Në emisionin Shqip në Top Channel deputeti socialist Erion Braçe e cilësoi kryeministrin Berisha joserioz në qëndrimet e tij ndaj kërkesave të opozitës dhe sipas Braçes ai nuk duhet të numërojë orët e pjesëmarrësve në grevë por orët e tij.

“Kryeministri vendit nuk është serioz, sot hoqi dorë nga një burrë shteti për t’u bërë përgjegjës trafiku. E gjithë kjo histori, e përfunduar në këtë pikë për shkakt të Berishës dhe kryetares së Kuvendit, do të këtë një fund që kërkon durim. Fundi i kësaj historie do t’i heqë shansin Berishës për marrjen e jetëve të tjera shqiptare. Ka kohë deri në limitin e mundësive fizike të atyre që janë në grevë. Sali Berisha mos numëroje orët e vuajtjes së atyre njerëzve, por të tijat. Protesta do të zgjerohet në çdo cep të Shqipërisë”, tha Braçe.

Ndërkaq gjatë fjalës së tij analisti Eduart Zaloshnja u shpreh se zgjidhja e krizës politike në vend ka për të ardhur nga të huajt dhe se pavarësisht nga përplasjet mes palëve ato duhet të ulen në tryezë për të biseduar.

“Zgjidhja do vijë nga të huajt. Pavarësisht nga retorika e dyanëshme, uroj që palët të ulen në tavolinë para se të arrihet në ekstrem, për të mirën e Shqipërisë dhe të atyre njerëzve që janë ngujuar aty dhe t’u tregojme ndërkombëtarëve që jemi të aftë të gjejmë zgjidhje pa ndërhyrjen e tyre”, tha analisti Eduart Zaloshnja.

Ndërsa analisti tjetër i ftuar në Shqip, Lutfi Dervishi është shprehur se zgjidhja e krizës është përgjegjësi e lidershipit të Partisë Socialiste dhe asaj demokratike. Sipas Dervishit si Rama ashtu edhe Berisha kanë treguar se janë politikanë të paparashikueshëm në aksionin e tyre politik.

“Është përgjegjësi e lidërve të PS dhe PD për të gjetur një zgjidhje dhe duhet të vijë sepse ka kaluar masa ekstreme. Ne kemi edhe Ramën edhe Berishën si politikanë të paparashikueshëm në aksionin politik, uroj që të jenë të tillë për të gjetur një zgjidhje. Nuk ka arsye për të parë drejt së ardhmes për të shkuar tek zgjidhja. Preçedentët që krijohen duhet të kihen parasysh”, tha analisti Lutfi Dervishi.

Në mbyllje të fjalës së tij depueti Braçe tha se zgjidhja është e qartë dhe ajo buron nga transparenca nëpërmjet hapjes së kutive.

“Kërkojmë zgjidhje nëpërmjet Kushetutës dhe vlerave ndërkomvbëtare më të mira. Kodin e kemi shkruar bashkë dhe të mos njehsohen liderat. Zgjidhja është e qartë, vendosja e standartit të kutive të hapura. Zgjidhja do të vijë nëpërmjet Berishës dhe popullit shqiptar”, përfundoi deputeti Braçe.

21 Komente

...“Zgjidhja do vijë nga të huajt. Pavarësisht nga retorika e dyanëshme, uroj që palët të ulen në tavolinë para se të arrihet në ekstrem, për të mirën e Shqipërisë dhe të atyre njerëzve që janë ngujuar aty dhe t’u tregojme ndërkombëtarëve që jemi të aftë të gjejmë zgjidhje pa ndërhyrjen e tyre”, tha analisti Eduart Zaloshnja....
 

Ishalla kete rradhe te del kjo,se deri tani nga te gjitha parashikimet qe ke bere,nuk te ka dale asnje.Nuk e di se si mund te quhet ky,analist politik kur deri tani per cdo gje qe ka thene ka dale e kunderta.Kush i paguan keta idiote?

...“Kërkojmë zgjidhje nëpërmjet Kushetutës dhe vlerave ndërkomvbëtare më të mira. Kodin e kemi shkruar bashkë dhe të mos njehsohen liderat. Zgjidhja është e qartë, vendosja e standartit të kutive të hapura. Zgjidhja do të vijë nëpërmjet Berishës dhe popullit shqiptar”, përfundoi deputeti Braçe.

Nese kerkon zgjidhje nepermjet Kushtetutes dhe nuk ta jep Berisha,shko ne Gjykaten Kushtetuese dhe kerko te drejten.Apo jo?

