Ka nisur zyrtarisht ikja me turp e Sali Berishës, i cili me sa duket po e provon edhe një herë se nuk di të ikë ndryshe. Koncerti i fundit i tij dhe partneriteti me Cilin (jetën), nuk e shpëton dot dhe s'ka më as forcë të mbledhë njerëzit në shesh. Ata fatkëqij që bënë sikur dëfryen, ishin thjesht punëtorët e administratës në Tiranë dhe rrethe, që u morën me dhunë, nën kërcënimin e heqjes nga puna. Shqipëria tjetër, e papuna, e varfra dhe e rrënuara, ishte 5 hapa më tutje, qindra mijëshe, e fyer nga ky maskarallëk i fundit, por e frymëzuar dhe më e vendosur se kurrë për të rifituar lirinë e votës dhe jetën në liri.

Mitingu opozitar pa limit, që startoi më 30 prill, është një shprehje e atij vullneti që u vodh në kuti dhe që sot është derdhur nëpër rrugë. Kutitë mund t’i mbash mbyllur, por rrugët jo.

Fakti që ky miting u lajmërua vetëm një muaj më parë, fakti që është mitingu më i madh opozitar shqiptar i të gjitha kohërave, tregon se populli është në këmbë dhe gati në çdo moment.

Ka vetëm një lajm sot: Protesta është në pikën e saj pa kthim pas. Numri tejet i lartë i protestuesve, rreth 200 mijë, është një shifër alarmante dhe mjaft domethënëse. Do kisha dashur që ndërgjegjësimi i qytetarisë shqiptare të arrinte majat dhe ndoshta kjo do ndodhë në ditët në vijim. Me këtë nuk parashikoj shumë dhe nuk dua shumë, por vetëm që ata që u nxorën me dhunë në koncertin funebër të Saliut, të kishin bërë një mbrapa kthehu dhe të bashkoheshin me protestuesit. Ashtu sikur do doja që mediat, ato pak të sakta që ende kanë mbetur në këmbë, të bojkotonin një maskaradë të tillë, sepse është fyese për të gjithë. Por jetojmë në kohën e Saliut ende, që nuk pjell veçse perversitete. Sidomos në media. Ka një rrezik për përsëritjen e perversitetit të parë, asaj dukurie të shëmtuar që ndodhi në prag të 28 qershorit, kur media dhe analistë, iu sulën opozitës dhe kryetarit të saj. Sigurisht pasi pranonin nëpër dhëmbë se Berisha është një e keqe e madhe, që s’kemi ç’t’i bëjmë, që ka djegur, vrarë, rrënuar, por fajet më të mëdha i ka Rama që përdor SMS. Kompleksimi i atyre analistëve që s'kanë asnjë lidhje apo përfitim nga pushteti, nuk dihet se nga vjen, nga qytetaria apo paaftësia. E rëndësishme është të mos përsëritet i njëjti gabim, që sot jo vetëm e ka çuar vendin në këtë pikë të mjerueshme, por po mbyll dyert e mediave dhe po pret “koka” një nga një. E rëndësishme është të kuptohet se kur klientët e pacipë të pushtetit, nuk kompleksohen, të mbrosh opozitën dhe një kauzë të drejtë, veçse të nderon dhe të jep të gjitha arsyet për të qenë krenar.

Kur shihja Olta Xhaçkën pak para se të futej në grevën e urisë, bëra me mend llogarinë sa vjeç duhet të ketë qenë në ‘91-shin, kur një grevë e tillë për liri dhe demokraci frymëzoi shqiptarët dhe ndërroi regjimet. Me siguri fare e vogël, por me prindër me shpresa të mëdha për atë dhe moshatarët. Sot, pas 20 vjetësh, ajo dhe të tjerë deputetë socialistë detyrohen t’i hyjnë një sakrifice sublime për të njëjtën kauzë që mbeti mes rrugëve të vështira të tranzicionit dhe që u tërhoq zvarrë nga një komunist hibrid, ashtu sikur regjimi që ai ka ngritur sot në Shqipëri. Po, po, një regjim hibrid, term i cili përcakton ca vende të botës së tretë, të lëna në mëshirë diktaturash dhe fatesh.

