TIRANE - Njëzet deputetët grevistë dhe gati 200 mbështetës së tyre kaluan mbrëmë natën e tretë të grevës së urisë në kuadër të protestës të nisur në datën 30 Prill. Gjëndja e grevistëve nis të rëndohet Deputetja Klodiana Spahiu dërgohet urgjent në spital me komplikacione në stomak. Rama sot : "Nuk ndalim protestat"

Ora 11:00 DEPUTETI GREVIST DOGJANI: QEVERIA TE REAGOJE
Deputeti socialist i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani tha se „jemi të vendosur në kauzën tonë, për të vazhduar deri në fund grevën“. Në një prononcim për shtyp për NEWS24, Dogjani, një nga deputetët grevistë i bëri apel qeverisë të reagojë „Nuk duhet të mbyllë sytë as veshët e të bëjë rolit e shurdhit, pasi janë shumë qytetarë që na mbështesin“ tha Dogjani duke nënvizuar se në qarkun e Kukësit sot papunësia është mbi 50 % dhe varfëria është e tejskajshme

Ora 10:50 KLOSI:KEMI MBESHTETJEN E QYTETAREVE
„Morali shumë i lartë“ dhe ilaci më i mirë është mbështetja që na japin qytetarët, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave“- tha Klosi në një prononcim për NEWS24 sot paradite.

Ora 10:40 GJERMENI: POLICIA KA RRETHUAR CADRAT E GREVISTEVE
Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni thotë se janë shtuar forcat e policisë përreth cadrave ku janë vendosur deputetët grevistë dhe mbështetësit e tyre. „Nuk ka lejuar protestuesit të afrohen“- tha Gjermeni në një prononcim për NEËS24 në orën 10.30 minuta. Deputetja tha se „kjo shton stresin dhe ankthin, ndërkohë që protesta është paqësore“. Gjermeni i bëri apel qeverisë të reagojë dhe e konsideroi një lloj “presioni“ thirrjen e policisë për të liruar bulevardin

Ora 09.59 : RAMA VIZITON SPAHIUN: NUK NDALEMI
“Nuk ndalemi në protestat tona”- ka thënë kryetari i PS-së për gazetarët pasi ka vizituar deputeten socialiste Klodiana Spahiu e cila në orët e para të mëngjesit u detyrua të ndërpresë grevën për shkak të komplikacioneve në stomak. Rama akuzoi qeverinë se “po vazhdon të mbajë sytë mbyllur” dhe rinënvizoi se nuk opozita nuk do ndalet në misionin e saj për hapjen e kutive.

Ora 09.40- ME PAK POLICE PRANE GODINES SE KRYEMINISTRISE
Një prani më e vogël policësh është vënë re në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gazetarja e NEWS24 thotë se kordoni i policisë mes kryeministrisë dhe cadrave ku janë vendosur deputetët grevistë nuk është më. Vihet re një prani më e vogël e policëve, ndërsa mbështetësit e opozitës kanë nisur të mblidhen në shesh

Ora:09:24- RAMA DO VIZITOJE SPAHIUN NE SPITAL USHTARAK
Kryetari socialist Edi Rama do të vizitojë deputeten Klodiana Spahiu e cila që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ndodhet e shtruar në spital ushtarak. Rama do të vizitojë Spahiun në orën 09.30 minuta. Spahiu u detyrua të ndërpresë grevën për shkak të rëndimit të gjëndjes së saj shëndetësore

Ora 08.30 DEPUTETI GJONI: GREVISTET E LARGUAR DO ZEVENDESOHEN  
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sot në orën 08. 30 mintua situata është e qetë. Në tendat e ngritura para godinës së kryeministrisë 19 deputetë socialistë dhe 180 mbështetësit e tyre vazhdojnë grevën. Deputeti Ilir Gjoni në një prononcim për NEWS24 informoi se deputetja Klodiana Spahiu, e cila u detyrua të ndërpresë grevën në orët e para të mëngjesit të sotëm “është në trajtim intensiv nga mjekët”. Sot në mëngjes do ti bëhet një konsultë për të përcaktuar vijimin e trajtimit shëndetësor të saj. Gjoni tha se “morali i grevistëve është i lartë, por nënvizon se situata shëndetësore ka ardhur duke u rënduar, sidomos për ata që vuajnë nga diabeti ( një nga këta të sëmurë është dhe Blendi Klosi). Sot do të mblidhet shtabi i emergjencës në PS për të vendosur personat të cilët do zëvendësojnë grevistët që për shkaqe shëndetësore ndërpresin grevën. Duke theksuar se opozita është e vendosur në misionin e saj Gjoni tha se “nga qeveria nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar pëvec disa deklaratave banale të zëdhënësve të PD”

Ora 07:10 GREVA, DEPUTETJA SPAHIU SHTROHET NE SPITAL
Eshte detyruar të largohet me urgjencë për në spital, një prej deputeteve greviste të Partisë Socialiste. Në orët e para te mengjesit, deputetja Klodiana Spahiu ka shfaqur simptoma të lodhjes, këputjes së trupit, marrje mendsh dhe të vjella. Grupi mjekësor i cili ndjek hap pas hapi gjendjen e grevistëve, pasi i kanë dhënë asaj ndihmën e parë në cadrat e improvizuara para kryeministrisë kanë vendosur dërgimin me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të deputetes Spahiu. Mjeket thanë se deputetja kishte komplikacione në stomak ndaj dhe kërkuan dërgimin me urgjencë për në spital. Rreth 03:10 te mëngjesit të së hënës , autoambulanca që ndodhej në sheshin para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bëri të mundur transportimin e saj në spital.
Të pranishëm në ato momente pranë deputetes kanë qenë dhe kryetari i PS-së Edi Rama si dhe deputetët Gramoz Ruci, Namik Dokle, Pandeli Majko etj. Për gjatë gjithë natës kryesocialisti Rama ka takuar deputetët dhe qytetarët grevistë në cadrat e improvizuara përpara Kryeministrise, dhe është interesuar për gjëndjen e tyre shëndetësore. Por nga ana tjeter Ministria e Shëndetësisë nuk po mbulon me mjekë grevistët e Partisë Socialiste kjo pasi sipas autoriteteve të Ministrise, selia roze nuk ka bërë një kërkesë zyrtare për këtë shërbim, duke preferuar mbikqyrjen nëpërmjet mjekëve privatë. Dikasteri i bluzave te bardha ka mbuluar me shërbim mjekesor 200 grevistët e ngujuar në cadrat para kryeministrisë vetëm gjatë 24 orëve të para të protestës.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke folur pasditen e djeshme para protestuesve të grumbulluar në sheshin pranë godinës së Kryeministrisë, tha se kjo betejë nuk është beteja e Partisë Socialiste për të marrë pushtetin, por beteja e një populli të tërë dhe u beri thirrje të përgatiten për të rezistuar deri në fund.

“Përgatituni për të rezistuar, sepse beteja jonë mund të jetë e shkurtër nëse Berisha do të reflektojë shpejt, por do të jetë edhe e gjatë nëse jo nuk ndodh. Asnjë krevat nuk do të ngelet bosh por një do dali e 5 të tjerë do të hyjnë në grevë urie” tha kreu i opozitës.


(s.g/BalkanWeb)

221 Komente

Patetizem i gjalle.

Si nuk iu vjen turp njehere, race mongolesh se per race europiane, flasim njehere tjeter.

Selfmaderadio e kishte shume drejt dje : NJERIU SHQIPTAR ESHTE DREJT DEBILIZIMIT TE PLOTE.

Ky debilizim vjen nga te gjitha anet. Nga konferencat e shtypit, gazetat, TV, nga gjithçka. Debilizim alla edvinramas, debilizim alla berishas dhe topas, debilizim gjithandej.

C'kuptim ka te behej gjithe ajo gurgule per djegien e nje flamuri te Natos, edhe sikur te digjej ? Cudi ju vjen ju qe ne Partine Socialiste te mos gjenden komuniste enveriste te bindur qe kane ende zhargonin "imperialistet e tralala" ? E kunderta do te kishte qene per t'u habitur, dhe jo djegia e ketij apo atij flamuri.

Nuk ke pse luan me kete fakt, kaloje, mos trullos simpatizantet e tu me budalliqe.

Kurse sa per kete greven e ndyre, ky eshte patetizem alla shqiptar, ashtu siç jemi mesuar ta luajme te gjithe kete loje, trashegimi e bukur kjo nga 50 vitet e komunizmit.

Une nje gje bej habi : vertet ka njerez ketu qe mendojne se 50 vjet komunizem nuk kane lene asnje gjurme ne psikiken tone si njerez ? Vertet mendoni ju se mjafton te hapen kufinjte dhe te futen ne burg pese kriminele komuniste dhe pastaj ne tjetersohemi si njerez dhe behemi europiane te vertete ?

Ne nuk jemi europiane dhe nuk do te behemi europiane dhe per nja ca dekada te mira. Pa nje dezinfektim total te truve tane te shpelare nga 50 vjet komunizem, mos mbani kurrfare shprese per gjoja europianizem te shqiptareve.

13 vjet nazizem ka pasur ne Gjermani, dhe jane dashur 33 vjet denazifikim, me spastrime, denime, me prani forcash te huaja ne Gjermani, me dy shtete gjermane te ndare, etj.

Dhe bytha jone dashka te dalim te palagur nga 50 vjet shkretetire trunore. Asnje denim, asnje komunist i burgosur, asnje sekretar i pare i perjashtuar nga te gjitha funksionet shteterore, asgje prej gjeje. E nga do mbije dekomunistizimi yne ? Vetvetiu ? Jo mo jo, se vetvetiu asnje s'ta leshon karriken e vet, harrojeni kete pune. Sikur t'i vije qofte dhe nje mundesi e vogel, prapa Aranit Cela apo i biri i tij behet prokuror dhe i shkon ne plumb nja ca armiq te klases.

Jane bere sot komunistet dhe pjellat e komunisteve pa piken e turpit, sikur ska ndodhur asgje qe prej 50 vjetesh. Eshte bere Shqiperia si Austria e pasluftes, ku nazistet austriake, te nesermen e luftes, u kthyen ne shtepite e tyre mire e bukur dhe iu futen puneve qe kishin me pare, profesore e doktore, ekonomiste e ushtarake, pa iu hyre asnje ferre ne kembe.

Bejani nje pyetje vetes : perse ne Austri te djathtet naziste (Haider) arriten deri ne kancelari ? Perse nuk ndodh kjo ne Gjermani ? Perse dhe Italianet vazhdojne te tregojne per Musolinin si per nje babaxhan italian popullor, qe ska bere gje te keqe ? Sepse ne Itali nuk ka pasur defashistizim dhe as ne Austri denazifikim, si ne Gjermani.

Dhe rezultati : mbajini me shendet komunistet dhe per nja 100 vjet ne Shqiperi. Me soj e sorollop.

 Jo, mer jo. Nuk ka enverista ne PS. Kane qene, po s'ka me. Edhe kjo eshte gje e keqe boll, se duke mos pasur me asnje ideal apo me keq, duke qene te zhgenjyer nga cdo gje, nuk njohin me asnje bosht vlerash. 

Edhe puna e flamurit s'eshte ndonje gje e madhe. Budallenj ka kudo. 

Selfmaderadio e kishte shume drejt dje : NJERIU SHQIPTAR ESHTE DREJT DEBILIZIMIT TE PLOTE.

Ou, kshu paska thene?! Epo, na rruajte pallen ma gjithe cka rrotull! Fjale te zgjuar te leshit paska thene! Kshu eshte kur perceptimin e vetem te Shqiperise e ke nga TCH, GSH etj. Shqiperia s'eshte aspak Shqiperia e shesheve dhe mitingjeve. Shqiperia jane njerez qe punojne, qe shkollohen, qe levizin cdo dite. Indiference, nuk i rruhet kujt per Ed Ramen, Shegushe Ligorin etj or mik. Bej 100 meter nga cadrat e grevistave edhe gjen lokalet e bllokut mbush me njerez qe qeshin. 

Punë të mbarë Hurbi, me gishta të lehtë.

Jane bere sot komunistet dhe pjellat e komunisteve pa piken e turpit, sikur ska ndodhur asgje qe prej 50 vjetesh

Dhe rezultati : mbajini me shendet komunistet dhe per nja 100 vjet ne Shqiperi. Me soj e sorollop.

 

Pse kjo gjuhe Hurbi? Akoma duke paragjykuar pjellat e sojet e sorollopet e komunisteve do ecim? Vetem kaq me thuaj.

Mos ia vi re.  E kemi Hurbin pak si pa qejf, tha.  

Ka nje jave qe thote "vdekshin te gjithe ata te greves" dhe keta te pacipet s'kane turp qe s'vdesin po shkojne ne urgjence.  

Mishu,

Fjalet jane mese te zgjedhura. Dhe dua t'i shpjegoj pak :

Fjala "pjelle" ne shqip ka ngjyrese negative. Nje nene lind por nuk pjell. Ne kete kuptim, "komunistet dhe pjellat e tyre" duhet kuptuar keshtu : komunistet dhe te gjithe bijte e tyre qe vazhdojne ne te njejten rruge me baballaret e tyre.

Psh, Bashkim Shehu nuk eshte pjella e Mehmet Shehut por eshte djali i Mehmet Shehut. Ndersa Ditmir Bushati psh, ky nuk eshte i biri i Sulejman Bushatit por eshte pjella e tij. Me kupton tani ?

Dhe merre ne kontekst : jam duke thene se ashtu si ne Austri, ku ish-nazistet u kthyen dhe u bene deri ne PRESIDENT I AUSTRISE dhe madje Sekretari i OKB (Kurt Waldheim), edhe ne Shqiperi ke te njejtat figura qe u kaperdine : nje shembull : Fehmi Abdiu.

Nuk mund te besh sikur ska ndodhur asgje. Nuk mund te hiqesh sikur 50 vjet diktature u ushtrua nga UFOT. Por eshte ushtruar nga vete disa njerez me emer e mbiemer, me fytyre njerezore e qe normalisht, ne nje proces dekomunistizimi, nuk do te duhet te kishin qene kurre ne ndonje post shteteror. Kaq e thjeshte eshte.

Kurse ne Shqiperi u be tranzicioni sikur me qene ne diten e pranveres, pa piken e turpit, te njejtet njerez qe kishin bere te 99-at, e vazhduan jeten e tyre qete-qete, e madje dhe duke iu lutur per lidhjet e tyre te shumta me qarqet ekonomike.

Edhe ne Gjermani, pavaresisht denazifikimit, ka pasur plot qe kane shpetuar pa u lagur hiç : ke pasur doktore e gjykates SS qe kane vazhduar punet e tyre neper gjykatat e Gjermanise deri ne vitet 80. A ka ketu ndonje problem apo ska fare ?

_______________

Kur nuk sheshohen ca pune qe ne fillim, pastaj ndodh mjegullimi i gjithçkaje, nuk e merr vesh me i pari te dytin, dhe jemi te gjithe bashkefajtor dhe bashkevuajtes, si naziste SS edhe çifuti ne sapun, njelloj jane, kane vuajtur te dy, dhe kane pasur faj te dy. Dhe pastaj, gjykatesi SS i dikurshem denon 1 vit burg ndonje ish-Haftlinge çifut qe ska paguar taksat.

Nejse, besoj se me kupton.

_____________________________

Kurse per J. kam pergjigjen e gatshme te Hajdar Bukuroshit : po lere ore se ske aq tru te me kuptosh. 

Hej po të përshëndes me një këngë përmetare, po do e alternoj pak:

"Çke moj tambura që bie, mos je rritur ndënë hije"

Nuk me intereson hic tema, po kot sa per te marre vesh se cila eshte korniza jote vleresuese, pse Ditmir Bushati qenka pjella e Sulejman Bushatit? A e njeh ti ndopak Ditmir Bushatin, dhe nese po, sa e si? Cili eshte kandari jot, apo mbytja t'ia mbysim sa here qe na pelqen?

socialist mo si i ati. apo ti kerkon ti bej hurbi autopsine ? 

pastaj çfare do ti, qe te bej krime si i ati dhe ky qe ta cilesojme si njeri te keq ? po pret kohen ndoshta them.  si puna atyre bacileve qe presin kushte atmosferike te caktuara per tu aktivuar dhe bere vdekjeprures. 

ose si puna kometave qe vetem afer diellit u rritet bishti.

shembuj te tjere te natyres mund ti gjesh dhe vete, se nuk je budalla me duket. lol

 

ps; dhe diçka per temen, kjo e shkreta e paska gjet menyren sesi ta leje ate greve te turpshme. gjynaf qe rama i detyron dhe femrat te bejne greve urije. apo e ben si ke filmi : ket çiken do ta morrim partizone. 

me sa e njoh une e di qe ka pikepamje liberale dhe centriste europianiste, dhe ka ca vjet qe merret vetem me shtjellimin e ketyre ideve. Nese i ati ka qene keshtu, atehere keni te dy te drejte.

Une pikerisht per kete arsye them qe ky nuk eshte socialist, por liberal - dhe njerez si ky nuk sjellin alternative te majte, por vetem hegjemonine e pikepamjes neoliberale.

Po neqoftese duam te jemi deklamative se na duket vetja skenderbenj, atehere po, Ditmir Bushati, ky pjelle e neveritshme e Karamahmut Bushatit

Tani as une nuk e njof Ditmirin, e as nuk jam dakord me emrat qe vendos Hurbi. Por, kur ne mbledhjen e pare te grupit parlamentar socialist tha "nuk na duhet se ca thote Europa, se edhe ne 96 i kemi pas kundra" dhe pastaj ta heqesh veten si ekspert te problemeve te integrimit, apo ashtu sic thua ti me parime liberale centriste, me duket nje kundershtim i madh. Se sikur ka thene qe cdo gje per te cilen une e konsideroj veten ekspert nuk vlen fare! Ose, beni si them une, po mos beni si bej une!

Prandaj te gjithe keta qe lane b... per te mbrojt karrigen e Rames do e kene te veshtire te vazhdojne ne politike pa te ne krye, e prandaj jane ne nje konflikt te tejskajshem interesi sa here qe dalin dhe e mbrojne, e prandaj nuk kane me pike besueshmerie. Jo ne greve urie te futen, po edhe te kercenojne te hidhen nga pallati si ai i cmenduri i para disa javeve!

une nuk e  njoh as te jatin as ate. po flas vetem ne parim.

per me shume se 50 vjet te denonin vetem se ishe çuni, ose nipi i filanit (pra pa asnje prove tjeter dhe pa te njohur hiç personalisht). atehere po te kesh dy pare tru, mendja te thote qe kjo dukuri nuk ka si te zhduket tak-fat si me te preme thike nga peizazhi shoqeror shqiptar. 

do te vazhdoje akoma ndoshta po aq vjet, aq sa gjeneratat e reja (si puna jote) mos te kene me njohje te sakta te atyre viteve. 

pra po te mos duash te prekesh nga ky mentalitet, bile po kerkon ta ndalosh inercine e kesaj dukurie te vjeter e te demshme duke e ndihmuar tere shoqerine, duhet qe edhe sikur te kesh prirje socialiste (aq me teper familjare), me vetedije te mos antaresohesh ne ate parti qe eshte vazhdim historik i asaj tjetres.

pak si ata qe edhe pse i kane qejf embelsirat, nuk i hane neqofte se kjo u merr ne qafe shendetin. smiley

ps: aresyet se nga vjen kjo dukuria per ti gjetur tjetrit kleçka ne biografi ose ndergjegje, besoj se jane çeshtje e denje per studim.

Ditmir Bushatit ia njoh dhe kaçurrelat qe i ka pasur para se te behet si i ati. E para kjo.

E dyta, kete tipin e kam degjuar ne TV, e kam lexuar ne shtyp, dhe tek ai kam vene re nje brumosje te thelle me komunizmat e te atit. Zhargoni i tij eshte tipik "beme baba te te ngjaj". Fjali te 1980-es, fjale te 1980-es, demagogji e 1980-es, pa kurrfare ndryshimi. I rrofshin shkollat apo diplomat e jashtme.

Dhe shiko mik, eshte e kote te bredhesh boten me diploma apo tjeter nese je nostalgjik i nje diktature. Ideologjia qe e merr me vete ne koke, nuk te shqitet as nga leksionet e Harvardit. Kjo eshte nje nga gjemat e ideologjise komuniste se ajo shterpezon gjithçka, edhe sikur truri te jete krejt i ri dhe me potencial. Eshte lloji i fares qe ben gorrica dhe jo dardha. Edhe sikur ta mbjellesh ne token me te mire.

E vetmja mundesi qe te perfitosh nga leksionet dhe diplomat e botes perendimore eshte qe te shkosh atje i lire nga çdo ideologji, te shkosh me mendje te hapur, te ndahesh njehere e mire nga kultura familjare e sekretarit te pare te rretheve.

Sulejman Bushati ka qene sekretar i pare i partise ne disa rrethe. Ti miku im, a e ke parasysh çfare do te thoshte ne ate kohe "sekretar i pare i partise ne rreth" ? Nese jo, po ta jap nje pergjigje : kjo pozite ishte as me shume as me pak sesa nje Gauleiter ne kohen e nazizmit. Hape Wikipedian e shiko çfare ishte nje Gauleiter.

Internimet e asaj kohe, a di gje ti miku im, ku vendoseshin ? Mos valle nje kalec i vogel vendoste per degdisjen e familjes Fatkeqi ne maje te malit ku zotrote sot mund te kalosh me makine dhe te thuash : çfare kafshesh, si jetojne keta njerez ketu ?

Keshtu qe Sulejman Bushati, po te ishte nje njeri i denje, do t'ia tregonte nja dy fjale te birit, e do t'i thoshte qe shiko biri i babes, baba yt i ka bere ca te zeza ne kete bote, te lutem le te rrime menjane dhe te mos ndihemi ca kohe. Por jo babai mbreti i nje rrethi para 30 vjetesh, dhe i biri po per ne sferat me te larta te shtetit. A e ke parasysh ? Eshte ai skrupulli, per kete behet fjale. Por edhe ti i kupton, s'ma merr mendja se iu shkon pershqit ketyre gjerave.

Nejse, mua me vjen keq per ndonje qe ende s'i ka sqaruar keto gjera me veten e vet.

