TIRANE- Në cadrat e vendosura para kryeministrisë vazhdon greva e njëzet e dy deputetëve të opozitës dhe 180 mbështetësve për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Grevistët tashmë kanë kaluar natën e shtatë të grevës së urisë të cilën e filluan natën e 30 prillit. Ata deklaruan mbrëmë se nuk do të dorëzohen dhe shprehen mirënjohës për mbëshetësit e tyre që cdo ditë vijnë në bulevard. Një grevist është shtruar dje në spital pasi gjëndja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ky është grevisti i katërt i cili merr mjekim urgjent në spital, që nga fillimi i grevës.

ORA 12:50 PS: RAMA NE BRUKSEL, TAKIME ME KOMISIONERET BE
Selia rozë informon se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është nisur sot drejt Brukselit ku pritet të zhvillojë takime me komisionerë të Bashkimit Europian. Temë e takimeve do të jetë kriza politike dhe greva qëPS ka ndërmarrë në betejën e saj për transparencën e votës së 28 qershorit. Nesër kryesocialisti do të jetë sërish në Tiranë në mbështetje të protestuesve.

ORA 12.20 GREVISTI I RIKTHEHET GREVES
Demo Muho, grevisti nga Tirana i cili dje u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit të shëndetit i është rikthyer grevës. “Erdha të përkrah shokët e mi në këtë betejë për transparencën e zgjedhjeve” – tha Muho para se të hyntë në kampin e grevistëve.

ORA 12:00 NJE GREVIST NE SPITAL, BROKAJ: PO U RENDOHET SHENDETI
Niko Gora, është grevisti i pestë, nga 30 prilli, i cili u shtrua sot në spital për shkak të përkeqësimit të shëndetit. Qytetari nga Korca i është bashkuar grevës së urisë në cadrat vendosura para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në betejën për transparencën e zgjedhjeve. Gorës, i cili vuan nga diabeti, i është përkeqësuar shëndeti dhe mjekët kanë urdhëruar dërgimin e tij për mjekim në spital.
Mjeku Sabit Brokaj thotë se “nga pikëpamja mjekësore janë disa raste, (grevistë) të cilët duhet të trajtohen në spital”, “por kemi hasur rezistencë pasi dan të qëndrojnë”- vazhdon ai.
Sipas mjekut Brokaj grevistët të cilët duhet të ndërpresin grevën do shtohen pasi kapacitetet kompensuese të organizmit kanë një limit, të cilat ora orës dhe dita ditës, ezaurohen. Brokaj thotë më tej se gjëndja më e rënduar shëndetësore është e deputetit Blendi Klosi edha ai diabetik.

ORA 11:40 DOKLE: ZGJIDHJA E VETME HAPJA E KUTIVE
Deputeti socialist Namik Dokle e cilëson pozitive por të vonuar takimet që presidenti i Republikës Bamir Topi po zhvillon sot me ndërkombëtarët dhe zv kryeministrin Ilir Meta. “Në këto bisedime të kujtohet koha e humbur”- thotë Dokle duke theksuar se opozita nuk do ti japë fund grevës pa gjetur një zgjidhje e cila “është vetëm një, ajo e hapjes së kutive. Modalitetet janë të ndryshme por nuk zgjidhje pa hapur kutitë “- nënvizoi Dokle në një prononcim për NEWS24.
Dokle vazhdon më tej duke u shprehur se zgjidhja qëndon në “zgafellën e kryeministrit”. Deputeti socialist shton se “presim mesazh nga ndërkombëtarët, por zgjidhja qëndron në zgafellën e kryeministrit ku ka mbyllur dialogun dhe zgjdhjet instituiconale. Gjithacka duhet drejtuar te zyra e kryeminsitrit. Ai dhe vetëm ai të mbajë përgjegjësi për atë cfarë po ndodh“

