Kryeministri shqiptar Sali Berisha për herë të parë të hënën shprehu qëndrimin e tij ndaj grevës së urisë së deputetëve dhe përkrahësve të opozitës që filloi të premten në mbrëmje.
 

Ai la të kuptohej se qeveria nuk do të tërhiqej nga qëndrimi i deritanishëm.

Zoti Berisha tha se rruga e vetme për të zgjidhur pretendimet e opozitës ishte Gjykata Kushtetuese.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri tha se kishte dhënë udhëzime që të jepej kujdesi i nevojshëm shëndetësor për grevistët e urisë.

Lidhur me bllokimin e bulevardit kryesor të Tiranës, zoti Berisha u shpreh se po veprohet në kundërshtim me kodin penal.

Por, ai tha se shpresonte se opozita do ta rishikonte qëndrimin e saj.

 

Greva e urisë vazhdon

Greva e urisë e 22 deputetëve socialistë dhe 181 përkrahësve të opozitës, të vendosur në disa çadra përpara selisë së Qeverisë, po vazhdon ndërkohë që gjendja e disa prej grevistëve është përkeqësuar.

Një deputete greviste është shtruar në spital dhe ka marrë ndihmë pas shqetësimeve të paraqitura.

Grevistë të urisë

Kreu socialist Edi Rama iu ka bërë thirrje përkrahësve që të bëjnë “rezistencë deri në sakrifikim për të fituar betejën për votën e lirë”.

Ndërkaq, zyrtarë të LSI-së, pjesëtare në koalicionin qeveritar, e quajtën grevën e urisë si veprim ekstrem.

Dy vjet më parë deputetë të kësaj partie u ngujuan në një greve urie në parlament për të kundërshtuar një marrëveshje midis PD-së dhe PS-së për Kodin Zgjedhor.

Dy deputetë socialistë, të regjistruar në grevë, gjenden në Bruksel së bashku me kolegët e tyre të maxhorancës për të marrë pjesë në punimet e një seance të zakonshme të Parlamentit Europian.

Pritet që ata ta shfrytëzojnë këtë rast për të paraqitur arsyet e protestës ekstreme të opozitës.

Korrespondenti i BBC-së në Tiranë njofton se atmosfera në ambientet ku zhvillohet greva, është e qetë.

Policia, vazhdimisht e pranishme me forca të shumta, po i bën thirrje opozitës të largojë grevistët dhe protestuesit, pasi prania e tyre në bulevard ka bllokuar trafikun në këtë aks të rëndësishëm.

Opozita i ka bërë thirrje policisë të mos bëhet pjesë e debatit politik.


 

12 Komente

Si mund te kete zgjidhje kushtetuese,kur Partia Skaf(PS) nuk di gje tjeter pervecse marrjen e pushtetit me gryken e pushkes?

Gjykata Kushtetuese e ka treguar me FAKTE qe nuk eshte pale me qeverin edhe ka kthyer disa ligje qe ka bere qeveria.

Tani Edi Rama thote qe nuk pyes per BE,KE apo qeveri.Nuk dua te shkoj ne GJK,thote.Sipas Edit nese GJK nuk jep vendimin pro PS nuk eshte e paaneshme,pavaresisht se 6 anetare te saj jane propozuar nga PS.

PERSE EDI NUK I DREJTOHET GJYKATES KUSHTETUESE?

Ndoshta sepse e di qe GJK do ti thote:"Me fal o Edi por ketu nuk ke te drejte"

adriatik

Komunist tipik, kjo eshte shprehja tipike e cdo totalitari, nese nuk ke asgje per te fshehur atehere pse ke frike. "if you have nothing to hide why worry"

Skam kohe ,deshire, te harxhoj frymen me ty, por kjo shprehje eshte nje nga armiqte me te medhejte te lirise se nje subjekti ne demokraci. Dhe e gjithe bota e lire e perdor si sinonim te antidemokracise

 

edhe ti degjo dicka, mua po me zure rrugen per pronen time me ligj me dokumenta dhe me tapi dhe me senet dhe me cdo gje,  ta dish se une te konsideroj nje njeri qe me merr jeten ndaj nuk dua ta di per shpreheje komunist e tipik e totalitar e diktator dhe terrc verrc. Po te gjeta rastin do ta ngul ate gjene  nga prapa dhe ta nxjerr te qafa.  Po me respektove pronen e ligjshme edhe une te respektoj 1000 here pronen tende te ligjshme. Parimi qe flet ti eshte per individ dhe jo per Qeverira

Jam shume dakort me ty dhe shembullin qe ke marre. Por ne ndryshojme se une do tia kisha ngulur ate gjene nga prapa dhe tia nxirrja nga qafa pasi gjykata te me kishte dhene te drejte per pronesine dhe ai nuk e kishte zbatuar ate vendim.

