Tiranë – Deputetët grevistë të Partisë Socialiste kanë dërguar një letër faktorit ndërkombëtar, ku iu theksohet se greva e urisë është ndërmarrë: për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

“Kërkesa jonë është një kërkesë e thjeshtë dhe demokratike: hetim parlamentar i plotë dhe i detajuar mbi zgjedhjet e 28 qershorit, që përfshin hapjen e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore që gjenden brenda kutive”, shkruhet në letër.

Më tej nënvizohet se nuk synohet marrja e pushtetit në tavolinë, por  që zgjedhjet e ardhshme të jenë të garantuara dhe manipulime si ato të zgjedhjeve të fundit të mos përsëriten më. “Kryeministri Berisha flet për një vendim gjykate që pengon transparencën, por përgjatë dhjetë muajve të fundit ai nuk ka arritur kurrë ta bëjë publik këtë vendim për arsyen e thjeshtë se ky vendim nuk ekziston. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar se kjo gënjeshtër e Sali Berishës, e ndërtuar në formën e një alibije për të penguar transparencën e zgjedhjeve, fatkeqësisht është besuar edhe nga një pjesë e miqve dhe partnerëve të Shqipërisë”, shkruhet më tej.

Gjithashtu, në letër thuhet se “përballë këtij mohimi të jashtëligjshëm dhe antikushtetues të së drejtës tonë për transparencë, të vetëdijshëm për rëndësinë e kauzës tonë për fatin e demokracisë dhe zgjedhjeve të ardhshme në vend, ne kemi vendosur ta përshkallëzojmë protestën tonë duke hyrë në një grevë urie pa afat, që do të shoqërohet nga protesta në mbrojtje të kësaj kauze në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë”.

“Ajo çka ne kërkojmë është një standard që në vendet tuaja konsiderohet normal: zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asgjë më shumë. Asgjë më pak”, përfundon letra.

 

31 Komente

 “përballë këtij mohimi të jashtëligjshëm dhe antikushtetues të së drejtës tonë për transparencë, të vetëdijshëm për rëndësinë e kauzës tonë për fatin e demokracisë dhe zgjedhjeve të ardhshme në vend, ne kemi vendosur ta përshkallëzojmë protestën tonë duke hyrë në një grevë urie pa afat, që do të shoqërohet nga protesta në mbrojtje të kësaj kauze në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë”.

_________

Ah debila more debila. Po sa te trashe qe paskeni qene more ju marrte... nejse.

Kur ta shohe "faktori" nderkombetar - kjo fjala "faktori" mua me shkrin gazit, nejse - zhargonin tuaj, do vere duart ne koke, ende ekzistojne ne qarkullim debile te tille ?

Kam hequr dore tani nga perpjekjet per shpjegime teoriko-taktike e tralalara. Ka vetem nje arsye, dhe mos e kerko me tutje : populli shqiptar ka numrin me te madh te debilave ne bote. E pabesueshme, koke e debil. Hajt paçi veten ne qafe, e mos e marrçi vesh nga eshte duke ju ardhe.

Kto "deputet" jan ato autistat, ciganet, dhe rezervistet ne pension 70 vjeçare me medaljet e Enverit ne xhaketa qe kan blloku bulevardin ? Kto jane ato qe po i shkrujne leter nderkombtareve ? Po dine kta me shkru ? Po, perpara se me çu leter, a kan dite me i lexu ato letrat qe u ka shkru Europa ?!

Shkruajne letra, se nuk i besojne dot syve qe nderkombetaret i kane kundra. I duket si enderr e keqe, i duket sikur i ka pagu Sala, prandaj dhe po i sqarojne vete. Skane faj. Ca do beje robi gjithe diten? Domino,shah,bixhoz,pirdh,fli,thashetheme edhe shkruajtje letrash.

"Faktori nderkombetar" do ta fusi kete letren ne sirtarin e "balkanization muhabetllek" dhe do vazhdojne punen se kane nja ca urgjenca te vogla ne keto momente.  

Mire se poshte ishte nenshkruar "nga nje mik qe iu do te miren" po na kallxoni cila eshte adresa fizike konkrete e "faktorit nderkombetar" ta dime dhe ne kur te na dale ndonje hall.  

 

 Edhe mua me pelqen shume ky togfjaleshi "faktori nderkombetar". Mendoj qe ky eshte adaptimi i termit "kompetenti" ne politiken e jashteme. smiley

Adresa eshte: "Dera e trete majtas, tek Kadriu, merr punetorin dhe nisu!"

P.S. Kape pak kete fytyren e zeshket lart djathtas. Ve bast qe ne mendjen e vet po e shan "faktorin nderkombetar" me llafe te pista.

 

kot nuk bejme bejte me ket fak-torin nerkombtar smiley

te dhjefsha djanen, ky ja kalon te terave smiley

 C'leter, more, c'leter, keta kane shkruar fleterrufe! Me shkriu ky formulimi se 'faktori nderkombetar' nuk i kupton mire gjerat dhe e ka lene veten te terhiqet per hunde. 

Nga: Grevistet Opozitare

Merr: Faktori Nderkombetar

 

Fort i dashur dhe i nderuar zotni Faktori.

