Të gjitha kanë një histori personale, kanë një familje që i ndjek nga ekrani, inkurajon e ndonjëherë shfaq edhe shenja pendese përse ato janë në grevë. Por, ato janë idealiste. Ato besojnë në fuqinë e një greve. Ato besojnë në fuqinë e gruas! Ato besojnë se tashmë u ka ngelur kjo mënyrë për të kërkuar demokracinë dhe transparencën e votës. Ndonjë gjendet në të njëjtat kushte si dikur. Ledi Shamku për shembull, përsëri pas gati 20 vjetësh është greviste. Siç thotë ajo vetë, për të njëjtën kauzë, për lirinë. Dikur këtë e kërkonte si studente, sot si deputete. Mes 200 grevistëve deputetë, anëtarë dhe militantë të Partisë Socialiste, janë edhe 7 gra, katër prej tyre deputete. Të habit në fakt, optimizmi i tyre. Edhe pse të zverdhura në fytyrë nga mosngrënia apo edhe me probleme tensioni a dhimbje koke, siç tregojnë edhe vetë, janë më se të qeshura dhe të devotshme në atë që bëjnë, në atë qëllim që i kanë vendosur vetes.

Situata
Ndërsa hyn në ambientin ku zhvillohet greva, këndi i grave dallohet përnjëherësh. Ai është një cep në krah të djathtë të hyrjes dhe është i mbushur me lule, shumë prej të cilave të ardhura nga mbështetësit, nga njerëz të panjohur prej tyre, por që i inkurajojnë, gjë që e bëjnë edhe përmes mesazheve telefonike. Ermonela Felaj, deputetja e Qarkut të Beratit, është një nga dëshmitaret e forcës së gruas në këtë grevë. “Unë jam deputete e PS-së dhe ky është një detyrim personal, moral. Unë përfaqësoj dhe flas në emër të gjithë atyre që kanë votuar për Partinë Socialiste. Ne kemi folur shumë për gruan dhe forcën e saj, forcë që është treguar edhe këtu brenda. Ne vuajmë fizikisht, por kjo që po bëjmë do të na çojë në fitore dhe do të arrijmë që më në fund në Shqipëri të vlerësohet dhe të vihet në vend dinjiteti i votës së lirë”, - tregon ajo.

Ndërkohë, ajo u jep edhe një mesazh deputeteve të maxhorancës, “Deputeteve të PD-së do t’u thosha të mos shtiren ndërkohë që bëjnë sikur na qajnë hallin, pasi në përballje me njerëzit që ne kemi jashtë na kanë cilësuar si kriminelë. Dhe, kjo është fytyra e tyre e vërtetë”. Ndërkaq, mes të tjera deputetesh takojmë aty juristen Anila Batalli, kryetare e bordit qytetar të Elbasanit. Ndërsa shpreh mërzinë për vajzën 13-vjeçare, e cila është e shqetësuar për shëndetin e saj tregon se, “shëndeti është i rrezikuar, mbahemi vetëm me ujë, por kemi një forcë të brendshme që po na mban dhe dëshira për të cilën jemi këtu na forcon. Sinqerisht, dua të them se me gjithë këtë mungesë ndihem më mirë para se të hyja, pasi ndiej që këtu jam duke bërë diçka, dhe po e bëjmë për atë ditë që do të jemi të lirë për lirinë e votës, të fjalës dhe të gjitha që vijnë pas tyre”.