ORA 11.27 : GJERMENI: TOPI TE ULE PALET E TE GJENDET ZGJIDHJA
Deputetja Eglantina Gjermeni i bën thirrje presidentit që të ulë palët në tavolinë për të zgjidhur situatën në mënyrën më të mirë të mundshme. Në një prononcim për NEWS24 Gjermeni thotë se “është momenti që presidenti të ketë rolin kyc.. dhe nuk duhet të vonohemi pasi këta njerëz (duke iu referuar grevistëve) po vujanë dhe kërkohet një zgjidhje.
Duke informuar për grevistin i cili dje u shtrua në spital, Gjermeni thotë se 45 vjecari nga Tirana duhet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve dhe për 24 orë të tjera
Deputetja Eglantina Gjermeni i bën thirrje presidentit që të ulë palët në tavolinë për të zgjidhur situatën në mënyrën më të mirë të mundshme. Në një prononcim për NEWS24 Gjermeni thotë se “është momenti që presidenti të ketë rolin kyc.. dhe nuk duhet të vonohemi pasi këta njerëz (duke iu referuar grevistëve) po vujanë dhe kërkohet një zgjidhje.
Duke informuar për grevistin i cili dje u shtrua në spital, Gjermeni thotë se 45 vjecari nga Tirana duhet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve dhe për 24 orë të tjera

ORA 10.40: ANILA BASHA RAPORTON: GREVISTET TE MIREORGANIZUAR, NEN MBIKQYRJEN E MJEKEVE
Drejtoresha e “Gazeta Shqiptare” dhe gazetarja NEWS24 e cila do të qëndrojë brenda cadrave të grevistëve 24 orë për të raportuar mbi atë cka ndodh brenda, tha se grevistët janë të mirëorganizuar. Grevistët janë të vendosur në cadra sipas qyteteve dhe qarqeve që ato përfaqësojnë, si dhe ka një shërbim të jashtëzakonshëm sa I përket higjenës brenda kampit.
Gjatë mbrëmjes, Basha raporton, se gjendja e grevistëve ka qenë nën kontroll dhe është monitoruar nga mjekët. Pak më rëndë ka qenë gjëndja e deputetit Blendi Klosi, i cili është diabetik. Ai ka marrë serum. Basha thotë se grevistëve u shërbehet një lloj uji i cili mban vitaminat e nevojshme për grevistët të cilët që prej 30 prillit janë në grevë urie.

ORA 09:30 DREJTORESHA E GSH REPORTAZH NE GREVEN E URIE 
Drejtoresha e Gazeta Shqiptare, gazetarja e njohur Anila Basha ka hyrë në cadrat e grevistëve të urisë vendosur në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë. Në një prononcim për NEWS 24 para se të hynte në kampin e grevistëve Basha tha se do të qëndrojë aty “për të kuptuar sesi jetohet pa ngrënë për 24 orë, e aq më tepër, për 7 ditë me radhë sikurse ka ndodhur me ata grevistë..më pas këtë do t’ua tregojë lexuesve dhe shikueve

ORA 07:10 KODHELI: NUK KTHEHEMI MBRAPSHT
“Nuk do të kthehemi mbrapsht”- deklaroi deputetja socialiste Mimi Kodheli në një prononcim për NEWS24 nga cadrat e grevistëve në orët e para të mëngjesit të sotëm ( e premte).
“Fillimi i diskutimeve tona në tryezë fillon te hapja e kutive. Kjo është përgjigja jonë, që i kemi dhënë dhe Partive Popullore. Kemi 10 muaj që kemi kërkuar të dialogojmë me maxhorancën, por ky dialog duhej të ishte bazuar në vërtetësinë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Populli shqiptar duhet ta dijë se qeveria dhe parlamenti janë me vota të cunguara. Ndaj kemi qenë gjithnjë të hapur për dialog, por duhen hapur kutitë që popullit të shikojë ku ka shkuar vota e tij”- tha zonja Kodheli duke iu përgjigjur apelit të djeshëm të Partia Popullore Europiane për rifillimin e dialogut.

Në protestën e djeshme të orës 18.00, (e përditshme që nga 30 prilli) Kryesocialisti Edi Rama akuzoi kryeministrin për asgjësimin e Kushtetutës, duke u shprehur se “ligji në Shqipëri bëhet nga interesat e oborrit të mbretërisë së pashpallur”.