______________

Per mua, PPSH duhet te kishte dale jashte ligjit qe ne 91. Dhe Fatos Nano te mos kercente thjesht ne nje nderrim emri, por te krijonte nje parti te re nga e para, nga rrenjet, duke u ndare publikisht dhe praktikisht nga e kaluara, e duke bere kujdes qe ish-xhelatet e djeshem te mos benin me pjese ne partine e tij. Sepse ti e di, mik, qe NSDAP ka qene shkrire ne 1945, apo jo. Dhe nuk iu ndryshua thjesht emri, se do te kishte qene shume e lehte ashtu. Sot do te kishim te birin e Goeringut apo vajzat e Goebbelsit kancelare. 

A e ke idene psh sa veshtire i vjen ende nje gjermani sot per te kaluaren naziste te babait te vet ?

Edhe pas 60 vjetesh, nobelisti Gunther Grass nuk flinte rehat ne shtratin e vet dhe i nxori te palarat e veta ne shesh : Waffen-SS vullnetar. Se eshte e veshtire te te zere gjumi me piskamat e viktimave ne vesh. Nje SS, Höfle, i vdiqen dy binjaket gjate luftes, nga nje semundje. Dhe rrinte e rrinte dhe qante gjithe diten duke thene : mbase eshte ndeshkimi i Zotit per femije çifute qe kam vrare une. E megjithate, e vazhdoi punen edhe me tej. Dhe vrau veten si qen, ne burg, 1962. Edhe SS, e kam fjalen, e dinte se ka nje Zot diku qe po na sheh duke bere mekate.

Nejse, pak a shume keshtu ftillohen punet. Ngjashmerite nuk kane vend, secila ka permasat e veta, por gjithsesi, ca gjera jane te renda dhe vrasin keq.

Shendet.

Paske shkruajtur shume, po s me qenke pergjigjur, mbase s'te eshte dukur interesante pyetja. Aq sa e kam degjuar une Ditmirin, me ka kujtuar me shume ambasadoret e huaj, dhe teoricienet neoliberale. Ti thua qe Ditmiri te kujton te atin, a ka mundesi te me thuash se ku (ma cito a ma perifrazo). Per kuriozitet gjithmone, sepse po me habit ti qe paske zbuluar kamunizmen tek Ditmiri.

Endrity, as nuk me intereson se c'ben Ditmiri per te mbrojtur Ramen, apo Rama per te mbrojtur veten. Por, si Rama ashtu dhe Ditmiri perfaqesojne nje ideologji dhe nje politikberje neoliberale dhe centriste.

Eshte se paku mjegulluese te quash gjithcka qe s'te pelqen "komuniste", megjithate ti, Hurbineku dhe Hajdari e dini vete se c'beni.

 Sol, meqe ti je shume i njohur me rrymat e filozofize politike, mi shpjego pak se cili eshte perkufizimi yt per neoliberalizmin dhe centrizmin e ketyre te dyve. Dmth liberal me kutpimin alla USA, apo me kuptimin europian. Se nje nga gjerat qe i dallon psh liberalet ne UK, Suedi, apo vende te tjera te Europes eshte mbeshtetja e lirive si ekonomike, si sociale. Jane njerez qe perkrahin idene se per cdo gje duhet te kete konkurrim. Kur mbyllen partine me dryn, kur thane nuk njohim asnje deklarate te europianeve, sa liberal ishin? 

Duhet icik me shume se nje kollare shume ngjyreshe, dhe nje e folur me tone te moderuar per tu quajtur liberal. 

Endrity, mendoja se ti, ashtu si une ndan parimin se politika eshte ne radhe te pare ekonomi, dhe se koncepti baze i teorise politike eshte "nga merren parate, dhe si shpenzohen". Ne kete sens, Bushati, Rama etj etj mbrojne tezen e nje shteti minimalist, qe ekziston vetem per te hapur tregje, e per te garantuar monedhen. Kaq. Gjithcka tjeter synon te shkoje drejt privates. Sa i perket qasjes se IR, Bushati ka qene per ca kohe drejtor i European Movement per Shqiperine, ka qene i sponsorizuar drejtperdrejt nga EU, dhe ka shkruar, ka folur e ka menduar vetem per integrimin. Si liberal, kryesisht per integrimin ne tregjet e informacionit, edukimit, por edhe ne strukturen transnacionale qe favorizon shkembimet. Ai patjeter qe ka lobuar per pranimin e tere kornizes neoliberaliste qe sot qeveris ne EU, ne Banken Europiane, apo ne institucione te tjera qe qeverisen nga paradigma neoliberale, si psh IMF, WB, WTO etj.

Per perkufizime te neoliberalizmit, ne rast se nuk te mjafton Friedmani, merr e lexo "A Brief History of Neoliberalism" e David Harveyt, une jam duke e lexuar se fundmi, eshte liber i mire.

Gjithsesi ketu pyetja ime ishte, a mund te quhet Ditmir Bushati komunist pjelle komunistesh, dhe a eshte mire te behen kritika te tilla jokonsistente dhe joobjektive? Se vend per kritika ka, madje ka vend per kritika edhe me te renda se sa "fleterrufete per komunizem"... po natyrisht qe gjithcka zhvleftesohet kur inatin e pare qe kemi e shprehim duke e lyer kundershtarin me te kuqe (s po flas fare pastaj per vete keqkuptimin konceptual qe i behet termit "komunist&quotsmiley

Ah ok, thjesht doja te sqaroja liberal europian me liberal amerikan, se shpesh here jane te kunderta si kuptim. Psh ajo qe thua ti ne USA quhet shpesh libertarian. Nejse, pak rendesi ka, thjesht perkufizim. Harveyn e kisha bere ne mend me e lexu, kshuqe flm per keshillen.

Une sinqerisht e dyshoj qe Bushati, po sidomos Rama te kene mendime liberale. Po eshte thjesht mendim im. Rama nuk di nga lidhet gomari, e jo me te filozoje per teori qeverisje. Nejse, se nuk dua ta prish frymen e debatit. 

Ta thashe qe nuk jam aspak dakort me ato etiketimet. Por, qe Bushati ka ne mendjen time nje njolle te madhe mbas asaj qe ka thene. Normalisht, keshtu ndertohen karrierat ne politike. E para kundershtoi njerezit per te cilet kishte punuar. E dyta te gjithe parimet liberale, qe duhet te fillojne qe nga partia ku militon e deri te shteti ne qeverisje, i hodhi poshte atehere kur shefit te tij i erdhi laku ne fyt. Nejse, kur e mendon se kush u be deputet tjeter me Ramen, Ditmiri, Damian Gjiknuri e ndonje tjeter, jane prap ku e ku me lart. 

neoliberalizmi eshte term i percaktuar qarte, nuk varion ne perdorim nga amerika ne europe - dhe eshte ideologji e lidhur ngushtesisht me ekonomine.

Sa i perket Ditmirit, Damianit etj, une aq sa i kam takuar, dhe me aq sa kam biseduar, di te te them qe pamvaresisht formimit teorik te tyre, apo prejardhjes familjare, jane dy njerez qe do te pershtateshin fare mire ne cdo parti shqiptare, sepse te gjitha partite tona jane neoliberale. Kjo eshte arsyeja pse une i kritikoj. Sepse nuk jane te majte.

Per mua, te qenit neoliberal sot nuk kerkon as pergatitje teorike, madje nuk kerkon as qe te jesh i vetedijesuar per kete, do te thote thjesht te ndjekesh rrymen. Treg, treg, treg, privatizim, privatizim, privatizim, integrim, integrim, integrim, tolerance, tolerance, tolerance, relativizim, relativizim, relativizim, kontrate sa me e shkurter, shkembime sa me te shpeshta etj etj. Berisha dhe Rama padyshim qe jane te tille perderisa te dyja palet nuk e vene ne diskutim taksen e sheshte. Aty nis diferenca majtas djathtas, dhe keta te dy ndenjten djathtas. Boja e flamurit s'me intereson shume.

 Ne USA "liberal" eshte bere gati gati sinonim me i majte, po me nje rendesi te madhe ne progresin social. Kaq kisha. Dakort per te tjerat. 

Sul Bushati ka qene sekretar i pare ne Shkoder e ne Kukes.Eshte komunist....Ibiri eshte pjella e te jatit.Mua nuk me ngjallin asnje ndjenje kontrastuese sepse jane debila.....krejt

 o hurbinek, te lumte pena!!!! me kenaqe !!!! ke shkruar aq mire e sakte sa ska me. te lumte dhe tastiera e kompjuterit.

sa per rastin e ketyre te semureve fallco te greves se urise di te them me siguri qe, e semura ne fjale eshte nje shtirake e papare, vdes per nje cike vemendje, dhe dy muaj para zgjedhjeve t efundit (as e ka pas ndonjehere haberin nga politika) ishte kandidate per deputete ne listen e PD. berisha e heq nga lista se si pelqeu  as emri as fytyra e saj, keshtu qe vajti e u hodh nga lista e PS. 

njerez qe shesin cdo gje per cik post.

"berisha e heq nga lista se si pelqeu  as emri as fytyra e saj, keshtu qe vajti e u hodh nga lista e PS".

dmth ai i zgjedh deputetet  sipas fotozhenise ëë smiley

Edhe ke nevoje te pyesesh? Ky dhe gjatovinoja bashke, te njejten gje bejne.

 po ne rastin e  kesaj sipas ketyre "vlerave"  mbetej ta zgjidhte meqe nuk ka vlera te tjera.

Ah mi budallaqe si nuk e kupton xhanem qe po te perdorin si lecke. ti gerrvisht zorret aty, ai kodoshi pezak shtriqet neper lokalet me te mira te tiranes. po vdisni, vdisni, mir tju behet.

E ke shume gabim, Hunter. Duhet hequr dore nga nje mendim i perhapur se "blloku eshte perfaqesuese e qytetareve shqiptare". Blloku eshte me vite larg pjeseve te tjera te Shqiperise. Keshtu qe mos u huto shume nga te qeshurat e shokeve dhe shoqeve topmodele te Bllokut.

Gjendja eshte pak me e rende sa ç'mendon ti. Kam vene re nje dukuri tejet shqetesuese dhe ne vetvete te tmerrshme, te pakten persa me duket mua :

KETU ESHTE FUTUR NJE KULTURE E TE FOLURIT MITINGOR.

E tmerrshme, njerezve iu ka ikur i foluri normal. Cfaredo qe te flasin, tani e japin me nje ton mitingu : spiker, drejtues emisionesh, eksperte fushash te ndryshme, gjithçka qe shoh ne TV dhe rreth e rrotull i ngjan nje mitingu te perhershem. Ska rendesi per çfare flet ai tjetri, per dhente apo per pishat, te duket sikur degjon nje njeri ne tribune.

Fjali te copetuara, ze i ngritur, me pauza legjendare alla Nano apo Berisha apo Rama, pa kurrfare mendimi ne to, fjali te vdekura qe fashiten ende pa iu dale deri ne fund, qe nuk lene asgje pas vetes, as mbrese, as miratim, as kundershtim, por thjesht nje shkretetire, nje qe une e quaj DEBILIZIM.

Abrutissement - thote frengu : trullosje, çakerdisje, sikur njerezve iu kane hequr trurin e vogel, askush s'e mendon dy here fjalen para se t'i dale nga buzet, e tmerrshme. Nuk arrij dot te shoh me teper 60 sekonda emision shqiptar, mjerimi i trurit eshte ne shesh, klithes dhe qe te ben te klithesh.

Mbase ju nuk e shihni keshtu, kjo eshte pershtypja ime.

 Po jo or jo. Nuk po thosha per lokalet e bllokut ne ate kuptim, se po keqkuptohemi. Thashe i ke lokalet e bllokut mbush, se eshte zona me afert me greven e urise, jo se blloku perfaqeson Shqiperine. Mund te permendja ndonje shembull tjeter, psh qe dynjaja me shume interesohen per skedinat e Eurollotos se sa greva e urise socialiste. 

Sa per ate punen e programeve tv politike, ke te drejte, por telekomanden e ke ti ne dore. 

 Shkova pashe nje here andej nga greva. Te pakten ishin qytetare, njerez me pamje te rregullt,...

Pse thu e kane montu dhe kete? Cunat e Sandrit keto qe dalin ketu? Jo per ndonje gje po ata shkodranet qe bertisnin i nxorri live dhe Cani te premten.

Une as qe e diskutoj qe Klani eshte tendencioz, po nuk ju tha Klani ketyre te iknin t'iu gjunin makinave. Vete e bene, Klani i filmoi. Tashi, duke dit qe nje shokut tim i kishin thy dhe stopat e makines te rruga e Elbasanit se ju kishte thene "cuna te kaloj icik se jam vone", shume e stisur nuk duket. Po mos u bo merak se i kishte kthy Toma ne Shkoder me urdher te shefit sa e kishte marr vesh ca kishin bere. 

Sa per mirqenien, bravo Rama qe ju ka siguruar kushte te rehatshme qendrimi. Problemi eshte se kur proteston gjoja per varferi, dhe protestuesit shkojne te pine kafen te Alcora dhe te hajne dreken te Royal je me nje dileme te madhe. 

Je ne vete ti? Une e kam punen mu perballe viles se enverit, kaloj 100 here ne dite te greva. Aty ka me shume police se greviste. Ik o shoku, se s'i harroj une maloket e Berishes kur vinin e digjnin shishe benzine te kryeministria dhe me doren tjeter ngrinin breket qe u vareshin. Mos me trego Sandrin e montazhe mua, se keta te PD-s per zgjedhje i kishe me gura neper qendra votimi. E myten maloket Tiranen per miting dhe para se te iknin shkulen gjithe fidanet qe kishte  mbjelle forma e ndertimit te nje rruge andej nga lapraka dhe i moren me vete.

Hajde shiko nje here sa kane vajtur cmimet ketu per qytetaret e ndershem, qe i paguajne taksat e s'i quajne komuniste ata qe shkojne te paguajne dritat, si maloket e sales. Pyete nje here ate shokun se sa vete u pushuan nga puna e sa taksa jane ngritur kot me kot, qe s'i ka asnje vend ne bote, dhe pastaj te flasim per krize, se sipas Berishes qenka kriza vetem ne mendjen e opozites. Po s'erdhe t'i shohesh e t'i ndjesh vete, rri atje ku je, laj  breket e anglezeve e mos na bej derr derr ketu, se ka vajt ku s'mbahet me. Edhe tipa si ti kemi manget, qe flasin pa e dit se ca behet, me gomarlliqet e TV klan, si TVSH-ja ne kohe te enverit.

 Kur thu qe kalon aty cdo dite, ca do me provu se nuk e marr vesh? Qe nuk te kane ngacmu ty? Bravo te qofte!

Shume here me mire bejne miting keta te PS, se cecenat prisnin dhe kumbllat e kuqe nga inati.

Tani e ka montu lajmin Sandri apo eshte i vertete?

Tani ti thua jane rrit cmimet, a di te ma shpjegosh sa dhe pse? I ke lexu ndonjehere raportet e Bankes se Shqiperise, se ka ca cuna shume te zote aty qe punojne per ato raporte. Apo faji i Sales se eshte ne qeveri, kshu thote Rama, ketu mbaron historia. 

Ti thu kane humb njerezit punen, 75 mije sic thote Rama. Tani edhe nqs e provon dot, qe nuk e provon burre nene, se statistikat e punesimit kane qene tradicionalisht me te keqiat ne Shqiperi, sa eshte kjo per faj te Sales? Se ketu ku jam une kaloi mbi dy shifra perqindja e papunesimit, dhe ka akoma me keq ne bote.

Kur te gjitha industrite e lehta shiqptare shesin jashte, dhe tregjet jashte nuk blejne, ca duhet me bo. Do i mbaj Sala me leke bizneset? Se pastaj do rritet borxhi, dhe megjithese eshte borxhi dicka mbi 60% te GDP sot, relativisht mire, socialistet me ne krye Beqjan po bertasin cdo dite se po na mbyt borxhi. Me thuj icik ti tani si zgjidhen hallet e ekonomise me greven dhe pastaj flasim. Se te pakten me ata qe flisja deri dje, ishin icik me racional dhe flisnin thjesht per parimin e transparences se votave. Nuk i futeshin kot ketij muhabetit te ekonomise. Ti qe pate kurajo, o shkoji deri ne fund, ose nqs nuk merr vesh mos i permend kot. 

 

 Qysh nuk e ditkam une sa jane rritur cmimet? Kush m'i ble ushqimet mua, ti nga anglia? 3 mije leke e ke nje shishe vaji, dhe ne itali e ke 100 here me lire. 2500 leke kilja sallates jeshile. 105 mije leke i erdhen dritat tim eti kete muaj, ne pikun e vapes, dhe pensionin e ka 140 mije leke ne muaj, dhe ndez vetem dushin kur lahet e soben kur skuq nje veze. Mamane time e hoqen nga puna para dy javesh, per 3 vjet dilte ne pension, bashke me gjithe ato vete qe s'ia vari njeri kur u ankuan. Ato bizneset qe shesin jashte e pengojne prodhimin vendas, sala i ka ne dore t'u vere tavane e dysheme, jo t'u rrise cmimet e energjise fermereve. Problemet zgjidhen duke hequr ate qe mundeson problemet. Edhe nje plak ta cosh nga loja e dominose ne park, ta drejton kete shtet me mire se Saliu. Se as ato pleqte nuk blejne 80 milione euro 5 helikoptere qe s'ka per t'i perdorur njeri, ne vend qe me 65 milione euro te rregulloje digat qe te mos permbyten me tokat e bukes.

Po ty institucionet e Berishes lane nam neper bote per genjeshtra! Apo e harrove ate artikullin qe nxoren te huajt, qe kishin hyre ne banjen e ministrise e dikush kishte fshire bthen me procesverbalin ku shifrat reale te "arritjeve" ishin tjeter nga ato qe u dha Berisha. Ca banke me tregon ti? Hajde provo te punosh e te jetosh ketu, pastaj flasim. Po besove shifrat e Berishes, ik e lexo veprat e Enverit se do te ndihesh me i qete. Mua s'me plas se kush i merr votat e se kush e drejton pushtetin. S'me intereson prapaskena politike. S'i kane care koken njeri-tjetrit me sepate? Me plas se sa kam une te ha tani ne krahasim me ate qe kam pasur, dhe tani cdo gje vetem ngushtohet, qe nga cmimet e deri te mundesite e punesimit. Hajde provo te jetosh ketu nje here, te shohesh se kush koqe kandari punon neper statistika, e se si e ka marre shkollen, pastaj flasim per shifra e per ekonomi. 

Po normale, se s'te leverdis. Do te ta kete ngrohur Sala ndonje qoshe me ndonje kusheri qyp nga trute, duke i gjetur ndonje pune e duke ngrene nga kurrizi i atyre qe kane aq seder sa te mos vjedhin si puna juaj.

 

 Lexoji mire ca te kam thene. Ti e di fare mire sa jane cmimet. Po them, a e di pse jane cmimet aq sa jane? Pse rriten dhe zbresin cmimet. Kur si popull ne 90 thame duam treg te hapuar, pranuam edhe faktin qe qeveria nuk cakton cmimet. Se kur i blejme tre cerekun e mallrave jashte, dhe atje jashte rriten cmimet ca duhet te bej tregtari shqiptar? Kur nuk dergojne me para nga jashte emigrantet se humbasin vende pune, dhe bie kerkesa per valute shqiptare, leku humbet vlere, dhe normalisht blen me pak mall. Po per keto as Sala as Rama nuk ka ca t'iu bej ne periudha afat-shkurtra. Tani me provon dot qe pertej ketyre, Sala ka faje per rritjen e cmimeve?

Une edhe kam jetu edhe kam punu te Banka o shok. E te them qe me 100 akrobacira ai institucion ka arritur ate pak pavaresi qe ka. Mbase INSTAT mund ta kundershtoni, po te pakten te Banka behuni pak me te permbajtur dhe jo aq cinik. Dhe duke dit qe ka me te vertete talente per nje institucion shiptar ne ato zyra, do i besoj icik me shume raportet e tyre se fjalet edhe te Rames edhe te Sales. 

Sa per pune mos u bej merak, kam aq kualifikim sa si Sala si Rama te jene ne pushtet, kam jo nje po disa vende te hapura.

 

Dhe sikur te jene rritur cmimet jashte me 2%, o shoku, ketu jane rritur taksat me 40%. Cmimet e nisen rritjen qe para se te plaste kriza neper bote, qe ne 2007-en, kur qe kriza e dritave e ketij pishkashit dhe nisen te punojne furrat e bukes me gjenerator. 

Ke banka paske punu ti? Pse s'thu, qenke nje nga ata te paaftet qe ia ka gjetur mami punen me mik ne shtet, se te privati s'ka bythe te punoje. Derisa paske vajt deri te banka, e paske pas shume lart mikun. Ca ka bere ai miku yt, ka vjedhur dardha ne kohen e enverit dhe e nxori sala te perndjekur politik, qe te paska futur dhe ty ne banke?

 

Kur s'ke argumente, dashke prova nga interneti ti? Po ca te them une, bejre adresen e po te bej dokumentacionin me noter e po ta coj me DHL. Paske punuar dhe ne banke ti. lol

 Ne 2007 pati inflacion ne tere boten, sidomos me ushqimet. 

Provat, dhe me linke ne internet provohen o shok. 

Po meqe ti e ka hallin te me ofendosh po e leme me kaq. Une gjimnazin e kam bere te Sami Frasheri, meqe je ne Tirane, shko pyet andej se zyshat jane po ato, te te thona sa i paafte kam qene. 

 Po hajde pra, gjejme sa jane cmimet ne gjithe boten e sa jane ne shqiperi, qofte te ushqimeve, qofte te elektricitetit, qofte karburantit. Pastaj gjejme se sa leke e paguan punetorin bota, qe u del cmimi aq sa del, dhe sa e paguan perendia yt, Saliu. Shohim dhe se sa kane qene para se ta drejtonte ytzot shtetin, e flasim.

Po mo, kam pare plot si puna jote une, qe e kishin qejf zyshat se e kishin mikun ish hajdut pulash qe ishte kthyer ne pishtar te demokracise.

Gjeji, me pak e ke energjine ne Shiqeri, shko ne ne supermarket ne Itali shife sa shkon nje kile mish i mire, apo dy fije sallami dy euro. 

Mire ne Shqiperi qe kam qene me mik, po kendej si me ja bo? Edhe ketu me mik?Vetem me qen djali i Rothschildit, po po te isha nuk me gjeje me ndonje forum ne internet duke u marr me hallet e Shqiperise. 

S'ta kam une fajin o njeri, po meqe do me shfry inat, shfryje, se kjo eshte nje nga anet pozitive te anonimitetit ne internet. 

Ne 2007 pati inflacion ne tere boten, sidomos me ushqimet. 