Kur i thashë tim biri 9-vjeçar që shqiptarët janë në protestë sot, më pyeti për çfarë. I thashë se u kanë vjedhur votën, por dhe se janë shumë të varfër. Vjedhjen e votës nuk e kuptoi dot menjëherë, sepse ka lindur dhe është rritur në një vend, ku vota dhe liria është vërtet e shenjtë. Pas shpjegimit tim mesa munda, i hutuar nga kjo gjëmë, më tha: “Call the americans, they should help” (Telefono amerikanët, ata do ta ndihmojnë këtë vend, me siguri).

Të dytën, varfërinë, e kuptoi menjëherë, sepse ka disa muaj që percepton me sytë e tij Shqipërinë e mjerimit. Dhe nuk ka nevojë të shohë shumë, mjaftojnë lypësit në rrugë, sidomos ata që janë të mitur, mjaftojnë edhe fytyrat e vrara të shqiptarëve të palumtur. Unë kam frikë t’ia tregoj pjesën tjetër, atë të listave të ushqimeve, atë të njerëzve që vrasin veten nga varfëria, e sidomos atë pjesë që detyron fëmijët me dhunë, të dalin në miting e të brohorasin për diktatorin Sali. Por jam shumë krenare t’i tregoj që shqiptarët nuk janë budallenj dhe nuk janë një komb pa ndërgjegje qytetare. Marshimi i 30 prillit pikërisht këtë tregoi.

Kur ora e së shtunës po afronte te 12-a, ekranet e lajmeve u ndanë më dysh dhe në njërin krah shfaqeshin skafandra të frikshme, në tjetrin ca femra me inteligjencë zero, që tundeshin të paguara nga paratë e shqiptarëve pa bukë. Mora pultin e turpëruar dhe e çova te “Çufo TV”, sepse nuk ia shpjegoja dot fëmijës tim, ç'lidhje kishin dy pamjet e së njëjtës rrugë. Më tha i lënduar, ktheje te protesta, se nuk është koha për përralla. Atëherë i shpjegova Saliun dhe në fund më tha, pse njerëz të tillë janë dhe kaq të shëmtuar fizikisht.

Berisha, ky përbindësh që duke cikur përmasat false të Çiljetës dukej dhe si një plak horr, po jeton sot orët e këqija të një ikje të dytë. Me turp, siç di të ikë vetëm ai. Por edhe siç ka nisur karrierën e tij, si komunist, duke festuar 1 Majin.

Prandaj në Tiranë ka shumë arsye të protestohet sot.

27 Komente

Qe ketu dhe e lashe: "Numri tejet i lartë i protestuesve, rreth 200 mijë, është një shifër alarmante dhe mjaft domethënëse." looool

....Prandaj në Tiranë ka shumë arsye të protestohet sot.....

Arsye mund te kete shume po protestues do kete me pak me shkrime si ky me siper.

 Moza Dervishi eshte Mesila Doda e PS. Vetem se nuk eshte bere akoma deputete, mbase pas 4 vjetesh i vjen rradha, dhe e ka tonin e zerit pak me te ulet, se Mesila ta tund timpanin qe te rrokja e pare. 

Po sa per vertetesi, imagjino qe ishte e para qe me 29 a 30 qershor qe nxitoj te thonte qe vetem e vetem Rama mund ta drejtoj PS. As nuk duhet te leviz! Qe ketu e imagjinoni sa bibe qe eshte nga trute. 

Keq me protestu keq me mos protestu

deri dje thoshin ja shqiptaret sdun tja din per asnje gje  nuk protestojne per problemet qe kane,apo po te ndodhte kjo me njai ven te botes poppli ngrihet ne proteste etj etj

qeveria ka bo shume skandale me nje ven si puna italise psh do kishet thone doreheqjen direkte

call the americans hahahhahahah booo ca bohet

te gjithe me pasosha amerikon kto dreq, edh ene na lejne pa viza,ehhhhhh

Kur shihja Olta Xhaçkën pak para se të futej në grevën e urisë, bëra me mend llogarinë sa vjeç duhet të ketë qenë në ‘91-shin, kur një grevë e tillë për liri dhe demokraci frymëzoi shqiptarët dhe ndërroi regjimet.