Lutfi Dervishi,Erion Brace dhe Eduart Zaloshnja ne bisede.Te tre e urrejne Berishen per vdekje.Mos ky emision e ka emrin;"Monolog'?Per Berishen votoi gjysma e Shqiperise.Ku eshte e perfaqesuar kjo gjysme,ne kete emision?

Lutfi Dervishi,Erion Brace dhe Eduart Zaloshnja ne bisede.Te tre e urrejne Berishen per vdekje.Mos ky emision e ka emrin;"Monolog'?Per Berishen votoi gjysma e Shqiperise.Ku eshte e perfaqesuar kjo gjysme,ne kete emision?

Kujt po i kerko llogari Top - Channel, gazetares se tij Rudina, apo e ke pyetje qe nuk kerkon pergjigje? Me je bo si Haxhi Plasa. Ik ore frymor e integroju ne vendin ku jeton se na je bo si mize kali e paftume. 

Kur u be edhe ky picirruku te kercenoje. Sikur doli kundra Rames njeher ky apo i beri ndonje ofert Rama..

Ne cfare gjykate te shkoje opozita? Tek gjykata e tre-mujorshave te plepave? Apo te gjykata bathores?

Jo, do shkoje te gjykata Gramoz Rucit.

 Te gjykata qe e ka rrezuar mbi 20 here qeverine, perfshi marrveshjen me Greqine, ligjin e lustracionit, ligjin e gjobave etj! Te gjykata me gjykates me mandat 9 vjecar, qe i bie te jene zgjedhur ne mandatin e pare te socialisteve. 

 Dalja e Braces kundra Rames ka qene inskenim total. Ne kete menyre ka kercenuar pak Fidelin, qe po tenton ti marre kontrollin e Beratit. Plus qe Fideli ka i ka kthy rendshem fjale Edit ne nje mbledhje, dhe Edi si i prek ne seder i ka leshu Bracen kundra. 

Tashi, flet Bracja per jo seriozitet. Kur u be greva e Metes ne 2008, Bracja ngrihej nga karrigia e vet dhe tallej me Meten. I bente gjeste te tipit "a do te te sjell icik buke". 

Nqs Berisha nuk eshte serioz, ca i bie te jete ky? Katil eshte pak apo jo?

Sa per GJK, harrojeni ate. GJK mund ti jape zgjidhje situates, e asnjera pale nuk i intereson ajo qe mund te dale nga ai vendim! Keshtu nga llogoret jane mire!

Si ata kalamajtë misteca që idhnohen dhe rrinë pa folur me njëritjetrin, por që, më shumë se të shikojnë me inat njëritjetrin presin një të tretë që t'i pajtojë, dhe Berisha e Rama, në ktë rrugë pa krye që dhe ata vetë e dinë që është e tillë, mezi presin "të tretin" që, në mos t'i "pajtojë", t'i ulë në tryezën e bisedimeve.

Më parë se të fillojnë ambasadorët e huaj, që ta luajnë këtë rol (dhe si gjithmonë, dikur kanë për të folur ata), duhet të flasë Presidenti.
Ai, në rolin e paqtuesit të forcave në vend, KA PËR DETYRË që të mos lejojë përshkallëzimin në më keq të situatës.

Nëse Berisha dhe Rama, përveç interesave të shumta ekonomike e financiare (personale), kanë edhe "detyrimin" ndaj elektoratit, që i detyrojnë të ndjekin strategjitë e tyre, Presidenti, si superpartes, duhet t'ju kujtojë atyre se, më tepër se interesat personale, janë ato të shqiptarëve dhe Shqipërisë që duhen të garantohen.

kto jane deshira po kane fare pak ose aspak baze reale

Une po vazhdoj te vras trurin se ku qendron lajmi ketu ? 

Ti thuash berishes joserioz eshte perkedhelje dashamirese. Ai eshte kriminel i ketij vendi dhe i atashuar ne radhet e mafies Serbo-Ruse.

Epo te te akuzoje dhe ky bishtoku per jo ''serioz''.

 Eshte komplet karagjoz.   Ky ben gjithcka per te terhequr vemendjen.   Bile,arriti gjer aty,sa i vuri bombe makines se tij,(para disa vjetesh), vetem e vetem qe njerezit te flisnin per te.  Pastaj thoshte pa pike turpi, eshte akt politik, terrorist, duan te me trembin, etj. I jep edhe rendesi vetes,pale.  A thua, se per ti bere ''keq''  ketij ''fare burri'',  nevojitet ti vesh ''bombe''.

