Gëzuar të gjithë atyre punëmarrësve shqiptarë, punëdhënësit e të cilëve nuk e dinë se cfarë është Kodi i Punës!

Gëzuar të gjithë pjestarëve të asaj turmës së madhe që do kishte vërshuar sot rrugëve të Tiranës për të perkujtuar “Ditën e Punëtorëve” me xhiro në bulevard sikur të mos ishte penguar nga vazhdimi i protestës apo fillimi i festës!

Gëzuar asaj vajzës 7-8 vjeçare që lypte në rrugët e bllokut mbrëmë e zhveshur nga mesi e sipër!

Gëzuar të gjithë atyre në pushtet që kujtojnë se 1 Maji është ditë feste!

Gëzuar të gjithë atyre jo në pushtet që kujtojnë se 1 Maji është ditë diktatorësh!

Gëzuar!
 

21 Komente

Më në fund po n'a liberalizohen vizat per të shkuar në çmendinë !!!

Edhe çmendinat më me zë të botës, sot do na e kishin zili.

Gëzuar edhe atyre që e dinë se ç'është puna!

"Gëzuar të gjithë atyre jo në pushtet që kujtojnë se 1 Maji është ditë diktatorësh!"

po pse nuk eshte??? apo eshte thjesht dita e punetoreve ku punetoret i gezojne makinerive dhe veglave... 

Gezuar 1 Majin, vecanerisht popullit kinez. Pasurohuni sa me shpejt e filloni te kerkoni te drejtat tuaja se e keni prish fare muhabetin. smiley

 Para se kinezet te fillojne te protestojne per te drejtat e tyre, ne radhe te pare duhet shpjeguar koncepti i fjales "e drejta". Kinezet si gjithe  aziatiket, nuk njohin konceptin e se drejtes, por njohin fatalitetin e jetes si rrjedhoje i nenshtrohen pa dhune cdo shtypje.

Verejtje me vend, hunter. Perfundimisht: i kemi punet pisk. smiley

La locandina del Concertone del 1° maggio 2010

Ne Itali 1 maji festohet qe çke me te. Behet per vit edhe nje koncert ne Piazza San Giovanni. Vijne me qindra te rinj nga te gjitha qytetet italiane dhe vendosen me çadra kampingu ne shesh. Pasdite nis koncerti live, i cili transmetohet drejtpersedrejti nga Raitre.

Kete vit 1 maji u kushtohet punetoreve extrakomunitare te Rozarnos. Kane lajmeruar qe mes artisteve pjesemarres do te jete edhe Vinicio Capossela.

Sa per dijeni, te drejten e 8-oreshit, e cila sot duket normale per ne, punetoret e shek XIX e kane fituar me gjak: "Tete ore pune, tete ore zbavitje, tete ore gjume" ishte parrulla.

Instrumentalizimet e metejshme s'mund t'ua zbehin rendesine datave. Meqe ra llafi, Kushtetuta italiane fillon keshtu: "Italia eshte nje Republike demokratike bazuar mbi punen".

Gezuar 1 majin dhe permbajeni injorancen se na hapet barkun.

Po festokan per extrakomunitaret e Rozarnos kete vit?! Sa bukur!

Ti çuno, a ke punuar ndonjëherë?

T'u duk sikur po bëje gallatë me komentin e parë dhe insiston të bësh si karagjoz me ktë komentin tjetër... hik mer çun, shko gjej ndonjë temë tjetër për gallatë  e mos i zgjo fjalorin proletar ndokujt që punon megjithmen.

Te du shume edhe une. Te pershendes me mall nga Durresi.

var bil_pageforward_28613 = 'ajax=1&diashowID=28613&pageID=2&n=&toward=up&timestamp=28613';
var bil_pageback_28613 = 'ajax=1&diashowID=28613&pageID=19&n=&toward=down&timestamp=28613';
var bil_pagenow_28613 = 1;
var sChannel_28613 = 'zuerich';
Ne Zürich, mbaroi demonstrimi paqesisht. Tradicionalisht, tani fillon pas-demonstrata; perleshja midis blokut te zi dhe policise.   Tema e demonstrimit kete vit ishin bankat dhe bonet e larta te bankiereve. howPopup('popup-zoom0')"> Die Fahnen der Gewerkschaft Unia sind wie bei früheren Kundgebungen an den 1.-Mai-Feiern stark präsent.

