Edi Rama, ky jo-socialist por kryetar i Partisë Socialiste, vazhdon të godasë të ardhmen e Shqipërisë me gjithë urrejtjen që e karakterizon. Disa deputetë jo-socialistë, por anëtarë të Partisë Socialiste, i shkojnë pas në këtë akt të turpshëm anti-kombëtar. Dhe të gjithë këta shpresojnë se bota që na monitoron do t’i shkojë mbas në marrëzinë e tyre, për të frenuar integrimin e Shqipërisë në BE. BE dhe bota demokratike kanë rregulla dhe parime, të cilat i respektojnë pavarësisht ngjyrave partiake. Pavarësia e vendimeve të formës së prerë të gjyqësorit është e pacenueshme dhe e patjetërsueshme nga politika në çdo vend demokratik dhe për çdo lider demokrat, përveç Edi Ramës. Rruga kushtetuese dhe ligjore, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike është zgjidhja që kërkojnë të gjithë, përveç Edi Ramës. Zgjedhjet e 2009 në Shqipëri janë certifikuar nga të gjithë si zgjedhjet më të mira në Shqipëri dhe që plotësuan standardet demokratike, përveç Edi Ramës. Këto të vërteta, bota që na vëzhgon i di.

Bota e di që Edi Rama është zgjedhur 3 herë kryetar Bashkie në Tiranë me zgjedhje të kontestuara politikisht brenda vendit, dhe të kritikuara seriozisht nga raportet e OSBE/ODIHR. Në rastin kur Edi Rama ka fituar vetë nga zgjedhje të kontestuara, ai nuk ka folur asnjë fjalë për transparencë zgjedhjesh. Pra standardi për transparencë qenka i rëndësishëm vetëm kur Edi Rama humb zgjedhjet.

Bota e di që Edi Rama është autori i vetëm i reformës zgjedhore që solli zgjedhjet e 2009. Edi Rama ndryshoi në 4 orë Kushtetutën e vendit dhe në pak ditë ndryshoi Kodin Zgjedhor siç donte ai. Sali Berisha, duke ditur që Edi Rama ose nuk futet në zgjedhje ose nuk i pranon ato, i dha atij 100% autorësi të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të 2009, për të shmangur prishjen e zgjedhjeve nga PS. Edi Rama e pranoi anëtarësinë e reformës zgjedhore, jo sepse kishte synim transparencën dhe ndershmërinë e zgjedhjeve, por sepse donte të eliminonte me atë reformë një aleat si LSI. Edi Rama për herë të parë në historinë e Shqipërisë i bëri komisionet zgjedhore dy partiake, të kontrolluara gjysmat nga PS ose nga PD, duke reduktuar në këtë mënyrë transparencën maksimale në administrimin e zgjedhjeve nga gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.

Bota e di si u soll Edi Rama me grevën e urisë së 9 deputetëve në Kuvend, që kishte synimin e vetëm ndershmërinë dhe transparencën më të madhe në zgjedhje. Ndërkombëtarët e mbajnë mend shumë mirë, si Rama i bënte presion të mos ndërhynin në punët e politikës dhe të mos mbështesnin grevistët deputetë, të cilët kërkonin para zgjedhjeve atë që kërkon Rama sot, pas zgjedhjeve. Synimi për të eliminuar me çdo çmim një aleat, i kishte zënë sytë Ramës. Ambasadori i OSBE e mban mend shumë mirë se si ulëriti Edi Rama, kur z. Bosch në përkrahje të kauzës së grevës së urisë, tha se komisionet nuk duhet të kontrolloheshin nga 2 parti vetëm. Atëherë Rama kërkoi që bota të mos ndërhynte, kurse sot ai kërkon ndërhyrje meqë hallin e ka ai. Atëherë bota nuk ndërhyri në përkrahje të grevës së urisë, pavarësisht se kauza ishte shumë më e drejtë dhe koha shume më e përshtatshme. Sot Edi Rama, meqë humbi zgjedhjet që projektoi vetë, i kërkon botës të ndërhyjë për interesat e tij. Por bota demokratike ka standarde të tjera nga ato të personit Edi Rama.