Deputetja e qarkut të Korçës, Olta Xhaçka ndërsa tregon se nuk e kishte menduar që do të ishte në një grevë, pasi “u futa në këtë valle me shpresën se politika do të ishte shumë më e përgjegjshme, më e moralshme. Unë besoja se ne do të fitonim dhe do të vendosnim në këtë vend atë që maxhoranca nuk ka ditur, nuk ka mundur dhe nuk e ka vënë në vend. Nuk jam zhgënjyer sa i takon forcës sime politike, por jam zhgënjyer prej qeverisë, që nuk arrin të drejtojë në emër të njerëzve, sepse nuk përfaqëson interesat e njerëzve. Kjo është ajo pjesë që më ka mërzitur dhe më ka bërë të jem edhe sot këtu”, - tregon Xhaçka. Ndërkaq, ajo tregon dhe motivimin që ka gjetur jo vetëm tek deputetët në grevë, por tek pjesëmarrësit e tjerë. “Ajo që më ka frymëzuar më tepër janë njerëzit që ndodhen këtu në grevë, të cilët nuk janë deputetë, nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj votuesve siç kemi ne, pasi ne kemi marrë përsipër t’i përfaqësojmë. Greva e urisë qenka një sakrificë shumë e madhe dhe kur shoh këta njerëz, motivohem edhe më shumë”, - shprehet ajo.

Edhe pse nuk ka qenë me shëndet mirë, deputetja Ledi Shamku, ndërsa e takojmë, duket më e qeshur se kurrë. “Unë me shëndet jam mirë, sepse besoj se më shumë se trupit, njeriu i vlen shpirti. Natyrisht që kam kaluar pak ditë me dhimbje koke, tensioni, por them jam mirë, sepse është një proverbë arbëreshe që thotë: ‘Kush ka zjarr rron, kush ka bukë vdes’, unë i besoj kësaj”, - thotë ajo. Ndërkaq, për të kjo është e dyta herë që ndodhet në grevë. “Këtu e 19 vjet të shkuara, kur unë kam qenë 19 vjeç, kam qenë në grevë urie të vërtetë, si kjo, por që zgjati shumë më pak se kjo. Mesa duket, pasardhësi i Enver Hoxhës, Sali Berisha është shurdhuar nga veshët. Jam sërish për të njëjtën kauzë në grevë, më thoni se çfarë i ka ndodhur Shqipërisë në këto 20 vjet? Përsëri në grevë për të njëjtën kauzë të lirisë”. Ndërsa e pyesim për njeriun që e ka inkurajuar gjatë këtyre ditëve, ajo tregon se është më shumë se një. “Do dukej romantike, por nuk ndaj dot një të vetëm. Në zemër im shoq, që i kam zbuluar një veti që nuk ja njihja, që e përlotka pasiguria për jetën e personit që ka në krah. Gjatë këtyre ditëve e kam parë vetëm një herë, pasi nuk do të më shohë pas gardhit, do të më shohë përtej gardhit, kur të jetë Shqipëria e lirë. Pastaj kur ndërmerr sakrifica të tilla, duhet t’ia dedikoj diçkaje. Me mendjen time ja kam kushtuar të gjithë martirëve që janë sakrifikuar për lirinë. Është një histori njerëzore, por kjo është historia e popullit sot, unë këtej nuk dal pa ia arritur kauzës sonë, vetëm po më nxorën. Do luftoj sa më shumë, se dua ta shoh Shqipërinë të lirë. Liria është e qartë, nuk është e mjegullt, transparenca është e tillë”, - tregon Shamku.

Më tej, kryetarja e FRESH-it, Elisa Spiropali shprehet se, “besojmë tek kjo rrugë që kemi marrë, dhe kjo na bën të jemi të kthjellët. Kemi pasur mbështetje dhe këtu tek këndi i grave ka lule që i sjellin njerëz nga çdo qytet, se vërtetë i jemi futur kësaj rruge të rëndë dhe të ashpër, pasi ne besojmë, por edhe kjo mbështetje që kemi është si një serum për ne. Nuk e kisha menduar grevën, por duke parë këto muaj betejë të PS-së, që mohohet transparenca me forcën e ligjit dhe pushtetit, na kanë bërë ne më të vendosur për këtë grevë. Unë kam qenë kandidate dhe e di sesi vota deformohet, dhe kjo nuk mund të jetë politika që ne besojmë”, - tregon ajo.