Nuk e kam kuptuar akoma,  si ka mundesi qe zona e Beratit ku ky kandion, ja ka dhene (jep),vazhdimisht votat ketij.  Jo se eshte socialist,te mos keqkuptohem,  po kam pershtypjen se duhet te kete socialiste te tjere me dinjitoze se ky, per te perfaqesuar ate zone.

Qe i vuri bombe vete makines se tij e ke me te ndigjume apo e ke pa vete? Se keshtu kane thone edhe per Pangon qe ja kishte vone vete bomben garazhdit, por haroje ta caktivizonte ne momentin qe po ngrinte qepenen e garazhdit. U kujtua ne momentin e fundit dhe kerceu anash, prandaj dhe vetem sa u plagos lehte.

Po Kavajsit qe shquhen per qytetari dhe njerzillek si ka mundesi qe ja kon dhone voten vazhdimisht malokut?

 Sido qe te vije puna frontet jane ndare keqaz. Zgjidhje nga kurvat e huja ska dhe ska per te pas ndonjehere. Me duket se puna do shkoje si Tailande. Kush e duro EuroNews-in pastaj.

pse ta merr?

ky bracja mos eshte qe shante dritan priftin cdo nate ne tv dhe kur prifti i tha se mbylle gojen se do flas per gruan tuaj pse e hoqi meta nga puna si pjese e stafit te kryeministrit bracja e mbylli gojen e u be edhe me i vogel se eshte .

e ngatarron me naj tjeter...Bracja eshte nji div cun qe i ruhen dhe t'fortet po nuk shquhet per oratori dhe eshte cun i veprave. Nuk di me i ron ndokujt ne qafe po perfitojne ngaqe eshte i urte

Meqe e kemi fjalen tek serioziteti, ja nje lajm qe ia vlen:

"GREVE URIE EDHE PARA OKB-SE NE NJU JORK

Nje grup prej 22 veprimtaresh atdhetare shqiptare ne SHBA dhe ne Kanada kane vendosur te futen ne greve urie para OKB-se ne Nju Jork.
Motivi i greves eshte solidariteti me bashkatdhetaret tane ne Shqiperi per te mbrojtur voten e lire, si nje nga lirite dhe te drejtat themelor te njeriut.
Greva fillon diten e diele me 9 maj, pervjetori i fitores mbi nazi - fashizmin dhe ne ta parashikohet te marrin pjese edhe 5 gra e vajza shqiptare ne solidaritet me motrat shqiptare ne Shqiperi. Alban Dega "

"Ne OKB te vesh, degjo mua, ne OKB" sepse me behet sikur degjoj zerin e Robert Ndrenikes, por s'me kujtohet ne c'film i thote keto fjale... smiley

 

Me thuaj qe nuk eshte e vertete, te lutem, te lutem...

Na shkaterroi patetizmi. Kete e kam vene re dhe ketu tek peshkupauje, kane qene ca patetike qe grace à Dieu nuk po iu bien shume tupanave. Nga na erdhi kjo semundje ?

22 te papune shqiptare ne New York. Se te ishin me pune, ai punedhenesi ua çonte pusullen tek dera e shtepise : jeni te qeruar nga puna.

Por me duket se po luajne dhe ata : nuk kane vene vitin. Mbase me 9 maj do thone : po jo ore, e kemi per 9 majin e 2012-es, per nder te 100 vjetorit te pavaresise.

Po me ata te Greqise, ç'behet ? Se mos na bejne ndonje revolucion ne Greqi more, si Kollokotroni i qekurshem, apapapa ! I bie ta çlirojme Greqine per se dyti, kesaj radhe me "draper e çekan" ne gjoks.

Po tjater, cili kryeqytet e ka radhen ? Londra ? Kjo gelon nga kutihapesit, dhe per dreq kane qelluar shume parimore.

Parisi, nuk besoj, keta jane njerez te qejfit, ah Paris Paris !

Po Roma ? C'ben nje Arb ketu, qe shkruan me germa me kapuçe ? Po organizon gje ai ?

Permetar, na mbaj ne dijeni per vazhdimin e greves, jemi tejet te shqetesuar.

Ca thua?! Debilizmi, socializmi smiley , patetizmi, e shume -izma te majte qenkan fare e keqe bre. Who knew? smiley

22 te papune shqiptare ne New York



Ne fakt, nje pjese e tyre kane marre lejen vjetore me kete rast. Vitet e tjera e kalonin lejen duke shkuar per pushime ne Kube, por ngaqe eshte bere keq per para tani, vendosen te kursejne me kete greven e urise para OKB-se - lol.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).