Se pari, shpresojme qe kjo leter tju gjeje shendoshe e mire, dmth te jeni mire me shendet, jo te shendoshe.

Se dyti, ju bejme me dije-ni qe ne jemi futur ne greve urie per do probleme fort te rendesishme lirie dhe pavaresie, qe pra nuk kane te bejne vetem me ceshtje kutie.

Se treti, sic e shikoni nga bluzat tona (ju lutemi te shfletoni fotot e bashkangjitura) ne per-faqe-sojme jo vetem te gjithe popullin, por te gjithe kombin shqiptar, ndaj po ju drejtohemi solemnisht juve sot me kete leter, o fort i nderum-respektum zotni Faktori Nderkombetar!

Se katerti (dmth se pari Nr 2, po ne fakt Nr 1 per nga rendesia), kutite duhen hap me cdo kusht e mjet, sa me shpejt dhe njekohesisht urgjentisht. Sic na keni mesuar vete juve fort i nderumi dhe perparumi zotni Faktori, standartet e larta euro-atlantike, demokratike dhe ekologjike te kutive te hapura jane nje nga faktoret e stabilitetit te demokracise te zotnise tuaj, zotni Faktori, keshtu qe...

 

- vazhdojeni pak juve te tjeret smiley

Sol pa dil, te pret fuck-tori

fuck-tori dhe deputet-gjori

plevitin ne bithe e mori

ulur mu ne shesh

 

Flaket ngrihen ne Athine

ketej po shqyejne kutine

andej ikin,  ketej rrine

fuck-tori ne mes

 

Hajde Sol se ti je mjeshter i bejteve. smiley

Letre e Pandit dhe e kozakeve Zaporozhas per sulltanin e Brykselit

 

eshte unjur pandeliu

edhe shkruan permbi gju

kallamin njomur ne boje

bythen mbeshtetur ne dru

 

i rrethuar nga jo pak

po njezeteca zgaleme

me ne krye pandeliun

po kerrejne stratagjeme

 

po te shkruanj o bruksel

hapi veshet degjo mire

thika ne palce na shkoi

s'na del koha per te *ire

 

po te shkruanj o bruksel

drejt e nga grev e urise

jemi bere te gjithe tok

nene cadren e partise

 

nuk e leme ne saliun

kutickat po nuk i hapi

per kutickat ne do vdesim

po saliut s'i plas trapi

 

amani se s durojme dot

u be kohe qe s po hame buke

zbuteni bre kte saliun

ta zhysim dhe ne nje luge

 

ishte unjur pandeliu

me qatipin prane e prane

qendisnin leter avrupit

qe nga greva ne tirane

 

po qatipit te frikesuar

kallami i dridhej nder duar

dhe iu kthye pandeliut

me te bukrit, me te riut

 

je i sigurt shoku shef

qe ta shkruaj kte qenef

gjemoi pandeliu:

shkruaj...

 

o allah i math i nalte

qe te jemi hi e balte

etj etj

Bravo sol-nocturnus, na 10ve, qeke rob i10im fare. 5 yje *****

te pershtatet me tipin ty, prandaj u dhjeve me shume nga te gjithe. Ik e bej nje dush tani, se sot mora vesh qe greva do u boka me stafete... dmth do zgjasi.

mire me mire, po kur na pelqen dicka e themi s'kemi komplekse. Megjithese po vej re qe kam bere nje lapsus frojdian e kam shkrujt i 10im ne vend te i 10ishem. Na e boj hallall, nga emocioni do e kem pasur.

Per protesten s'na duhesh per momentin se s'kemi ndermend te vrasim ndonje grua shtatzan. (humor po boj daku, ne linje me bejten tate, Je çun i zgjut ti s'na i mer per ters, e di une)

duhem apo jo, do kaloj une andej nga gjys ore cdo dite, se do e boj i dor muhabet me shoket e shoqet. ju pergezoj per iniciativen sakrifikuese, ishalla ja arrini ne kauzen tuaj per te sjelle ramen ne vend te berishes.

Keshtu po. Gjys ore çdo dite bejne shume me shume se ajo çerek ore qe kalova une te premten. Respekte, dhe me fal per ironine se paska qene e tepert.

Po une e parandjeja qe ti do ndryshoje mendje pak e nga pak, se eshte e pamundur mos te te vrasin veshin ato qe sapo degjova, p.sh. Sala tu deklaru me te madhe: 59% u rriten bizneset e reja kete tremujor, me shume se ne çdo vend te botes. Dhe ne fund do e kuptoje edhe ti se kauza s'eshte ngritja e rames po ulja e enverit. (ups, prape lapsus, doja me thone sales) nejse, e di vete ti punen tende. suksese dhe ti ne kauzen tende.

 Sol, je NJESH. Zoti te Bekofte, Zoti e Bekofte edhe Shqiperine. Gezuar 1 Majin! Rrofte Shqiperia Demokratike! Rrofte Zoti! 

smiley

smiley

na 10ve sol.

PF, m'jep dhe mu i qik credit se hudha shkendijen smiley

menjen e keqe dmth smiley

 Kredi sa te dush mi Bedrije. Vetem na e kthej ne afat e mos dil piramide!