 

C'eshte bloku I zi?

eshte nje term qe permbledh radikalet e majte, te majtet dhe autonomet. Quhet bllok i zi sepse te rinjte (zakonisht jane te rinj 14-25 vjec) vishen me te zeza.

Qenkan te rinj shume. Sol-noxi paska shpresa. smiley

Losttext, provo të kërkosh në google black block... dhe ke për të parë se nuk janë vetëm të majtët, por anarshistët në përgjithësi që gjejnë vehten në aksionet e tyre.

Megjithse mund të kenë bindje të ndryshme, e vetmja gjë që i bashkon në aksionin e tyre është: Qeveritë dhe ligjet nuk na hyjnë në punë dhe nuk duam që të vendosin për ne.

 Gezuar 1 majin!

 Dritherima, emocione te perjetuara live shume here.

Shpesh e kam pyetur pse ka pasur kaq dallim e majta europiane me komunistat tone. Nga njera ane Pierpaolo Pasolini, nga ana tjeter ne me Lenka Cukon. 

Respekt sindikatave, respekt. Eshte i pallogaritshem kontributi i tyre ne zhvillimin e progresin e Europes.

Akoma te lenka cuko te paska ngel ora ty? Paske ngelur ne vend.

Nxirrni ndonje emer tjeter te pakten qe tju marrin njerezit seriozisht.

 

Mire per 8 Marsin ekziston nje cik konfuzion, plus qe dy sebepe ne nje dite se ne Shqiperi nuk festohet dite tjeter e nenave dhe grave.

Por kjo puna e 1 Majit po me corodit shume:

Festë qeverie në 1 Maj, Berisha: Sot jemi më të gëzuar se kurrë

 

 

TIRANË - Ka nisur sot rreth orës 12:30 koncerti festiv i Partisë Demokratike në sheshin "Nënë Tereza". Ai moderohet nga showgirl, anëtare e Kryesisë së PD-së Xhiljeta Xhilaga cila ftoi në skenë Kryeministrin Berisha, megjithse ne mengjes ishte njoftuar qe nuk do kishte fjalime politike.

"Kjo është festë për integrimin e vendit në rrugën e sigurt drejt BE-së", tha Berisha në fjalën e tij, e cila u brohorit nga simpatizantët e shumtë që gjenden në shesh, pak metra larg protestuesve socialistë.

Vlerësoj kontributin e secilit prej jush në ndërtimin e Shqipërisë europiane. Sot jemi më të gëzuar se kurrë, festojmë të sigurtë idealin tonë europian. Duhet të luftojmë sëbashku për të vazhduar udhëtimin tonë drejt Europës. Të ecim të sigurtë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Le të vazhdojmë punën me përkushtim për të ndryshuar Shqipërinë dhe t'i afrohemi vendeve të zhvilluara", u shpreh Berisha.

Pas fjalës së tij të shkurtër ka vijuar koncerti me emrat të njohur të muzikës, si Elita 5, ndërsa simpatizantët valvisin flamuj të PD-së, BE-së, NATO-s dhe flamurin Kombëtar.

 

Po i bejme lemsh shume sebepet.  Tani normalisht une do prisja qe 1 Maji te festohet ne Shqiperi.  Si ne vendet ne te cilat kerkojme te integrohemi xhanem.  Sa per pjesmarrje, mendoj qe kryesisht do ishin sindikatat, te rinj, studente te sensibilizuar per margjinalizimin e grupeve te ndryshme sociale, NGO qe merren ne nje menyre ose tjetren me progresin social etj etj.

 

Keshtu qe kete lloj festimi qeveritar ne 1 Maj, nen udheheqjen e Ciljetes (asgje personale me Ciljeten) me leket e takspaguesve, nen titullin "O feste e madhe o ka sot Shqiperia se bac Evropi neve na gezon" une sinqerisht qe s'kam si ta kuptoje.  

 

Por meqe admini na keshillon qe duhet me thene "Gezuar", s'ia prishim.  Per hajer na kjoft. 

Eshte thene edhe here te tjera qe ne vetem ne shqiperi festohet 1 maji si feste e punetoreve kur ne cdo vend normal ka protesta te punetoreve. Ne komunizem 1 Maji festohej me pahir, sot po me pahir nga ish komunistet e djeshem. Shqiperia mbetet nje teater absurd ku edhe per 1 Maj njerezit enden si fantazma mes zerit gervishes se Ciljetes dhe piskamave cjerrese te Berishes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).