Kjo dihet, por a di ti te me thuash se sa e pasqyroje shifra zyrtare e qeverise kete tregues?

 Si ta reflektojne shifrat zyrtare? E keni hall te madh kete me shifrat, po nuk eshte vetem INSTAT burim statistikash. 

Ai thote qe cmimet jane rrit qe ne 2007, une i them normal se shperthyen cmimet e drithrave neper bursa. Normal qe do kishte influence ne Shqiperi, se po te mos kishte eshte lajm akoma me i keq. I bie qe ne jemi komplet te izoluar nqs ketu nuk ndryshonte asgje. 

O endrito po pse na ofendo me njeri i mire. Na thu qekan rrit çmimet jashte dhe prandaj jane rrit dhe ketu. Po si me, ne kohe krize po u rritkan cmimet jashte? Ata te shkretet jan tu prit me qiri ne dore mos verejne nje rritje inflacioni dhe kane dy vjet qe kur kane feste per ti mare njerzit me te mire leshojne fjalen e ngrohte inflacioni po tregon tendeca rritje gezohuni po dalim nga kriza. Apo ke dash me e shpjegu kete me faktin se banka e shqiperise zhvleresoi lekun me 10% pikerisht aq sa ishte rritja e rrogave mu para zgjedhjeve dhe tashti i njejti çmim i jashtem, mbase edhe me i lire, na duhet me e ble me shtrenjte.

Po meqe ra fjala. Jam kurioz te me shpjegosh edhe pse eshte rritur çmimi i kredise ne shqiperi ne nivele te turpshme kur ne gjithe boten tani ta falin lekun, Ka valle ndonje lidhje me rritjen e borxhit te brendshem, me faktin se qeveria ngeli tu emetu bono dhe s'le jo biznes me mar kredi po as gjynafqare te marin borxh me u martu. megjithse ti je specialisti. na ilumino. qe t'mos kalojme te tharja qe po na bo durres-kukes, apo dritat a uji.

 Ti e merito nje pergjigje se ai tjetri vazhdon e me thote "andej paguhen me shume". 

Ja ca mendoj une. Rritja e cmimeve e para dy vitesh ishte komplet per shkak te rritjes se cmimeve te ushqimeve ne tere boten. Akoma edhe sot me duket e cuditshme ajo rritja qe ndodhi, aq me shume jusfitikimi se po prodhohen biodiesel nga drithrat etj. 

Ndersa sot, nje pjese e madhe e rritjes se cmimeve sic e kam thene shpjegohet me zhvleresimin e lekut. E megjithate relativisht leku ka qene me i forte se shume nga monedhat e tjera te lindjes. 

Une e kam pranuar edhe me perpara ketu, qe me shume gjasa Banka leshoi para ne treg per te financuar fushaten. Dhe kshuqe ai inflacion do ndihej, 12-18 muaj sic ndodh rendom. Dhe ja ku jemi! Por, gjithsesi nuk eshte se inflacioni eshte dyshifror. Dmth eshte per te ardh keq qe akoma mund ti behet presion Bankes, por qe gjithsesi efektet nuk kane qene kaq te renda.

Ndersa per kredite, nuk eshte se ne Shqiperi kjo situate eshte tani apo jo. Dmth, normat e kredive atje kane qene te larta me kohe. E drejte qe borxhi nuk ndihmon, po ama ky borxh edhe njehere nuk eshte aq i madh sa te sjelle efekte te medhaja (60%). Me shume se cdo gje tjeter ato norma te larta tregojne jo vetem faktin qe ka akoma risk te madh ne treg, por edhe qe shumica e tregjeve ne Shqiperi nuk funksionojne tamam. Psh, kur kam qene atje perpiqesha te kuptoja se pse apartementet vazhdon te rrinin me ato cmime te larta. Mbase, nuk jam i sigurt se nuk ka asnje te dhene qe ta provosh por vetem tregime nga ndertues, arsyeja eshte qe atje nuk paguajne faturat ndaj njeri tjetrit. Tipit me ben dyert e pallatit, te jap nje apartement, e si rrjedhoje nuk ndjejne presione per te ulur cmimet. Kjo do te thote qe tregu nuk funksionon, dhe bankat jane te stepura para se te japin borxhe. 

Por, ajo qe me pelqen te e gjitha kjo eshte fakti qe keshtu duhet bere nje lloj debati. Normal qe mund te jem dhe une i gabuar, po te pakten nuk vrapoj si idiot nen theniet, na mbyti varferia. Pra do e votoja menjehere nje politikan qe ka aq sofistikim intelektual sa te merret edhe me cerekun e kesaj qe u morrem ne. 

Ketu po i meshohet fort ktij diskutimit ekonomik po sinqerisht mua s'po me intereson fare. Dhe jo se nuk me dhemb kjo pune po sepse edhe ne krahasim me shperthimin e gerdecit me duket 100 here me i keq eventualiteti qe keto kurre s'do kene fund dhe ne shqiptaret s'do mund te bejme dot asgje per ti parandaluar ne te ardhmen. Do jete e gjitha ne dore te sales. Duhet ta shohim nga duart dhe te lutemi te mos na hedhi ne ere. S'do kemi kurre mundesine ta heqim me vote ate e me pas argiten e keshtu me rradhe. Harroje se po ia hodhi ksaj here ka per te pasur me zgjedhje te lira.

Dhe sa per ekonomine dije qe ishte ai qe e qelbi kete pune duke bllokuar kreditimin e biznesit dhe konsumatorit ne 2009. Asnje banke ne 2009 nuk jepte kredi kur kishte mundesi te kreditonte shtetin me interes 12% ne € si me durres-kukes qe vajti e mori nja 300milion apo me bonot qe arrinin maja. Te gjitha keto per fushate. Dhe pikerisht sot ne darke po degjoja dicka qe nese eshte e vertet tregon qarte se cka ndodhur Ne fillim te 2009 borxhi ishte 50% ndersa tashti 60%. e gjitha kjo ne nje vit. E gjitha kjo borxh i brendshem e jo eurobond, pra lek i hequr biznesit shqiptar. Normal qe 60% s'eshte noi skandal po duhet pare dhe ne dinamikat e tjera. Po siç thashe nuk me entuziasmon fare ky muhabet. me duket me e rende zgjedhjet e vjedhura.

 Bashkohem me ty 100% qe sikur edhe te kishte qene ekonomia me rritje si ne Kine, thjesht per Gerdecin Sala nuk duhet te ishte me ne qeverisje. 

Tani, nqs je me memorie, kujtohu pak sa shume njerez i thane Rames qe ketu duhet te ngrinte, e te ngrinte zerin fuqishem. Kam qene prezent vete atehere ne nje nga keto debate. Justifikimi qe na u dha ishte ky: pse te nxitohemi, hyme ne Nato, mbas nje viti jemi dhe ne pushtet, dhe jemi rehat. Nderkohe shume te tjere po thonin qe kjo protesta qe po behet sot, pa pushim, duhej bere atehere. Ca ti bej une qe isha naiv fare atehere, mu deshen dy muaj per ta marre vesh qe pervec Rames ishte dhe Majko i perlyer keq me Delijorgjin, per te mos fol per biznesmen te tjere prane Rames qe kishin biznese me te (kujto psh shitje-blerje e klubit Dinamo) e donin ta kalonin icik si pa u ndjere. muhabeti. 

Per keto s'di ç'a te them se s'kam shume qe jam kthyer dhe sinqerisht me duken arabisht ose te koduara.

 Ok, mos u bej merak se edhe une nuk kisha shume qe isha kthyer per nje periudhe te vogel ne Shqiperi kur ndodhi Gerdeci. Ishte akoma koha qe flutoroja me p... ne b... per "idealet e partise". Shpresoj qe mbase te kesh ndejtur dhe ca kohe, dhe ti njohesh me mire njerezit, ta kuptosh qe ky imi nuk eshte inat qe me ka zene syte, po eshte nje neveritje totale me nje pjese te madhe te politikes ne Shqiperi. Po duke qene se une jam me rrenje e me dhemballe i PS, me djeg shume me shume per partine time, kur e shof ne ca gjendje ka perfunduar. S'e mendoja kurre ne 2000 qe nje dite mund te fillonte diskutimi PD dhe PS jane njesoj, po per keq jo per mire. 

Po te kishim shtet, sic thot Hurbi, policia keta vandale (qofshin te Sandrit a te Doshit) duke ti kishte ngritur zgupthi e duhet ti bente stive neper furgone per ti plasur ne burg direkt.

pse futen 202 ne greve keta smiley sikur nuk ka me kuptim kenga...

Me 200 greviste
socialiste lule
do nisi Shqiperia
historine e kuqe

 

Sot ne oren 6 PM ftohen te gjithe qytetaret e tiranes ne mbeshtjelljen e radhes per te protestuar ne mbeshtetje te greves se urise te 200 personave qe kerkojne te vetflijohen per lirine e popullit nga mafja e pushtetit Salisto-serbovist.

Ja nje shembull i fresket i DEBILIZIMIT TE NJERIUT SHQIPTAR.

Shikoni zhargonin e perdorur. Krahasojeni tani tonin me lajmet e faqes tre te Zeri i popullit, dt. 26 gusht 1977 :

"Sot anetari i Byrose Politike dhe kryeministri i Shqiperise Mehmet Shehu mbylli viziten e tij dy ditore ne rrethin e Beratit, ku beri mjaft vizita mes masave punonjese te ketij rrethi, ne Kombinatin e Tekstileve Mao Ce Dun dhe ne kooperativen e Lapardhase, dhe u njoh me arritjet e shkelqyera...

...

...

qe me nje vrull te papare do te shkojne ne Kongresin e 7-te te PPSH, duarplot e ballelart."

________

SHPARTALLIMI I HEMISFERAVE TRUNORE NE VALEN E PUNES.

 Wow, fiks si RD. Aty do te kene gjetur pune sot ata qe i shkruanin ne ate kohe.

 Kryeministri Berisha ftoi dje nga Sheshi "Nënë Tereza" të gjithë qytetarët shqiptarë që bashkë me mazhorancën të vazhdojnë të sigurtë rrugëtimin drejt ndërtimit të Shqipërisë evropiane. Qindra mijëra qytetarë iu përgjigjën dje ftesës për të marrë pjesë në tubimin festiv për të mbështetur reformat e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike. Duke përshëndetur përzemërsisht qytetarët, kryeministri theksoi se Shqipëria më shumë se kurrë ndonjëherë është afër ëndrrave të saj evropiane

Me thuaj ku ndryshojne. Kane harruar te shtojne qe po s'u shkove ne miting, PD te heq nga puna, se internimin s'e ben dot me.

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Mensila Doda deklaroi dje se qeveria dhe mazhoranca është plotësisht e vendosur të shkojë deri në fund të projektit të Shqipërisë europiane. Doda theksoi se qeveria ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe një vullnet të fuqishëm për të realizuar të gjitha ëndrrat e shqiptarëve. E pranishme në koncertin madhështor festiv të organizuar nga Partia Demokratike, ajo u shpreh se ky entuziazëm i papërshkrueshëm tregon qartë mbështetjen e fuqishme që shqiptarët i japin koalicionit qeverisës.

O malok paqesor nuk eshte detyrim ardhja ne miting, por ftese. Thjesht po e ndjeve hajde. Mbasi te mbaroje te jap edhe nje kafe e pak muhabet po te duash. Te jesh i sigurt qe dicka nga qytetaria do te mesosh.

me verte eshte bo keq cuna,po nuk dole ne miting te heqin nga puna,k abyth ku te rrije kjo

Ore po keta kur duan te vdesin pse shkojne ne spital? Apo i merr shteti me zorr e i dergon ne spital?

Eshte detyruar të largohet me urgjencë për në spital, një prej deputeteve greviste të Partisë Socialiste. Në orët e para te mengjesit, deputetja Klodiana Spahiu ka shfaqur simptoma të lodhjes, këputjes së trupit, marrje mendsh dhe të vjella.

Dhe une kalova sot andej dhe me rdhi turp me thene te drejten. Vinte nje ere nga banjot e improvizuara qe cte te them. Nje miku im me tha " Vjen ere PS", dhe pavaresisht ketij humori te zi, u mundova te perfytyroj se cfare do te ndodhte  nese nje lider opozite i bente kete qe po u ben qytetareve te Tiranes. Ishte e tmerrshme. E dyta, ku i ka keta mbeshtetes ky tipi qe tha se do i mbante aty per nje muaj rresht????????. PAshe vetem nja dhjete veta te ngeshem qe rrinin ne hije te pemeve, asnje tjeter. Dhe te tghuash qe skishte njerez, vetem pak metra me tutje lokalet ishin plot. Sikur  klientela e tre lokaleve te bllokut te shkonte do i jepte nje fare kuptimi asaj qe po ndodh atje. Po me vjen keq, po e kishin braktis te gjithe dhe as ja ndjente njeriu se cfare benin ata qyqaret qe kane hyre aty. E thashe te premten qe hyrja ne greve urie ishte nje turp, po tashi dita dites po khehet ne dicka te neveritshme. 

....PAshe vetem nja dhjete veta te ngeshem qe rrinin ne hije te pemeve, asnje tjeter.....

E kuptoj nevojen e militantit per te share anen tjeter, e ne proces edhe te genjeje ca, por te lutem jo kaq trashe smiley

Me te vertete nga ora 9 qe kalova atje nja 25 veta ishin nen hijen e pemeve te Piramida. Ca veta benin roje te tenda, para te sheshi sme zuri syri asnje. Ndoshta i kishte zene gjumi neper autobusa dhe do kene ardhe me vone, po ne 9 nja 25 kokrra ishin (mbase "nardi" ka qene ne 8 dhe ka pare vetem 10).

“Ultimatum për këtë kryeministër të papërgjegjshëm, i sëmurë psikik, që të garantojë jetën e 200 grevistëve. Sepse nuk mund të durojmë dot një sakrificë pa fund”,

 

...tha Spartaku para ca minutash...

 

Po mire mo Spartak, por kur ti ishe pjese e partise se tij, jo shume kohe perpara, ky Berisha ishte i shendoshe nga mendte dhe i pergjegjshem?

 

Flasin njerzia per proteste per te drejten e lirise se votes...

Nuk e di a ka fjale ne shqip per "vermin", por kur ne krye te protestes vihen te tille vermin me interesa nga me te ultat e me te ndyrat vete koncepti i lirise se votes peson vdekje kanceroze nga brenda...

Ai Spartaku..jo vetèm qè flet sot pèr lirinè e votès e tè fjalès,por ka bere burg dje...nuk di se kujt i bie tè jetè "Krimb"...duhet parè ti personalisht,çfarè ke bere pèr tè mos qenè "krimb"!!

Ketyre u ka ik truri te gjitheve mor vella! Kam qejf une thote Spartaku (e kam dhe kusheri te gruas haramin smiley )  te bej greve, se keshtu me pelqen, por nuk mund te duroj dot nje sakrifice pa fund. Ndaj merr masat ti ore, ti qe po te shajme ne shtate breza e ne shtatedhjete dialekte, te na garantosh neve jeten. Ne ndaj jemi ngritur te te hedhim ty poshte, tani na e ke per borxh te na garantosh! E mor Spartak, ehhh. Nuk e di se kush eshte: mosha, burgu, apo beqarlliku, por dukshem qe te trija e kane bere punen e tyre ne ket gjenerim te trurit tend.

Ka shume te drejte Hurbi! Debilizmi, fatkeqesisht po behet norme ne ate vend! Dhe gjithe ky debilllek ka filluar thjesht nga nje premise e rreme: "na jane vjedhur votat nje vit me pare!" Por mire mor njerez, me nder politikane, shkoni ankohuni tek gjykatat, paraqituni provat. Puna eshte se prova s'kane, por c'rendesi kane provat; sloganet/misinformimet jane ato qe mbajne gjalle budallallepsjen e turmes, asaj turme qe keta politikane parapelqejne t'i adresohen si "populli". Cfare ironie! "Na kane blere komisioneret" - thote ai kapsolla e gjate! Po mire mor Edush, kush t'i zgjodhi ato komisioneret, Marika? Pastaj, pse duhet njerezit te te besojne ty ne cdo gje qe thua kur s'jep as nje prove te vetme? Si ka mundesi te jane vjedhur votat dhe asnje nga kamerat, asnje nga vezhguesit e tu, nuk munden te filmonin a te dokumentonin kete "vjedhje te votes"? Si ka mundesi te te blihen (shif cfare paranoiaku qe eshte) me mijera komisionere dhe ti e syleshet e tu te mos jeni ne gjendje te jepni nje prove te vetme te kesaj "blerje" kaq te madhe, monetare e dinjitare? Si ka mundesi? Si ka mundesi qe perseri ka njerez qe cfaredo gomarlleku te thuash, pavaresisht se s'ke as gramin e evidences, e ironikisht, as gramin e elokuences (perpiqem t'i justifikoj te shkretet), te besojne? Si ka mundesi kaq shume zhurme per nje "vere ne uje"? Si ka mundesi qe keta njerez te mos pranojne ta shohin ne sy realitetin, por vdesin te big-bradhosen e t'i lene funksionin e te menduarit njerezve kaq te papergjegjshem sa Rama & Co. ? 

Eshte nje rregull ne logjike qe thote pak a shume kete: Ne se nisesh nga nje premise e gabuar, atehere mund te provosh cdo gje! Welcome to Rama-land!

Ore, le te kete bere burg sa te doje.  Kjo nuk te ben burre te mire detyrimisht.   Burg zakonisht hanin te gjithe familjaret e nje udheheqesi te nomeklatures, kur ky etiketohej nga Veroja per eliminim.

Po pate mundesi te clirohesh nga deliri emocional e ti lesh argumentet te tipit ad hominem kunder meje, pergjigju asaj pyetjes qe kam bere une ne postim dhe hajde flasim pastaj...

Mendoj se po..ka qenè i pèrgjegjshèm Sala kur "krimbi" ka qenè nè partinè e tij,pasi fliste pèr luftè kundèrr korupsionit,fliste pèr kriminelin NANO qè vriste e vidhte shqiptarèt,fliste pèr dosje tè famshme e pèr vjedhje votash po nga ky njeri,fliste pèr rènim ekonomik e pèr lista..fliste pèr zgjedhje tè ndershme e pèr transparenc tè pakufizuar,fliste pèr ndèshkime shèmbullore e pèr prokurorinè qè mezi priste vetèm ardhjen e tij nè pushtet!! fliste pèr shumè gjèra qè sot nuk i pèrmend hiç,biles i kundèrshton e i pengon me çdo lloj mènyre...tani ka mundèsi: ju çfarè keni bèrè personalisht pèr lirinè e fjalès e votès sè lirè?se ky "krimbi" vetèm burg nè kohèn e enverit ka bèrè!!p.s. nuk kam asgjè kundèr askujt,èshtè vetèm kuriozitet!!

Mendon se po? Hehehehe  Pra u cakerdis nga mendte e kokes vetem vitet e fundit saliu huh?  Me vertet i beson keto?  Po socialistet thone qe kane qene i cakerdisur me kohe, ka qene i etur per pushtet e i papergjeshem me kohe.  E akuzojne si shkaktar kryesor te 97-tes.  E permendin shpesh here faktin qe tentoi grusht shteti ne 98-te. Biles si mbas konstatimeve te mia e shume te tjereve Saliu ka qene me i cakerdisur, me genjeshtar, me demagog, me i dhunshem heren e pare te tij ne pushtet se sa tani qe coku eshte zbutur pak duke sjelle rreth vetes te gjithe ata qe i zboi nga partia e duke bere dhe koalicion me Meten.  Ca ben ky Saliu?  Kalon faza normaliteti e cakerdisje si mbas aleancave te Ngjeles?

p.s. Po do te besh debat tamam, leje personalizmin edhe njehere.  S'ka rendesi se cfare kam bere une.  Une s'jam person publik, s'jam politikan, s'ndrroj aleanca politike si mbas vaktit.

E pata harruar grafikun e cmendurise se kryeministrit tone. Faleminderit qe na i solle detajet perpara syve perseri. Duket se Ngjelen e paska lene pak kujtesa.

Hej...po flisnim pèr "krimbin",çfarè mendonte ai pèr salèn dje,e çfarè mendon sot?apo pèr socialistèt?? ..tè keqen e debatit!!

A eshte bere aleat me socialistet krimbi? A rri shpatull me shpatull me Ramen? 

O i pakapshem(i pa-anshem)...a e kupton se po i thua krimb ngjelès sot,njèsoj siç i thoshte Veri dje??ke ndonjè dyshim se kush èshtè krimbi? Veri apo Spartaku??...gjith tè mirat!!

Keto analogjira more djalosh shitja ndonje tjetri se me mua nuk te shkojne kurrkund.  Une Ngjelen e vleresoj per ato qe thot tani, per ato qe ben tani e jo mbi ato qe e ka vleresuar kumandari apo ndonje tjeter.  Mundohu cik me shume para se te japesh pergjigje gjysmake te tilla...

Jam i sigurtè se nuk mè shkojnè me ty...fakti èshtè se krimb i thua ti tani,e krimb i thoshte edhe Veri nè kohèn e tij...mbase keni tè drejtè tè dy..!!

PE: Politika e rruges do ngadalesoje integrimin

Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian konsideron, se protestat e opozitës pengojnë progreson e vendit dhe kontribuojnë në përçimin e imazhit negativ të vendit, pasi në vend që debati të bëhet në Parlament, ai bëhet në rrugë. Kështu janë shprehur përfaqësuesit e institucioneve europiane në takimin e parë të Komisionit të Asocimit dhe stabilizimit BE-SHqipëri:
Eduard Kukan, eurodeputet
"Situata aktuale politika, ku opozita nuk merr pjesë ose merr pjesë pjesërisht ose në mënyrë të kushtëzuar në seancant parlamentare, është një pengesë për integrimin europian të Shqipërisë. Të gjtha apelet që kanë arhdur nga organiztata ndërkombëtare nuk kanë ndryshuar situatën dhe lajmet që po vijnë nga Tirana, tregojnë se situata është bërë më e ndërlikuar dhe e vështirë."

Pierre Mirel, Drejtori për Ballkann në KE
“Zhvillimet politike pozitive të Shqipërisë janë të vëna në hije nga kria politike. Kjo jep imazhin e një vendi që nuk përmbush ende standardet europiane e një demokracie të pjekur dhe dëmton imazhin e vendit, si dhe vë në rrezik progesin e mëtejshëm. Manifestimet e bëra gjatë fundjavës edhe pse paqësore, peshojnë në këtë imazh negativ, jo sepse kundërshtimet politike në vetvete, pasi ato janë normale në jetën demokratike të një vendi, por mungesa e debatit politik në parlament në vend të atij të rrugës bllokon progresin. Kam një pyetje për juve, a janë grevat e urisë një mjet për të avancuar në këtë moment që ne po përgatisim opinionin e Shqipërisë? ”.
Pas tyre kanë marrë fjalën deputetë të opozitës dhe të mazhorancës, duke dhënë argumentat a tyre për situatën politike në vend.

