Në festën e organizuar nga Partia Demokratike në Sheshin "Nënë Tereza" kanë marrë pjesë mijra qytetarë. Konceri i organizuar me rastin e 1 Majit festës së punëtorëve është përshendetur edhe nga Kryeministri i Shqipërisë.

"Sot ne jemi në këtë shesh për të nderuar njëri-tjetrin, për të nderuar veprën e gjithsecilit, kontributin e çdonjërit prej jush në ndërtimin e Shqipërisë evropiane.

Sot ne jemi këtu më të gëzuar se kurrë në historinë tonë. Sot ne festojmë si një vend që ecën i sigurt drejt idealit tonë evropian.
Ju shpreh nderimin tim më të madh ju dhe mbarë qytetarëve shqiptarë. Le të ftojmë ne së bashku çdo qytetar të këtij vendi të vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Evropës, të zëmë vendin që ne meritojmë. Le të ecim ne të sigurt në të ardhmen evropiane për veten, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, si e ardhmja më e shkëlqyer.

Nga ky shesh edhe një herë ftoj çdo shqiptar: Le të bashkojmë përpjekjen tonë dhe ta shndërrojmë këtë pranverë në pranverën e vendimeve të mëdha për lëvizjen tuaj të lirë në mbarë Evropën!

Le të vazhdojmë ne me mundin, djersën, punën, përkushtimin tonë të ndryshojmë çdo ditë e më shumë Shqipërinë!
Le të vazhdojmë ne me mundin, djersën dhe punën tonë të begatojmë çdo ditë e më shumë ketë vend!
Le të vazhdojmë ne me mundin, djersën dhe përkushtimin tonë të afrohemi gjithnjë e më shumë me vendet e zhvilluara dhe të synojmë t’i arrijmë ato!

Shqipëria këtë vit është Shqipëria anëtare e NATO-s. Është Shqipëria e vendimeve historike për çdo qytetar shqiptar, vendimeve për të çelur portat për këtë vend dhe për këtë komb drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, vendimeve për të lëvizur të lirë, pa viza. Të gjitha këto i bënë të mundur djersa, mundi, përkushtimi juaj.

I bëri të mundur vota juaj e lirë. I bëri të mundur fryma juaj qytetare, besimi juaj i pathyeshëm se Shqipëria do të behët një ditë zonjë, ashtu siç e duam të gjithë ne."

39 Komente

 "Rrofsh"o shoku Sali qe na ktheve 25 vjet prapa!

 Konceri i organizuar me rastin e 1 Majit festës së punëtorëve

kjo fjala me te zeza, mu duk si Kanceri fillimisht lol.

si nuk gjej  nje artikull pa gabime. çfare gazetaresh qe kemi more. se mos vetem keta. keta vetem shohim neper keto blogjet. mjere ata qe jetojne ne shqiperi dhe shohin e kane te bejne edhe me zanatet e tjera, perdite.

pys veten sa veta nga mitingu o PS kan bo nji xhiro deri te ai i PD me pa Ciljeten...e degjova tu fol te emisioni i fevziut; kuptova sa e vertete eshte ajo qe thuhet se nuk t'i jep zoti te gjitha. Mgjte, e ka mbajt me hater...

 mbase nuk ka qene gabim o hajdar

 

thuhet se ne kohen e hitlerit, komunistet dilnin ne manistime (ato te qeverise kuptohet) me nje flamur te kuq te madh me nje kryq nazist relativisht te vogel ne mes

 

Gazetaret e klanit e dine se kur politikani i merr votat vete edhe ata qe e mbeshtesin e qe kane tru ne koke rrezikojne heret a vone.

 

Te PD-ja kan qene nja 10-15 mij veta, jo me shume. sipas informacioneve qe kam, shume militanteve te rretheve u than qe te mos vijn sepse situata do te rendohej me ata te ps-se. keshtuqee nuk sollen shum njerez.

Gjithe hapesira aty nuk ka me shume se 10,000 m2. Piramide me 30 vet per m2 vetem Saliu mund ta beje smiley

Po as aq nuk ishte mbushur. Shumica dukej si me detyrim, priten sa foli Saliu e iken. Gjysma e mitingut ka vazhduar me shume pak vete, ndoshta ishin mbushur deri tek shatervani. Degjohej ndonjehere Ciljeta qe bertiste 'Berisha Berisha' Edhe policet midis njeri tjetrit i vlersonin tek 10,000 persona.

Prove me teper per pjesmarrjen e ulet eshte edhe mosbotimi i fotove nga lart si i nxorren tek i pari dhe justifikimet qe po nxjerrin keta te zyres se shtypit. E ky i 55 i ka bere zbor fotoshopit duke u perpjekur te beje 'blur' aty nga fundi.

Nese ishte llogaritur si prove force, ka qene deshtim total.

Kush pyet per krahasim sa ishte bulevardi i mbushur nga opozita shkon rreth 28,000 m2.