Bota e di që nga 20,000 komisionerët që kishte PS në komisionet e zgjedhjeve, asnjë prej tyre nuk shënoi asnjë vërejtje për procesin zgjedhor në procesverbalet e qendrave të votimit. Bota e di që hetimet dhe transparenca bëhen kur ka fakte, dhe jo kur ndonjë lider kërkon kauza për interesa personale. Ku janë faktet e Edi Ramës, kur komisionerët nuk kanë vërejtur asnjë problem në qendrat e votimit? Në kushtet e mungesës absolute të fakteve, veprimet e Edi Ramës dhe jo-socialistëve të tjerë nuk i justifikon askush.

Bota e di që zgjedhjet u certifikuan me vendim të formës së prerë nga Kolegji Zgjedhor, si gjykatë supreme e zgjedhjeve. Bota e di që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi 7 me 0 rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të përgjithshme të 2009. Votuan kështu dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga Edi Rama në KQZ. Bota demokratike njeh institucionet kushtetuese zgjedhore si certifikuesin e zgjedhjeve.

Bota e di që Edi Rama e ka rrugën e Gjykatës Kushtetuese të hapur për të kërkuar interpretim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, dhe për të kuptuar nëse ka të drejtë ai të hapë kutitë e votimit. Por Edi Rama nuk pranon të mbështetet te Kushtetuta dhe shteti ligjor.

Bota e di që zgjedhjet e 2009 u monitoruan nga mijëra vëzhgues vendas dhe të huaj, dhe së tashme ka një raport të OSBE/ODIHR që i certifikon këto zgjedhje si më të mirat të bëra në Shqipëri.  Bota nuk i ndryshon qëndrimet nga fakti se humbi Edi Rama.

Bota e di dhe po e shpreh fort që greva e urisë dëmton imazhin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian. Ata habiten si Edi Rama vazhdon këtë aventurë anti-shqiptare, me pretendime gjoja të transparencës.

Unë jam i sigurt dhe për diçka tjetër: Bota e di që Edi Rama nuk ka problemin e transparencës së zgjedhjeve të 2009, por se ka frikë nga zgjedhjet lokale që po vijnë, pra ka frikë për karrigen e vet. Ai e di që zgjedhjet e Tiranës i ka të humbura përballë koalicionit PD/LSI. Ai e di që me zgjedhje të ndershme, ai Tiranën nuk mund ta fitojë sërish. Në këtë mënyrë, vetëm për karrigen e tij, ai po kërkon që të destabilizojë vendin, për të ardhur në pushtet në mënyrë revolucionare.

Por revolucionin me të ardhmen e Shqipërisë në 1991 e humbi dhe daja i tij i Byrosë Politikë, dhe baballarët e Byrosë Politike të deputetëve të tij. S’ka asnjë shans që pushteti të merret me dhunë sot në Shqipëri. Edhe bota e di këtë.

54 Komente

Bravo per kte artikull, dhe falem n'ders Permetarit qe na e dergoi.

Sa mire kur dojn gazetaret, i bajne punet me leviz ?!

Duhet qe populli t'arrijne te ndergjegjsohet mbi ate qe po ndodh sepse asht veshtire me e pa, mas parullave plot opium, se ku asht qellimi i vertet i E.R. dhe se si po i perdor ai socialistat per t'ja mbrritur qellimit personal.

...O do behet karrigia jona, o do behet shkrumb e hi...Shqiperia? C'eshte Shqiperia? C'me duhet kur nuk e shes dhe ble sic dua vete?

E mer Prift edhe ti qe e ke dredh si k... ordinere nga te gjitha anet ke goje te flasesh? Ti je share me Berishen me liber shpie dhe tani si rob pa shtylle kurrizore qe je ha buke aty me te. Pis njeri..