Deputetja e qarkut të Elbasanit, Shega Ligori ka kaluar një ditë me emocione të forta, të cilat u përcollën edhe gjatë fjalimit të saj të përditshëm. Ndërkaq, ajo tregon për ne jo vetëm eksperiencën e këtyre ditëve, por edhe çastet e vështira që ka përjetuar në katër ditë. “Njeriu jetoka edhe me ujë. Jemi pak të dobët nga gjendja shëndetësore, por nuk janë të gjithë kështu, sepse dua të përshëndes kurajën e atij shokut nga Elbasanit, veterinerit, që edhe pse ishte me diabet qëndroi në grevë dhe mjekët e nxorën, ashtu si djali 20-vjeçar që rra pa ndjenja, që mjekët e sollën në jetë. Ashtu si shoqen tonë, Klodin edhe pse nuk ishte në kushte për grevë, hyri në grevë për këtë qëllim të madh që ne jemi të gjithë bashkë. Por, unë mendoj se për të gjithë ne që jemi këtu, aspekti shëndetësor është i fundit që ne mendojmë”.

Ndërkaq, ajo tregon motivimin që ka ndjerë ditë pas dite. “Po të rri e ta llogaris kohën mbrapsht, nuk e dija që do të merresha me politikë një ditë, që do bëhesha deputete dhe do merrja pjesë në një grevë për një kauzë që shqiptarët kanë luftuar 20 vjet më parë, për një demokraci që ende nuk e kemi. Është kjo kauzë e madhe që na mban këtu, ne jemi larg njerëzve tanë të dashur për një qëllim të madh”. Ndërkaq, ajo përmend edhe mesazhin që i dha kryeministrit të vendit: “Unë i jam drejtuar me atë fjalë kryeministrit sot (dje), por ato fjalë ishin realisht fjalë të tim biri, që i kishte thënë në ditën e parë kur hyra në grevë. U mendova për t’i thënë për gjithë Shqipërinë apo jo, por shtysa e madhe dhe apeli për kryeministrin tonë ishte ai djali 20- vjeçar që ra pa ndjenja dhe mendova që t’i drejtohem me fjalën e tim biri”, - tregon Ligori.

15 Komente

se kuptoj si do e xerrojne...

spo shof asnje femer nga vlorra yet ...

Monda me siguri eshte prek n'seder tani dhe eshte nis urgjentisht n'Shqipri smiley

Te ma pagujne bileten dhe shpenzimet keta te PS nisna direkt, se eshte bo keq per leke (thote Tushja.) smiley

Tushe, me vize ne Novosele ti, se s'le vend pa shajt vlonjatet smiley

...sa prekese...mu keputen telat...

Dashur pa dashur keto femra kane hyre ne historine shqiptare. Menyra se si po sakrifikohen eshte vertet per tu admiruar dhe do te shtoja nje turp i vertete per ata qe i thone vetes "burra" ne shqiperi.Ky gjest fisnik akoma me teper i sherben vendit duke nxjerre ne pahe dhe lakuriq edhe llumin e shoqerise. Na duhet llumi i shoqerise sot ne drite, qe neser tu tregojme femijve tane se c'ndodh nese nuk edukohesh ne shkolle dhe resultatet qe sjelle mos funksionimi i demokracise. 

 

 

Nuk e di a e man mend kush legjenden e Rozafes se Shkodres, por kto grate ate legjende po me kujtojne fillimisht.

Mund t'a quajm ma vone "Legjenda e Edi Rames", me do gra rrotull, tuj dek unit.

Nepermjet tyne, ky i pari asht tuj marr hak ne te shoqen, kurse kto burrneshat jan tuj marr hak ndaj figures se mashkullit shqiptar (qe perfaqson Berisha). Sa pozicion i bukur, ky pozicioni i viktimes. Me pas lezet.

A ka ndoj piktor me na i perjetsu kto momente "historike" ?

Po ndoj psikiater, a ka ?

Deri me sot,nuk kam lexuar nje hipokrizi kaq te paster.