Grupi parlamentar i PS nuk mori pjesë dje pasdite në seancën e Kuvendit ndërkohë para se të niste seanca një grup protestuesish të ardhur nga qytete si Shkodra, Lezha e Laci protestuan përpara Kuvendit, për të kërkuar hapjen e kutive dhe dhënien fund të rrënimit ekonomik.

6 MAJ ORA 20:17- DEPUTETET GREVISTE: NUK DOREZOHEMI
Deputetët grevistë që ndodhen sot në ditën e 7-të grevës së urisë deklarojnë se janë shumë mirënjohës për mbështetësit që cdo ditë vijnë në bulevard, ndërsa shtojnë që do të kenë nevojë për mbështetje pasi nuk do të dorëzohen.

Deputeti Ilir Beqja, deklaroi se protesta vazhdon pasi “Sali Berisha vodhi votat dhe me vjedhje sponsorizoi pushtetin e hajdutëve që vjedhin sot shqiptarët”. Ndërsa shtoi se “Jemi 200 vetë për të mbajtur gjallë votat e ngujuara në kuti”.

Ndërsa deputeti Arben Ahmetaj u shpreh se “bindja jonë dhe morali jonë është më e lartë se ditën e parë të grevës”, duke deklaruar se grevistët do të vazhdojnë të kërkojnë transparencën deri në fund.
“Kemi 10 muaj që kërkojmë cdo instrument për transparencën e kutive, të 200 grevistët janë të vendosur të vazhdojnë betejën e nisur” – theksoi Ahmetaj.

Në fjalën e tij, Deputeti i PS i bëri apel kryeministrit, “Të reflektojë Sali Berisha, kohën ja falim, po jo jetët e njerzve. Sali Berisha hap kutitë se nesër do të jetë vonë.”

ORA: 19:51- RAMA: NË BETEJË PËR TË JETUAR ME DINJITET
“Mirënjohje për të gjithë ata që po mbajnë trupin me ushqimin e aspiratave tona të mëdha, ky është shpirti i opozitës shqiptare që po provon me rezistencë të palëkundur ndaj presioneve e dhimbjeve, të vërtetën e saj. Ky stërmundim nuk është për të kërkuar privilegje por për të fituar të drejtën për të jetuar me dinjitet” deklaroi sot kryetari i opozitës, Edi Rama gjatë daljes së tij, sikurse cdo ditë, përpara mbështetëse të mbledhur në Bulevardin përpara selisë së kryeministrisë.

Ndërsa theksoi se gjendja e grevistëve po rëndohet nga momenti në moment , Rama u shpreh se 202 qytetarë po përballojnë një stërmundim , që sic tha ai, është turpi i kryeministrit që nuk ka zemër të ndjejë hallet dhe problemet e vendit.
“Gjendja e atyre që janë në këtë cadër po shkon duke u rënduar. Sot një tjetër grevist doli nga cadra me ambulancë, të tjerë janë në një gjendje aspak të lehtë, po përballojnë një stërmundim i cili është turpi i Sali Berishës dhe pushtetit të tij” theksoi Rama.

Kryesocialisti akuzoi kryeministrin për asgjësimin e Kushtetutës, duke u shprehur se “ligji në Shqipëri bëhet nga interesat e oborrit të mbretërisë së pashpallur”.
“Qytetarët e dëgjojnë cdo ditë Kushtetutën nga goja e politikanëve por nuk e gjejnë gjëkundi. Kushtetuta është asgjësuar, ligjin në Shqipëri e bëjnë interesat e oborrit të mbretërisë së pashpallur që po e përpijnë Shqipërinë, vetëm e vetëm që një grusht njerëzish të bëhen përditë e më të pasur” vazhdoi më tej kreu i opozitës.

Rama vuri theksin në protestën e 9 Majit duke ftuar qytetarët ti bashkohen opozitës për të festuar Ditën e Europës e sic tha ai, për ti dhënë fund fantazmave të fashizmit.
“Në 9 maj në orën 10:00 të gjithë qytetarët të vijnë këtu për të festuar ditën e Europës dhe për të dëshmuar një solidaritet edhe më të madh të gjithë atyre që janë në këtë cadër, të cilët janë zemra e kësaj proteste. Të shumtë janë ata që duan të hyjnë në këtë cadër për të mos lënë që kjo zemër të ndalet” u shpreh Rama ndërsa përsëriti vendosmërinë e opozitës për të cuar deri në fund kauzën e zbardhjes së të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Nuk do të zbrapsemi deri kur Kushtetuta dhe ligji të respektohen njëlloj për të gjithë” mbylli fjalën e tij kreu i opozitës.
 