 Pavarsisht se nuk kam ndonje respekt per kete minister, them se shum gjera qe zoteria permendte, qendrojne, per te mos thene te gjitha. Rama po te jete i zgjuar dhe i ndershem, te pranoje gabimin qe beri kur nenshkroi me Berishen per kodin e zgjedhjeve, dhe te kete burrerine ta ndryshoje ate kod te turpshem. Kodi i ri i zgjedhjeve duhet tu japi mundesi dhe akses dhe partive te vogla. 

Unë jam i sigurt dhe për diçka tjetër: Bota e di që Edi Rama nuk ka problemin e transparencës së zgjedhjeve të 2009, por se ka frikë nga zgjedhjet lokale që po vijnë, pra ka frikë për karrigen e vet. Ai e di që zgjedhjet e Tiranës i ka të humbura përballë koalicionit PD/LSI. Ai e di që me zgjedhje të ndershme, ai Tiranën nuk mund ta fitojë sërish. Në këtë mënyrë, vetëm për karrigen e tij, ai po kërkon që të destabilizojë vendin, për të ardhur në pushtet në mënyrë revolucionare.

Por revolucionin me të ardhmen e Shqipërisë në 1991 e humbi dhe daja i tij i Byrosë Politikë, dhe baballarët e Byrosë Politike të deputetëve të tij. S’ka asnjë shans që pushteti të merret me dhunë sot në Shqipëri. Edhe bota e di këtë.

 

Edhe ju ama, keni per te bere kompromis me te qe t'ia lini Tiranen qe ta bej pashallekun e tij permanent...

Sapo e pashe emrin e kalova shkrimin..Cmund te lexosh nga nje kur-ve ordinere...nuk ja vlem me humb kohe..duket se po ju vjen fundi dhe nuk dine kujt tja "cfryjne"...inatin, inatin.

"Ai e di që me zgjedhje të ndershme, ai Tiranën nuk mund ta fitojë sërish."

Per pak ishte duke me vene ne mendime ky Prifti derisa arrita tek ky rresht me siper. Sipas tij Rama i paska fituar 3 mandatet ne TR me manipulime kur dihet qe Rama kishte distance disa kilometra nga ndjekesi me i afert qe me tregon qe kokeberdunglla karakterdhjere eshte nje mashtrues i rendomte.

Mandatet i ka fituar me certifikatat qe leshonte vete dhe tani ska me.

Bravo Prifti.Analize e sakte.

Sa per dijeni.Ne se nuk do te kishin qene komisioneret e PD qe i ruajten voten nga vjedhja e PS,Prifti nuk do te ishte deputet.

Prifti perpara se te na tregoje per Edi Ramen ben mire te na thote cilat jane kontributet e tij per Shqiperine qe e dashka kaq shume saqe e coi gruan me lind ne USA... 

Jam kurioze te di se si ky dhe banda e kokelopave te LSI do marrin vota perseri.. 

Si do marre vota LSI-ja?

Shume e thjeshte,per 9 muaj qeverisje jane hequr nga punambi 20 mije socialiste dhe jane zevendesuar nga LSI-stat,pra le te themi 20 mije LSI-sta nga pese veta i kane ne shtepi ose ne fis qe do votojne per ta,pra 100 mije vota,nuk duan me shume ata.

libertas, Prifti per te 4 femijet gruan e ka derguar ne usa per te lindur ku dhe paguan cash. e shoqja ka ca veshje firmato super te shtrenjta qe i shperndan si dhurata andej-ketej pa problem dhe qe nje zot e di si i blen.

Kurse Rama vishet me dok kombinati dhe nuk ka te paguaje i shkreti

hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Po ça ka per te qesh ketu ?? Ne fund te fundit jane edhe parate e tua qe po behen rrushe e kumbulla ...  edhe ti qesh !  Nje çudi te tille kisha kohe pa e pare. Zoti na rruajte nga militantizmi thuaj se e demtoka trurin shume keq  

E si s'ka per te qesh ketu? Eshte logjika qe me perdorni. Prifti eshte minister mor zoteri, dhe nje minister eshte ne gjendje te mbaje veten dhe familjen e tij, me parate e tija. Rama, nga ana tjeter, mban familjen e tij e gjithe deputetet socialiste me rroba firmato. Si kujton ti, kush i paguante deputetet kur nuk vinin ne parlament, Marika? Keto parate e Rames nuk jane parate e tua? Ah, se harrova - jane parate e Kokedhimes e te ndertuesve te tjere te Tiranes. Jo, nuk jane tuajat.