Parimi qe flet ti eshte per individ dhe jo Qeverira.

Dakort por edhe qeveria (s`ka rendesi e cilit krah) e zgjedhur nga populli ka te drejte te qeverise pa probleme te tilla. Prandaj jane vene ligje elektorale dhe afate kohore, nese dikush mendon se keto ligje jane shkelur ti shkon te albitri (gjykata) dhe kerkone te drejten. Ca ka ketu per te mos kuptuar

1 + 1 = 2  Kedo qe te pyesesh ne te gjithe boten qe ka bere qofte edhe nje klase shkolle, apo eshte mbi 7 vjec do te thote qe eshte e sakte. Po nese nje gjykates thote qe 1 + 1 = 3 duhet ti nenshtrohemi ketij vendimi?

E njejta gje ndodhi edhe me ligjin elektoral i cili u shkel ne menyre flagrante kur shumica e KQZ-se nuk lejonte 2 anetaret e saj te numuronin vota te caktuara e percaktuar kjo sakte ne kodin zgjedhor. Kolegji zgjedhor (zgjebor eshte fjala me e sakte) rikonfirmoje edhe nje here shkeljet e kodit zgjedhor nga shumicA e KQZ; pra rikonfirmoje qe 1 + 1 = 3.

Berberi

mbi 7 vjec do te thote se eshte e sakte.

Po mer po , po hajde mushja menjen PS ti, qe po bejne qe edhe SB te duket si mbrojtes i vlerave demokratike.

"Po nese nje gjykates thote qe 1 + 1 = 3 duhet ti nenshtrohemi ketij vendimi?"

Taman, perse ER e pranoje kete vendim. Te mos i kishte njohur vendimin e KQZ problemi do te zgjidhej me shpejte. Ndoshta dhe kutite do te hapeshin. Por ai e di shume mire qe i ka humbur zgjedhjet.

mendimi im: Shqiperia sot eshte nje hale gjigande. Kush eshte njeri normal merr lopaten, fshesen dhe koven e ujit per ta pastruar. Alternativa e skeleteve fashista eshte era e qelbur e kendeshme per ata vete.

Ndryshe nga sistemi per te cilin ty te shkon goja leng, ne demokraci i takon pales litiguese qe te provoje fajesine e kundershtarit dhe jo kti te fundit te provoje pafajesine e tije. Leri denglat pra dhe thirri mendjes nqs je socialist i vertete. Ed Rama eshte si puna e Lucifer-it, me mire mbret ne ferr sesa sherbetor ne parajse. Dhe eshte pikerisht ky synimi i tij, rrahja e PS-se deri ne ate pike ku sundimi i tij te jete absolut. 

e cte te them une ty more litigues me leng sistemi goja ? A e kupton ti se Shqiperia ka administraten me te  pjerdhur ne historine bandave me mizore qe ka njohur historia e njerzimit?  A paguan ti ne zyrat amerikane rryshfete per te marre nje dokument qe te takon?  Ne se je nje klandestin pa dokumenta, atehere e besoj se nuk mund te besh krahesime midis administratave amerikane evropianoperndimore dhe asaj administrate kermash vampiresh me gjak serbogrek ne Shqiperi qe bjene ere vdekje nga mijra kilometra larg.  Kuptoje tjetrin kur flet, me tregon ti mua qe me leshoka goja leng per sistemin socialist? Ik ore se qenke edhe ti nje cope torobelli!

aha qeke rast i pashprese ti..

Ju lutem dikush mi rreshton pak me pika:

Nqs hapen kutite:

  • Cfare humb/fiton PD?
  • Cfare humb/fiton PS?

Nqs nuk hapen:

  • Cfare humb/fiton PD?
  • Cfare humb/fiton PS?

 ...Jo me te"ngulura" bre djema, jo ashtu!Eshte e vjeter menyra e te shkrojturit  "Kuneiform". E  sa per ate "lloj pune", nuk i  ka len gje mangut qeverria, gjithseicilit, perfshire edhe vet  juve ! Ne kete mesele hilesh, per te fshehur  vjedhjen,  ka vetem te humbur e asnje fitues.Por nje gje eshte e sigurte; Do te kemi disa hileqare me pake.Kaqe !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).