidhur me traditat e lashta shekullore, duke e pasur të vështirë të asimilonin me lehtësi idetë e reja të huaja. "Jo vetëm makina administrative, e cila duhej t'i impononte këto reforma, ishte shumë primitive, por edhe parimet mbi të cilat mbështeteshin këto ndryshime moderne ishin të huaja për popullin shqiptar", shkruan Fisheri. Kështu, historiani shpjegon se shumë prej kodeve të adaptuara prej Zogut nuk gjetën zbatim në shoqërinë shqiptare edhe pse sa herë që këto kode hasnin vështirësi, mbreti mundohej të krijonte ligje të tjera për të bërë më të pranueshme zbatimin e tyre.

Projektligjet e sotme që mbështeten në ato të hartuara 74 vjet më parë

Ditët e fundit në komisionet e përhershme të Kuvendit po diskutohet projektligji për legalizimin e zonave informale. Në fakt objekti i këtij ligji është jo vetëm legalizimi i këtyre zonave informale, por mbi të gjitha integrimi i tyre në zhvillimin territorial dhe infrastrukturor të vendit, si dhe përmirësimi i kushteve të jetesës. Projektligji i hartuar nga qeveria, mbështetet mbi një skemë sipas së cilës toka mbi të cilën është bërë ndërtimi pa leje do t'u merret ish-pronarëve nga shteti me çmimin që ka statusi i tokës në momentin e marrjes së pronësisë. Ndërsa pronarëve të ndërtimeve pa leje shteti do t'ua shesë këtë tokë me çmimin aktual të truallit. Kjo vlerë që do t'u merret pronarëve të ndërtimeve pa leje është shumë herë më e lartë se ajo që do t'u jepet ish-pronarëve të tokës. Në projektligj parashikohet se diferenca e vlerës midis asaj që do t'u merret ndërtuesve, me vlerën që do t'u jepet ish-pronarëve, do të përdoret për procesin e urbanizimit të këtyre zonave informale. Një skemë e tillë për menaxhimin e tokës nga shteti është kundërshtuar nga parlamentarët, të cilët e kanë vlerësuar të kundërligjshme idenë e bërjes së shtetit pronar. Sipas tyre, shteti nuk ka asnjë atribut për t'u marrë ish-pronarëve tokat e tyre dhe t'ua shesë atë pronarëve të ndërtimeve pa leje. Megjithatë, zv/ministri i Rregullimit të Territoreve dhe Turizmit, Artan Lame, u shpreh se një skemë e tillë është përdorur edhe nga mbreti Zog. "Kjo skemë është përdorur nga qeveria e Zogut për legalizimin e zonës së Tiranës së Re. Qeveria bleu tokat e pronarëve, menaxhoi vetë, duke sistemuar në këtë zonë qytetarë të tjerë", tha Lame. Ai u shpreh se kjo skemë nuk do të sjellë kosto të lartë për buxhetin e shtetit. Kjo skemë do të përdoret vetëm në rastet kur ish-pronari i tokës dhe pronari i ndërtesës pa leje nuk bien në konsesus për të shitjblerjen e tokës.

Kuriozitete

1. Bisedimet e projekt-ligjit të Reformës Agrare u zhvilluan të premten pasdreke në datën 11 prill 1930 dhe zgjatën 4 orë. Ditën e shtunë u zhvilluan dy seanca, paradite dhe pasdite, ku u miratua njëzëri edhe reforma e re.

2. Që nga miratimi i ligjit më 1930 e deri në maj të vitit 1938 ishin shpronësuar vetëm 4698 hektarë tokë ose 11600 dynymë tokë shtetërore.