Per karrige andej i le kujtesa goxha te gjithe e jo vetem Ngjelen.  Vermin me V super te madhe te shtypit.

Arb, krimb nuk e perkthen duhur peshen e fjales vermin...te pakten jo per mua si anglishtfoles.  Duhet gjetur ndonje fjale me e pershtatshme...

Mo u ngaterro a tu befsha, une jam kendej e jo andej. Gjithsesi duket se edhe ti ke pak nevoje te rifreskosh kujtesen per arsyet e ndarjes Ngjela-Bisha.

Sa per vermin, aty futen te gjith ato specie qe ne i quajme te pista, te ndryra, etj: duke filluar nga pleshtat e morrat e gjer te minjte. E perbashketa e tyre eshte ushqehen kryesisht me kerrma. Analogjine besoj e nxjerr vet ti; kerrme me te madhe se PD-ja, sot per sot, nuk ka!

O tu befsha, nuk po ngaterrohem hic.  E kam fjalen egzaktsisht per ata andej qe kane amnezi te theksuar per shume gjera kur vjen puna e te berit aleance per te perfituar dicka.   Nuk me interesojne shume arsyet pse u ndane keta te dy.  Me intereson me shume mungesa totale e integritetit te ketij njeriu prepotent dhe fodull qe flet me nje lloj pathosi sikur te ishte alfa dhe omega e dijes.  Semdunja psiqike, papergjegjsia, autoritarizmi i Berishes jane dukur heret e jo tani, mbasi Ngjela nuk u zgjodh dot as deputet.

 

Mi halesh do thoja une eshte perkthimi me i pershtatshem.  Sakte, PD-ja eshte kerrme e ca kerrme me mi halesh si Imami, Ceka, Pollo etj.  Por dhe PS-ja si le gje mangut qe pervec minjeve te haleve te diktatures, ka dhe keta Spartakrit, Zogajt e Ndokat qe gostisin ne karkasen e saj.

 Arb, krimb nuk e perkthen duhur peshen e fjales vermin

Mi gjirizi!!?? Po per mua nuk eshte vetem Ngjela, jane 95 per qind e atyre qe nxjerrin surratin ne televizor kur behet fjale per politike. Fatkeqesisht dyshja Berisha-Rama po punojne me zell te madh per ta cuar kete ne limitet e 100 perqindeshit, (pra 99.9 % si ne kohen e xhaxhit).

E lum si ne,

e lum si ti,

Shqiperi qe s'ke pleqeri...

Pse mer administratot po genjej. PO atje gjate dites, vetem gazetaret jane. E di cdo me thene te besh proteste per te hedh qeverine, e ke idene.... Do te thote qe njerzit mos shkulen nga sheshi. E para kjo, e dyta pse ska asnje mesazh mbeshtetes nga nderkombetaret, e treta ben mire qe ai ngjele manalli mos na flase ne emer te popullit se po behet shume qesharak. Shiko kush e mbeshtet nje here te gjithe ata vemje qe 28 qershori i la jashte politikes, Ngjela, Milo, Zogaj, Velija. Ky eshte me verte shume turp. Ore skam asnje taksirat une qe te identifikohem me te qe me rri si arrxhi ne mes te rruges. Pra i dashur u Une spo genjej hic, dhe lexo sot deklaratat ne parlament evropian. Ore si ka mundesi qe sju punon llogjika nje here.  Sot Rama filloi te sulmoje ne menyre te turpshme mediat dhe na paralajmeroi se sdo rrinte me spektator, se eshte dhe trim i madh keshtu. He me car do beje se na nxiu ka tete muaj qe kercenon, po te kishte kellqe e bente me kohe. PO kjo eshte politike palacolleqesh, politike alla Ngjele, qe sja mbante te dilte as ne proteste per te veten e tij si kandidat per kryetar bashkie kur kandidonte kunder rames

Po ty nuk te shqeteson fare deformimi i votes se 28 Qershorit 2009? Nuk te shqeteson se votat u vodhen dhe ju dhane pa te drejte PD-se (kuptohet nje pjese)? Ti je qytetar i lire apo skllav partiak?

Pierre Mirel, Drejtori për Ballkann në KE
“Zhvillimet politike pozitive të Shqipërisë janë të vëna në hije nga kria politike. Kjo jep imazhin e një vendi që nuk përmbush ende standardet europiane e një demokracie të pjekur dhe dëmton imazhin e vendit, si dhe vë në rrezik progesin e mëtejshëm. Manifestimet e bëra gjatë fundjavës edhe pse paqësore, peshojnë në këtë imazh negativ, jo sepse kundërshtimet politike në vetvete, pasi ato janë normale në jetën demokratike të një vendi, por mungesa e debatit politik në parlament në vend të atij të rrugës bllokon progresin. Kam një pyetje për juve, a janë grevat e urisë një mjet për të avancuar në këtë moment që ne po përgatisim opinionin e Shqipërisë? ”...
 

Po perse akoma nuk i ke njohur kelyshet e komunistave po Pjer!Ata jane gati te djegin tere Shqiperine per karriket e pushtetit.Ku pyesin ata per integrim ore.Ata jane duke shkumbavitur nga inati qe jemi atatare te NATO-s sepse nuk mund te marrin pushtetin ne gryken e pushkes si ne 1997 apo te fillojne trafikun e droges, prostirucionit dhe skafet?Nje nga aresyet qe ata jane kunder heqjes se vizave eshte piketisht fakti se nuk mund te rifillojne trafikun njerezor me Italine,ku u bene miliardere gjate periudhes 97-05.Me kete rast ju bie dhe kalaja e fundit,Vlora.

Po si mund te kete integrim ne BE, kur ne nuk dime te bejme zgjedhje demokratike? Kush jana ata budallenj qe te pranojne shqiperine ne gjirin e tyre, kur vjedhja apo tjetersimi i votes vazhdon te mbetet regulli i pashkruar i menyres se votimit?

Votat i shiten komisioneret Socialiste,mund te na thuash ndonje gje per kete berbero?

Deformimi i Votes?. Cili me jep nje fakt, pervec ruzhdijes qe jua dha vete si indicio berisha dhe tashi eshte ne Gjyq, le te denohen ata komisionere, por te denohen dhe ata te PS-se per braktisje detyre . Me jep nje  proces verbal qe s'kane firmos komisioneret, pa perdor traplliqet e rames,  qe thote se jane bere  presione e  lesh e presh . Fakte shoku, fakte jo fjale thote Avokati leshit qe del ne podiumet e PS-se. Une nuk besoj pallavra, per shitje te 20 mije komisionereve, i besoj asaj cka eshte shkruar, dhe besoj qe ai burri atje ne PE thote se Rama po behet shkak qe une te shikohem si arrixhiu i Evropes. te tjerat skane cme duhen. Ti e di po aq mire sa une se kjo eshte beteje personale. Ai ska ezauruar asnje rruge ligjore, se e di qe del i humbur, dhe ne rast se Berisha ben gafen e madhe dhe hap kutite duke cenuar ligjin, do jem une i pari qe do kerkoj qe ai te iki nga ai vend se vertet se meriton

Zgjidhja ligjore ore djalosh apo madhor u shkel qe ne KQZ ku nuk u respektua ligji zgjedhor dhe u shkel e drejta e 2 anetareve per te numuruar vota te caktuara. Dhe une si qytetar i denje i ketij vendi dhe me nje llogjike mesatare nuk mund te ma mbushe mendjen asnje institucion ne bote qe ky ligj u dhunua. E per kete une kam te drejte te protestoje deri ne vetflijim. Nuk me ndalon dot as ti e as hajdutet qe kane uzurpuar pushtetin. Vetem obortaret e kesaj mbreterie te pashpallur mund te mbeshtesin kete sorogato qe quhet sali.

berber, sa njerez te vendosur ka si ti??!! Nese ka shume por pak po duken sic po duken bathet (ta leme diten e pare), athere rama nuk eshte i zoti te prije turmat e pakenaqura dhe ti perdore si duhet. Retorika e tij le shume per te deshiruar, berisha eshte shume me potent ne inspirimin e turmave. Nese rama e thyen berishen kesaj here, rama eshte thjesht gjeni dhe une i heq kapelen per gjithe jeten. Por pak gjasa ka.

Koha per t'u kthyer ne shtepi. S'ka asnje dobi per mendimin tim vazhdimi me tej i kesaj greve qesharake. Opozita te filloje kundershtimin e qeverise ne parlament, sic duhet ta beje dhe te mos vazhdoje me shume me politiken e rruges ne vitin 2010. S'ka asnje dobi, nuk arrihet asgje me kamikazllek. Ka disa deputete aty qe une kam respekt per ta, nuk e kutoj se si pranojne te behen kamikaze te nje njeriu si Edi Rama. Nuk e meritojne kete keqperdorim. Ata e kane vendin ne parlament dhe jo ne rruge.

Per shume kend kjo pyetje do te jete ansore, por une po te pyes sinqerisht. Per ke ke rrespekt dhe pse dhe per ke nuk ke rrespekt dhe pse?

Jo mo vlla ta vazhdojne greven,nje dite greve e 22 deputeteve socialiste eshte e barabarte me shpetimin e dy metrave katrore gjelberim ne Tirane.

Sa kohe qe nuk ka nje turme bindese ne numer qe grumbullohet cdo dite para kryeministrise kjo greve eshte vetem shkaterrim shendeti. Me vjen gjynah per ate gocen qe vajti ne spital qe ishte edhe e pashme, per Olten dhe ca cuna e goca te tjere qe po pagujane shtrenjte dicka qe nuk ka shume shprese te ndodhe. Per qurrsat si puna e velise, ahmetajt etj. nuk me behet fort vone. Sic tha edhe dikush me pare, keta qe jane kaq te vendosur te ngordhin urie me mire ti fusin nje plumb kryepsikopatit dhe do sigurojne edhe nje lapidar te perjteshem sesa te shkaterrojne shendetin e tyre. Nejse, i uroj sukses vetem per faktin qe perballe kane berishen. Vemjet si zogaj, ndoka apo ngjela vetem pune i prishin kesaj kauze.

Mbase ky nuk eshte artikulli i duhur per te bere kete pyetje por gjithsesi duke pare numrin e komenteve te peshqeve ma merr medja se dikush do te me japi nje pergjigje.

E kam ndjekur me shume vemendje fushaten elektorale te Partise Socialiste ne zgjedhjet e shkuare dhe nuk pata mundesi kurre te lexoj ose edhe te ndigjoj planin e partise socialiste per zhvillimin e ekonomise nese ata merrnin pushtetin.

Jam shume dakort me spikatjen e problemeve ekonomike qe Partia Socialiste ka bere ne lidhje me papunesine, borxhin e jashtem, GDP ne dhe zhvillimin ose me mire moszhvillimin ekonomik te Shqiperise.

Gjithsesi nuk kam patur dhe vazhdoj te mos kem informacion se si planifikon Partia Socialiste te uli numrin e papunesise, te uli borxhin e jashtem, te rrisi prodhimin e brendshem, te rrisi exportet, te uli importet. 

Nese dikush ka ne dore ndonje plan a projektplan do te isha shume i interesuar ti hidhja nje sy.

ti je i vetmi qe nuk e paske lexu; ishte prej 1,000 faqesh dhe quhej "perrallat e 1,001 neteve" po ishte botu ne letra speciale qe vetem njerezit shume te zgjuar i shofin (ke parasysh ate perrallen me mbretin dhe rrobat?)

A keni gjetur ndonje foto tjeter nga protesta e sotme?

mesa mora vesht sot, Big Berisha o tu i surveju deputetet e PS me me kujdes se Big Bro.

Aman mor socialista, se na làt nam ne mes te Europes, veni nji kryetar tjeter se u flliqem si komb. Me u fut Europa (Komiteti Ndërparlamentar i Stabilizimit - Asociimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipëris&eumlsmiley me nda punet tona.

Aman mor gazetare, ju qe jeni dhe duhet te jeni per t'arrdhmen e Shqipnis, bani diçka, thoni diçka, se na mbloj Rama me turp!

Mos na e bllokoni shtetin ne nji moment kaq delikat, kur asht ba tan ajo pun per me e permirsu imazhin e Shqipnise ne bot ! Na s'jena popull kaq i mbrapsht, o njerez ! Pse po na e qitni faqen e zeze per 2 kuti dhe per hater te Edi Rames ? Dhe ça mprapa ? Edhe me ken 70-70 ? A e merrni pushtetin me barazi ? Jo ! Pse dreqin po na koritni ? A e dina te gjithe se Europa (ajo demokracia te ciles dona me i ngja) ka shum ma teper besim ne Berishen dhe jo ne Ramen, se e dine t'tan se ky i fundit asht i pacip ? Po. Ateher ? çka fitojme na me nji gja te tille ?

O gazetar, shtyp, medja, mos e leni veten peng te Edi Rames, te pareve qe u ka dhan atyne deputetve me u fut ne greve, se do t'ja shohim sherrin. Tan Europa sot asht e djathte. Sali Berisha na mbron ne bote, e mbron Shqipnin dhe punen qe ka ba. Mire, keq, i zoti asht ! ER s'asht i zoti me menaxhu Tiranen, jo po na mexhanon Shqipnin. S'asht i zoti me u prezantu per deputet ne vend te vet, jo po na mbron ne sferen nderkombtare. A ma mir me pas 100 lek, apo me i hup edhe ato qe kena per arsyet personale te Edi Rames ? Aman, o media, gazetare, shtyp ! Bani diçka, Thoni diçka, se forca juaj asht shum ma e forte se sa ajo e Edi Rames dhe se ajo e mediatoreve te Europes.

çdo shtet asht ndertu mbi disa sakrifica te forcave te brendhsme! Dhe sot asht dita me sakrifiku punet tona te mbrendshme per me arrit diçka ma te nalte, diçka per te cilen tan populli jon aspiron, te drejten dhe lirin me shku dhe me arrdhe. Pa u liru fizikisht, si doni te liroheni mendurisht ? Liria e veprimit bjen lirine e mendimit. Jo e kunderta. O gazetare, te djathte, te majte, keni nji rrol te madh sot ! A mund ta nxjerrni Shqipnin prej ktij kaosit ?! Per hater te popullit, per hater te pleqve tone qe u djegen me na pa, mas ambasadave dhe kufijve ! 3 milion shqiptare qe hyjn çdo vere ne Shqipni, ça bahet me ta dhe me prindt e tyne ?! Aman, se u ndam per se gjallit, ne shekullin XXI, dhe vazhdojme per fajin tone te vetem. Per fajin e Edi Rames.

 Gabim e ke. Dy here gabim. E para e mbivlereson rolin e gazetareve, se nuk i pyet kush. Jane nje grup morracakesh te shitur, te pafte, medioker, snob, pa pike peshe ne Shqiperi. 

E dyta, ti perdor nje gjuhe te denje per tragjedi, kur ne fakt greva e urise socialiste eshte akti i fundit i komedise me emrin "Historia e protestave kutihapese te Ed Rames". Greva e urise eshte gallate.

Shih anen pozitive te Edi Rames, se ka plot. Duhen marre antitrupat, se neser mund te vijne fare mire nje megalloman tjeter plot retorike boshe (si Erjon Veliaj psh) e te pretendoje te behet kryeminister. Prit, prit se s'ka mbaruar. Ed Rama dhe PS do ta konsumoje deri ne fund komedine. 

P.S. 

chene - 3 Maj 2010 - 10:05pm

mesa mora vesht sot, Big Berisha o tu i surveju deputetet e PS me me kujdes se Big Bro.

:-D po sigurims te iku jeta o i shkrete. Vec per spiunlleqe te shkon mendja.

Ma tha njoni qe per ka niveli duhet te jete drejtori yt. Kam harru ta pys se kush e mba pseudonimin gjahtari dhe pse perdoret zakonisht si manover smiley Ti e di qe une njof plot legena ne PD.

 :-D 

Ja e shef, qe kam te drejte. Pse duhet te interesojne ty, kush jam une? Sepse spiunllekun e ke ne gjak.

Sme intereso, thjesht du te di nese je i vonuar apo ben vete. Une nuk tallem kurre me rastet klinike. smiley

aman per trute qe ke..

Pergjigje njeri nuk ka per planin ekonomik te socialisteve???

Ma mori mendja!!!

I vafte mbare greva dhe protesta, Zoti i modh i ndomofte!!!

Jarebi!

Roni, ke shume te drejte qe ngre shqetesimin e mungeses se planit te socialisteve per daljen nga kriza ekonomike. Nese ekziston nje plan i detajuar une personalisht nuk e di se ku ndodhet.

Egziston...Hiq Berishen nga pushteti dhe cmimet do ulen, borxhi do paguhet, PBB-ja do kete rritje si te Kines, papunesia do shkoj 5%, korrupsioni dhe klientelizmi do perfundojne, infrastruktura do ndertohet pa nje pa dy (pa marre borxhe), kapaciteti prodhues i Shqiperi do rritet me hapa te medhaja e te gjithe do kapen dore per dore e do hedhin valle te gezuar.  Te gjitha keto do arrihen si rezultat i kursimeve buxhetore qe do behen ngaqe socialistet nuk do vjedhin e as nuk do shperblejne klientelen e tyre me projekte multimilionshe sic ben Berisha.

Nga ana e PS behet ky argumenti, qe hapja e kutive zgjidh krizen pasi qeveria e ardhshme do jete e pergjegjshme dhe do punoje me fort. Por kjo eshte vetem retorike se si argument logjik nuk mban uje. Qeveria e ardhshme mund te jete me e pergjegjshme por krejtesisht e paafte.

Bleni jam i sigurte qe po e egzagjeroj ne krahasim por kjo retorike me duket pak si ajo e komunisteve ne 42shin qe kur te vime ne ne pushtet te gjithe do te hame me luge floriri.

Nuk po e beje kete krahasim te ioronizoj apo te demonizoj Partine socialiste dhe kauzen e saj por po e bej vetem per te hapur nje debat me ekonomik me profesional ne lidhje me permiresimin e ekonomise shqipetare.

Nuk e diskutoj qe Shqiptaret Socialiste kan qellime te mira per vendin e tyre por me ben pak skeptik ajo fjala e urte se "Rruga per ne Ferr eshte e shtruar me Qellime te Mira" keshtu qe qellimi i mire nuk mjafton duhen dhe Plane. Aq me teper kur behet fjale per nje subjekt kaq delikat dhe te nderlikuar si Ekonomia Kombetare.

Jo vetem kaq, por nqs halli i madh eshte me te vertete zgjidhja e problemeve per zgjedhjet e tjera, shko dhe ribej kodin. Thuhe qarte fare, qe KQZ mund te hapi cfaredo kutie qe do, edhe per kaprico te nje partie, brenda nje lloj limiti te caktuar. Thuaj qe fletet e votimit klasifikohen si dokument zyrtar, dhe brenda nje viti, a dy vjetesh, mund te rihapen nqs duan studiues (sado qe eshte pak i cuditshem rinumerim per hir te rinumerimit e jo per te ndryshuar rezultatin). Beji zgjedhjet me elemente elektronik, ne menyre qe rezultati te dale me shpejte e te mos ju lihet kohe komisionereve te bllokojne procesin. Behe numerimin jo me ne 66 KZAZ, po ne 30, ne 20. Dhe aty fut 10-15 kandidate per deputete qe te shohin cdo moment ca po behen.  

 O Endrity, jam dakord me ty, po cilin kod te ribeje? Kete 'kod qe gezojme sot' e kemi peshqesh pikerisht nga krietari i PS qe e propozoi (dhe po aq nga pozita qe e miratoi pa gek-vek se i interesonte). Qe aty duket se sa te pergjegjshem jane keta...

PS-ja nuk i shpall emrat e 180 "qytetareve" greviste. Arsyeja: qe t'i nderrojne me rradhe, sipas turnit. FALLSITET!

Ate frike kam dhe une o Blendo, po nuk shtyhet me me keta ne pushtet!

Sa per Ramen dhe socialistet mund te tregonin shume lehtesisht se plani "1 euro" ishte taktike e Berishes per te privatizuar cdo gje ne Shqiperi. Sic e kam thene edhe me pare per te marr nje koncesion mbi burimet natyrore, sot, cdo gje kalohet nga MEDIU!!!!! Sikur te ekspozonin vetem firmat qe ka hedhur MEDIU per koncesione te fituara nga familja e madhe e Berishes.. Pazari qe bene me sheshin ishte nje turp me vete.. smiley

chene, seriozisht e ke vlla? dmth ti thu, programi i munguar per zgjedhje mund te ishte zvendsu fare mire duke sulmu planin '1 euro' ose duke vazhdu me Gerdecin? pastaj, atyne u ra goja tu i permend kto po vec program te tyrin nuk paten. Mjaft ta shifje fushaten sa dobet u paraqiten, mungese e plote alternativash sa edhe partia e Dash Shehit kish me shume. U desh Rudina qe nuk kish idene e zhvillimit ose mos-zhvillimit me perfaqsu PS? ku i coi ata intelektuale qe ka pas PS?

 Akoma s'e ke kuptu? Ishin "politike e vjeter" ata, e rrezikonin ti kerkonin karrigen ne rast humbje shefit. 

 bredharak, 

Me lexo me kujdes te lutem, po flas per pas zgjedhjeve dhe jo para zgjedhjeve. Kerdia me 1 euron eshte bere pas zgjedhjeve! Cuditerisht e majta as eshte lodh per ta evidentu. Ka pas aq mish aty sa se ke idene!

 Po nuk pertove, na jep icik me shume info!

Pyt Blushin Endrito. Mu ai mi tha.