O zoteri militant ne rradhe te pare e kisha fjalen per te dyja palet. Ne rradhe te dyte deri para 1 viti te gjithe ju berishistet keni qene te paret qe e keni denoncuar Priftin si te korruptuar dhe Bajraku lart te pakten e pranon edhe vete se Prifti eshte super i korruptuar dhe jeton ne ate fare lluksi (s'behet fjale lart thjesht per te mbajt familjen)  me pare te vjedhura te te gjithe neve,  por thote se edhe Rama eshte njesoj, .... dhe qesh ... ? Po  ti tani c'fare kerkon te besh me arsyetimet e tua dylekshe ? Do te na bindesh  se Prifti s'eshte i koorruptuar ??  !!  Vallahi deri para 1 ore mendoja s s'kishte me keq se te jesh si bajrkau. Tani me ndihmen tende e kuptova se paska edhe me keq dhe sinqerisht keq po me vjen  per ty.  Ah, i mjeri ti ne ca gjendje te paska kantadis militantizmi. S'eshte per te qesh po eshte per te qare

Sa bukur qe e shkruajte mor Permetar. Jane leket e abuzimit me pushtetin, jane leket e vjedhuar nga prona publike (mbas disa vjetesh te jesh i sigurte qe Kokdhjeri a Kokdhima do te jete nje prej simboleve). Pra jane parate e tuat dhe te miat.

Prandaj mor Permetar duhen lincuar si Prifti edhe Rama, sepse nuk ka dallim hajduti dhe aq me teper kur vishet me kollare e kostum firmato. Ketu nuk flasim per idealizma koministesh por per kaptalizem modern ku ligji qellon pa dallim. Shikoje pak fushaten ne Britanine e madhe, e pastaj kepute gishtin me mire e mos shkruaj dengla qe stimulojne mafiozet antishtet.

 

Po mire mor keiendi, nga e di ti qe Prifti i ka te vjedhura parate? Ngaqe vishet gruaja me "firmato"? Po lerini tashti ato muhabet kafenesh. Keto te E. Rames jane dukshem lidhje shkak-pasoje. Merr tenderin Kokedhima, shekulli leshon "shkrepetima". Dhe meqe ra fjala, ne se provohet se Prifti ka vjedhur, une nuk jam per shkarkime nga detyra a ku di se cfare - te shkoje ne burg! Por jo me muhabete veshjesh "firmato", ajo s'eshte prove.

O enj, se eshte dhe e enjte sot, mos u bej qesharak! Ty te vjen keq per mua? Please! 

 

Permetar, Prifti eshte akuzuar ne prokurori dhe eshte nje dosje per te. Akuza ne fillim i eshte ngritur nga partia demokratike per "akuza ndaj abuzimit me KESH" ku ishte drejtori i saj. Pastaj u akuzua rende prej F Nanos e u shkarkua sepse ishte perkrahes i Metes e akuzat ishin publike prek N. te clat i perfshiu ne "katharsisin".

Se sa te drejta apo karagjozlleqe jane ato i di Sali Berisha dhe Fatos Nano, po publikisht ai sot do te kishtt kaluar ne gjykate nese nuk do te kishte shkuar ne Gjermani per tu bere operacion nga tumori ne tru.

 

Okay, por une nuk jam as prokurori e as F. Nano qe duhet t'i dija keto gjera. E realisht, nuk me TM shume se kush eshte D. Prifti apo D. Papa. Une thjesht diskutoj per argumentat qe jep njeri apo tjetri. Ideja se NE kemi ndonje lloj fuqie ligjore, apo se kemi monopolin e se vertetes eshte naivitet. Secili di te vertetat qe i ka pare apo jetuar vete - nuk mund te dale garant per c'dine te tjeret. Ndersa idete, argumentat, mendimet eshte tjeter gje - te gjithe mund t'i shohim, lexojme, debatojme...