(s.g/BalkanWeb)

32 Komente

Resistere!! Resistere!! Resistere!! Tè hapen kutitè!!!

Ca ka me thone? ja ta them une.

piacere,piacere,piacere,piacere,

Pse akoma nuk i njofte ti keto,keto e kalojne ylberin tre here ne dite.

Hej...mire analizat qe bet ne spital,pasi ndryshe nuk i pranonit kercikuqt aty,nxoren patatinat dhe lajthit(hahahahahaha)...po fadromat çu ben??? kot per kuriozitet !!! p.s. pse me nerva top-e e zgjuar???

Valle kjo eshte menyra me e mire?

JO per gje po keto "grevat e urise", sepse me kujtojne nje kohe te kaluar, kur grevistet hanin lakror me dy pete dhe mish te pjekur.

Sepse te krijojne nje ndjenje si komike dhe misbesimi keto lloj grevash. Ndoshta ne nje diktature te mirefillte do te kishin vlere dhe seriozitet, por per ironi atehere nuk para kemi pare te tilla.

 

Te shohim fundin, ose me mire "Fundi per hajer"

Rama po shkon sot ne Bruksel sic shkonte Enveri dikur ne Moske...

Po si nuk ndryshove iher mer, solid mbete, ne bindje dmth, perhere! smiley  

Rrofsh, se kisha gjith diten pa qesh sot.

As une nuk jame per te tilla greva urie, me duken komike dhe te kaluara nga koha.

Por prape ka nje problem akut shqiperia qe quhet SB dhe duhet te adresohet sa me pare. Ai nuk kupton arsye ndaj ec vella se ashtu i do mushka drute.

 ..Ky vend i mjere, qe  i rane ne hise per ta qeverrisur te marret.Ne, vetem degjojme zvarritjet e kundershtimeve te tyre."Perendesha" e  ketyre  burreceve, eshte ambicja, qe i ben ti versulen  si bishat asaj qe e kane te veshtire ta arrijne.Kurse disa intelektuale, te perhedhur si kokrra rere neper shkretetire, kenqen me gjendjen e mundimshme, duke evokuar humor te  nje brezi te humbur.

 ...Mbahu Nene, mos ki frike !? Se ke djemte nde ...Amerike...-foli Noli

 Ju vjen keq mo djema ?(qe perdor kete) Kam te drejte sepse   perbri Jush  del ai flamur i vendit me demokrat te botes. Dhe Ju mereni me humor,  per te marret. Pse xhanem harroni se si Al Gor e zgjidhi te njejtin problem.Hapjen e kutive.Energjia e harxhuar tek ne, krejt ne boshllek,  per kete problem eshte   e pa perllogaritshme. 

   Nuk ka temire me te madhe per kombin tend se sa kur  perdor e vendos ne vend fjalen e mire.Fjalen qe duhet!

'..Ky vend i mjere, qe  i rane ne hise per ta qeverrisur te marret'

Rane per hise? Kur u be llotaria? Nga erdhen keta te marret, apo paskan mberritur alienet dhe nuk e ditkemi? Edhe per sa kohe akoma do luajme rolin e viktimes dhe evitojme pergjegjesine?

Ne nje debat per krizen greke nje analist i njohur permendi si karakteristike te gjithe popujve te Ballkanit (greket, shqiptaret, ish-jugosllavet sic u shpreh ai) jane/behe qytetare te suksesshem produktive dhe lulezojne neper vendet ku emigrojne po ne vendet e tyre dine te bejne vetem rremuje dhe luftra ne baze klanesh per pushtet. Megjithese s'me vjen mire, kjo eshte e verteta.

Per sa kohe do themi 'ne te shkretet' po te shkrete to mbetemi...dhe per sa kohe qe mbrojme njerin gomar ose tjeterin se nuk bejme dot pa lufte klasash dhe vuajme nga amnezia kolektive, prape ne loje do n'a e vene vullnetin dhe energjine...