 E ka fikur celularin smiley

E para, PS genjeu shqiptaret se ka program qeverises, jo elektoral sic thonte Rama por qeverises, prej 1 mije faqesh. Kete mendim kam une deri kur PS te na beje te njohur programin qe tha se e ka, deri tani nuk e ka bere. Kjo ishte sa i perket platformes se PS. E dyta, nese PS ka hallin e zgjedhjeve te ardhshme, sic thote, atehere qeveria i ka bere ftese qe te hartoje si te doje Kodin Zgjedhor dhe te gjitha shqetesimet e saj ne zgjedhjet e kaluara t'i beje te qarta dhe te detyrueshme per zgjedhjet e ardhshme. E treta, ajo qe thote njeri me siper, perkrahes pa rezerva i PS, se hapja e kutive ben qeverine me te pergjegjshme eshte thjesht qesharake dhe jo logjike. C'lidhje kane kutite me krizen globale ekonomike dhe efektet e saj ne Shqiperi?! Per me teper kjo niset vetem nga nje paragjykim sikur qeveria e tanishme ka prekur votat, kur te gjithe komisioneret e PS kane firmosur procesverbalet dhe vezhguesit nderkombetare thane qe nuk ka prova per manipulime.

 Shqyheni per analiza te fella ju dreqer!

"C'lidhje kane kutite me krizen globale ekonomike dhe efektet e saj ne Shqiperi?!"

A mund te me thush se cilat jane efektet e krizes globale ne Shqiperi, pasi sipas Bishes kriza sosht bo e gjall hic nga anet tona.

Sme the se per cilet deputet kishe rrespekt dhe pse, dhe per cilet te mungonte rrespekti dhe pse..

ore po pse nuk hyn ne greve urie ky rama dhe pse nuk hyjne ne greve urie ata deputet milionera qe ka partia socialiste apo ato duhen per te financuar mitingashet . turp per nje parti milioneresh dhe turp per ata deputet socialista qe pretendojne te na udheheqin neser

Nuk e diskutoj qe Shqiptaret Socialiste kan qellime te mira per vendin e tyre

 

Me nder fjales, as qe ju rr*het fare per vendin e tyre dhe per popullin e tyre! As ketyre, as demokrateve e as ndonje politikani tjeter!  Eshte nje lufte e eger per pushtet dhe interesa personale qe i ushqehet me zor e me hipokrizi kolosale popullsise nga te gjitha anet nga mediat e topcinjeve si lufte parimore!

Hurbinek, te jesh (une dje) semure ka avantazhet e veta, pershembull ke mundesi te lexosh letrat e njerezve tek gazeta "Shekulli", pasi ke zgjidhur sudokun nivel mesatar.

Kush ka ende në shtëpi librat e Enverit, le ta hapë dhe ta konfirmojë: "...Sot ne jemi këtu më të gëzuar se kurrë në historinë tonë. Sot ne festojmë si një vend që ecën i sigurt drejt idealit tonë komunist...' (E. Hoxha 1 Maj 1984)

"..Sot ne jemi këtu më të gëzuar se kurrë në historinë tonë. Sot ne festojmë si një vend që ecën i sigurt drejt idealit tonë evropian.." (S. Berisha 1 Maj 2010.)

Une veprat nuk i kam por nuk e kam shume te veshtire ta besoj sa me siper smiley.

Tropizma,

Se pari, me vjen shume keq per semundjen dhe shpresoj ta kesh marre veten. Po te isha afer, do te te sillja nje kavanoz komposto nga te qemotit, dhe do i kujtonim bashke keto veprat. Ok, pak shaka e pak shoqeri. 

Tani te hyjme ne teme. Ti e dashur ben aluzion (qe ka ca kohe qe te mundon) qe une "do te isha teper zemerbute me Berishen" dhe aq me keq "nje simpatizant i tij". Por ja qe jo. Dhe shiko si eshte puna :

Berisha, si individ, nuk do te ishte asnjehere nje njeri me te cilin do te ndaja kenaqesine e nje bisede tavoline ne nje restorant. Madje, ka shume mundesi qe te mos e ndaja as kenaqesine e punes me te, ne ndonje zyre ministrie apo ku e di une. Shkurt, si thote frengu, "ce n'est pas ma tasse de thé".

Nese deshiron nje pershkrim te vockel, do te ishte ky :

Intelektualisht, jam shume larg tij, dhe siç e ke marre vesh ti, kete ngritjen intelektuale e vleresoj shume, sigurisht pas vetise numer nje qe duhet te jete "miresia". Kjo eshte dhe arsyeja qe une flas me ty, ngaqe i zoteron te dyja.

Ajo ku "problemi Berisha" fiton mbeshtetjen time eshte kjo : ne te gjitha rastet kur ai sulmohet ne nje menyre teper te poshter, dhe mjaft te pandershme intelektualisht, dmth si MALOK I TRASHE. Kjo per mua eshte e papranueshme, edhe sikur te kisha qene nga Zimbabveja. Mjaftojne 15 faqe format te Sartrit, "Ekzistencializmi eshte nje humanizem", dhe une do te shpartalloja çdo turiderr qe flet kodra pas bregut ne lidhje me kete problem.

Pika e dyte ku fiton mbeshtetjen time, eshte kjo : kur shoh qe krahu perballe perqafon metoda qe une i quaj te turpshme dhe te denueshme, dmth metoda te dhunes : fizike, psikologjike, atehere e pamundur te mos jem perkrah ligjshmerise. E kam te pamundur menderisht te duroj idene e perseritjes "in aeternitas" te dhunes per marrjen e pushtetit : ENOUGH IS ENOUGH.

Dhe pika e trete ku fiton mbeshtetjen time, eshte kjo : sepse shoh qe krahu perballe eshte i shpartalluar moralisht, dhe nuk ka asnje te drejte qe te kerkoje gjerat qe i kerkon ajo. Partia Socialiste, per mua, ne kete gjendje qe eshte sot, eshte nje parti anti-njerezore. Arsyet kerkojini ne 1945-en dhe ne 1997-en. 

Siç e sheh dhe vete, mbeshtetja ime ndaj Berishes eshte thjesht si institucion dhe si mungese alternative perballe.

_________

Personalisht, do te kisha parapelqyer terheqjen progresive te Berishes nga skena politike, psh, fundi i mandatit 2013, dhe qe zgjedhjet e ardhshme te ishin vertet nje lufte e ndershme mes te rinjte demokrate dhe te rinjve socialiste, dhe pse jo, me ty diku ne çfaredo krahu qe te te pelqeje. Nuk me interesojne me politikane te rangut te Berishes, qofte dhe per shkak te "usure" (te perdorimit te stergjate), por as gjithashtu politikane te qelbur te rangut Rama apo te shpures se tij.

Besoj se tani e ke ndertuar nje tablo me te qarte te kesaj pune. Mirupafshim.

Hurbinek. 

O Hurbi, të përshëndes me një këngë që thotë kështu:

Sa lot kam derdhur unë për ty,

sa shumë ty të kam dashur,

më mirë me ty dhe fukar-a-a.

sesa pa ty, (tironc) edhe i pasur.

 

ne fakt kompostot e qemotit i mendoj sa here jam semure, kryesisht per faktin qe gjithmone degjoja t'u coheshin njerezve, por asnjehere nuk e kisha une te tille fat. shume falemnderit per mendimin smiley

nuk ka pse te bejme aludime mbi aludimet. une nuk di cfare mendon ti per berishen, di vetem ato qe qelloj te lexoj nga ti. di qe ty ish komunistet dhe mentaliteti komunist te bezdis deri ne konvulsion, dhe dua te te shkaktoj konvulsion smiley duke te ilustruar mentalitin komunist te atij politikani qe ESHTE aktualisht ne pushtet perpara se te merresh me ata qe DUAN TE JENE ne pushtet. dua te te kujtoj te ribesh llogarite.

ndersa per arsyet e mbeshtetjes tende per berishen, mund te shtoj se 1) berisha nuk konsiderohet malok i trashe por malok i squt; 2) metoda e dhunes eshte problematike por, se pari, jo universalisht e tille (mendo ushtrite etj) dhe se dyti, eshte shume e veshtire qe rama dhe ps-ja aktuale t'ja kaloje berishes per nga dhuna - po nuk rame dakort per kete do te jete thuajse i pamundur debati; 3) qe ps-ja sot ka probleme organizimi, programi, etj, kjo eshte e qarte, qe ka probleme te 'se drejtes morale per te pretenduar' edhe kjo eshte e qarte, por me duket manipulim i paster t'ua atribuosh keto probleme '45es e '97es.

hurbinek, per mua ka akoma rendesi qe ti dhe shume te tjere qe e mendojne si ti te mos kerkojne trashegimtaret e atij sistemi vetem tek partia socialiste. une nuk ta sqaroj dot tani se sa mentalitet enverist ka pd-ja, nuk ta sqaroj dot skemen e shperndarjes se pisllekut mendor mes niveleve te ndryshme te popullsise ne kohen e diktatures. jo per gje, por po te te interesonte vertet, do t'i kishe hyre me themel kesaj teme perpara se te shpalosje nerv dhe neveri per 2-3 kokrrat qe te kane ngelur fiksim.

@ J. : Ti vazhdo emisionin e pershendetjeve, mire e ke. Tralala e trilili. Po te kam thene, per ty eshte Hajdar Bukuroshi : po shko bre J. se s'ke tru te marresh vesh kaplloqen time.

___________

@ Tropizma :

Po, eshte e qarte qe gjithçka qe ka te beje me komunizmin me shkakton "zemerim", do te thosha une, dhe jo "konvulsion" si ndonje histerik apo epileptik fatkeq.

Per punen e "malokut te zgjuar", nuk eshte kaq e lehte sa ç'thua ti. Gjithkush di pak logjike dhe si vepron ajo. Thuaje edhe njehere me vete "malok i zgjuar". Mendoje tani ç'kuptim ka kjo dhe çfare rrezaton nga kjo fjale. Per ndihmese : analizo dhe togfjaleshin "zezak i sjellshem", jane aty afer.

Ndersa per ndotjen komuniste qe ka kapluar te gjitha shtresat, sigurisht qe e di. Porse kjo eshte pikerisht dhe kleçka e moskuptimit te tmerrshem qe kam une te socialisteve :

KUR JU SOCIALISTE E DINI FORT MIRE SE JENI PO AQ ENVERISTE DHE KOMUNISTE SA SALI BERISHA, atehere, cila eshte shtytja jote, apo motori yt qe vjen te me kerkosh voten time apo mbeshtetjen time ne çadrat e turpit ?

Ti tropizma e di si funksionon alternativa : V-R, Ndezur-fikur, dite-nate, etj. E kam fjalen, qe alternativat ndryshojne, ky eshte parimi i tyre thelbesor. Atehere, nese Edvin Rama me propozon te njejten figure te qelbur si te Sali Berishes, me jep ti nje arsye pse t'i mbeshtes pellitjet e tij gomareske ?

A ke ti ndonje detyrim ti si alternative te me sjellesh diçka ndryshe, apo nuk ke ? Dhe thjesht mjaftohesh duke me thene : ma jep mua voten se jam kunder Berishes ? C'kuptim ka kjo ?

Populli shkoi te votoje, votoi, fitoi dikush, u miratua nje qeveri, po behet viti. C'djallin ke tani ti Rama ? Perse te ngelet hatri qe ca vete me shume nuk pelqyen turirin tend por pelqyen turirin e Berishes ?

_______

Kjo eshte mungesa e moralit te Rames. Sepse luan me te vetmen fiber qe i ka ngelur : te jemi kunder Berishes. Kjo eshte nje poshtersi, te luash keshtu me votuesin, ta terheqesh per hunde duke e mashtruar hapur. E njejta gje me keta te tjeret : nuk terhiqet publiku berishian vetem per te qene kunder Nanos.

Megjithate, kot po e vazhdoj tani se nqs nuk e ke marre vesh pozicionin tim, nuk do ta marresh vesh me, dhe fundja nuk humbet gje se ne politike kam qene e do te jem askushi, nuk me intereson fare fare, kam krahet e mi, punoj dhe ha dhe zhdukem ne ate birucen time, pa i shtrire doren as te kuqve blu e as te kuqve kuq.

Shkurt fjala, tani mirupafshim vertet, shpresoj te piqemi ne ndonje gje me te mrie tani.

ti hurbinek je aq i zgjuar te kuptosh qe une nuk po shkruaj vetem per ty. argumenta te ngjashme me te tuat degjoj dhe gjetke dhe shpresoj se nje dite anshmeria familjare-historike-praktike nuk do te na ndaje me kaq thelle dhe do te na lejoje te jemi racionale. ajo qe me bezdis tek argumenti yt personal pastaj, eshte qe ti e shet ate per racional.

ndersaj shprehjet 'merr vesh' dhe nje 'mirupafshim' unilateral nuk jane te duhurat ne nje debat te hapur. per mua sigurisht qe nuk eshte humbje te dal nga nje debat i ketille, por doja te respektoja rregullat.

shendet e te mira.

Grevistat e ktij llojit kishin dasht per Kryeminister, Margaret Thatcher.

Ma mire per tye do ishte me pas pat qellue ne krye Kara Mhamut Pasha smiley . Bash njaj burre kish me ja pas tregue vendin opozites .

Ne 1997, qendrimi i PS e çoj vendin ne bllokim te plote dhe kaos. Me ate manipulim qe u ba, u çu populli ne djegje dhe ne vrasje.

 Populli u cu ne djegie e ne vrasje se kishte humb cdo kokerr leku. Kur u zgju nga gjumi qe kishte kap PS-ne e gjeti qe kishe populli kishte dale ne rruge pa e prit fare. 

Adminet po s'e vune me vete kete xhevar, jane per t'u derguar me pushime se s'kane c'na duhen.  Nuk perfillin te miren e peshqve.

KM-ja:

Sot para jush dua të paraqes dy çështje të rëndësishme. Për njërën ju mund të ndjeheni pak të çuditur, se vërtetë është e pazakontë, por njeriu nuk mund të mos ndajë të mirën me të tjerët. Dhe ajo që unë dua të ndaj me ju, është kënaqësia e Ipad. Ky është kompjuteri që unë kam pritur prej 30 vitesh... 

Natën që shumë prej jush ndiqnin Interin me Barcelonën, unë ndiqja pasionin tim të vjetër. Mund ta lija, por po familjarizohesha. Mund t'u them se nuk kam patur kurrë në dorë një gjë më të mrekullueshme. Po bëj unë një reklamë tregtare për këtë prodhim të Steve Jobs? Steve Jobs ka qenë idhulli im. 

smiley

Ky është kompjuteri që unë kam pritur prej 30 vitesh...

Po bëj unë një reklamë tregtare për këtë prodhim të Steve Jobs? Steve Jobs ka qenë idhulli im. 

smileysmileysmiley

Po me dhembin brinjet nga e qeshura...

Rrofsh, Monda, me duhej nje pushim gazmor ne mes te vales se punes!

 

Megjithatë dua të them se në kontrast të plotë me ekonomitë në krizë, është ekonomia shqiptare. Them që i ka ndjerë pasojat, por që është mbajtur dhe që rezistoi me një rritje ekonomike, më të madhe në Evropë, gjatë vitit të kaluar. Dhe që gjatë këtij viti ka disa tregues jashtëzakonisht premtues.

 

Me mediat do të kisha folur edhe për një çështje shumë të rëndësishme, por e pata temë të një konference shtypi dhe nuk po ndalem aty. Ju ftoj edhe ju gazetarëve që të blini Ipad, pasi do të ngeleni shumë të kënaqur.

Ju faleminderit!

 

smiley

 

Po c'iu desh ekonomia, e kishe muhabetin mire fare te Ipad smiley.

 

 

Tani qe IPad e kaloi proven nga Sala, do ta blej se s'ben... smiley

Sa kushton njehere, se me duket i bie te le gjithe rrogen e muajit!

tani qe Sikua nderroi platform, ka per te ra fort cmimi i Pentium II..

E nerume Trop. Ndoshta si force zakoni per t'ju drejtuar dikujt smiley

Je ne mendime te qarta per mua . Edhe populli yne na a e ka lene amanet :

Nje dru i shtrember prish gjith stiven e druve . Ne kete rast Berisha nuk meriton asnje analize as si Malok budalla as si Malok i squt . Thjesht nje Malok ose dru i pagdhendur . Largimi i tij do te ishte nje fitore po aq e madhe sa edhe largimi i Nanos nga skena e Politikes Shqiptare.

Mbase nje nga sukseset me te medha te atij populli do ishte largimi i mentaliteteve te mbetura ne kufijt e 45 me perfaqesues te kalibrave te budallejve hunore.

Ka budallej fshati, qyteti por ka edhe budallej shteti me pasonjeit e vet. Ppu ka meriten te kete ne gjirin e vet edhe budalla kalibri qe i kalon kufijte nderkombetare.

Dhe pikerisht manipulimi i turmave injorante ose praktike smiley me teori komuniste apo demokratike , mungesa e transparences , mungesa e komunikimit te sinqerte me popullin dhe zevendesimi i tyre me pellitje Hunjsh , patjeter qe do ndikoje ne mbajtjen e pushtetit nga MALOKE . Dhe ketu nuk ka te beje krahina .

Berisha ka 20 vjet qe vetem mashtron, permbyt mediat vizive , me balte e  peshtyma e karagjozlleqe i shoqeruar e ne bashkeecje me replikaxhiun klloun Nano. Ata nuk kane asnje merite edhe ne kete pak ndryshim te cfaqur ne fushen e ndertimeve apo te furnizimit te tregut.

Ky dhe vetem ky eshte shkaku i kesaj gjendje . Perfundimisht nuk ka asnje alternative zhvillimi e prosperiteti ai Popull e ai Vend ne se mbetet nen hyqmin e karagjozit te fundit alias Berisha.

Ai nuk lejon nga padija e injoranca dhe per me teper se nuk KUPTON se cdo me thene te ecesh perpara pa PARTI ne krye !

20 vjet jane shume , jane teper shume per te dalluar se jane individe qe ne situta te turbullta u treguan te paafte per te shtruar te pakten nje shine solide ne trasene e Demokracise .

por me duket manipulim i paster t'ua atribuosh keto probleme '45es e '97es.

 

Ta vazhdoj une debatin meqe Hurbi nuk po e vazhdon?

 

Athere a nuk eshte kjo e njejta parti qe u themelua ne 8 nentor 1941?

Jo, nuk eshte ajo. Eshte si te thuash qe Papa qe eshte sot eshte i njejti me ata qe vrisnin njerez kur thonin se bota eshte e rrumbullaket dhe gjermanet qe jane sot jane te njejtet qe vrisnin hebrej. Nuk duhet sasi shume e larte inteligjence per ta kuptuar, por duhet kalbezim shume i madh i trurit per te menduar ende per vitin 41. E vetmja gje qe ka mbetur pa ndryshuar qe nga 48-ta, eshte toka ku ka lindur Berisha me shoke... Eshte manipulim shume i paster dhe duhet te jesh shume malok qe te ndikohesh nga kjo.

Partia eshte organizate, e jo njeri.  Analogjite e tua s'vlejne.  Ndryshimi i emrit dy here, nuk do te thote qe ajo nuk eshte e njejta organizate.  Akoma ke njerez si Gramoz Ruci qe kane qene pjese e larte e nomeklatures komuniste, i cili eshte numeri dy i kesaj partie.  Pa i hyre pastaj detajeve te distancimit nga krimeve te komunizmit, denimit te tyre, kerkesa per hapjen e dosjeve qe kjo parti as i ka menduar ti beje ndonjehere.

 S'po e vazhdoj diskutimin, sepse qenke idiot.

Do ishte me e ndershme nga ana jote te thoje qe e pranoj qe s'kam argumenta, sesa te ofendoje tjetrin duke shfryre mellefin qe ke nga mungesa e argumentave.

Gjithesesi pyetja ishte per tropizmen dhe jo per ty.   Do kellqe debati i edukuar, nuk eshte per te gjithe.

 Argumentet i ke para syve... dmth, para mendjes, se me sy e ke larg shqiperine ti. Ne vitin 1992 ishin te gjithe shqiptaret intelektuale komuniste, perfshi edhe Berishen. Qe nga ajo kohe, PS ka ndryshuar drejtues dhe taktike veprimi.

Cfare ka ndryshuar PD? Te njejtin drejtues qe ka qene komunist per dekada, te njejtin person qe veproi si komunist kur nuk lejoi hapjen e mediave te lira, shtypi protestat e opozites, sulmoi popullin me tanke. Ate qe s'e beri as komunisti ramiz, e beri Saliu e vazhdon ta beje. Nje parti qe voton per nje kandidat te vetem, nje qeveri qe kur ben ministri i arsimit dicka del vetem kryeministri, nuk eshte organizate, por nje njeri i vetem me nje tufe servilesh nga pas. 

Debati i kulturuar ka nevoje per njerez te rritur qe dine dy gjera me shume se me sa kafshata hahet nje sanduic.

Ketu po flasim per PS-ne e jo per PD-ne.  Po do te flasim per PD-ne e bejme here tjeter.

PS ka ndryshuar drejtues? Gramoz Ruci cfare eshte? Po Namik Dokle?

Sic thashe, debati i edukuar do njohuri se si behet ai dhe do kellqe.

Vota demokratike eshte krahasimi i dy opsioneve te mundshme dhe zgjedhja e me te mires, nuk eshte te votosh ate qe te ka thene babi: "Haje sanduicin ketu ne amerike, te keqen babi, se po te mos ishte sala, do te haje buke me qepe ne maje te malit." Nje njeri i rritur duhet te kete mendjen e vet e te beje analiza ne baze te llogjikes. Po, PS ka ndryshuar drejtues dhe kerkoi falje per ate drejtues. Edhe Korea e Veriut, po te ndryshoje drejtues e po te kerkoje falje per ate drejtues, dhe te nise nje taktike tjeter veprimi, do te quhet shtet demokratik. Duhet te jesh tej mase injorant te mendosh qe nese Gjermania pati Hitlerin ne 1941-shin, eshte ende naziste. 

Mo po une nuk zgjedh asnje nga keto opsione.  Me keto llogjikime me mua te has sharra ne gozhde, se ti ne jeten tende njeh vetem njerez me PS apo me PD.  Une jam kategorikisht kunder te dyjave.  Po gjithesesi argumente ad hominem nuk jane argumente ne nje debat normal. 

Te pyeta per Gramoz Rucin dhe Namik Doklen dhe nuk mu pergjigje.  Ka kerkuar falje?  Kur? Si? Ndonje dokument ke per kete.

 Gramoz Ruci dhe Namik Dokle nuk jane kryetaret e PS-s. Ata kane nje brez te caktuar votuesish qe po t'i largosh i marrin me vete, dhe ne kete pike politika behet biznes. Jo deri ne piken e turpshme te PD me LSI. Por vendimet nuk i merr ai, por kryetari i partise, dhe kete te pakten e kane ndryshuar. Kete PS-ja e ka bere. Nese s'je ne dijeni te kerkeses per falje qe lexoi para popullit Edi Rama kur mori PS-en, per fajet e Fatos Nanos, atehere nuk e kuptoj pse merr persiper te debatosh. Ne pamje te pare dukej forum me njerez te rritur ky. 