Ndersa une kur shof Olten perpiqem me vete te kuptoj se si dikush me nje bachelor fiskulture sic i kane quajtur ketu te peshku njehere, mund te kaloj brenda 4-5 muajsh, nga zedhenese shtypi e Mjaftit, te zedhense shtypi e G99, te DEPUTETE e sigurt ne liste e PS. He, ma shpjegon dot njeri kete?

Kjo arrihet me pune me perpjekje

 How about nga shtangist ne kryeminister? Apo s'quhet? 

 Ua, si nuk quhet. Ka dhe me keq. Nga student ngels inxhinierie, kryeminister. Nga bodigard, deputet! Nga mesues fiskulture me kater klase shkolle, deputet. Nga drejtor koperative ma kater klase shkolle, kryetar grupi parlament. Nga ngels ne gjimnaz, ne minister Shendetesie. Emrat nuk po ti them te gjithe, po i gjen avash avash. I ke nga i gjithe spektri. Te jap dhe nje tjeter, nga thuthuq e gati-gati pedofil, nenkryetar grupi! Kshu per karriere, ka 100 here me keq kjo Shqiperia jone. 

Po une kur te bej ndonje shkrim per demokracine, nuk do i permend asnje nga keta tipat, ky do ishte ndryshimi. Dhe, per dreq, ai shtangisti sado koktul luftoj si qeni nja 10 vjet per tu bo kryeminister. Se 24 vjec kishte klan ne PS qe e kishin frike. Turp kush e degjon, po nuk ja kishte dhene njeri kete pushtet. Ndersa te ngrihesh per kater muaj, jo me forcat e tua, po me te shtytme ne ato lloj karriere eshte pak e rralle. Mire do ishte ta dinim si behej, se ta siguroj qe e bejne dhe te tjeret 100 here me mire. 

 Administrator, nuk kishit pse i hiqnit tere komentet e tjera qe vazhdonin ketu. Nuk kishte asgje ofenduese ne to!

 Keta futen ne greve urie se duan pushtet. Nuk mendoja te kishte akoma shqiptare qe futen ne greve urije me fjalen e Rames i cili, si dhe ne zgjedhjet, nuk i shoqeron shoket ne lufte. Greve patetike.

 Numri tejet i lartë i protestuesve, rreth 200 mijë, është një shifër alarmante dhe mjaft domethënëse.

Sa mire qe paske mesuar mire aritmetike.Por une them qe e ke gabim se ishin 199999 dhe kjo eshte alarmante ,ku ka shkuar ky njeshi.

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaa

 

Berisha, ky përbindësh që duke cikur përmasat false të Çiljetës dukej dhe si një plak horr, po jeton sot orët e këqija të një ikje të dytë. Me turp, siç di të ikë vetëm ai. Por edhe siç ka nisur karrierën e tij, si komunist, duke festuar 1 Majin.

Nuk i njoh kto VIP shqiptare, ajo me fustan blu ngjesh pas by.. dhe "fake boobs" eshte Ciljeta? Se kuptova pse Sala rrinte ne siklet te madh prane saj.

O Moza ca pyetje kisha une

1. U pagove mire per kete artikull apo ishte nje shfrim hormonal?

2. Pse e harxhon frymen kot me artikuj e nuk futesh ne greve? Te duhet icik me mbajt perize atje ne Amerike, se je trash nga hot dogu

3. Je apo ben?

ky J. se cka ca fetish katunareske per femrat e nevrikosura te PS.

that's all.

moza eshte nje kellire e medias dhe politikes si plot te tjere, pra prape no big deal.

megjithate, nuk eshte ajo qe ka nxjerre b.. perjashta me ramen ne plazh, se late nam tani

 

ky J. se cka ca fetish katunareske per femrat e nevrikosura te PS.

 

smiley

 

Kjo qe e forte fare. 