'Sot ne jemi këtu më të gëzuar se kurrë në historinë tonë. Sot ne festojmë si një vend që ecën i sigurt drejt idealit tonë komunist' E. Hoxha 1 Maj 1984

 

'Sot ne jemi këtu më të gëzuar se kurrë në historinë tonë. Sot ne festojmë si një vend që ecën i sigurt drejt idealit tonë evropian' S. Berisha 1 Maj 2010.

 

Eshte thene edhe here te tjera qe ne vetem ne shqiperi festohet 1 maji si feste e punetoreve kur ne cdo vend normal ka protesta te punetoreve. Ne komunizem 1 Maji festohej me pahir, sot po me pahir nga ish komunistet e djeshem. Shqiperia mbetet nje teater absurd ku edhe per 1 Maj njerezit enden si fantazma mes zerit gervishes se Ciljetes dhe piskamave cjerrese te Berishes.

E ka zene lemza ter diten Evropen sot se aq shume here ja ka permendur emrin ky trapi.

 e c'rendesi ka se sa vete ishin? rendesi ka qe qeveria organizoi nje antimiting "per hir te integrimit europian". 

Shqipëria fanar ndriçues!

I vetmi vënd anëtar i Nato-s dhe pretendent për të hyrë në BE ku festohet nga Qeveria Festa e 1 Majit.

Fiks fare romak, nje pale komunistesh e feston 1 majin me koncert e tjetra me greve urie.

Ti me duket se ke lexuar ca kam shkruajtur une ne nje vend tjeter smiley

Qeveria feston me" buje"varferine e popullit te vet, kjo eshte cinike, dhe pune injorantesh...,une do te thoja se kjo eshte festa e fundit dhe e rrenimit te Berishes, politikanit me mashtrues te pas 90-s ne Shqiperi!!!

 Prandaj u prish koha kendej ne Europe, biles vende-vende ra dhe shi. 

Nese fillon ndonje ndeshje boksi ndermet atyre te PD e PS, ju lutem na e sillni te shohim, se nuk shtyhet dy dite te mbyllur ne shtepi nga koha e zymte e me shi smiley

Cila ishte ideja e festes se berishovicit dhe njehere? se nuk e mora vesh, sidomos lidhjen me 1 majin.

Ideja e festes?

Ta them une plako,jo greve urie apo demonstrata,por dhe Adil Carcani me u ngrit nga varri,NUK I RRUHET NJERIU.

ore pyeta per tjeter gje une, nuk e di si m'u pergjigje ashtu...

mire hajde se opozita, qe thene me diplomacine me te holle nga kampi juaj do te ishte: ka hyre ne diete kolektive.... po Berishovici pse po festonte??? Nuk kam pare ne asnje vend te botes, as ne Shqiperine gjate diktatures, qe te jete bere ndonjehere ndonje feste, apo qofte dhe tubim pa motiv. Dhe pse pikerisht ne 1 maj???

A pyete pse Berisha po festonte,me i thene atyre te opozites pra qe nuk me rruhet fare per ju.

Nuk kishte lidhje me ty personalisht,a kuptove.

nuk e mora personalisht jo, se ne te dy merremi vesh, po dmth, nuk ka lidhje fare me 1 majin? Se ai per 1 maj doli, dhe 1 majin po trumpetonte...

megjithate, te themi ate qe eshte, ate Ciljeten jo ne 1 maj, po dhe ne 30-31-32 shkurt shkoj e shoh gjith qejf, megjithese kur del me Berishovicin ne krah...

Turp e faqe e zezè pèr njerzit e pranishèm poshtè skenès,akoma mè turp pèr njerzit nè skenè qè shkuan tè festonin 1 majin me qeverinè !!!

  

Ekspertet le te bejne llogaritjet per numurin e frymoreve ne koncertin festiv te 1 Majit 2010, qe do te mbetet turpi i ketyre 20 viteve post diktature.

 Me mik, 10 mije!

Me siguri ket 10 mije e ke me te reja !    smiley

 Ja futet rendshem Sales kete here. 

Ne dimer fitoi ai. Tani jeni 1-1 me mitingje. Finalen bejeni para boterorit smiley

smiley

 

E forte kjo Endrit.

Pse pati me shume se 10 mije vete ne mitingun e Rames? Aty e shumta kane qene tek reth 8 mije njerez, asnje me shume.

Dobet Saliu dobet. Jo per gje po u hap e b.. ne parlament qe do ju mesonte si behej mitingu smiley

Problemi i vetem eshte se tani fillon e ze paniku sepse mitingu si prove force i deshtoi, e fillon harron imazhin kopist qe ka mbajtur.