3. Banka Bujqësore, e cila duhej të kryente të gjitha veprimet e reformës, u krijua vetëm në vitin 1937.

MESAZHI I MBRETIT ZOG PER REFORMEN AGRARE

Populli i jonë e dashtun shef me kënaqësitë të madhe, realizimin e nji dëshire të nxehtë të tij të përfundueme prej përfaqsuesve besnik të vet. Vendimi i Sotshëm asht nji hapë e fortë në rrugën e përparimit, plot lavdata; për ket historia do të jetë dëshmuëse. Këta vendime janë qi e shquejnë zotsiën e nji populli në vet-urdhënimin e tij. Brezat e ardhshëm do t'a çmojnë si duhet vendimin t'uej plot sakrifica për Shtet, të dhanë në nji qetësi të plotë. Me ket vendim Shteti i jonë kryenaltë mbështjellë bijt e tij njisisht në gjinin e vet. Gjithmonë ka qenë dëshira e jonë me pa bijt e Kombit zot në shtëpien e tyne. Tue dishenue vazhdimin e këtyne vendimeve decizive dhe kryesore, urojmë me gjithë zemër Parlamentin për pranimin e Reformës dhe krijimin e Bankës agrare.
Teksti origjinal i mesazhit të mbretit dërguar kryesisë së Dhomës së Deputetëve

 

Mat i ri, meqe shkrimi eshte kaq i gjate ndoshta eshte me mire te vendosesh faqen (linkun) nga e ke marre. E ben "copy" siper tek http: e faqes se artikullit dhe pastaj e ben "paste" poshte tek hapesira e komentit te Peshkut.

Mire e bukur po mbeti ne leter.  

Pushtimi Italian e me vone revolucioni i petritave sllavokomuniste beri te veten.

Se mos eshte hera e pare.  Vetem verdalle pallatit tim:

Po pinim kafe mire e bukur te ballkoni i motres (qe mori me qira ne vere afer nesh), me mbesken time si rrush i vogel duke na llafosur ne gjuhen e saj te padeshifrueshme akoma per ne injorantet e rritur.  Qejf o qejf ...

Kur papritmas e pakujtuar degjohen ca klithma, e ca te bertitura.  Vjen nje ekskavator dhe i avitet murit te shtepise perdhese perballe pallatit.  Mbeska ime pushoi se foluri, edhe po shikonte me shume interes teatrin me kukulla me titullin "Mollet e Sherrit te Shqiperise jane te shijshme."  Grate e shtepise dalin te lebetitura.  Mbrapa ekskavatorit ishte po ashtu nje grua tjeter me nje flete ne dore.  I them mbeskes: te keqen tezja, keto jane amazonat labe.  Luftojne si burrat dhe per burrat.  Edhe Cajupi u ka kenduar atyre:

Burrat ne kafene, 

lozin e gezojne

lum per grate qe kane

se ato i mbrojne. 

Fatkeqesisht vijme nga familje e shartuar, dhe s'jemi dhe aq amazona.  Gjithashtu, per te siguruar vazhdimesine e mos-amazonllekun, kemi vendosur unanimisht qe mbesken s'e martojme ne Vlore.  Po tjeter histori kjo.

Nejse, shpatat jane mprehur per situaten, policia eshte ne pozicion sulmues por ne pritje, mbrapa grave, dhe pas vijes se policise jane burrat.  Gjaku i gjuhes ka kaluar nivelet e gjurit.  Pritet te arrihet niveli i gjoksit.  Aty thone, eshte moment kritik, se kur mbushet gropa ne gjoks, pellcasin damaret.  Duhet saktesuar se shpatat jane prej letre.  Letra te skalitura me vula e me firma e me numra si 1443, 1912, 1930, 1951, edhe numri mbi numrat, mbreti i numrave qe skalit me fisnikshem shpaten e letrave: 7501.

Une dhe mbeska ime kemi zgurdulluar syckat gjithe interes.  Motra ka pare shume teater kukullash, keshtu qe ketij teatri i ka dedikuar vetem nje sy, me syrin tjeter po rreh vezet dhe po hedh recelin e djathin ne pjata.  

Ne luften e shpallur nuk kishte vetem shpata, por dhe shigjeta, anetare familjesh, fare e fis, qe hidheshin si shi mbi fushen e betejes.  Cfare spikat keto lloj betejash eshte se nuk ka mburoja.  Amazonllek safi.  Perdorur mjeshterisht dhe me nje balance te shkelqyer pasi nuk arrihet ne perplasje trupore me gjithe ofertat e te dyja paleve per te bere gershet floket e pales tjeter.  

