Krijimi i qeverisë së ardhshme do të jetë i vështirë. Konservatorët pritet të marrin 306 vende, duke mos arritur shumicën absolute prej 326 mandatesh. Partia laburiste pritet të marrë 262 vende.
 

David Cameron është fitues i zgjedhjeve: partia e tij konservatore arriti të fitoj katër mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Udhëheqësi konservator ka fituar me rezultat të shkëlqyer edhe zgjedhjet në qarkun e tij zgjedhor:

"Në nivel kombëtar ne duhet të presim deri sa të dalin të githa rezultatet. Por që tani është e qartë se Partia Laburiste ka humbur mandatin e saj për të qeverisur."

Megjithatë kryeministri Gordon Brown e sheh këtë ndryshe. Edhe ai ka mbrojtur qarkun e tij zgjedhor në Skoci dhe tani provon siç duket të shpëtojë atë që mund të shpëtohet. Ai dëshiron të foromojë një qeveri koalicioni thuhet në qarqet e partisë laburiste. 

"Rezultati i zgjedhjeve në këtë vend nuk dihet ende. Por obligimi im ndaj këtij vendi pas këtyre zgjedhjeve do të jetë që të jap pjesën e kontributit tim që Britania e Madhe të ketë një qeveri të fortë, stabile dhe me orinetim të qartë, e cila do të jetë në gjendje ta çojë vendin drejt një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike."

Ndërkohë siç informon korrespodentja jonë nga Londra Kimete Bytyqi, votimi i djeshëm u përcoll me disa probleme. Qindra votues mbetën pa votuar kur kutitë e votimit u mbyllën mbrëmë në ora 22:00. Në disa qendra policia u thirr për të mbajtur rregullin me radhët e njerëzve që prisnin për të votuar".

Jemi shumë të zemruar", thotë një votuese. "Është shumë jodemokratike. Njerëzit prisnin nëpër shi, ne e marrim këtë shumë seriozisht."

Votuesit mbetën pa votuar në një njësi votuese në Manchester në veri të Britanisë së Madhe. Në një tjetër njësi votuese, atë të liderit të Liberal Demokratëve, në qytetin e Shefildit radhët ishin të gjata dhe duhej pritur gati tri orë. Ndërsa në Liverpul u shënua mungesë e fletëvotimeve. Raste kur votuesit u kthyen pa votuar pati edhe në disa njësi votimi në Londër dhe Birmingham.  Të gjitha partitë kryesore kanë shprehur brengosje. Disa rezultate individuale mund të ballafaqohen me kontestime. Komisioni zgjedhor ka thënë se do të bëjë rishqyrtim të thellë.Sipas ligjit, dyert e njësive të votimit mbyllen në ora 22 në mbrëmje. Letrat për votim nuk mund të lëshohen pas kësaj kohe por votuesit që mbajnë letrat për votim duhet të ketë mundësi votimi.

Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme. Të dyja palët, si konservatorët ashtu dhe laburistët duhet të kërkojnë mbështetjen e liberaldemokratit Nick Clegg.  Sipas disa sondazheve të kryera në Britaninë e Madhe në parlamentin e ardhshëm me 650 vende konservatorët do të kenë 305 deputetë, 95 më shumë se në vitin 2005, laburistët do të kenë 255 deputetë, 94 më pak se në zgjedhjet e kaluara ndërsa liberaldemokratët 61 një vend më pak se në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa nacionalistët dhe parti të tjera të vogla do të kenë gjithësej 29.

 

6 Komente

David Cameron eshte komplet dush..

E ke takuar ti keshtu?

Se anglezet mendojne ndryshe nga ti prandaj...

eh sa dusha njof une, jo te gjith i kam takuar.

sa seriosiht qe e keni marre dhe ju hapjen e kutive more ! Jeni bere qesharake fare ^^

Gjithsesi, Situata ne angli duket pak a shume si ajo qe ndodhi ne Shqiperi, per faj te sistemit, i cili nuk lejon mazhoranca te medha. Cameron eshte fituesi i padiskutueshem, sepse ka mbi 50 deputete me teper se Brown. I duhen rreth 20 deputete per te pasur mazhorancen absolute. Lib Dem-et nese bashkohen me Konseratoret, krijojne nje mazhorance te forte me mbi 360 deputete ... nga ana tjeter, Brown po e loz si Edi Rama vjet, kur i lutej Metes t'i bashkohej atij, jo per te krijuar mazhorance, por per te krijuar krize e per te provokuar zgjedhje te reja : ne fakt, nese Lib Dem bashkohen me Proletaret, se bashku do te kene gati te njejtat vota qe kane Konservatoret vetem. Pra, kjo nuk zgjidh asnje gje. Eshte identike si situata ne Shqiperi, ku Berishes i duhej vetem 1 vote per te pasur 71 deputete (mazhorance aboslute), ndersa nese LSI do bashkohej me PS, te dy do te kishin max 70 vota ... pa krijuar dot qeverri

Nuk eke fare idene e asaj qe flet, ben edhe analogjira pale. Konservatoret kan dale partia me e madhe, por me % votash nuk jan shume larg nga Laburistet, dhe Liberalet me% votash jan afer dy partive te medha pavaresisht se kjo nuk reflektohet ne numer karigesh per arsye te sistemit elektoral qe keta kane. Ketu mund te qeverisesh fjala vjen me mazhoritar edhe duke pasur veem 20 % te votave ne total, nuk ka te thote fare sa vota merr, po ku dhe si i merr.

Krahasimi qe ke bere ti me gjendjen ne Shqiperi eshte komplet , me fal ta them, nje krahasim idiot. Ne Shqiperi ishte PS-ja partia me e votuar ne vend, gati njesoj me te gjith koalicionin e djathte, plus qe pretendohet te jene vjedhur votat, prandaj kot te flasim per kete gje. S'ka si te jete njesoj pra, sepse as vota nuk lejohet te shikohet nga kontestuesit, gje qe s'ben vaki ne nje vend demokratik. Pastaj nga e nxorre ti qe Edi Rama i lutej Metes te bashkoheshin?? Apo genje kot se koti. Habitem si flisni keshtu mo njerez, kaq te lehte e keni te genjeni? Mo ca burrash jeni ju berishistet mor amani.

 Lefty ja ke fut kot pash zotin.Krahasime te tilla jane dashakeqe.Eshte sikur une te them qe votimi ne shqiperi eshte njelloj i ndershem si ne Britani,ose kur vajta te votoja une ketu te enjten ne komision ishin dy bukuroshe(komisionere)dhe kur kam votuar ne shqiperi ne komision ishin 10 a 15 komisionere shumica prej tyre qafleshet e partise qe presin te te bejne adetin.Behu realist luto dhe se ka ardhur koha qe edhe tek ne te mos vidhet vota.Prandaj te mbeshtesim ata njerez qe po sakifikojne me cfaredo lloj menyre edhe duke kursyer dashakeqesite tona.

take care mon ami

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).