Raport. Banka e Shqipërisë vëren se të ardhurat nga emigrantët kanë lidhje me punësimin.

 

Familjet shqiptare duhet të jenë tepër vigjilentë ndaj zhvillimeve të krizës ekonomike në vendet ku ndodhen shumica të afërmve të tyre emigrantë.

Në raportin e saj të fundit për stabilitetin financiar, Banka e Shqipërisë vëren se dërgesat e emigranteve kanë lidhje të drejtpërdrejt me punësimin.

Rritja e papunësisë në vendet e Europës është reflektuar drejtpërsëdrejti dhe në rënien e të ardhurave nga emigracioni. Në kushtet kur në Shqipëri më shume se 60 për qind e të ardhurave nga emigrantet përdoret nga familjet për konsum, rritja e papunësisë ne vendet me emigracion të lartë të shqiptareve si në Itali dhe Greqi, jep ndikim të padëshiruar dhe të rëndë në buxhetet e tyre.
Gjatë vitit 2009, sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga emigracioni ranë me 6.39 për qind krahasuar me një vit më parë. Fatkeqësisht, Komisioni Europian ka parashikuar që edhe gjatë vitit 2010, papunësia në vendet europiane do të vazhdojë të rritet, ajo mund të fillojë të ulet vetëm pas vitit 2011.

Banka e Shqipërisë vëren në analizën e saj të fundit se dërgesat nga emigrantët mund të ulen edhe për shkak se bankat e vendeve ku ndodhen emigrantët do të rrisin ofertën e tyre për të rritur depozitat. E për pasojë, paratë që do të mund të vinin në Shqipëri do të qëndrojnë si kursimeve në vendet ku emigrantët janë, kështu që edhe pas rimëkëmbjes ekonomike të këtyre vendeve, familjet shqiptare do të vuajnë mungesën e parave nga emigracioni.

Ndaj Banka e Shqipërisë këshillon të gjitha familjet shqiptare që të përpiqen të sigurojnë burime të tjera financimi para se kjo rënie e dërgesave nga emigracioni të reflektojë rënien e konsumit të tyre. Banka mendon se edhe pse ekonomia ndërkombëtare e veçanërisht ajo europiane, ka nisur të rimëkëmbet, efekt pozitive në familjet shqiptare do të ndihet vetëm në pjesën e dytë të këtij viti, pas vendosjes në një gjendje më të stabilizuar të ekonomisë greke, si edhe pas ndikimit sezonal të turizmit.

11 Komente

Pash Zotin, ku e kane gjet kete fjalen remitancat!

"Babe, jom i'cik keq ket vit dhe nuk po te dergoj shume remitanca..." smiley 

Meqe pertojne te hapin fjalorin (qe do t'u kushtonte 1 sekonde) ia fusin shkurt dhe e lene fjalen ashtu sic eshte ne anglisht:

 

Financial Dictionary Remittance definition

The process of sending money to remove an obligation. This is most often done through an electronic network, wire transfer or mail. The term also refers to the amount of money being sent to remove the obligation.

 

NE shqip eshte "dergesa"

Ndaj Banka e Shqipërisë këshillon të gjitha familjet shqiptare që të përpiqen të sigurojnë burime të tjera financimi para se kjo rënie e dërgesave nga emigracioni të reflektojë rënien e konsumit të tyre.

Nese me te vertete BSH e ka leshuar kete deklarate, atehere ky eshte kulmi i ironise qe nje institucion qendror dhe qe paguhet me taksat/parate tona ben me popullin e tij. Po pse more idiote nese nje familje ketu do te kishte mundesi  per te punesuar pjesetare te familjes, do te kishte pensione qe perballojne koston e ushqimit, do te kishte alternativa per te hapur sipermarje private, etj etj, ju mendoni se do ti shtrinin doren evlatit te tyre ne emigracion?

Si te perpiqen fukarent e shkrete per te siguruar burime te tjera financiare kur pune nuk ka se ne krye kane nje qeveri hajdute dhe te koruptuar deri ne palce?

Me fal qe po te nderpres hovin, po nuk lexova gjekundi qe BSh keshillon mos te shkojne njerezit si emigrante jashte Shqiperise. Gjithashtu, kerkova e kerkova po s'gjeta gjekundi ne statutin e BSh ku thote qe BSh eshte pergjegjese per "punesim pjestaresh te familjes, rritjen e pensioneve per te perballuar koston e ushqimit", etj. etj.

Kjo eshte nje dukuri normale edhe pa efektin e krizes, sa me shume kalon koha dhe sa me shume emigrantet integrohen aty ku jane dhe fillojne te investojne dhe te planifikojne per jeten e tyre aq me pak do kete remitanca per ne Shqiperi. Nuk ka njeri qe nuk do t'a ndihmoje familjen kur ka nevoje, po nga ana tjeter, emigrantet ketej nuk ka kush i ndihmon vec vetes dhe duhet te ndihmojne vete te ardhmen e tyre.

