Kreshnik Qato, gati për evenimentin 250 mijë Euro

 Boksieri i mirënjohur shqiptar Kreshnik Qato fiton duelin e shumëpritur me boksierin argjentinas Esteban Ponce dhe konfirmohet në këtë mënyrë kampion bote në boks në versionin WBF. Kampioni i botës Kreshnik Qato ka fituar me pikë ndaj Ponces pas 12 raundesh, të zhvilluara në arenën e ringut të ngritur në pallatin e sportit "Asllan Rusi". Qato, promotor i të cilit është zoti Ylli Ndroqi, ka zhvilluar një ndeshje të madhe para sportdashësve të tij, duke u rikonfirmuar edhe njëherë se e meriton plotësisht atë gjerdan, të cilin e ka mbrojtur për të katërtën herë. Në pallatin e sportit "Asllan Rusi" është krijuar një atmosferë inkandeshente, ku mijëra mbështetës të Qatos kanë mbushur shkallët e këtij pallati sporti. Ndeshjen e Qatos, mes tifozëve të shumtë, ishin edhe shumë personalitete dhe të ftuar VIP.

Të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri, ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, etj. Ndeshja e zhvilluar në "Asllan Rusi", ka qenë e përmasave ndërkombëtare, jo vetëm nga dueli i zjarrtë dhe me rivalitet, por edhe nga atmosfera e krijuar, e cila sigurisht që është bërë e mundur si rrjedhim i një pune dhe investimi të madh nga zoti Ylli Ndroqi, i cili veçse është promotor i kampionit Kreshnik Qato, por është edhe president i Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist, si dhe president nderi i WBF. Ndeshja është transmetuar LIVE nga Radiotelevezioni Ora News dhe televizioni kombëtar Klan.

13 Komente

Hallall gjith ato qoftet e Kavajes.

 Bravoooo Qato!!!

ma sqaron njeri si eshte puna se te site i WBF nuk shof gjo emrin e Qatos gjekundi...boksi masanej ka 100 federata po kisha pershtypjen qe po konvergonin drejt federatave unike. Qato garon si profesionist apo amator?

* leje se e gjeta. S'paska faj berberi qe ze n'goje salen. Ky nallania paska pas n'program me qene ne ndeshje dhe me prit kto te federates te boksit...si nuk i shpeto nji rob i huj pa taku mer ti!

 

LINKU

 

Biografia e boksierit Kreshnik QatoEmri: Kreshnik Qato
Datëlindja: 13.08.1978
Vëndlindja: Durrës, Shqipëri
Vëndbanimi: Londër, Angli
Profesionist prej: 28.09.2001
Trainerë: Phil Pierson, Michal Collins
Promotor: Ylli Ndroqi
Rekordi: 22 Fitore (4 KO), 6 Humbje
Gjithsejt: 28 Lufta   Biografi

Qato veshi dorezat e boksit në një moshë të re, ai filloi karrierën amatore në ekipin e të rinjëve në qytetin e Durrësit dhe traineri i tij i parë ishte Hekuran Shkaba.  Në vitin 1992 Qato mori pjesë për herë të parë në Kampionatin Kombëtarë për të rinj ku fitoi titullin e kampionit të vëndit.  Shkollën e mesme e bëri në vitet 1993-1997, në shkollën e mjeshtërisë sportive "Benardina Qaraxhiu" të Durrësit. Nën kujdestarinë personale të trainerit Dylaver Coba, gjatë atyre katër viteve të jetës gjimnaziste kishte zhvilluar 18 duele dhe i kishte fituar të gjitha.

Në vitin 1996 u bë pjesë e Kampionatit Kombëtarë për të rritur dhe u shpall në të njejtin vitë boksieri më luftarak i aktivitetit.

Pas shkollës së mesme Kreshnik Qato iu përkushtua boksit dhe shumë shpejt kaloi në ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Në vitin 1997 kishte aktivitetin e parë jasht vëndit, e përfaqësonte Shqipërinë në turneun e përvitshëm "Doreza e Artë" në Beograd, i fitoi të gjitha ndeshjet dhe u shpall kampion i këti turneu për peshat 67-71 kg.

Dy duelet e para profesioniste të cilat i zhvilloi në vitin 2001 i kishte humbur me poena, por kjo nuk e mposhti vullnetin e tij, Qato vazhdoi me fitore në vitin 2002, pastaj u mposht nga Paul Jones 30-12-1 një boksier i mirë në atë kohë, deri në fillim të vitit 2004 shënoi 5 fitore dhe 6 humbje por fitoi shumë ekspiriencë.
Titullin e parë ndërkombëtarë e fitoi me 16 Tetor 2004 në Ukrainë, ky ishte titulli i kampionit për Evropën Lindore EEBA, pjesë e WBA-së.  Një sukses i madhë i Qatos ishte padyshim evenimenti i boksit profesionist që e organizoj në vendlindjen e tij (Durrës) me 5 Mars 2005, i cili ishte i pari i në Shqipëri që u pranua ndërkombatrisht ku mernin pjesë edhe referë të njohur ndërkombtarë si p.sh.: Daniel Van de Wiele nga Belgjika. Këtu fitoi titullin "IBC International" në peshat super te mesme dhe u shpall "Qytetar Nderi" nga bashkia e qytetit të Durrësit. Me 8 Dhejtor 2006 Qato e mposhti në Londër boksierin anglez Simeon Cover 15-31-2 dhe fitoi titullin e kampionit të Anglisë Jugore. 

Me 3. Mars 2007 në Tiranë, në një organizim tjetër te boksit profesionist, Kreshnik Qato e fitoi titullin EBU-EE që i takon vëndeve jashtë bashkimit Europianë.