Admin, ky komenti im poshte ishte pergjigje e nje komenti tjeter te zoterise militant nga permeti qe u fshi nga ju ( bashke me 2-3 komente te tjere) ndoshta  me te drejte. Tani sikur s'ka  kuptim ne kete vend  ku eshte ngjit, dhe pa shoqen e vet, apo jo ?

Ej zoteri militant une nuk ngateroj e as perfitoj. Je ti qe e ke ul veten tende e ke degjeneruar me ato qe shkruan. Nuk je thjesht nje idiot qe s'kupton asgje ca behet rreth e rrotull pasi perderisa e di qe Rama nuk mund te kete ate lluks qe ka pa vjedh i bie qe e kupton te njejten gje edhe per ate tjeterin, por ke dash te besh rolin e vemjes ketu dhe ja e bere. Dhe e dyta shkruajta qe e keni peshtyre  (nenkupto ju Berishistet). Dmth qe edhe po se ke bere ti personalisht e kane bere te tjere qe ndajne te njejtat ideale me ty, soziet e tu. Pra eshte njesoj 

E shoh qe qenke kryemajmun! Ke qejf te besh "gjyq kolektiv" me sa duket. Po ik o njeri, se as me njef fare, jo te mund te me gjykosh mua se sa di apo se cfare jam. Ti nuk njef veten tende njehere! O zoteri, eshte vetem koka ime per te cilen pergjigjem ketu dhe jo e ndonje tjetri - aq me keq ndonje politikani apo ku di une c'te shkon ty ne mendje. Po nejse, e thote mire ajo fjala: "Mos hyr ne debat me idiote: te ulin ne nivelin e tyre dhe te mundin me eksperience."

i paska kap fshesa komentet lart.

Dakort mor dogmaxhiu i ketij timit, me ne fund e the dicka te zgjuar mire e ke mos hyrr me ne debat me mua.

Sa e ka rrogen nje minister shqiptar oooooooooo permetar!!!!!!!!! Te mbash familjen me 4 femije, me shkolle pertej detit, me firmato etj. duhet shume me teper se nje rroge e rendomte ministri shqiptar.

Po shko mor mbaji llogarine ti ketij "armikut" se mbase ke pervoje. Ate pune do kesh bere edhe ne kohe te merhumit.

O Permetaro,

Eshte i njejti prift qe e keni share dhe akuzuar ne kor me pare o burr i dheut. Shko lexo arkivat e peshkut.

 .. ja ka dhone besen PDs dhe nuk e ndrysho sikur te permbyset dheu, ja keshtu e kane koken keta..

O chene, lere korin tashti se e kam thene edhe me lart, mbaj pergjegjesi vetem per cfare kam thene vete, jo c'thote kori. Sa te veshtire e keni te hiqni dore nga kolektivizimi i fajit dhe ndarja e njerzve si bagetia neper kore!

Pastaj, pse doni ta ktheni temen tek Prifti? Eshte rama, jo prifti objekti i diskutimit. Cfare lloj hipokrizie eshte kjo qe po deftoni?  E. Rama ka kerkuar te nxirret jashte ligji PSSH ne '91-'92, ka qene mbajtur larg nga Berisha si ekstrem i djathte, e ti po akuzon "korin" se na e paska share dikur Priftin? Cudi!

Nejse, qe te mos hallakatemi kot: Eshte ndonje gje nga ato qe thote Prifti ketu e pavertete? Ne se po, bujrum!

Jep pèrgjigje pèr mbytjet e shkodrès z.Ministèr...dhe info njerzit,edhe sa herè do tè pèrsèriten? pastaj shkruaj kèto paçavure...

ky jo-socialist por kryetar i Partisë Socialiste...