Momenti kritik arriti, ekskavatori, me sakt tanku i njeres pale depertoi murin e shtepise.  Pala tjeter, u mblodh dore per dore, e qafe per qafe, e si tek filmi Keshilltaret u be gardh pas gremines se murit: Burrat do te vijne, Te rroje Muri ... qe fjalia e fundit.  E pastaj ia zune kenges:

Ti o Vlore lamtumire

Me nje shtepi te lire

jemi trimeresha shqiptare

ekskavatorin e presim ne gardhe

kemi lindur e do vdesim

kete mur nuk e shesim

....

Une e kisha pare filmin, dhe e dija si mbaronte, po mbesa s'e kishte pare.  Kur te arrije moshen e duhur per youtube, atehere do ta shikoje.  E mora ne krah shpejt e shpejt, edhe u futem brenda: Hajde te keqen tezja, se do hame mengjes e do vemi ne plazh.  Sec tha ne gjuhen e saj, por mua si "po" m'u duk.  

_______________

Kjo ishte vjet.  Sivjet gjerat kane evoluar: nga teatri i kukullave, ka filluar rendshem industria e filmit pa ze.  Si ne kohen e Caplinit.  Ngjitur me pallatin tone, jane prish ca shtepi.  Te zotet i shiten: o vemi me ashensor ne shtepi, o s'ka, keshtu thane ekspertet e leximit te levizjes se buzeve, se pa ze filmi. Bukuri.  Gardhi metalar u vu, gropa u hap, e themelet e ashensorit u hodhen.  Keshtu mendoi se ia hodhi firma e ndertimit, bashke me te zotet e truallit ...

... Disa te zonja te renda ama, i kishin shpatat nen senduqe.  Stil i ri ky.  Edhe, e duruara e fituara thone.  Pse te luftosh kot pa patur keshtjelle, vetem per mure e gardhe metalare?  Hajde mendje e prapambetur hajde.  Pasi u hodhen themelet e keshtjelles, te zonjat nxoren shpatat e skalitura me numra te ilireve dhe te pellazgeve, dhe pa bere ze, te krehura e te lyera (5 mije leke te vjetra ben krehja, jo ndonje qamet i madh) u nisen per ne Papatin e Gjykates.  Lutjen e tyre ne heshtje, e degjoi i Madhi.  Se prandaj eshte i Madh.  Qe nga maja e majave u leshua urdhri per te pezulluar ndertimet.  Thone se te zonjat do e marrin kalane nga brenda.  Kuptohet, jo te gjithe, po ndonje kat.  

_______________

Ky versioni i filmit pa ze s'me pelqen.  Une e mbesa duam teater kukullash ne vere.  E duam Live, se jemi vendallie, e jo perpunime top-qeneshe.   

 

smiley Ha, ha, ha, ha, Monda sa bukur i ke rrefyer keto filmat !

Nje cike me nerva nga videoja e top-qenit, cik me nerva nga 7501, dhe cik me tension nga ndeshja FCB-Mandarina ...

I guess it was a good recipe smiley.

Fantastike amazonat! smiley

Ate qe e kemi, e kemi smiley

Monda na marrc pleshta hahaaaaaaaaa smiley

 Po s'te dogji, mos e itch smiley.

Jo moj as me pervelon fare ati krahu.E pata per mbesen qe se marton ne Vlore.ic kot po itchja koken se ku i dihet  hahaaaaaaaaa smiley

Tyyyt, tutje, kepucaxhi hesapi.  Nga gjithe ajo beteje, te mbleseria te shkoi mendja smiley

Pse ta prish gjakun une moi tu befsha.Te te ngrent e te piret e kam mendjen une ndaj mbesollen do ta mbam ne Vlore hidhu perpjet sa te duac smiley Kam nje nipce qe ja u ngre shoqeve fundin lart qe nashti smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).