Tani sa per pune ne Shqiperi, te gjesh pune nuk eshte vetem pergjegjesi e qeverise, se nuk eshte me komunizem...ne emigranteve ketej per shembull nuk n'a gjeti pune qeveria kanadeze. Nuk jam aq naive sa te them qe qeveria nuk ka pergjegjesi, por mendoj se edhe ky mentaliteti qe per cdo gje ne jete e lidhin ne Shqiperi me qeverine, eshte i vjeteruar. Per mua aty duhet nje qeveri e djathte  (jo kjo qe kemi tani, larg qofte, se kjo vetem emrin ka te tille) qe te stimuloje biznesin dhe te garantoje ligjin po te mos perzihet shume ne jeten ekonomike te vendit. Problemi qendron se nje sistemi te tille ekonomik ne Shqiperi i eshte dhene reputacion negativ i marre nga kapitalizmi i 'Kohet Moderne' te Caplinit. Plus qe as nuk e kupton njeri si duhet sistemin, mekanizmat me te cilet e stimulon ekonomine dhe avantazhet qe ka (se per disavantazhet degjojme perdite shyqyr) jo vetem per sektorin privat, por edhe ate publik duke stimuluar biznesin nepermjet uljes se taksave nga njera ane dhe balancimit te buxhetit duke siguruar mbledhjen e taksave qe jane ne fuqi nga ana tjeter. etj. etj. etj. etj.

Po aty duan edhe qeveri te madhe (pavaresisht nga cila anojne) qe te jete pergjegjese deri edhe se kur dhe si nderrohen pelenat e secilit dhe te e cila te vrapohet si dikur te 'melejedukatorja', edhe te mos paguhen taksa, edhe te mos sbatohet ligji po Maliqi, edhe investime dhe biznes te suksesshem edhe, edhe, edhe, qiqra ne hell...

"....Ndaj Banka e Shqipërisë këshillon të gjitha familjet shqiptare që të përpiqen të sigurojnë burime të tjera financimi para se kjo rënie e dërgesave nga emigracioni të reflektojë rënien e konsumit të tyre..."

 

Banka Qendrore do te bente mire te keshillonte qeverine qe te hapin fronte pune. 

Banka Qendrore do te bente mire te keshillonte qeverine qe te hapin fronte pune.

Edhe sa kompani kane ngel ne dore te shtetit/qeverise qe te hape fronte pune? Apo po thua qe qeveria te krijoje kompani per te punesuar njerezit? Apo... te kopjone Greqine e t'a mbi-fryjne administraten me njerez qe paguhen kot?

Si t'thush ti mer bab...nuk mor mo borxh me shku n'AnaDolli.. ket her do shkoj ne AnaMali.

Qeveria ka per detyre qe te te siguroj nje streh mbi koke dhe nje pages per ushqime.Pastaj detyra tjeter e qeveris eshte qe  ndermjet zyres se punes te krijoj kurse per mesim zanatesh dhe duke mesuar zanatin merr dhe nje pages per punen qe ben gjat mesimit te zanatit.Por kur ke qeverri qe as e can fare per njerzit  ja keshtu do dalin e do japin mend,pa se ku do ti gjejn burimet per te siguruar te ardhura nje dreq e di.

As ka diskutim qe emigrantet do dergojne gjithnje e me pak ose memire eshte njefenomen i lidhur me vitet e prara te emigrimit te secilt.Me vone nuk ndodh.Emigrantet terheqin apo krijojne familjet e tyre ne vendet ku jane e ne kete pike nuk ka sens madje eshte e pamundur per te ndihmuar apo mbajtur kedo ne Shqiperi.Tashti fukarenj per mend,qaramane ,qurrashe qe iu ka lidhur Zoti duart e ju ka hapur gojen ka patur e do kete ne çdo kohe.

Te rinj me deshire per te bere asgje ,shpesh flokgjate e disi te yndyrshem,te gatshem vetem per te bere xhigolo-n prej dy lekesh eshte plot Tirana nga sa kam pare.Por qe te shkojne e te mesojne zanate keto te them te drejten ishin ca te tjere.Vijne zakonisht nga fshatrart te etur per gjithçka..behen saldatore,muratore e hidraulike....Per kete fenomenin e te derguarit une per vete jam penduar edhe atehere kur kam derguar.Gjithnje te share e me keq u mesuan tuj prite.

gjembi; ".... Edhe sa kompani kane ngel ne dore te shtetit/qeverise qe te hape fronte pune? Apo po thua qe qeveria te krijoje kompani per te punesuar njerezit?..."

 

Me hapje vende pune une kuptoj favorizimin e firmave shqiptare ne investimet ne infrastrukture, para atyre te huaja, punesimin e njerzeve ne pastrimin e rrugeve, qytetit, duke futur dhe sistemin e pageses nepermjet bonove te CO2, hapjen e kurseve te ndryshme per mesimin e zanateve te ndryshme etjera etjera.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).