Desheroja ti pyes vetem per nje gje:

- A keni turp qe i shfrytezoni femijet tuaj te vegjel per politike duke i nxjerre ne TV kur vijne tju takojne ne greve urie ?
- Cfare nenash jeni ju qe shfrytezojne femijet tuaj te vegjel per perfitime politike.Turp.Turp.Turp.Turp.

- A e dini se sa keq rendon kjo gje ne psikollogjine e femijeve te vegjel ?

Kur ju nuk pyesni per femijet tuaj,cfare mund te presin te tjeret nga ju.O zot.Si i duron keto monstra.

 

cuditem me kete dashuri dhe dhembshuri qe karakterizon "demokratet" ne momente te caktuara. Sala i qante hallin nenes se Edi Rames duke i share te birin me ca i mbante fjalori.  lol

Nderkohe qe ato gra shume te respektuara po protestojne ne menyre shume civile dhe te paqme per te drejten me elementare te demokracise, pseudo-demokratet e administrates publike dalin ne shesh me urdher nga lart te protestojne per fatin e tyre. 

Sinqerisht, do me vinte turp te shikoja nenen time ne nje nga keto "protestat spontane grarore" para bashkise..

Ju te majtet deri dje therrisnit pse perdoren femijet ne tribunat e mitingjeve, ndersa kur i marrin femijet ne greva urie dhe i nxjerrin ne TV nuk thoni asnje fjale.

Sa per ato gra te nderuara qe

Nderkohe qe ato gra shume te respektuara po protestojne ne menyre shume civile dhe te paqme per te drejten me elementare te demokracise

Te them vetem nje gje nga shtypi keto dite.Nje grua e nderuar qe beka kete lufte per demokraci dhe qe i qan hallin popullit se ska te bleje buke,Ermelinda Meksi,ka blere Parkun e Autobuzeve per 1 milion leke te vjetra (kur ishte ministre) .....................

Keto lloj betejash "per te drejten me elementare te demokracise" jane me te vertete "qellime te fisme" .

 

Nxirrjani pislliqet njoni tjetrit si te majte si te djathte kshu ju dum tregojini te gjitha ca keni ble si e keni ble  sa e keni ble, te hapim syte ne te tjeret e te shofim

 ..Qeshni,  qeshni ! Se nuk ka me zi se kur qesh tjetri, me fatin e te veteve ose te tijin ! Qeshni... ne Amerike ? Dhe kjo distance ju duket e larget ? Ketu eshte vertete per te qeshur

  Cila gje eshte e bardhe, ne se nuk pershkohet nga drita? Ashtu sikurse asgje nuk mund te jete e zeze, po nuk thithi  erresieren e ardhur prej  gjetiu...

Nje aliazh virtutesh me veset, ben qe te shemtoje, ne kete fare feje,  burkurine e njerezillekut.Dhe te mos themi pastaj se ç`fare amalgame karakteresh mba baseni ..amerikan.

Respekt!!!!!

Ishte nje koment ketu, qe nuk duhet te ishte fshire. Nuk ishte ofendues hiç per ata qe e lexonin, ishte ofendues per femrat qe ai qe e shkroi ka ne jeten e vete.

Paske hall tjeter ti Iris.  Une po pres mos poston ndonje tjeter ne kete teme nga Amerika, qe ta marr vesh si e ka tamam hallin grava.  

 Iris, nuk kam  asnji hall, veç atij qe kemi te gjithe.Dhe me i madhi eshte qe ai qe duhet te ndigjoje mire e mire, mbyll fort veshet.Kur i duhet qe te beje veshin e shurdher,  pikerisht ndaj atyre qe e duan shume.Sa ata i duan te miren ...dhe i urojne  me te keqen.

   Te tille ka qe ne Amerike(lexo  larte gjakftohte) e gjer tek ky flamuri ne krahun T`Uaj.Ketu nuk zgjidhen halle sikurse pyet Brad, por flitet me dhimbje... per plage te pambyllura.Keq behet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).