Po as Dritan Prifti nuk eshte Socialist. Privatizimi masiv i aseteve publike (shpesh nga vete zyrtaret qe i nxjerrin ne shitje) nuk ka asgje socialiste. I thote tigani kusise, ti je shume i zi... Delenxhi.

prift, please ndalojeni kete aventure te jo-socialistit rama, hapni kutite dhe mbylljani gojen smiley

o swed po nuk e kupton se pyka rama edhe te hapen kutite dhe te jete gjithcka e drejte prape do te nxjerre ndonje gje te re sepse pyka nxirret me pyke

fdny, ti mund te supozosh cdo gje qe ke qejf, por kjo pune nuk zgjidhet me supozime. ose i ploteson kerkesen dhe i heq nje argument, ose nuk ja ploteson dhe bashke me te behesh bashkefajtor qe pengon integrimin. ky muhabet i ka tejkaluar me kohe argumentat ligjore dhe supozimet. tani eshte kthyer ne diskutim 100% politik, dhe be-ja po ja thote cope priftit me shoke, nuk ka pranim te aplikimit pa u zgjidh kriza politike. kush e ka fajin, zgjidheni ti me priftin, por sipas meje kjo nuk duhet gjykuar si zero sum game, po "fitoi" rama zvogelohet copa e kekut te berishes dhe e kunderta. kta, prifti included, vazhdojne me kete logjike, ok, le te vazhdojne, dhe ti vazhdo ti mbeshtesesh. 

une nuk mbeshtes asnje po mbeshtes ate qe ka nevoje njerezit per liberalizim vizash dhe nese me lart thashe pyka nxirret me pyke nuk deshta te thosha se kriza ekonomike sipas rames nxirret me krize politike por me bashkepunim se sot jemi ne 2010 dhe njerezit nuk jane me injorant qe te ndjekin prapa salen e as ramen pavarsisht se nje perqindje e vogel ka mbet akoma te ura.

E. Rama s'ka asnji interes qe te hiqen vizat, sepse ateher vjen konkurrenca e huaj dhe s'ka ma klienta ne gjunj, s'ka ma pare dhe korrupsion. Per me perfitu, duhet qe shqiptaret te mbesin ne kafaz, te paditun, dhe te shtypun, qe te punojne dhe ne vend qe te arrdhunat t'i shkojne shtetit, ma mire te shkojne ne xhepin e E.R.

Lirimi i vizave i ban shum dam E.Rames, se ka per efekt me zhduk korrupsionin. Kur te vijne ndermarrjet e huaja ne Shqipni per me investu, dhe ti u kerkon zarfin me pare, ato zhduken dhe te lan edhe pa pare, edhe pa biznes. Ateher nuk ka zgjidhje veç me pranu pa pare, siç e parashikon ligji, ose me e çu vendin ne katastrof.

Kafazi/burgu i Shqipnise, i intereson te gjithe hajdutave te Shqipnise, dhe me sa duket, E.R. ma shum askujt tjeter.

liberalizimi i vizave eshte qe te dalin  ne shqiptaret ,se kompanite e huja vijne kur te kene qef skan nevoje per liberalizim vizash

po si do vije kompanit e huja aty kur sdihet  akoma e kujt pronar eshte toka

pse edi po i pengoka  kompanite e huja te vijne?edi kryetar bashki eshte seshte kryeminister

"E. Rama s'ka asnji interes qe te hiqen vizat, sepse ateher vjen konkurrenca e huaj dhe s'ka ma klienta ne gjunj, s'ka ma pare dhe korrupsion."

Ti qeke Flintston fare.

Jo çdo e keqe vjen per keq, thote nje fjale e urte popullore.

Edhe kjo qe ben Rama, duke lexuar prurjen e Pf, thua me vete, sa mire do ishte sikur ne '48,'52 '56,'60,'64 '68, '72,'76,'80,84, '88,e keshtu me radhe  te kishim keto probleme.

Ne ate periudhe nuk ekzistonin , e ku perfunduam.

 

Te shpallesh Permetar dhe te flasesh ... si nga Tenda e Qypit, duke jetuar ne Amerike, me duket paksa goxha guxim!

Te shpallesh Permetar

Ju te beni me qesh mor - a thua se "permetar" eshte ndonje besim fetar a politik... Nejse, e qeshura mire ben. Rrofshi!  