Caku i boksierit shqiptarë Kreshnik Qato mbetet titulli Europianë i EBU-së apo ndonjë titull nga 4 më të njohurit të botës WBA, WBC, IBF, WBO sepse këto janë Federata të cilat egzistojnë me dekada të tëra dhe kanë popullaritetin më të madhë në Botë. Qato mbeti i pamposhtur në 16 duele, nga data 16 Dhjetor 2004 deri më sotë! Me 4 Prill 2008 Qato luftoi në Tiranë kundër boksierit portugez Vitor Sato 13-3-0 dhe e fitoi titullin botërorë në kategorinë e mesme të Federatës WBF, e cila është themeluar në vitin 2004 në Australi por nuk hyn nën federatat më të njohurat në botë. Këtë titull Qato e mbrojti më vonë të Amerikë dhe në vitin 2009 në Gjermani Studimet akademike (dega e boksit) Qato i absolvoi në periudhën 1997-2000 në Akademinë e Edukimit Fizik "Vojo Kushi" të Tiranës. Gjithsejt në karrierën amatore Qato ka zhvilluar 65 duele dhe është shpallur 7 herë kampion i vëndit.

Traineri anglez Luigi Leo i propozoi Kreshnik Qatos të kalonte në boksin profesionist në vitin 2000 duke i ofruar ndihmën e tij si trainer me merita ndërkombëtare. Nga ana tjetër, promotori anglez Frank Woren kishte pranuar kërkesën e tij për bashkpunim dhe për ti mbrojtur ngjyrat Kuq e Zi, kështu erdhi deri te debutimi në boksin profesionist dhe u realizua një ëndërr që e kishte Qato në fëmijëri. 

ca jane 28 lufta mat?

p.s. poena masanej...ca u bo ktu, ish-federata jugosllave?

Meqe bohet muhabet boksi. E pa njeri Mayweather vs Mosley te shtunen?

Mayweather eshte boksieri (ose dhe fighter (luftetari?)) me i mire ne bote si i thone pound for pound. Fitore bindese kunder Mosley.

Ajo qe beri pershtypje ishte se ne dy roundet e para Mayweather u godit fort nga Mosley, dhe ishte gati ne gjendje knock-down, por pastaj e mori vehten. Nuk e kisha pare ndonjehere ne jeten time Mayweahter te goditej aq fort qe nga olimpiada e Atlantes, ngaqe eshte boksier shume strategjik dhe gjithmone ne mbrojtje.

Neqse do te luftoje Pacquiao, kjo do jete nje ndeshje kur nuk do vija dot bast per asnjerin. Eshte si te thuash 50-50. Nqse Mosley arriti ta godasi, Pacquiao do te kete mundesi ti afrohet e ta ndeshkoje rendshem ne roundet e para. Nqse kalon roundin e 5, e garantuar qe e fiton Mayweather.

pound per pound eshte manny pacquiao plako.

E pash Mayfather me ket komshiun tim ktuna Ricky Hatton kur e rrexoi ne roundin e 10t. E ka hookun e majte me te idhet se geshtejat e egra.

Mosley eshte 38 vjec me car pret ti te fitoje Mosley.

Ky shqipetari Qato kampion i botes se sme kujton vitin 1989 me duket, kur shqiperia mori cmimin e pare ne bote nga nje organizate inegzistente per standarte te larta ne ushqimin e popullsise. Eh, ne ata kohe ishim tu vdeke buke se cdo gjo e kishim me tullon.

ja fute kot barbiere...ti vazhdon me qene robi mo krenar per ate kohe

Hallall Qato, fitove dhe ti kampionatin e boksit te shoqates boterore te boksit (shpk) te themeluar nga vete hiresia e tij Ylli Ndroqi. Te ka mbetur vetem Mike Tajson me rraf. Kuptohet qe ndeshja me Tajson do behet si zakonisht ne Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", me pjesemarrjen e gjithe figurave me te shquara te kombit.

Cuna dhe goca, kam ndermend te hap "shoqaten BOTERORE te boksit per shenjen e demit ne horoskop", kush me gjen ndonji boksier?

Boxing News -- 24 hours/day - Reload often!
Continuously updated all day, every day!

03
May
2010
Qato victorious in Albania
 

Albania staged its biggest ever boxing night on Sunday when national hero Kreshnik ‘The Eagle’ Qato defended his WBF world middleweight title against Esteban Waldemar Ponce in the Albanian capital Tirana. A sell out crowd roared Qato to victory in a bad tempered affair taking the scorecards on a unanimous decision — Jean Marcel Nartz (Germany) 118:109, Artur Ellensohn, (Germany) 117:110, Matteo Fratini (Italy) 118:109. The fight was part of the World Boxing Federation’s first convention currently being staged in Albania.

Other results:

Vacant WBFed International Heavyweight Championship (10 rounds):
Laszlo Hubert (Hungary) DQ6 Zoltan Beres (Hungary)
WBF Supervisor: Ron Scalf (USA)
Referee: Jean Pierre van Imschoot (Belgium)
Judges: Benny Decroos (Belgium, 50:44), Tonio Tiberi (Luxemburg, 49:45), Anastas Kobuzi (Albania, 50:44)

Vacant WBFed International Super Middleweight Championship (10 rounds):
Balasz Kelemen (Hungary) TKO4 Janos Olah (Hungary)
WBF Supervisor: Ron Scalf (USA)
Referee: Darryl Ribbink (South Africa)
Judges: Eddie Marshall (South Africa, 30:27), Rassie Erasmus (South Africa, 30:27), Anastas Kobuzi (Albania, 30:27)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).