Para dy dekadash në aksionin për pajtimin e gjaqeve, që kulmoi me tubimin te „Verrat e Llukës“ në Deçan, u falën 1 275 gjaqe dhe ngatërresa. Por aksioni nuk ka shkuar deri në fund, se gjakmarrja mbetet prezent në Kosovë.

“Për shumë hesape janë ba gjaqet atëherë; për nder, per ujë, për toka...Kur jane ra n´gjak, janë fsheh nëpër farefis, apo janë mshel nëpër shpia, se s´kanë mujt me dal prej gjaksit. Tokën, ose ia kanë dhanë dikujt përgjysmë, ose ia kanë punue miqtë e jaranat, derisa janë mbledh burrat e i kanë pajtue”.

Ky është shpjegimi, që sjell plaku 74 vjeç, Nezir Lokaj, nga Vokshi për fenomenin e gjakmarrjes në Kosovë, i cili ishte shumë prezent në kohën, në të cilën jetoi ai. Mirëpo në vitet 90-të, me fillimin e proceseve demokratike në Evropë dhe në hapësirat e ish Jugosllavisë, edhe shqiptarët intensifikuan lëvizjet për zgjidhjen e qështjes kombtare në mënyrë demokratike.  Si rrjedhojë fillon aksioni për pajtimin e gjaqeve, i nisur nga pesë të rinj, ish të burgosur politikö. Have Shala Gerguri ishte njera prej tyre:

“Dhe në shkuarjen e parë në Lumbardh ishim 18-të veta, 99 per qind prej të cilëve ishim të burgosur politikö. Dhe ishin qindra vite burgje, përvojë e vështirë me pushtetin, qindra vite punë dëshmuese se atij pushteti duhej t´i kundërviheshe. Prandaj ne s´ishim te rinj!”

 

Aksioni gjithëpopullor per pajtimin e gjaqeve në mënyrë kapilare u shtri në mbarë Kosovën.

Kështu aksionit i dhanë hov profesorë, intelektualë, studentë e të rinj me në krye profesor Anton Qetën, Zekerja Canën, Don Lush Gjergjin, Xhevat Kryziun, Rexhep Bojen e figura të tjera të shquara të asaj kohe. Ndërsa vendi dhe kuvendi i pajtimit ishin “Verrat e Llukës” në Llukë të Decanit, ku mbi gjysmë milioni shqiptarö u mblodhën për të parë, se si shtrihej dora e pajtimit ndërmjet familjeve të hasmuara.

Don Lush Gjergji është njëri ndër pjesëtarët e Komisionit të atëhershëm qendror për pajtimin e gjaqeve.

“Mbi 100 gjaqe janë fal të përgatitura, ndërsa 35 të tjera në mënyre spontane. Aty bëhej prekja e zemrës dhe e ndërgjegjes dhe njerëzit vinin e thonin: ”Dua të fal gjakun”! Me Kuvendin e madh te “Verrave të Llukes” janë falur 1,275 gjaqe e ngatërresa të ndryshme. M´kujtohet si sot, ishin dy motra, të cilat ishin përbetuar se do ta nxjerrin gjakun e vëllaut. Nuk ishin martuar kurrë dhe tashmë ishin në moshë, të lodhura e të vuajtura... Dhe njëra prej tyre i tha këto fjalë, që ishin kulmore: “Deri me sot ne si dy qyqe kemi qajtë mbi një varr. Ndërsa sot ne në këtë popull e gjetëm vëllaun”.

Ndër burrat me një fuqi të tillë ishte edhe Fazli Sokol Bucolli nga Raushiqi i Pejës, në odën e të cilit u bë falja e parë e gjakut, ndërsa ai burri i parë, që shtriu dorën e pajtimit për një ngatërresë prone të trashëguar nga të paret, e cila kishte përfunduar me vrasje të dyanshme.

“N´këtë kulle atë ditë jane falë tri gjaqe dhe brenda dy ditëve edhe gjashtë të tjera, në katund. Se thanë: Nëse ju e theni këtë akull ka me ec mbarë. Dhe për hir te kombit, për hir të atdheut e të Zotit e kemi ba këtë, se nuk asht kollaj me e fal gjakun...” thotë plaku Bucolli me sytë e përlotur.

 

Por krahas të gjitha përpjekjeve, fenomeni i gjakmarrjes në Kosove edhe më tej është prezent.

Si rrjedhojö plaga thellohet, familjet izolohen, fëmijët mbahen larg shkollimit. Sipas Don Lush Gjergjit: “Me vdekjen e pjesës dërmuese të Këshillit Qendror Organizativ, sot nuk ka as një studim të mirëfillte, ndonjö paraqitje të asaj çfarë ndodhi dhe as që merret dikush me problemin. Si pasojë nga një varr hapen dy varre!” Ndërsa Have Shala njëra ndër pesë aktivistet e para të lëvizjes për pajtimin e gjaqeve me 1990 për parandalimin e fenomenit të hakmarrjes thotö se duhet të funksionojë ligji:

“Falja e gjakut nuk ka qënë modë. Falja e gjakut është gjithmonë domosdoshmëri! Do të kisha dashur që të mos ketë nevojë më të mblidhen njerëzit për të fal gjakun, por që shteti ta marrë këtë përsipër. Drejtësia të justifikojë punën e saj dhe të qetësojë shpirtin hakmarrës të njeriut, sepse edhe në pjesën më të civilizuar të Evropës, nëse krimi nuk ndëshkohet, ka për t´pas kthim vrasjesh. Ne nuk kemi qënë ndryshe nga Evropa. Rrethanat kanë qënë krejt tjetërfare”.

Ndërsa me rastin e 20 vjetorit të shënimit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve, qö koinçidonte edhe me 100 vjetorin e “Beselidhjes Shqiptare”, mesazhin e njëjtë për falje e jetë në paqe e sjell qytetari Mete Neziraj, nga Lluka e Epërme:

“Të gjithë ata, që kanë ngaterresa, punët e mëdha me i ba t´vogla e t´voglat me i humb krejt, se hakmarrja s´çon askund!”

Redaktoi: Angjelina Verbica

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).