Edhe se ka keq Soli qe mbron fukarenjt. Se tjeterkush e bo punen (Soli) e tjeterkush kerkon kredite! smiley

sheeee ma 10ve ee

demek soli u kput e tuj bo bejte e tuj qit robt ka fukaralluku smiley

mire mer si te dush

une qin per qin do e ktheja kredine, por me kshu kushtesh se du hiq

smiley

 E shof qe te paskan ndikuar ngjarjet ne Greqi. smiley Eh ky "faktori nderkombetar".

po qa te bajme ere kaurr, rrime afer qenit, morra do zejme smiley

 

 

 Me thone te drejten po ti shofi me vemendje, robi, fotografite e greves, do te vereje se grevistet jane ne shumice 30 kg + mbi peshen ideale. smiley

Kush mendodi se do jete the biggest loser? Trajner i fort o tregu Rama. Te fundit besoj e fitoi Meta. Ne nje interviste degjova qe eshte fans i madh i kirstie alley-t.

Mor fak-tor
po nis të t'shkruej,
e mezi pres
interesimin tuej.

Ne po flejm
n'dyshek me kashtë,
e po presim fakt(or)in
që të dali jashtë

Ne s'po hamë
e ne s'po pimë,
se s'dum t'shofim
t'hajë, veç qeverinë

Nqs s'përgjigjeni
shkofshi në t'samës,
se ne do vazhdojm grevën
për t'drejtat e Edi Ramës

I bej thirrje te gjithe shqipetareve te ketij blogu qe aspirojne lirine dhe demokracine si dhe qe mbeshtesin aktin vetmohues te 200 personave te ngujuar ne greve urie, qe diten e diel me 9 Maj 2010 duke filluar nga ora 10-te paradite te grumbullohen per te protestuar perpara kryeministrise.

Pse nuk e ftojne faktorin nderkombetar qe te hyje ne greve urie bashke me to?

Hengri nje pjate spageti

nje sallate me fruta deti

i futi nje gromesire

se nuk po ndjehej mire

per grevistet po mendonte

nderkohe qe ne banjo po shurronte

u vesh dhe iku ti takonte

megjithese shume po pertonte

Te gjithe i perqafoi

e besdisi era qe vinte nga nje goje

pushteti do sakrifica mendoi

Dikush  e perqafoi

djersa e tij e acaroi

por roli nuk prishet per kaq mendoi

Te fala Sandrit shqiptoi

 

                                                               Nga Edi Rama (populli)

 

 

 

ne zyre doktori
bente takime
ne greve minatori
merrte angazhime

faktori internacional
mbante fjalime 
faktori, faktori
faktori internacional

shoku Ramiz
greven admironte 
shoqja kirurge
leter-traktonte

faktori, faktori
letren a e morri?

qyqja mi gaxhije
parulla n'sise
sa i paska hije
shtat-a-tet selvise

faktori internacional
n'dritare ka dal

ja Vdekje ja Liri
doktori, piktori
flet pa bresheri
shoku Maq Laknori

faktori, ah faktori
e futi, e qiti
termometrin nxorri
apelin perseriti

o vdekje o liri
me bluza kuq-e-zi
greva si stoli
per-shesh e kuti

faktori
 piktori
  doktori
tel-vi-zori

me pasion e peshtyme  
fliste piktori
popullin opozitar
e cau mori

faktori, ai horri
haber s'na dergoi
letren gjer e morri
urine na shtoi

shiu s'po binte
greva vazhdonte
ne ne cadra rrinte
zemra na pikonte

faktori, faktori
faktori internacional 

Letrat shkojne e vijne. Mire fahhhhktori internacional dhe bota, po artistet, c'do thote arti valle per greven?

“Tamam në ditën kur 12 Ministra të jashtëm të BE mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës. Për fat të keq, ky izolim i ngjashëm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial , cdo ditë e më shumë po humbet kuptimin e dimensionit të lirisë dhe po kthehet në përhumbje, amulli dhe dëshpërim.“ theksohet në letër.

Artistët nënvizojnë domosdoshmërinë e normalizimit të jetës politike në të mirë të përmbushjes së endrrës së shqiptarëve për tu bërë pjesë e Europës.
 

 

Pritet qe komiteti grevist urist ti ktheje nje pergjigje artisteve antikutiste me nje leter si ajo e pese heronjve te Vigut ... jemi rrethuar nga armiqte, presim nga casti ne cast te na pershkoje uria, Salhia, dhe me pas te na zhvendosen me dhune si monumenti pesevigist ne Shkoder, anes lumit te palare, mjeker paruare.

Nderkohe Rama me Berishen po lobojne fort faktorin 'artist' qe te dalen ne proteste kunder nje-qatrit ne bulevard, nje grup duke apel-bertitur "O Doktor" e qetri "O Piktor".

Mor harroni te edukoheni dhe per ngjashmerine midis revolucionit kutist dhe atij portokallist.

Nuk me thoni cfare i kerkojne keta ketij fac-torit nderkombtar?

Te dergoj EULEXin ta zgjidhe situaten?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).