I kishte gjet Rudina Magjistari syzet qe i kishin humb.

po ja kishte gjet cili me dedektoret e vet.

Cilit i morrsh te keqen ti se e kemi si rakete toke toke,jo si ju qe e keni kurrizin me te dale se "kafazi i kraharorit".

e mbafshi me shendet dhe zoti ju shtofte rradhet.

Amen.

Nuk perfundojme si ju burre me burre. dmth,Ed me Dash.

Deklarate e PPE per krizen ne Shqiperi

Mbështesim fuqishëm kryeministrin Sali Berisha, qeverisë dhe hapat drejt përforcimit të demokracisë dhe integrimit në Bashkimin Europian.
 

Theksojmë shqetësimin mbi situatën politike, të krijuar pas zgjedhjeve demokratike, të mbajtura gjatë muajt qershor 2009.

I kërkojmë Partisë Socialiste në opozitë të pranojë rezultatet e zgjedhjeve, të konfirmuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit dhe nga të gjithë vëzhguesit e organizatave ndërkombëtare.

Konsiderojmë tejet të padëshiruar sjelljen e partisë opozitare e cila përpiqet të rihape kutitë e votimit, duke vonuar zbatimin e reformave urgjente demokratike dhe ekonomike dhe të nevojshme.

Kërkojmë nga opozita të respektojë plotësisht zbatimin e Kushtetutës dhe shtetin e së drejtës, përfshirë vendimet e Gjykatës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shprehim shqetësimin mbi thirrjen e zotit Rama për grevë urie, si pjesë plotësuese e bojkotit, gjë që tregon vendosmërinë e tij për të zgjatur konfliktin përmes mjeteve të papranueshme, megjithë propozimet e mazhorancës për të arritur një kompromis.

Besojmë se pjesëmarrja e opozitës në Parlament është thelbësore për një dialog konstruktiv në një demokraci parlamentare.

Insistojmë se një dialog i tillë politik ndërmjet mazhoracnës dhe opozitës duhet të ndërmerret në Parlament.

Kërkojmë fuqishëm që opozita të ndalë menjëherë bojkotin dhe të nisë një dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm brenda Parlamentit.

PS: E car do me teper ky robi. Keta te PPE-se sikur dominojne parlamentin evropian me duket apo gabohem 

Keta te PPE-se sikur dominojne parlamentin evropian...

Ti si shpurist qe vdes per nje cike Parti socildemokrate te partise se aleacces demokratike , se pa parti nuk rrihet  smiley , nuk gabon kurre .

Po nuk na sqaron cfare eshte kjo PPE- ja ne Europe ; se ja psh nje dite te bukur del nje venes emrash plot krijimtari dhe ja ve emrin "Miqt e Berishes" te gjithe Partive  te PPE se smiley

Per te gjith mitingashet dhe injorantet e PD-s, shikoni se si veprohet me VOTEN ne nje vend demokratik. Kutia e votimit mbahet e sigurte per nje periudhe nje-vjecare ne rast se dikush kerkon rinumerimin dhe vetem mbasi nuk ka kontestime mbas nje periudhe nje-vjecare shkaterrohet. Nuk ka vend ne bote qe tu thote njerezve votoni por nuk keni te drejte te shihni c'fare keni votuar.

http://news.bbc.co.uk/1/hi/uk_politics/e...

 Nuk mund te gjendet rast me i pakrahesushem, me i pakonceptushem se sa qendrimi i disa prej drejtuesave te organizmave  te Evropes, per tablone e sinoptike te politikes  aktuale shqiptare.Porosite e tyre jane thenie per te mos u marre vesh.Kaqe eshte e vertete sa une per shembull i lutem Zotit, qe Asnjera prej porosive te tyre te mos permbushet!Se  kush me thote, per cilen ata vete jane "qe te permbushet"? "Merruni vesh !"-porosisin.

  Kur dy skuadra lozin futboll, kur dy vete nuk merren vesh a nevoitet nje  arbiter?