Ore moza dervishi e tepron si ceco, por mos e krahasoni me Mesilen e Doda's castle, se ja ulni vlerat shume krahasimit..

 E thashe pra, bertet me forte Mesila. Ta jep te timpani qe te rrokja e pare. 

Po sa inteligjence ne artikuj, apo paanshmeri, mos me bej te filloj me kete aman. Se per dreq, nje shoku im ne facebook e ka ne fis, dhe sa here ben artikuj i shperndan. Ka nxjerre perla kjo tipja. Po perpiqem te gjej nje artikull qe me ka ngel ne mendje. Po e gjeta do ta sjell. 

Ja se ta gjeta. Kete duhet ta lexosh se eshte perle e teknikes se argumentimit. Meqe te tjeret jane te keqinj ne partite e tyre, i lejohet dhe Rames te jete shkeles i rregullave te partise se tij:

http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/273893/titulli/Kur-doreheqjen-e-Rames-e-kerkon-Berisha

Po duke kerkuar gjeta dhe kete tjetrin. Duket sikur eshte ironi ne fakt, se eshte nis me sha Blushin po sikur i ve ne pah pikat e tij me te forta:

http://www.ikub.al/1001300009/Article_Blushi-kundër-Blushit--Mimoza-DERVISHI-.aspx 

 

Nejse mo se nuk kam nerv ta lexoj te gjithe. E marr me mend pak a shume argumentat e saj. Por kam lexu dhe me keq..Thnx anyway

 S'ka problem, te kuptoj se eshte vone. Po me kishin ngel ne mend keto artikujt. Kush te doje ti lexoje, ketu jane linksat. thjesht per te krijuar nje ide me ca kemi te bejme. 

obobo! Prandaj na del emri i keq neve te Amerikes, nga keto te percarturat.

Pasi ja ka mbytur gjoja me "ju kapa" gjithe "artikullit", ka bere nje pytje te ai artikulli i pare per doreheqen e Rames. Eshte interesant se kjo zonja qe mbron Ramen, as s'e paska idene e statutit te partise se saj, qe vete idhulli i saj i dashur e ndryshoi. Pyetjes te saj te fundit: arsyeja eshte klauzola ne statutin e PS-se qe e futi vete z. Rama. Dhe s'eshte vec Berisha+Meta qe thone te Rama duhet te jape doreheqjen, por vete antaret e kryesise se PS: http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/279236/titulli/Malaj-Te-zbatohet-statuti-pas-zgjedhjeve-te-humbura-kryetari-largohet

"...përmasat false të Çiljetës..."

Kjo M. Dervishi paska edhe nga keto lloj kompleksesh smiley

Botimet e artikujve te tille fyejne inteligjencen e njerezve smiley

Kundershtarin duhet ta mundesh me argumenta jo me fyerje per mospelqime te paraqitjes (mgjs kjo e fundit eshte ceshtje shijesh)

Deputetet greviste : a ka ndonji me origjin shqiptare, ju lutem ? 

Besnik Bare
Enkelejda Shkreli
Artan Gaci
Skender Hasa
Ermonela Felaj
Blendi Klosi
Gazmir Bizhga
Shegush Ligori
Taulant Balla
Armando Subashi
Pirro Lutaj
Ervin Koci
Arben Ahmetaj
Olta Xhacka
Agim Leka
Asllan Dogjani
Gjovalin Kadeli
Ilir Beqaj
Eltar Dedaj
Fatos Tushe
Arben Malaj
Fatmir Xhafaj

Dhe Edvin Kristaqi, nuk asht Shqiptar, apo jo ?!!! 

A do t'kete ndoj Shqiptar, institucion apo gjykat me i kerku ksaj fare te keqe te largohet nga Shqipnia dhe te kthehet andej prej ka arrdh ?

E pashe kete Mozen ne emision dhe aty e kuptova urrejtjen e saj per femrat e bukura.

Ajo te trembte diten se naten tmerroheshin te gjithe prej kucedres

hahahaaaaaaaaaaaaaaaa

haha pikes i ke rene! Te lebestiste.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).