Një person i dyshuar se ka tentuar të shpërthejë makinën bombë në sheshin “Times Square” në Nju Jork është arrestuar nga policia amerikane.

Lajmin e ka bërë të ditur prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, i cili ka saktësuar se personi në fjalë quhet Faisal Shahzad, një shtetas amerikan me origjinë pakistaneze. 

Ai u arrestua në aeroportin “JF Kennedy”, në përpjekje për të fluturuar për në Dubai, ka deklaruar Holder. 

Kryeprokurori amerikan ka shtuar më tej se në ngjarje ka të përfshirë edhe persona të tjerë. “Dhe ne nuk do të gjejmë paqe derisa t’i nxjerrim të gjithë para drejtësisë”, ka shtuar Holder. 
 

Makina me bombë u vendos ditën e shtunë në “Times Square” dhe u zbulua nga një shitës ambulant që lajmëroi policinë, e cila caktivizoi eksplozivin. 

Per me shume:

http://news.blogs.cnn.com/2010/05/04/latest-updates-times-square-car-bom...

 

2 Komente

OK

Tani Shqipo , ju lutem na jepni ndonje teori  konspiracioni? smiley

Epo ju ne Shqiperi i dini te gjitha mor aman...  smiley  cfare eshte kjo majmuneri qe egziston ne Shqiperi more ca behet......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).