Ti leme keto.Po kur thone  30 % e qendrave te votimit,  u numurua keq dhe shume keq, arithmetikisht del nje numur ? Cili?

Jo se nuk i dine, por tanime e dine dhe femijet, qe emisaret qe vine e kthehen,  jane mesuar te ikin.... me çanta te mufatme.Po amerikane  ç`bejne xhanem...?Ku i vret  samari, ku? 

Celtics apo Cleveland, kjo eshte pytja sot.
Ke naj mendje ti dako?

Kjo tegon se sa te vemendshem dhe te ndjeshem jane nderkombetaret per "greven e urise" qe po bejne socialistet ku u 10-ine duke ngrene patatina dhe bajame.

Me duket mua apo ashtu eshte.......nqs se Shqiperia sot po qeveriset nga Autori i atij artikulli atje siper do te duhet qe te filloj tani te bertas e te qaj, te mbyllem diku qe te mos degjoj te bertas me te madhe per fatin tim te zi, sa medioker po dukesh edhe aq sa qesharak, je minister ore Zt, eshte normale qe koleget e tu edhe shoket qe ke pereth jan politikan me interesa personale njelloj si ty. Por mua nuk me vjen keq se kush je ti , mua nuk me vjen keq se cfare ke ne mendje ti , mua nuk me vjen keq se sa i ngadal je ti . Mua me vjen keq per njerzit e thjesht , njerzit qe ti edhe koleget e tu i shkeliin me kembe cdo dite. Ju jeni njerez pa vizion pa ndjenja njerezore por keni vendosur perpara dhe fshiheni pas idealeve te interesave, njerezit e shihin kete gje , po te them per njerzit qe dalin me qindra tek ushtari i panjohur , po te them qe ata qe i ka qyteteruar Kryeatryi yt jan kthyer neper fshatra sepse nuk mund te jetojne neper qytete tashme te rikthyer si SLUME te mumbait. Por nuk ta ndien ty jo , se eshte po ai popull qe te dha te drejte ty , qe te perfaqesosh ata, qe te perfaqesosh me dinjitet ata qe kane nevoj, ata qe po mundohen nga dita ne dite te sjellin dicka ne shtepi qe neser te mos dalin neper koshet e berlloqeve per te mbledhur se cke hedhur ti . Por fajin e ka prape populli qe nuk zemerohet me ty edhe te tjeret si ty. ti jo se nuk sheh por vete ti i ke mbyllur syte.

FAJIN E KANE NJERZIT QE NUK DINE SE CFARE DO TE THOTE LIRI DEMOKRACI, SE CFARE ESHTE SHTETI , SE CFARE PERFAQESON NJE NGJYRE, EDHE TEKNOKRACI , SOLIDARITET , DREJTESI ,MORAL.

Nje shkrimtar spanjoll kishte thene se "EDHE PO TE VENDOSIN NJE GOMAR ATA DO TA VOTOJNE SEPSE NUK SHOHIN ME SY SEPSE NUK NDAJNE ASGJE PERVEC NGJYRES EDHE NEPOTIZMIT.

ME VJEN KEQ PER NE SEPSE MINISTER JE TI EDHE SHOKET E TU .

Nje shkrimtar spanjoll kishte thene se "EDHE PO TE VENDOSIN NJE GOMAR ATA DO TA VOTOJNE SEPSE NUK SHOHIN ME SY SEPSE NUK NDAJNE ASGJE PERVEC NGJYRES EDHE NEPOTIZMIT.

 

Ketu ke te drejte.Njeriu qe ka 14 vjet ne pushtet dhe qe ne bote ja kalon vetem Fidel Kastro,na shan politiken se ku e ka cuar popullin.

Gjate 14 vjeteve ne pushtet dallohet vetem per 2 gjera :

  1. Ka shkruar fjalimet e kryeministrave Nano e Meta (njelloj si shoku Zylo i Dritero Agollit)
  2. Perpiqet te pengoje liberalizimin e vizave per shqiptaret dhe integrimin e Shqiperise ne Europe.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).