Paniku rreth krizës së borxhit në Greqi po u sjell dëm tregjeve të aksioneve në Evropë.

Në këmbimet e sotme tregëtare, indekset kryesore ishin 2.5 për qind ose më shumë në rënie. Vlera e aksioneve në Spanjë ra më shumë se 5 për qind dhe ato në Greqi ranë më shumë se 6 për qind.

Rënia e tregjeve të aksioneve përkoi me fillimin e një greve dy-ditore të punëtorëve grekë në Athinë për të protestuar kundër planeve për shkurtime në buxhetin qeveritar. Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po kërkojnë që Athina të bëjë shkurtime drastike të shpenzimeve në këmbim të një pakete ndihmash prej 146 miliardë dollarësh në vendin e përmbytur nga borxhi.

Ministri gjerman i Financave Volfang Shojble shkruante në një artikull të botuar sot, se një pjesë e 30 miliardë dollarëve që do t’i japë Gjermania Greqisë do të ndërpriten, në se Athina nuk zbaton masat e ashpra.

Mijëra punonjës të sektorit publik dhe pensionistë dolën për të protestuar nëpër rrugë, duke kundërshtuar me forcë shkurtimet e propozuara buxhetore. Disa demonstrues qëlluan me gurë dhe shishe policinë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

3 Komente

 Eh c'na moren me qafe keta greket, sapo pashe performancen e CAC 40! Skandal! Prit te marrin veten tregjet tani! Mire se greket ja futen me qejf e gjume keto 30 vjetet e fundit, po kursimet tona c'kusur kane!

 Sipas lajmeve qe pashe tani, te tera bursat kryesore ne perendim pesuan humbje sot, nderkoh qe bursa e Athines e mbylli me disa pike ngritje. Ndoshta qe nje ngritje artificiale e ndikuar dhe nga vendimi i parlamentit grek qe aprovoi paketen e ndihmes. 

Po bursa jone si po ndikohet nga kriza Greke?

Uh harova, ne nuk kemi burse dhe kjo eshte nje largpamesi e qeverise ashtu sic ishte edhe ulja e nivelit te taksave perpara se te ndodhte kriza financiare boterore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).