Gramoz Ruci eshte kryetar i grupit parlamentar te PS-se, qe do te thote eshte numri dy mbas kryetarit te PS-se.  Namik Dokle eshte deputeti me i vjeter i PS-se dhe nje tjeter aktor me peshe ne PS.  Partia nuk identifikohet vetem me kryetarin, se pastaj kemi te bejme me diktature brenda partiake apo jo?  Mua me intereson pak se ca brezi te caktuar votuesish kane ata apo ca biznesesh behen ne politike.  Une si nje votues potencial shoh dy aktore kryesore te kesaj partie, qe respektivisht jane ministri i fundit i brendshem te diktatures gjakatare 47 vjecare (qe kishte nden kompetenca dhe sigurimin) dhe nje nga antaret e komitetit qendror te partise-shtet te kesaj diktature.  Kjo eshte nje shenje e qarte per mos distancim nga e kaluara komuniste.

Ore une nuk te pyeta per kerkese per falje per fajet e Fatos Nanos, por per kerkese per falje qofte nga Nano, qofte nga Rama apo kushdoqofte socialist tjeter per krimet barbare te diktature 47 vjecare.  A ka ndodhur kjo ndonjehere apo jo?

Ky eshte idiot i lindur, ashtu si rreth 50 % e shqipetareve qe perkrahin veprimtarine e tij politike.

 Lexova ketu njerez qe thone se nuk eshte se pelqejne Berishen si individ, por thjesht nuk pelqejne politiken e Rames dhe prandaj e mbrojne Berishen. Dmth, perpiqen me cdo kusht te tregojne qe nuk jane berishiane te debilosur qe i terheq kushdo nga hunda, ata qe ne AL i quajne maloke te trashe. Thone qe jane kunder levizjeve te Rames sepse pengon hyrjen ne Europe, por ama jane te njejtet njerez qe kur PS-ja bente perpjekjet e tyre per te hyre ne Europe, shkuan dhe gjuajten me gure ne Bruksel, duke tromaksur diplomatet e huaj ne dyert e hoteleve e duke treguar qe jemi raca njerezore me e perafert me majmunin. Jane po te njejtet njerez qe nuk ndikohen fare kur Saliu thote te njejtat fjali te Enverit, pa i hequr presjen, por e lidhin Enverin e komunizmin dite e nate me partine socialiste. 

Tani, une e di qe nje qytetar normal, ne te gjithe boten e qyteteruar, kur i derrmohet ekonomia, i rriten cmimet e taksat, i bie vlera e lekut kundrejt euros e te gjitha gjerat i blen me euro, ai qytetar normal ngre koken dhe ankohet, sidomos me 1 maj. Nuk del t'i thote qeverise "rrofsh sa malet, jemi me te gezuar se kurre ne udheheqjen tuaj drejt Evropes" a cfare tjeter ka mesuar Berisha nga Enveri.

Por gjithashtu, e di qe ne fshatrat e thelle te maleve te veriut, prej ku burojne 90% e perkrahesve te zjarrte te PD-s qe kur Berisha gjuan me gure ne Bruksel thone bravo, kur Berisha djeg kryeministrine me protesta thone "bravo", por  kur PS ben protesta paqesore i quan gabim, e di qe ne ato zona, njerezit jetojne nga 10 veta ne nje dhome. Dhe te njejten gje bejne edhe kur shkojne neper bote, me c'kam pare zakonisht. Jetojne 10 veta ne nje dhome, dhe kur jane 10 veta ashtu, kane patjeter nevoje qe te degjohet zeri i nje njeriu te vetem qe t'i thote: "Ti, vere koken te kembet e vellait, jo te jasteku, dhe mos u anko, edhe sikur t'i vijne ere."
E di qe jane mesuar ashtu dhe s'ndryshojne dot lehte, megjithate, i bej thirrje qe bota e qyteteruar funksionon ndryshe. Kur te vijne corapet tek hunda, reagon.

Kshu qe kur t'ju duket vetja me te zgjuar se ata te tjeret qe flene me corape te hunda, vetem sepse dini te shkruani nje shqipe letrare me gabime qe edhe pranohen nga intelektuali mesatar shqiptar, mos i nisni carcafet e diskutimit me marrezi te tilla, si "te protestosh s'eshte qytetari" dhe "kush shan berishen eshte komunist", sepse sic thashe dhe me lart, bota e qyteteruar mendon ndryshe, pa corape te hunda.
 

o nameth, a di me lujt me kopaca?

...Por gjithashtu, e di qe ne fshatrat e thelle te maleve te veriut, prej ku burojne 90% e perkrahesve te zjarrte te PD-s qe kur Berisha gjuan me gure ne Bruksel thone bravo, kur Berisha djeg kryeministrine me protesta thone "bravo", por  kur PS ben protesta paqesore i quan gabim, e di qe ne ato zona, njerezit jetojne nga 10 veta ne nje dhome...

Cudi se PD ka mbashtetje te madhe ne Korca,Durres and Elbasa apo Lushnje.Ne Korce dhe Elbasan mori gjysmat,ne Lushnje fitoi bindshem dhe ne Durres po ashtu fitoi shumicen derrmuese.Nuk di qe ne keto rrethe njerezit te flejne 10 veta ne nje dhome.

Nese me njerez te qyteteruar ti quan vlonjatet e 97-98 apo skafistet e 1997-2005 me fal,por nuk ke tru.

Maloke ne kuptimin e mentalitetit ka me shumice si ne Veri dhe ne Jug.Si mund ti klasifikojme zonat qe votuan PS ne 1992,kur gjithe vendi kerkonte ndryshim???

Per mua edhe keta jane maloke dhe shkuar malokeve.Shiko harten(Ballsh,Kucove,Skrapar,Gramsh,Kolonje e ndonje tjeter qe mund te kem harruar) dhe gjeji dhe me pas shtojau zonave tende te malokeve dhe do te shohesh qe numurat jane pothuaj barabar.

Berisha gjuante me gure ne 2001, kur ana tjeter i vriste deputetet me plumb ne parlament.Pas vitit 2002 dhe pas marrevshjes gjerat kan ndryshuar dhe ka ndryshuar dhe sjellja e partive.

Levizja "Nano ik" u be masive dhe pa asnje incident.

Ketu nuk po thuhet perse Rama ben proteste,por po thuhet perse ben nje proteste per nje gje pa kuptim.Aq me teper kur ka Gjykaten Kushtetuese per ta ndihmuar.Ndoshta kur GJK ti jepte vendimin dhe Rama te mos ishte dakort,atehere le te protestonte.

Me e udhes do te ishte qe Rama te fuste deputetet ne Parlament dhe te bente nje kod zgjedhor per zgjedhet e ardhme ku te hapeshin kutite pa kufi apo te beheshin rinumurime sa here ti tekej njerezve.Jam i sigurte qe mazhoranca nuk do ta kundeshtonte.

 Ato qytete qe ke permendur, per ata po flitet se jane vjedhur votat, s'po flitet per bagetite e maleve. Ata andej e meritojne Salen. "Pa asnje incident" e quan ti te shkosh me gure ne Bruksel?

Nameth, ju e meritoni Fatos Nanon qe institucionalizoj korrupsionin ne Shqipni, dhe Edi Kristaq Ramen, i biri i te jatit qe ekzekutoj shqiptar te pafajshem nen komunizem. Fiks per ju.

Nameth, qenke rritur ne konvikte dhe corapet i paske problem pasi te kane ngjitur eren ne hunde e nuk tu shkiska, duket!!

Por si shkruajte gjithe ate carcaf, e nuk na shkruajte fare qe edhe Rama yt u zgjodh per nje nate e nuk i pa kush votat. Pra kur ishte koha, ia futi kundershtarit me te njejten qe po e ha edhe vete. Nuk shkruajte qe ai qe vinte nga mali ra dakort me kete te qytetit, dhe filluan ta ndertonin kalane prej rere(Kodin dhe ndryshimet ne Kushtetute) bashke e kur u shemb, se ishte prej rere filluan ti cirren njeri tjetrit se kush "i doli beses".

Nuk shkruajte qe nga mbrapa te dy palet kane biznese te fuqishme qe ti dhe une, e te tere ia u dime emrat, qe ndertojne mbi troje te marra abuzivisht, capelejne natyren e vjedhin si rrugace ordinire, e pastaj ushqejne partite qe Lubonja sakte i quan banda.

Pra, i dashur qe te mos fiksohesh me corapet dhe aromerat, lere hunden te nuhasi por zgurdullo syte, e shiko ate qe eshte e qarte sa te verbon.

 

Se si eshte Edi Rama per kryetar qeverie, kete s'e dime. Se si eshte Berisha, kete e dime shume mire. Nese ka opsion tjeter vec PS-s, me thuaj.

Vetem se Rama s'eshte ideali, s'do te thote qe duhet te mbaj nje njeri te pabese, qe ku peshtyn ne darke e lepin ne mengjes, si Berisha. Une nuk i harroj kurre ato qe ka bere Berisha, qe nga shtypja e mediave te lira, qe nga kushtetuta te ciles nuk i drejtohej "Kushtetuta e shqiptareve" por "Kushtetuta ime," me te cilen i jepte te drejte vetes te zgjidhte edhe presidentin, edhe gjykaten kushtetuese, e deri te grabitja e popullit nga firmat piramidale, vjedhja e votave, mbajtja e pushtetit me dhune, largimi i Amerikes, shfrytezimi i kufomes se Azem Hajdarit per te hyre ne kryeministri me arme, gjuajtja me gure ne bruksel e deri te gerdeci. Ka shume saliu, dhe Rama s'ka bere gjera te tilla deri tani. Vetem se ka lejuar te ndertohen pallate aty ku s'duhen, s'do te thote qe eshte i barasvlefshem me nje kasap malok si Berisha, qe ka bere te gjitha ato qe permenda. Vetem nje prej atyre qe ka bere Berisha, nuk matet me te gjitha gjerat bashke qe ka bere Rama. Sepse Berisha ka marre jete njerezish. Rama shahet ashtu si shahet vetem sepse ka Berishen kundershtar, sepse Berisha te njejtat gjera qe thote per Ramen, i ka thene per Nanon, i ka thene per Meten... dhe prape i ka lepire qe te dy. E keni stil te lepirin dhe ju qe e mbroni, se nuk cani dot ndryshe ne jete.

 

 

Vetem se ka lejuar te ndertohen pallate aty ku s'duhen,........

Me kete i ke shkruajtuar te tera pergjigjet per te dy kryetaret e partive/bandave. Une te shkruaja jo per banda frymore por per banda mafioze, ti na tregon dengla qe i dine permendesh edhe femijet.

tani na ze ne goje edhe ate bY-irin e Vjenes e na vjen per te vjelle. Mire qe u largua nga PS se do ja kishin marre ato qe u xhvati shokeve

 

 Pra, ku eshte argumenti yt per krahasimin e rames me berishen, meqe ata te dy jane? Sepse me kaq sa ke shkruar duket vetem sikur ka thene ndonje shtepiake e deshperuar "ua, qyqja... foli ky" dhe me kaq e mbyllin.

Dhe sa per ata te konvikteve, ata ta sollen demokracine, me duket. Atje nisi.

Nje pjese e nje interviste te tetorit te shkuar me nje nga deputet e PS. Ketu besoj se do sqaroheni edhe ju te pasqarushmit persa i perket barikadave legale qe e pendojne Berishen per te bere ate qe sja mban menderja ose Patozi si i thone ndryshe keto dite ne PD.

------------------------------

- Mazhoranca thotë se ka një vendim gjyqësor për moshapjen e kutive. Ku bazohet kërkesa juaj dhe a ka bazë ligjore?

- Është e vërtetë, se kemi disa vendime të KQZ-së me anë të të cilave, në kundërshtim të hapur me ligjin, iu mohua e drejta dy anëtarëve për të bërë rinumërim dhe rivlerësim të votave në disa KZAZ.

Këto vendime u morën në kundërshtim me nenin 138 pika 3 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon shprehimisht: "Në rast se kërkesa për rinumërimin ose rivlerësimin e votave të caktuara bëhet nga dy anëtarë të KQZ - së, ajo është e detyruar ta bëjë rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të kërkuara".

Për fat të keq, këto vendime nuk u ndryshuan nga Kolegji Zgjedhor, i cili në këtë vendimmarrje nuk tregoi pavarësi, integritet dhe profesionalizëm. Kërkesa jonë për hapjen e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore bëhet për një qëllim madhor dhe fondamental.

Është e qartë, se i vetmi organ apo institucion që mund të realizojë kërkesën tonë është Kuvendi dhe rruga më e mirë për ta realizuar këtë, është ngritja e një komisioni hetimor të Kuvendit, i përbërë në shumicë nga deputetët e opozitës, i cili brenda një afati të caktuar do të mund të hetojë disa nga problematikat e pretenduara për zgjedhjet e 28 qershorit. Kushtetuta parashikon në nenin 77:

1. Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme, si dhe mund të caktojë komisione të posaçme.

2. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një të katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat.

Në zbatim të këtij neni Kuvendi ka miratuar një ligj me nr. 8891 dt. 02.05.2002 "Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit,, Ky ligj në asnjë nen te tij nuk ka ndonjë dispozitë ndaluese për ngritjen e një komisioni të tillë.

Gjatë këtyre viteve përvoja e komisioneve hetimore parlamentare është e pasur në Shqipëri. Edhe Gjykata Kushtetuese është shprehur disa herë me vendime të ndryshme lidhur me të drejtën e ngritjes së komisionit hetimor të Kuvendit, qëllimin, përbërjen, fushën e veprimtarisë etj.

Pra, nuk ka asnjë pengesë ligjore ose kushtetuese që të bëjë të pamundur hetimin, zbardhjen dhe transparencën e procesit zgjedhor.

- Perse nuk shkoni në Kuvend dhe t'i realizoni kërkesat tuaja duke qenë aktive atje?

- Ne nuk mund dhe nuk do të përsërisim kurrsesi atë që ndodhi në vitin 2005. Ju e mbani mend që në vitin 2005, mbi bazën e kërkesës së deputeteve tanë u ngrit një komision hetimor parlamentar, i cili nuk arriti të bënte transparencën e duhur, sepse shumica në këtë komision rrëzoi me votë kërkesat e opozitës për këqyrje, marrje, administrim të provave përfshi këtu edhe hapjen e kutive të votimit.

Me rrugën që kemi zgjedhur ne synojmë garanci maksimale që kësaj here kërkesa jone të mos kufizohet apo të mos refuzohet nga votat e shumicës.

Kjo nuk është një kërkesë absurde dhe e pabazuar në ligj. Më lejoni të citoj përsëri një vendim të Gjykatës Kushtetuese: (nr.20 dt.04.05.2007) "...e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor është një kompetencë kushtetuese dhe e detyrueshme për t'u respektuar dhe që nuk mund të cenohet nëpërmjet vendimmarrjes se shumicës parlamentare...".

Pra, besoj që çështja është e qartë nga kjo pikëpamje sepse Gjykata Kushtetuese me këto vendime ka mbyllur çdo diskutim të mundshëm. Për rrjedhojë, pretendimet e shumicës për pengesë kushtetuese ose ligjore në hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive nuk qëndrojnë. Shkaku i vetëm është mungesa e vullnetit politik me arsyen e moszbardhjes se krimit elektoral të 28 qershorit.

 

 Shume mire, kur jane kaq te sigurte pse nuk shkojne ne GJK dhe fitojne per 2 minuta ceshtjen dhe qetesohemi te gjithe?

Ta them pse nqs nuk e ke kuptuar, se te dy partite e dine shume mire se ideja e rinumerimit per hir te rinumerimit dhe jo ndryshimit te mandatit eshte shume veshtire per tu mbrojtur. Dhe e kupton dhe ti sa absurd eshte ideja qe nje vit mbasi eshte krijuar parlamenti dhe votuar qeveria, te vesh ne dyshim mandatin e deputeteve tashme. I bie qe si qeveria, si cdo ligj qe eshte votuar deri tani eshte nul. 

Dhe pa kete vendim, ajo cka PS po kerkon nga nje e drejte, do kthehet ne nje kerkese per nje favor per hir te nje parimi moral. 

Sapo u dha lajmi qe me greven e urise jane solidarizuar edhe vellezerit kubaneze.30 deputete kubaneze jane futur ne greve urie ,ku i kerkojne Raul Kastros te nderhyje per realizimin e kerkesave te grevisteve ne Shqiperi dhe sidomos te hyje ne kontakt me Shegushe Ligorin.Telegrame urime dhe solidarizimi kane ardhur edhe nga Venezuela,Koreja e Veriut,Vietnami apo Laosi.

Greqia nuk ka derguar gje sepse ka pasur problemet financiare dhe nuk i del hesapi te beje nje 97 tjeter.Por 21 emigrante shqiptare ne Greqi kane hyre ne greve urie ne nje apartament te athines.Ne mes te tymit te hashashit apo tundimit nga prostitutat e paguara qe urdheruan per te kaluar kohen,ata deklaruan qe nuk jane fare me PS dhe Edi Ramen por duan qe Berisha te ike nga pushteti.Pyetjes qe ju be se per Berishen kane votuar gjysma e shqiptareve ata ju pergjigjen se nuk dine gje per kete gje.Qoftet dhe paidhaqet jane te lejuara ,po keshtu lejohet edhe rakia.Vetem buka e zeze nuk lejohet ne kete greve.

Mesa shoh vetem deputetet e PS po semuren apo jane ne gjendje te rende.181 qytetaret jane perseri 'top" ose do te kene braktisur greven sapo degjuan deklaratat e fundit qe erdhen nga BE.

Ktu ne itali sapo dha dorheqjen nje minister se e akuzonin qe kishte ble nj apartament ne nje menyre te dyshimte,tha jap dorheqjen qe te mbrohem me mire

Kshu po

LAJME SKIC

Ashtu sic beri antimiting ne 1 maj PD ka vendosur te beje nje antigreve-urie ne Bathore ku do mblidhen nja 200 bathorraxjinj edhe do bejne aheng me te ngrena e te pira deri sa te mbaroje greva e urise para kryeministrise.

 

ps duhet ti drejtohet gjykates kushtetuse dhe ti thote: a eshte e vertete qe ju keni then, e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor është një kompetencë kushtetuese dhe e detyrueshme për t'u respektuar dhe që nuk mund të cenohet nëpërmjet vendimmarrjes se shumicës parlamentar. Ja kete duhet te bej ps. Mu njelloj si ai hajduti qe kur i vjen polici me mandat nga gjykata per t'i kontrolluar shtepine, i ze deren dhe i pergjigjet une s'te le me u fut e me kontrollu dhe meqe jemi dy pale dhe jemi ne konflikt duhet t'i drejtohemi gjykates se vetem ajo e zgjidh ket muhabet.

Talluni me njerez, talluni. Se ketu me te interesuar jane si do i vej halli ekonomise greke apo reforma shendetsore e obames, mos flasim per dilemat ekzistenciale mes nje gote birre apo nje gote vere (dhe si katnare qe jane zgjedhin gjithmone veren se kujtojn bo me shume figure) Nese e keni ndare mendjen qe doni diktature atehere diktature qofte. Dhe mos kujtoni se meqe e keni nga fshati juaj kesaj rradhe do jeni me te privilegjuar. te njejtet do mbeteni ne rradh. Te fundit e te poshteruar. Te paret do jene gjithmone ata qe dine te jene te paret dhe qe jane ne cdo lloj situate. eshte ceshtje geni. Ju s'e keni.

GJK merr vendim me zbatu ligjin nqse eshte ashtu si thote Rama; ti ket ja kerkon Sales dhe PD kur vendimin per ca eshte e drejte nuk e merr PD. Si thu ti, ka me shume kuptim me kerku PD (sales) me pranu qe te hapin kutite bashke me PS? e pse, kur qenka e drejte e cdo individi ose force politike? a arrin me e kuptu paradoksin ku ke ron vet mren?

O Gens, kur policia te vjen ne shtepi me mandatin do te thote qe e ka shqyrtu rastin tend specifik.

Ne kete rast, ka nje konflikt per nje vendim te meparshem, dhe menyren se si interpretohet vendimi i GJK per ate rast, dhe se si aplikohet ne rastin aktual.

Nqs eshte kaq e thjeshte sa thote PS, nqs vertet nuk ka vendim gjykata, nqs vertete eshte thjesht Sala qe nuk do dhe kaq, atehere ka 100 here me shume arsye per t'iu drejtuar GJK. Dhe nqs GJK jep vendim ne favor te PS dhe Sala prap e bllokon, jo me greve urie justifikohet, po ti sulen me tank Kryeministrise. Aty po e ka hak, e tregon qe i shkel hapur vendimet e GJK dhe do te bej mbreteri.

Tashi, njerezit po te thone qe e ka objektin, nuk eshte abstrakte kerkesa, vete kryetari i GJK thote e marrim persiper dhe per 2 muaj maks e nxjerrim vendimin. Ti thua eshte e vdekme qe GJK vendos pro PS se e ka thene ne te kaluaren. Atehere cfare dreqin humbet PS nqs e con ne GJK? A nuk do i hiqte armen me te forte Sales, dhe i jepte drejtim perfundimtar debatit nqs e zgjidh GJK kete situate? Sinqerisht, si mendon? Jo me mendime te tipit "familja, mbreteri e pashpallur etj etj". Sinqerisht, pse e ka kaq te veshtire PS ti drejtohet GJK?

sepse 1) nuk eshte ceshtje ligjore por transparence dhe hetim parlamentare , 2) gjykata kushtetuse eshte shprehur qarte dhe hapur per kete problem me perpara dhe 3 ) nuk ka ligj shqiptare e asnje nen te kushtetuses qe thote kutite mos te hapen apo qe parlamenti nuk mund te hetoje.

Deri dje bertisnin qe eshte anti-kushtetuse , duke injoruar vendimin e meparshem te kushtetutes, sot thone drejtohu gjykates qe nuk ka asnje pune me te. Skicofreni 100 karatesh!

Me nje fjale, sipas mendjes tende, ti drejtohemi me tank Sales qe theu ligjin haptaz ne KQZ per hapjen e kutive. A ishte ligji i shkruar shume qarte nese dy antare kerkojne hapjen kutite hapen?