 ..me duket se ky shesh qe ka festu Berisha 1 Majin dhe fitorjet e arritura, ka pas festu edhe Nano,  dhe sheshi ishte plote e per plote me njerez te administrates,me te gjithe ata te korruptuarit, qe rrejpin/rripshin edhe qindarken e e vetme te atij populli, qe sot proteston perpara kryeministrise, per cudi megjithse sheshi i shte plote, Nano humbi, ishte 2005!!..ka ndonje ngjashmeri??... e kom fjalen per numrin e festueve, ah se harrova Nano e kishte administraten e fryme, kurse ky si druri shtrember ,Pinoku, thote qe e ka ne diete, me te vogel!!

 

 

Po cilijeta si u paraqit sot me prezantimin...Nga foto po duket se e ka marre politiken me gjoksin para. A e kendoi kengen b...www.youtube.com/watch protestuesve te Rames qe ishin disa dhjetra metra me tutje, per kizili.

S'eshte hic e vertet qe robt qe kan dal ne proteste s'kane dal per voten. E kan kuptu shume mire ata qe kan dash me e kuptu qe ketu po te mos çoheshin ne proteste te nesermen do kishim Mullah saliun mbret te shqiperise. Dhe mos ua vini re ketyre snobistave te rinj se gjithe parashikimet qe kane bere keto muaj per shqyerje te ps apo qe sala e mori dhe se lesho mo ju dolen huq dhe tashti s'din si me u justifiku para pasqyres. Se jo per gjo po, çudi une e di veten per rob te mençem jane tu thone tashti me vete. Si se parashikova kete muhabet. Ua mami do me ikin gjithe fansat qe kam te peshku pa uje.

Pse kishte vendosur ta shpallte veten mbret Saliu?

Gju më gju me popullin

Pas pa-anesise se reportazhit te Klanit dje, Shekulli nuk le radhe dhe i pergjigjet me te njejten monedhe:

Partia i "heq" minifundin Cilit

Dy çudira u vunë re në festën e djeshme qeveritare të 1 majit. E para ishte çudia e mediave ndërkombëtare që talleshin me ne duke thënë që një "qeveri e djathtë në Europë, feston 1 majin e të majtëve" dhe e dyta ishin veshjet e këngëtareve femra.

Asnjë dekolte, madje as te Çiljeta, që kishte veshur një fustan të pazakontë.

Trupi i Çilit, i mësuar me veshje disi më të ndryshme, e dëshmonte sikletin e vet te...sqetullat. Pasi gërmuam pak, mësuam se urdhëri ishte dhënë nga Jozefina e cila nuk i duron dot as meshkujt e as femrat lakuriq. Urdhri oral i Jozit ishte: "Nuk du me pa asnji me minifun' dhe dekolte....".

Në PD, qeveri dhe në mjediset e zyrave të Kuvendit, kane qenë ditë te zjarrta diskutimesh "nën zë" ato per votimin në PD, ku mes më të votuarve për anëtare të Këshillit Kombëtar ka qenë edhe një nga këngëtaret më të njohura për esktravagancën e saj Çiljeta.
Pjesa më e pakënaqur ndaj këtij votimi, ka qenë ai që njihet si "krahu i Jozefinës" brenda PD-së. Ky grupim nuk e ka fshehur dot disaprovimin dhe përçmimin për një votim të tillë, madje një prej mbështetësve të J.Topallit, në linjë telefonike, në inat e sipër u shpreh: "Nuk e dinim që duhet t'i bëjmë punët me b...thë këtej e tutje.." Fraza i referohet njërit prej hiteve më të njohur të Çiljetës, atij me titull "Sa e kam b..thën e mirë". 
Me shumicë absolute në Kongres, PD zgjodhi ne dhjetor te vitit te kaluar këngëtaren Çiljeta Xhilaga, te njohur per klipet e saj te nxehta.

 

PS: Une nuk e di se pse Portokallohen njerezia andej, kur duket ashiqare qe eshte e tepert se mjafton te lexosh shtypin e dites per te marre dozat e mjaftueshme te humorit te rekomanduar nga mjeku.  

Të portokallizuar apo të qitruzuar?

Jo për gjë, por hidhësira e tyre duket si të kenë pirë lëng qitroi smiley

Mbase embelsohet nga distanca rude-lajde, se derisa soset ketu, mua me duket goxha humor.  Ti qe je me afer memedhembjes, ndoshta te mbetet ca shije qitroje smiley

Psh dje kam qesh nga fillimi deri ne fund me edicionin e Klanit.  Sot, Shekulli s'me zhgenjeu.  

Qiljeta o thekth bombe dhe minimumi mund te bananizohet.

Hajde artikull hajde!  Budallek me brire nga ato te demave "longhorn" ne Texas!

Tahiri komshiu im iku te mitingu i PD... po ti i thashe cdo qe shkon, ti je dhe i papune. Skam me digitalb tha se skam pare dhe skam me Channel X pranej po iki me pa ciljeten.  Sala tahirit i tha ne miting qe ju jeni e ardhmja...ju po trokisni ne dyert e BE me dinjitet dhe fisnikeri. Tahiri megjithese nuk e kuptoji tamam u kenaq se mendoji qe ky ishte lavderim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).