1) qartesisht qe vetem ligji mund te te tregoje se ku, kur, dhe sa ke te drejte per transparence e ku jo! dhe per aq kohe sa kerkon te ngresh nje komision parlamentar, qartesisht eshte ceshtje ligjore

2) dhe 3) shume mire atehere, i bie qe gjithe e gjithe ceshtja te zgjasi 2 minuta. GJK do marre ceshtjen, do thote ne jemi shprehur per kete me pare ne rastin me nr. X, dhe sipas atij qendrimi PS ka te drejte dhe fiton. Kjo eshte nje sjellje komplet normale per nje GJK ku i kerkohet te interpretoje vendimet e saj te meparshme per ceshtje te reja. Me kete rast i hiqet arma me e forte, dhe mbase e vetme, qe i ka ngelur Sales.

Dhe si fund, per aq kohe sa edhe Kolegji Elektoral, me apo pa te drejte per mendimin tuaj, interpretoj qe vendimi i KQZ ishte i drejte ne lidhje me kutite qartesisht nuk kemi  te bejme me thyerje ligji. Pastaj ti do thuash po mire, po fryma e ligjit ishte ndryshe. E po per nje teknikalitet te tille eshte akoma Rama kryetar PS, se statuti vertete thoshte i nderpritet mandati kryetarit dhe tere bota e dinte qe ishte nderprerje per ta larguar, na u tha qe statuti nuk e hiqte te drejten per kandidim. Te pakten keta qe i kerkuan karrigen kerkuan ta rregullojne statutin tani duke e perfshire perfundimisht klauzolen e mos rikandidimit, te njejten gje mund te bente dhe Rama me kodin dhe binte rehat. Gjithmone, meqe halli jane zgjedhjet e ardhshme.

Ore ty sikur te ka nxjerre Meta nga bytha.. Ben edhe sikur s'kupton pale.

C'lidhje ka komisioni parlamentare i transparences me ceshtje ligjore? Jetoke edhe ne Angli, po ik or bej nje xhiro te parlamenti britanik edhe shiko se ke me qindra komisione parlamentare per transparencen qe nga ushtria e deri tek ushqimi i kalamqve ne kopshte. Po ngrite komision parlamentare  eshte ceshtje ligjore thote! Po mire atehere, po per komisionet parlamentare per pasurine dhe punen e bashkise se Tiranes ceshtje ligjore jane? Llogjike i marri, eshte thote ceshtje ligjore se them une pa dhene asnje arsye.

Si mundet nje gjykate te interpretoje vendimin e meparshem? Konkretisht ku ne cilen fjali ti kerkon interpretim? Ku eshte keqekuptimi? Ose me thjeshte akoma, ke fjali nuk kupton apo e ke veshtire ti ta kuptosh?

E fundit, Kolegji zgjedhor mori nje vendim ne menyre flagrante, duke mos dhene asnje shpjegim!! E kupton ti apo jo, se c'domethene nje gjykate te te thote jo pa dhene asnje shpjegim apo arsye?

Ndersa me zgjedhjen e Rames, c'kuptim dhe c'hyn kjo ketu? Tamam Skrapalli inatcor, s'di te jap pergjigje dhe fillon e shan gjithe lagjen. Jo po tani beje si keta te tjeret , Rama eshte gay ka qejf te fle me burra edhe mbaroi ky muhabet.

 

 

 

 

 

Meqe e permende rastin e komisionit parlamentar per Ramen, a e mban mend qe u hengren e u grine per muaj per faktin qe Parlamenti mund ose jo te hetonte Bashkine? I gjithe debati ishte pikerisht i bazuar ne nje nen te kushtetutes qe percaktone cfare institucionesh nuk mund te hetonte Parlamenti dhe qe socialistet pretendonin qe Bashkia nuk ishte e perfshire. Pra ishte dhe atehere nje debat per kushtetueshmerine e komisionit.

Dmth, une nuk mund te them qe per hir te transparences kam te drejte te bej cfare te dua une. Mbase del njeri neser thote une dua te te shof ty dhe gruan tende ne krevat, se ndryshe nuk eksitohem, po kjo s'do te thote qe ka te drejte. Transparenca, si cdo parim, mbeshtetet ne ligj, jo ne kode morale.

GJK ne tere boten, interpretojne e ri-interpretojne qindra here vendimet e tyre. Psh, ne USA meqe UK nuk ka tamam tamam GJK, eshte sjelle disa here ceshtja e abortit megjithese Gjykata Supreme e ka lejuar ne vitet 70. Grupet fetare presin qe nen nje kontekst e rast tjeter, ta ndryshojne kete vendim, meqe vendimet per ceshtje te caktuara jane automatikisht ligj ne sistemin anglo-sakson.

Nqs nuk ka asgje per te interpretuar, atehere edhe njehere gjyqi zgjat dy minuta.

Kolegji Elektoral tha qe vota te caktuara intepretohet si vota te kontestuara, dhe meqe PS nuk kishte kontestime nuk mund te bente rinumerim thjesht per qef. Nje vendim skandaloz as qe diskutohet, por shpjegimi u dha. Rastin e Rames dhe statutit e solla per te treguan standardin e dyfishte kur vjen puna per te interpetuar teknikalitete te ligjeve/statuteve.

O meta i vogel,

Fle une me gruan apo jo dhe sa here e bej, eshte puna ime private jo e parlamentit shqiptare. Ndersa Votat jane thelbi i demokracise dhe ceshtje qe prek cdo njeri qe jeton ne ate vende qofte i me PD apo PS. Duke bere kto lloj krahasime tregon nivelin mjaft te ulet te debatit qe ndjek. Te thashe ik vizito parlamentin britanik se edhe ti individ ke te drejte te marresh informacion dhe te edukohesh me kulturen demokratike. Perseri tipik skrapalli inatcor nuk ju kthen pergjigje pyetjeve, por ja mbyt kot me kot. Bashkine e Tiranes ta solla si shembull qe nje komision paralamentor qe kerkon transparence per dicka qe prek drejt per se drejti popullsine ka te drejte te kerkoj informacion me detaje nga bashkia dhe e merr. Pastaj se PD donte shkarkimin e Rames duke mos qene kompetence e saj tjeter gje. Ketu dallon transparenca me ceshtjen ligjore. Transparence domethene me shqip informacion i detajuar jo te denosh dike apo te gjykosh se kete mandat e ka gjykata.A e di dallimin midis transparences dhe nje ceshtje ligjore ti? Edhe pse mendon eshte ceshtje ligjore, kur nuk ka ligj qe kundershton ngritjen e komisionit dhe hetimin?

Ti thua nqs nuk ka asgje per te interpretuar atehere gjyqi zgjat 2 min. Une te pyta cila fjali duhet interpretuar, ke nuk kupton ti? Si mund te shkohet ne nje gjykate ti thuash interpreto nje vendim, po une nuk e di se ke vendim te interpretosh ti apo cilen fjali s'kuptoj? Kjo eshte llogjike i marri.

Ne Amerike gjykata interpretoi kushtetun e vendit dhe ishte nje nen i vecante qe kerkonte sqarim, jo vendimet e meparshme te gjykates apo me keqe dicka qe as vete se di si c'eshte.

Cilin shpjegim dha kolegji zgjedhor? Pa nxirre njer ta lexojme. Se mesa di une tha vetem 1 fjali qe ishte me cmenduri akoma.

 

I dashur Liqen,

shembulli qe te solla ishte per te thene qe e drejta e transparences ka kufi. Ti fare mire me the nje arsye, jeta private e dikujt nuk mund te jete pjese e arsyes. Une nuk po te kundershtoj ne asnje moment qe e drejta e komisionit parlamentar nuk ekziston. Ekziston qe c'ke me te! Ajo qe Saliu po pretendon eshte qe ajo c'ka PS kerkon eshte pertej te drejtes se nje komisioni parlamentar. Dhe sic e pranove indirekt dhe ti, ka fusha ku jo komision parlamentar, po cfaredolloj akrobacie qe mund te krijosh, nuk lejohet te hyj si psh jeta personale e dikujt.

Nqs nuk ka ligj qe percakton si nuk ngrihet komisioni hetimor (dhe jo kundershton, se kete nuk e them asnjehere) do te thote qe si rrjedhoje nuk as edhe ligj qe percakton si ngrihet. Dmth, per ta bere me te thjeshte, ka nje ligj qe percakton fare qarte modalitetet e ngritjes se komisionit. Ky te thote cfare te besh, cfare te mos besh. Nqs PS thote qe ne ate ligj nuk ka asgje qe na pengon, e fiton ceshtjen menjehere. Nqs ti pretendon qe nuk ka asgje per te interpretuar ti i ben dem te madh kauzes tende, sepse pranon indirekt qe je ne vakum ligjor, dmth lufton per nje te drejte qe as nuk te njihet ne ndonje ligj.

Gjykata Supreme ne USA ri interpreton tere kohen vendimet e saj, te cilat ne fakt jane kthyer ne ligj. Duke qene se kushtetuta ka qene e vjeter nuk ka parashikuar shume nga zhvillimet e mevonshme. Psh Bill of Rights me 10 amendamentet e tij, jane akoma baza e menyres se si arrestohet dikush. Po se si duhet te perdoreshin teknikat kompjuterike moderne te shpikura 2 shekuj me vone nuk i ka. Kshuqe Gjykata tere kohen esht perpjekur te ndertoje shpjegime mbi vendime te marre me perpara. Nejse, kjo ishte thjesht per info, se nuk ka lidhje me ceshtjen tone.

Nqs nuk ka ligj qe percakton si nuk ngrihet komisioni hetimor (dhe jo kundershton, se kete nuk e them asnjehere) do te thote qe si rrjedhoje nuk as edhe ligj qe percakton si ngrihet. Dmth, per ta bere me te thjeshte, ka nje ligj qe percakton fare qarte modalitetet e ngritjes se komisionit.

Ca thua ti o rrush? Sa vjec je ti? Po deri tani paskam care drrasa kot une. I lexon kto qe shkruan ti? pash zotin c'do te thuash me kete?

Nqs ti pretendon qe nuk ka asgje per te interpretuar ti i ben dem te madh kauzes tende, sepse pranon indirekt qe je ne vakum ligjor, dmth lufton per nje te drejte qe as nuk te njihet ne ndonje ligj.

ore vertet sa vjec je ti? une nuk kerkoj interpretim e as dua qe te shkoj ne gjk, ti kerkon kete gje, atehere shkruaj ose thuaji Metes te thote ke fjali nuk kupton apo ke interpretim kerkon? Pastaj si mund te kerkosh interpretim per dicka qe nuk njihet me ligj se mora vesh fare kete.

 

 

Ti nga njera ane thua qe une kam te drejte me ligjt te ngreje cfaredolloj komisioni. Nga ana tjeter thua nuk ka cfare cfare te interpretosh. Keto te dyja bashke nuk qendrojne.

Nqs thua qe nuk ka asgje cfare te interpretosh, ti ku e bazon te drejten per te ngritur nje komision? E bazon ne nje ligj apo jo? Po te mos ekzistonte ky ligj, une e ti grinim sallate kot, flisnim per nje te drejte qe nuk na njihet ne asnje pjese te legjislacionit shqiptar.

Fatmirsisht per ne te dy dhe per partite, ka nje nen kushtetues qe percakton si ngrihet ky komision. Pra nuk jemi ne vakum. Tani kur behet nje nen i tille qe percakton te drejtat e nje komisioni, se si ngrihet ai etj etj percakton edhe limitet e ketij komisioni (ky eshte kuptimi i asaj fjalise se pare meqe e ke te veshtire). Tani ke nje krah te politikes qe thote une mund te hetoj edhe X problem, ke krahun tjeter qe te thote ky problem eshte pertej juridiksionit te komisionit. Kush e vendos kush ka te drejte? As une e as ti te PPU, po gjykatat. Shpresoj te jete icik me e kuptueshme tani.

Kolegji Elektoral tha qe vota te caktuara intepretohet si vota te kontestuara, dhe meqe PS nuk kishte kontestime nuk mund te bente rinumerim thjesht per qef.

 

Shume e bukur kjo! 1 + 1 = 3 thote gjykata dhe te gjithe njerzit fshikullojne vehten pasi e kishin mesuar gabim nga mesuses injorant qe 1 + 1 = 2.  

Ah Enver cme ke bere, mi ke lene malok te tere.  

Te thashe pra, vendim skandaloz! Nje nga shume momentet qe mund ta kishin zgjidh tere kete situate, e qe vetem e renduan me shume.

Rama nuk i drejtohet GjK se nuk ka interes dhe as qellim per transparence. Rama kerkon te radikalizoje situaten se pari per te cimentosur karrigen e kryetarit te PS, te mbaje te karikuar elektoratin e PS qe pas humbjes se zgjedhjeve ne 09 do humbte cdo lloj shprese per te ardhur ne pushtet pa nje lider te ri dhe per te provuar fatin si i thone, nese ky radikalizm i sjell ndonje perfitim politik dhe pushtetor. Hapjen e kutive e ndalon vendimi i Kolegjit zgjedhor qe ka vendosur qe rinumerohen vetem ato vota qe ka ankesa per to. Komisioni hettimor parlamentar nuk mund te hetoje dhe as te kundershtoje ceshtjet dhe vendimet e pushteteve te tjera. Kjo eshte ajo qe ka thene GjK ne vendimet qe ka dhene me para dhe kjo eshte baza e sistemit ku pushtetet jane ta ndara. Pra ceshtja deri tani eshte keshtu. PS mendon ndryshe. Ps thote qe nuk ka asnje ndalim kushtetues per te hapur kutite PS-ja dhe PD-ja, shume mire, drejtoju GjK dhe nese kjo gjykate qe ka te drejten per te gjykuar per ceshtje te tilla thote qe eshte OK me kushtetuten hapja e kutive nga nje komision hetimor atehere kutite hapen.

Qekur tha ne gjykate Edi Rama qe djali nuk eshte i imi por i babait tim Kristaqit ka frike ti afrohet gjykatave.

Te them te drejten duken pak paradoksale prononcimet nga perfaqesues te PS. Ne nuk duam te ndryshojme mandatet, thjesht duam transparence. Ne vetvete nuk ka kuptim qe n.q.se del se PS ka fituar me teper mandate, t'i lere "hajdutet" te udheheqin Shqiperine. Nuk e kuptoj kete lloj absurditeti, mbase jam vetem une. smiley

Amen!!! Dhe ky eshte i gjithe ngerci ligjor, qe bejme sikur nuk e kuptojme me kerkesen e PS. Nuk ka rinumerim per hir te rinumerimit, eshte nje shpikje e fantazise se Rames dhe keshilltareve te tij.

Une nje gje nuk marr vesht,pse i cojne ne spital,Rama thote deri ne flijim,asnjoni nuk po flijohet ,shkojne me vrap ne spital.

 smiley   *****  

Ah ky i shkreti ka rrjedh fare. Po me kujto historite e Enverit qe i nxirte llapen ushtareve te gardes.

smiley             smiley                               smiley

 hahaha, do te kishte qene me bukur po te ishte molla e ngrene

O endrit, ne parim, per ca duhet te shkoje ne GJK? GJK thote une nuk ndaloj hetimin dhe zbardhjen  e votave! Thote edhe qe eshte e drejte e minorances te coj gjer ne fund cdo hetim. GJK nuk mund te detyroje qeverine per te mos bere sharlatanlliqe pasi nuk eshte kompetence e saj! Berisha, kerkon te mbrohet pas kushtetutes dhe GJK e ka shprehur kohe me pare, sic e lexon me siper, se ky argument mbrojtes i berishes NUK QENDRON!!

Ti thua qe skane interes PS dhe PD. E ke gabim. PS kerkon pikerisht te tregoje se vjedhja e votave ka qen e orkestruar dhe e shtrire pertej fakteve publike te rastit Ruzhdije! Nuk ka rendesi a levizin balancat apo jo, rendesi per mua ka te behet transparence. Pas kesaj, zevendesoje Ramen me ke te dush, vec me Blushin jo.

E leme nje sek se si e interpretoj une ngjarjen, se pastaj behet e koklavitur shume puna.

Nqs GJK ka thene qe nuk ta ndaloj hetimin, o vlla i dashur gjyqi zgjat dy minuta. Hyn avokati i PS, thote kjo eshte kerkesa ime, Parlamenti ma ka bllokuar. Cohen gjykatesit, shkojne ne zyrat e tyre dhe shkruajne vendimin, shume keq ka bere parlamenti, nuk kufizohet kerkesa, dhe te nesermen eshte publik dhe Sala nuk ka me ca te bej e ku te leviz. Une nuk e kuptoj nqs ka gje me lehte per te bere per t'ia heq malokut edhe kete arme. Pse nuk behet? Nuk paska kohe PS sa per te pergatitur nje ceshtje qe zgjat dy minuta, dhe i jep argumentin me te forte ne kete rast. Kosto minimale, perfitim maksimal!

p.s ok, po me ra rasti ndonjehere me votu ne ato "nje anetar, nje vote" qe deri tani ka qene vetem show, te premtoj qe Blushin nuk e votoj!

 

 

Ky (ai poshte se s'po e mar vesh pse po m'del kshu) eshte nje ligj i kushtetutes. Dhe te shkosh ne gjykate kushtetuese per te pyetur ka apo s'ka te drejte 1/4 e parlamentarve te ngrej nje komision hetimi eshte absurde. Recepsionistja do te thoshte shko e lexo kushtetuten.

Une s'jam jurisit po arrij ta kuptoj se vendimi i kolegjit per te mos hapur ca kuti per EFEKT MANDATESH nuk ka lidhje hic me hapjen e kutive per EFEKT TRANSPARENCE (keta m.gj.th. ty te duket jo e sinqerte i kane pranuar zgjedhjet dhe s'po ven ne dyshim legjitimitetin e qeverise, pune tjeter qe pas transparences do felliqen dhe do detyrohen per zgjedhje te parakohshme, nga ana formale jane ne rregull). megjithate hajde po e pranojme qe ka lidhje ai vendim gjykate me ato kutite e beratit etj. Po keta te ps pranuan edhe qe: mire ne rregull le te mos hapen keto tre qarqe per te cilat qeka shpreh gjykata (per mua vazhdon te jete absurde te duash t'i ngatarrosh keto dy gjera po hec mo) po le te hapen 9 te tjerat. JO vazhdojne ata te pd. PO mire, atehere terhiqemi edhe nga numerimi i fleteve te votimit, na jepni vetem materialin zgjedhor (lista a ku di une ca jane) qe jane dokumente qe shkojne ne arkiv dhe cdo njeri mund ti shofi. JO vazhdojne ata. Dhe te kujtoj qe e gjitha kjo pas shkeljes skandaloze qe iu be kodit zgjedhor dhe nenit te dy antareve. Ne s'te duket tallje e gjithe kjo ti qofsh. PO une e kam nda mendjen te shof punen time dhe mos te interesohem me, nese duan katnaret e rinje qe pasi kane gjet i pune u duket se kan kap parajsen dhe interesohen vetem per ça me pi vere apo birre. Lale une i kam punet me ne vije se te gjithe. as me rruhet fare.

 

Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore

ueee, akoma me gjykaten kushtetuese!!!! Po c'hyn gjk ketu iher? c'hyn gjykata ne pergjithesi? kolegji zgjedhor s'ka marre ndonjehere vendim qe nuk lejohet te shikohen fletet e votimit per qellime transparence, studimore, leshore etj, se nuk eshte ne objektin e punes te kolegjit zgjedhor jo se s'do donte ta bente. Ata thone qe "votat nuk rinumrohen per efekt rezultati, dhe rezultati i nxjerre nga kqz eshte ok". kaq, kjo eshte ok dhe per opoziten dhe s'do ta levizi njeri. si mund te shkoje tjetri ne gjk? cer lesh do kerkoje ne gjk? te hapen kutite? jo mor xhan thote gjk, hapja e kutive eshte objekt i punes se marangozeve, kot ke ardh te une. shkon ne komisionin e venecias, por cer ti thush? gjk me kapi per zhellesh m'nxorri jashte? mir ta ka bo thone ate te venecias, ne s'gjykojme objektin e punes te gjk te shqiperise.

dhe nje pyetje kam, nese kolegji zgjedhor ka thene shkoqur "KUTITE S'HAPEN", atehere kur ti vije koha per tu djegur votat do digjen me gjithe kuti? Duhet leje mjedisore per djegjen e kutive prej plexiglassi? Do vendosin filtra per reduktimin e emetimeve?

He mo. Ka vdek njeri ne greve apo akoma? Eshte mbyt Tirana ne trafik, minimumi 50 minuta per te leviz nga myslym shyri per nga zona liqenit sot. I dhjefsha me i mut kutite megjithe greve.

O Genc, une shpresoj qe te iki nje dite ne GJK ky rast vetem per ta pare tamam ky do perplasen palet, e keshtu do shohim kam te drejte apo jo.

Nuk eshte puna i besoj une apo jo qe PS nuk kerkon te nderroje mandate, nuk eshte fare pune besimi se nuk eshte PS qe jep mandate. Po u hapen ato kuti, automatikisht mandati eshte ne dyshim, dhe nuk ka rendesi car premton PS me deklarata shtypi. Sepse nqs del rezultati ndryshe jo vetem qe duhet zhbere parlamenti menjehere e duhen bere zgjedhjet e parakohshme, po te del problemi qe te gjithe ligjet e bera nga ai parlament jane te pavlefshem. Tani, nuk ka sistem ligjor ne bote qe ka klauzola per veteshkaterrimin e tij sic do ndodhte ne kete rast. Kjo eshte pika ku do perplasen ne GJK. Tani nuk e di, mbase ka ndonje jurist shume te zgjuar qe do arrij te bej nje interpretim para trupes se mund te hapen vetem per transparence, apo qe mund te behet nje ligj prapaveprues qe lejon hetim por jo ndryshim mandatesh. Po deri atehere duhet me prit.

Greqi, 18 emigrantë solidarizohen me PS, hyjnë në grevë urie Greqi, 18 emigrantë solidarizohen me PS, hyjnë në grevë urieATHINË- Grevës së urisë së deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të tyre në Tiranë i janë solidarizuar 18 emigrantë shqiptarë në Athinë.

Në një apartament të Athinës, 18 shqiptarë janë ngujuar në solidaritet të grevës së PS-së për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Në një komunikim në News24, emigranti Skënder Hysa, që jeton prej 21 vitesh në Greqi deklaroi se greva e urisë do të vazhdojë deri sa të zbardhet e vërteta e zgjedhjeve. “Dua të di kush ka votuar në emrin tim” shprehet Hysa.

"Kemi dy kërkesa kryesore, të hapen kutitë brenda datës 10 dhe të largohet Sali Berisha nga drejtimi i qeverisë"- theksoi ai.

 

Ndoshta kane mbetur pa pune ne Greqi dhe o burra duan ndonje vend ne administrate nese ben dicka Rama!Apo i ka nxitur PASOK-u qe ti vijne ne ndihme Rames?

Shihni ku ka arritur budallalleku i militanteve socialiste!

Se dyti,kush i shikon keta kelyshat e kuq ne Athine, nese hane apo jo?

Shkoni ore felliqesira kerkojini grekut te drejtat tuaja,mos u merrni me Shqiperine.Nuk ka nevoje Shqiperia per felliqesira si juve qe ti jepni mend.

si i kane emrat keta grevistet?

Thanks per informacionin. Skandali i vjedhjes se votave tashme ka prekur edhe shqipetaret jashte vendit. Ata ndjehen shume te ofenduar qe emri i tyre figuron ne personat qe kane votuar. Kjo eshte tallja me e madhe qe mund ti behet nje emigranti , prandaj duhet transparenca per te vene perpara pergjegjesise penale te gjithe ata komisionere apo tutor te komisionereve qe kane abuzuar me detyren e shenjte te administrimit te zgjedhjeve, dhe qe eshte A-ja e nje sistemi demokratik.

Se harrova me e shtu. Tashti jane mbledh dhe jane t'u u qa hallin komunistave grek, nderkohe qe ketu robt jan ne greve urie se nuk i lejohet edhe nje komisioni parlamentar te shofi dokumenta qe duhet te ishin ne arkivin e shtetit tani e te shifeshin nga te gjithe. Hec e fol. Kam degju njerez qe thone edhe, ça me duhen zgjedhjet e lira mua. PO pse me, keshtu lloj mostrash do me prishin kenaqesin e nje dopjo konjaku me i merit t'verdh mu. hajde budallajo hajde.

Sepse nqs del rezultati ndryshe jo vetem qe duhet zhbere parlamenti menjehere e duhen bere zgjedhjet e parakohshme, po te del problemi qe te gjithe ligjet e bera nga ai parlament jane te pavlefshem.

Pikerisht! Keto perrallat e PS-se se do t'i hapim kutite vec per aresye morali politik, apo per te ardhmen e femijeve shqiptare smiley , jane me te keput gazit. Ne se eshte vjedh vota, patjeter qe duhen perserit zgjedhjet ne zonat perkatese. Si mund te rrije nje deputet ne parlament ne se provohet se ai vend nuk i takon? Duket se sa me seriozitet e kane socialistet kete punen e votes se lire! U duket sikur po luajne kukamshefti: "Ej, shif, loja nuk anullohet, po me thuj bere hile apo jo?" Keto jane karagjozlleqe.

"Ne se eshte vjedh vota, patjeter qe duhen perserit zgjedhjet ne zonat perkatese."

Edhe ti je kundra kesaj? A ka noi rob edhe sagllam edhe kundra kesaj?

Nga e kuptove ti se qenkam kunder une? Lexoje mire cfare kam shkruajtur, chene. Kunder eshte PS-ja qe thote se sido qe te rezultoje nga  hetimi, vendet ne parlament nuk ndryshojne. Bile ti po shton ne argumentin tim: S'ka rob sagllam ne PS sot. smiley

Po jo mo shok nuk jam kundra, e po te jene robt ketu pak me te qete e me pak partizan politik do e kuptojne qe ka shume me shume pika qe i bashkojne se sa i ndajne. Por problemi eshte qe kur thua dua te hetoj per hir te transparences, po jo per te ndryshu rezultatin, ose genjen ose je naiv. Se ne moment qe hapen kutite, menjehere vihet rezultati ne dyshim.

Kjo puna e "transparences" dhe mosprekje e rezultatit eshte qesharake dhe kontradiktore. Kush qenka ai kodosh qe mund te ju thote perkrahesve te tij qe ne na i vodhen votat por ne nuk e prekim rezultatin qe ka dale nga vota te vjedhura? Kjo eshte nonsens. Ata perkrahes ate lider qe dek e ju thote keshtu duhet ta zbojne me shqelma.

Per derisa Berisha eshte 110% i sigurt qe votat nuk jane vjedhur, kjo ceshtje nuk eshte relevante fare dhe nuk mund te merret si faktor ne logjikimin e hapjes se kutive.

S'ka lidhje cfare mendon Berisha me kete. Ketu problemi eshte i thjeshte, nuk mund te pretendosh per vjedhje votash dhe ne te njejten kohe te mos kerkosh zhberjen e produktit te dale nga kjo vjedhje votash, parlamentin. Rama mire ja u ben qe tallet me ju. Po te ishit pak me te mencur ju perkrahesit e PS, ai lider qe del e thote keshtu do ta zbonit me ceremoni.

Qe te mos duket sikur dua thjesht te kundershtoj robt, edhe jam ketu thjesht per te nxjerre inate, po jap dhe une nje ide se si mund te zgjidhet e gjitha kjo. Pastaj po ta kem gabim me thoni.

1) PS i drejtohet GJK, dhe kerkon edhe mendim te Venecias.

Po fituan, mbyllet historia. Hapen kutite, nuk ndryshon rezultati, etj etj.

2) Po nuk fituan, nderron menyra e kerkeses.

PS vazhdon te mbroje nje parim te drejte, rezultati i zgjedhjeve duhet te jete i pranuar boterisht pa pike dyshimi. Por tani nuk ka te drejten ligjore me vete, po kerkon thjesht nje favor nga mazhoranca. Qe do te thote qe duhet te ulet mire e bukur ne tryeze diskutimesh. Do ti kerkoj Sales nje ligj me fuqi prapavepruese, i cili me shume gjasa do jete antikushtetues, por PD premton te mos ankohet.

PS merr te drejten per te hetuar cfare do te hetoje.

PD i kerkon PS te filloje te sillet si opozite normale, te jete ne parlament, te diskutoje per cdo ceshtje etj etj. I kerkon te votoje te gjithe nismat ligjore qe PD i konsideron me te rendesishme per vendin, qe mund te kene te bejne me vizat, integrimin etj etj.

Keto marrin dhe nje zotim para publikut. Rezultatin nuk e ndryshojme, komisioneret mbajne nje pjese te pergjegjesive. Por nqs ka manipulime sistematike, nuk eshte me faji thjesht i komisionereve. Dhe cdo deputet qe ka dale nga nje KZAZ ku partia e tij ka fituar dhe nje vote te padrejte largohet nga jeta publike. Largohen dhe ata qe mund te kene akuzuar vend e pa vend pa te drejte. Psh ne Berat nje nga dy Erionet duhet te iki, se o jan vjedhur votat G99 nga Brace ose jo. Te dy te drejte nuk mund te kene. Dhe si perfundim largohen edhe kryetaret e partive qe kane pervetesuar vota, qofte edhe nje!

A mè shpjegon? mirè Pd po i bèn(ose jo) njè nder Ps,e po i hap kutitè..po unè kujt duhet ti drejtohem qè tè shoh votèn time?dhe diçka..a nuk mund tè ishte njè zgjidhje e 3,hapja e kutive tè votimit pèr tè cilat nuk ka njè vendim nga kolegji zgjedhor?edhe pèr kèto qè nuk ka vendim gjykate,F i duhet drejtuar GJK apo venecias? a janè kèto kuti sekret shtetror apo matrial i verifikueshèm nga publiku??Flm

Per mua Sala ja fut kot kur thote qe eshte vendimi i gjykatave qe nuk me lejon. Eshte thjesht puna qe po u hapen kutite, nuk hapen thjesht per ti pa, hapen per ti rinumeruar. Dhe nuk ka rendesi nqs jane nga 3 qarqet e kontestuara apo nga 9 te pakontestuara.

Tani, meqe e permende kete pike se e harrova. Une njof dy profesor shqiptar qe jane marre me problemet zgjedhore ne Shqiperi dhe kane botuar dhe dy libra shume te lezetshem. Nuk i njifni ka mundesi se nuk jane nga keta "anal-istet". Te dy kane punuar ne Arkiv te Shtetit per te bere librat duke marre te dhenat. Qartesisht procesverbalet jane material i verifikueshem, thjesht duhet te besh nje lloj kerkese, te kesh nje lloj qellimi te qarte, dhe mund ti shofesh. Fleta e votimit asnjehere nuk ka qene material shteteror. Nuk e di pse, po nje arsye krejt banale pse qe me vjen ne mendje eshte se ne 10 dosje te qelbura te kohes se komunizmit i kemi prishur (psh Sala e ka heq te veten), imagjino ca keqperdorimesh mund tu behej fleteve. Te dilte 97 me 90% votave pro PD mbase.

Pastaj o arb nuk do jesh ti qe do e "shofesh voten tende". Prap po u rinumeruan, ca komisioner partiake do jene, ne nje salle te Pallati i Kongreseve. Po tani kshu si ka shku puna do jene dhe Rama me Salen nate e dite duke i pa, ose mbase fillojne e i numerojne vetem ata te dy!

Dmth...kot u bèka gjith kjo luftè,qenka e thjeshtè fare mjafton tè bèsh njè kèrkes tek arshiva e shtetit,e nuk duhet tè pyesèsh as GJK e as Sali?sigurisht qè nuk èshtè kèshtu nè shqipèri..e sigurisht unè jam pèrkrahès i protestès sè PS pikèrisht sepse nuk èshtè siç duhet tè jetè,e nuk e kuptoj fare pèrsenè..nuk flitet pèr rinumèrim,pasi tashmè ajo çèshtje èshtè mbyllur,pasi jo vetèm qè nuk pranohen tè shikohen fletèt e votimit por as listat e votuesve e procesverbalet qè ndodhen nè kuti..dhe kjo tregon se pushteti èshtè vjedhur,vetèm se nuk dihet deri nè çfarè pike ka arritur vjedhja..dhe do tè ishte mè e ndershme qè PD tè shpallte dinastinè Berisha(mbret i shqiptarve) se sa tè bènte pèr budalla njè popull tè gjithè!!

Nje sekond. Jane procesverbalet qe ruhen, per listat nuk jam i sigurt.

Por, dhe ketu eshte nje nga pikat e tjera per te cilat une jam i paqarte, disa here qe permenden procesverbalet e kam degjuar qe eshte thene qe jane ne Arshiv, dhe PS nuk eshte se i ka meshuar me shume kesaj pike. Biles me duket se komisioneret e marrin nje kopje finale dhe e dorezojne ne parti, po nuk jam i sigurt per kete.

Po mesa duket PS e ka hallin te listat, ku eshte dyshimi qe eshte manipuluar me identitetet. Dhe per listat nuk e di fare nqs ruhen, apo konsiderohen si fleta e votimit dhe digjen. Po ta di njeri tjeter me mire, bujrum.

po po plako,janè tè gjitha aty e..digjen!! dhe kjo èshtè arsyeja e grevès pèr mua..sa tè kèrkosh ti lart e poshtè çfarè ka e çfarè nuk ka aty,e tè mbajmè bashkè dynjanè me muhabet..u bèn tym!! ..kam besim se do tè ndahet njeher e mirè shapi nga sheqeri kèsaj radhe..o vend ku fiton ai qè merr mè shumè vota(e jo vjedh), o vend ku sundon njè mbret e tè tjerèt janè thjesht vasal..varet ti çfarè preferon!!flm

Vetem fletet e votimit digjen .Te gjitha te tjerat ruhen .Procesverbalet  pa listat dhe fletet e votimit jane letra bakalli.

Duke e mare si te mireqene fjalen tuaj, atehere puna e PS eshte shume me lehte. Nje kerkese te Arshivi, ne moment qe i refuzohet direkte ne gjykate. Kur ti thuhet qe ke te drejte, sic eshte normalisht, prap te Arshivi. Nqs nuk i lejohet perseri, me vendimin ne krah shkon te bulevardi, ja jep medias dhe turmes, dhe pastaj me tanks ne kryeministri. Nqs eshte diktature vertete, nuk rrezohet me greve urie!

Po kete po kerkojne o Endrit ,Kqyrjen e dokumentave zgjedhore.Te gjitha keto ndodhen ne kuti tek rezervat e shtetit ne Lunder dmth te arkivuara.Fletet e votimit jane te padjegura akoma .

Tani nje pyetje :Cfare hetimi mund te behet nese nuk shihen dokumentat zgjedhore?

Tani ti thua qe ti beje nje kerkese arkivit.ok ... Po a do ta besoje njeri nje hetim te bere nga PS vetem ?Ai kerkon qe hetimi te behet ne parlament ku te jen te pranishem te dyja palet.

Problemi eshte te fletet, se ai thote nuk jane dokument zyrtar. Dhe ketu ka te dreje, se perderisa nuk ruhen nuk jane dokument shteti. E thashe, per listat nuk jam i sigurt. Kur te flas prap me ndonje nga ata studiuesit qe i kane prek me duart e tyre procesverbalet qe nga 91, mund te di dicka me te sakte.

Me procesverbalet mund te hetosh shume gjera, duke filluar qe nga fallsifikime firmash psh. Ose mund te hetosh aq sa te krijosh dyshime per te hapur kutite nepermjet prokurorise.

Me dokumentat e Arshivit pastaj PS mund te bej ca te doje, te hetoje vetem apo jo. Me mire vetem, se mbase jane me te qete.

Prandaj them qe nga ana ligjore, ketu ka nje sjellje te dyshimite. Sepse ka 100 mundesi te tjera para se te shkosh te greva, ashtu sic jam i sigurt qe edhe Berisha mund te ofronte kompromise per nje pjese te dokumentave. Po prandaj e kam thene qe nuk me duket se ju intereson dhe aq e famshmja transparence. Ose po luftojne per ti dhene njeri tjetrit goditje perfundimtare, qe o ta nxjerrin Salen komplet hajdut, o ta nxjerrin Ramen komplet te cmendur dhe jo realist. Dhe kur kostoja eshte kaq e larte, normal qe do luftohet me sa kane fuqi.

Shife pak nonsensin qe propozon Berisha.Dmth ti ke te drejte te nxjerresh ne drite dokumenta zyrtare dhe ti besh fije fije ndersa materialet zgjedhore si fletet e votimit ,bojen qe lyen gishtat ,vulen , kutine e plastmasit ,celsin me dylle nuk mund ti kontrollosh se nuk quhen dokumenta zyrtare.E kupton qe mungon vullneti per ti hap ato dreq kuti.

 Une jam dakort me ate qe mungon vullneti, po e kam thene qe nuk eshte se PS po i shkon hallkave deri ne fund. 

Dhe per aq kohe sa ato materiale Berisha thote qe me ligj nuk jane materiale shteterore qe mund te rishikohen, ai rehat eshte. Eshte detyra e PS qe ta provoj qe ato ose jane materiale shteterore, ose te perpiqet qe nese nuk jane te aprovoj ndonje ligj, nqs eshte e mundur, qe ti kthej ne materiale zgjedhore. 

Endrit mua me vjen keq qe te debatoj me ty keto gjera se me dukesh qe merr vesh nga ligjet .Nuk ka ligj qe lejon dicka.Ligjet jane vetem ndaluese.A ka ligj qe ndalon kqyrjen e materialeve zgjedhore?

Po te jete llogjike juridike qe ligjet duhet te lejojne ty te besh dicka atehere ne jemi te gjithe fajtore sepse thithim ajer pa patur ligj qe te na e lejoje nje gje te tille.

Berisha nuk do ti hape ato kuti sepse mua po me mbushet mendja cdo dite qe aty fshihet dicka.Nese kutite hapen dhe ato jane te pastra ,Edi Rama shkon per lesh me gjithe PS se do e marrin njerezit me hu.Si thua a nuk i intereson Berishes kjo gje?

Une bashkohem me nje opinion qe ka thene Fatos Klosi para ca kohesh, qe Berisha ka frike ti hape se nuk e di ca kane kutite. Me 20 000 komisioner cdo parti, eshte e pamundur te di se ca kane bere nje grup analfabetesh, qe te nesermen te mburren te shefi e ti thone "shife sa vota te shtova". As Rama nuk e di, se une jam 100% i sigurt qe Brace ka urdheruar vjedhjen e votave te G99 ne Berat, po nuk ka ca te humbase me.

Tani une nuk jam komplet dakort me idene qe nuk ka ligje qe lejojne. Ligji lejon dhe nuk lejon ne te njejten kohe, eshte rregullator me nje fjale. Nje ligj zonimi i urbanistikes te lejon cfare te ndertosh e cfare nuk te ndertosh. Po nejse, se i futemi thelle pa patur nevoje. Ne rastin konkret e kam thene kush eshte problemi per mendimin tim.

1) Fletet nuk jane dokument shteteror, qe kontrollohen nga ligji i informacionit. 

2) Problemi i madh eshte si mund te justifikosh nje rinumerim te fleteve thjesht per rinumerim, per aq kohe sa parlamenti ka filluar te funksionoje.

Tani qe une e ti te mos lodhemi kot me nje forum, une prandaj them, qe nqs besoni se eshte kaq e thjesht PS e fiton ceshtjen per dy minuta. Po te jeni te sigurte qe nqs shkon ne gjykate, e gjithe lufta do behet per 2). E kam thene si mund te zgjidhet per mendimin tim. Edhe nqs PS e humbet ceshtjen, e kerkon si favor nje ligj te vecante me fuqi prapavepruese (ketu pastaj nuk i di teknikalitetet) ne kembim te mbeshtetjes per nje numer te caktuar nismash ligjore te PD.  Qe te shpetojne faqen te gjithe, e bejne qe kutite te hapen 2-3 muaj para zgjedhjeve te 2013, ne menyre qe mandatet ti gezojne deri ne fund pa ju skuqur fytyra. 

hej... mè kujton kur shkova tè merrja dèftesèn e 8-vjeçares tek shkolla qè kisha mbaruar,dhe drejtori me qè donte 5000 lekshen filloi tè nxirte 100 arsye pèr tè mos ma dhene kur pa se nuk kisha ndèrmend ti jepja gjè..sigurisht sipas tij duhej zbatuar ligji,e qè duhej kohè,e qè nè fund tè fundit unè pèr çfarè e doja,nuk di unè çfarè notash merja nè atè kohè?..dhe mu desh tè kthehesha 3-4 her aty deri sa u detyrova ti bèja tè qartè se nuk i jepja asnjè lek,pèr diçka qè èshtè imja,dhe isha gati ti thyeja turinjtè po tè mè sillte vèrdall pèrsèri!! nuk ka nevojè tè mbarosh juridikun pèr tè kuptuar se mostransparenca dhe shkelja e tè drejtès èshtè kthyer nè sistem nè atè vend,qè nga kutitè e votimit e deri tek çdo lloj dokumenti tjetèr dhe se justifikimet,arsyhet e mosarsyhet janè vetèm mjet pèr tè fituar kohe,ndoshta pèr..."e bejme qe kutite te hapen 2-3 muaj para zgjedhjeve te 2013,ne menyre qe mandatet ti gezojne deri ne fund pa ju skuqur fytyra"...Mbreti vdiq,rroftè mbreti!!!

ok endrito, ja ta them dhe une versionin tim te zgjidhjes. sala i thote ktyre "doni me pa votat, urdho ku i keni, ju boj une nga nje fotokopje te fleteve te votimit edhe te procesverbaleve edhe shifni knaquni". rama i numron, po dolen ne rregull vazhdon bertet qe na kane dhone fotokopje te fallsifikuara po qe e humbet davane se s'ja ka ngene njeri te merret mo me ket sport. po dolen jo n'rregull, rama thote qe ja ku jane provat e  vjedhjes, sala perpiqet me shpik noi gjo qe ta ktheje ne favorin e vet sic e ka zakon (sic do me kthy 97 ne favor te vet, ose permbytjet e ketij viti, aleancen me nano etj). ndryshojne kodin zgjedhor, bojne zgjedhjet lokale, edhe kaq, te dy qeverisin, njoni shqiprine pa tiranen tjetri tiranen pa shqiprine, solidarnosci, spikeri etj kenaqen, ne vazhdojme bojme muhabet per bajern-inter

Nuk e di ca muhabeti ka per tu bere per Bajern-Inter, se kete vit Robbenin nuk e ndal njeri smiley

Une sado qe e kontrolloj veten te politika, nuk hy fare te temat e sportit se jam tifoz i cmend dhe e humbas menjehere.

Sa per zgjidhjen o Swed, mua me duket se te ajo zgjidhja jote duan te perfundojne. Si e si me mbajt status-quon, se njerit po i rrezikohet seriozisht pushteti i tij. Te ishte me i sigurte qe per nje vit nuk ndodh asgje, kam bindje qe nuk ishim ketu ku do jemi.

p.s imagjino, po te marresh raportin e zgjedhjeve te 2007 eshte ku e ku me i keq se i 2009. edhe zgjedhjet e 2005 ishin hap i madh perpara ne krahasim me 2007. biles, ne shkalle kombetare humbja e te majtes ishte shume me e madhe, se sala nuk u permbajt fare neper fshatra, i fitoi te gjitha rendshem. Po te donte te bente namin per zgjedhjet kishte ku e ku me shume argumente atehere. Beri gje? Jo, morri pushtetin e tij dhe nuk e vuri ujin ne zjarr. Nje Don Kishot te partise qe i kerkoi llogari per humbjen ne shkalle kombetare e nxorri jashte partise, tha dhe qe partia eshte me e mire pa te para zgjedhjeve te 2009, dhe kur ky i dha karrigen Metes ne Tirane duke ja heq vete PS, beri sikur nuk e kuptoj fare ca kishte ndodh.

O Endrity, po ç'dell politikani paske pasur mo derebardhe ! Bobo ç'nuk mbake mend ti mik, qenke i llaftarisur kur thone ca.

Po u kepute mo çun u kepute, na thuaj ç'roman ke lexuar kohet e fundit, ose fundja ç'ese ? Se keshtu dukesh goxha i gojes, duhet te kesh mballosur ndonje diplome dhe ti.

Nejse, mua andej nga nahia e lajle-luleve me gjen, andej kemi ca shoqka te mira dhe çoku bejme ca dashuriçka pe Korçe. Ja shendet, dhe mjaft se nuk behen ne mend keta te greves, mos u lodh kot.

Thnx per urimet per memorien, nuk je as i pari qe ma thua smiley

dhe pastaj me tanks ne kryeministri.

 

S'ka me tankse Endrit.  Jane bere scrap dhe ato t-55 e fundit.

 

Nejse, paske shkruar aq shume ketu sa mund te beje teze per marrjen e doktoratures per juridik.

Pse nuk shtjellon ceshtjen e Ruzhdijes dhe si u arrit hapje e kutise atje? Pse nuk ndjekin te njejten rruge socialistet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).