 ...Pse habiteni Kristida? Te renet ne hise eshte baras fat.E sa per ate  qe bejne hajer ne vendet ku vene eshte me vend  thenia e famshme e Konices

.."Jemi kriepa e gjelles neper bote dhe nje tas kripe ne vendin tone.."!

Jeni te sigurt qe Rama ka shkuar ne Bruksel?

Sepse zyra per marredheniet me jashte te Komisionit per zgjerim nuk ka asnje takim te ketijllojte ne agjende...bile jane pak te surprizuar se dikush nga PS nuk i ka njoftuar...

nesje!

Une mora vesh gjekundi se kishte perfunduar ne Paris, dhe jo ne Bruksel. Ne fakt, sot ne Bruksel eshte bledhur tere Europa se po diskuton per krizen ekonomike qe ka prekur kontinentin. Lideret Europiane kane hallet e tyre tani ... se po u digjet shtepia, nuk ja var kurrkush pallavrave perj kalamau te Edvinit.

Sala mezor dha doreheqen ne 97-en ku kishte ngel vetem me 66 gardiste dhe jo me ta japi tani qe i ka te gjith ne thes,prandaj berber vazhdoni greven ju,7 dite greve nuk degjuar qe u prish ndonje siperfaqe e gjelber ne Tirane,keshtu qe sa me shume te rrini aq me mire.

Kam dy gjera per te thene :

  1. Rama ka ikur ne Paris dhe jo ne Bruksel
  2. Pashe Anila Bashen sot ne mes te grevisyeve dhe i them : "Bere mire qe nuk hyre dhe vete ne greve se do ti kishe shtuar edhe ti ca kg"

ata sikur nuk hane si do i shtoj ajo smiley

I pashe kur i merrte ne interviste.7 dite pa ngrene dhe dukeshin me mire se Anila qe ha cdo dite.

anila thote :

Edhe pse respektoj grevën e tyre, qëllimet e mia nuk janë të njëjta. Jam një gazetare e pavarur, dhe kështu do të mbetem. Do të jem aty për të kuptuar sesi jetohet pa ngrënë për 24 orë, e aq më tepër, për 7 ditë me radhë sikurse ka ndodhur me ata grevistë...Më pas këtë do t’jua tregoj dhe ju.
Për të treguar luftën, gazetarët veshin të njëjtat uniforma me ushtarët, dhe shkojnë së bashku me ta në luftë: por nuk luftojnë, qëndrojnë në mes të saj. Këtë e kemi bërë edhe ne në 1997: për të treguar atëherë “luftën tonë”, brodhëm në gjithë Shqipërinë.
Këtë do bëj dhe unë sot. Shpresoj t’ia dal për t’ju treguar ju, realitetin atje brenda.

rrofsh anila, ta paqim borxh smiley

Ajo ishte marshallaaaa se e pashe edhe une hera e pare sot smiley, edhe grevistat mire dukeshin gjynah te qahemi smiley

Sot eshte e premte dhe zyrat ne Bruksel mbyllen ne oren 14.

Kush e ka pritur Rame !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Nuk thone kot qe ka ikur ne Paris per qef

 Brad - 7 Maj 2010 - 11:34pm

Sala mezor dha doreheqen ne 97-en

 

_____________________________________

 

do te thuash atehere kur qante ne krahet e precit e i jepte kurajo bashkim xhuxhi?

 66 gardiste si president jane me mire se hic fare ne mes te kater rrugeve me grua e femije.

ka marre pare te modhe kete here dhe e ka jeten te siguruar.

 

 U be kohe qe peshqit e kaltert hidhen dege me dege si trumcake e i shmangen ceshtjes.

Berisha po tregon cdo dite se ka frike te beje transparence te zgjedhjeve. Ka frike edhe pse PS premton njohje te rezultatit (qe dmth se 1-2 deputete te vjedhur nuk e hedhin poshte parlamentin pasi edhe ceshtja morale eshte relativisht e tretshme ne "gabime" reciproke).

 

Sot nuk ka asnje argument qe te justifikoje mohimin e transparences se rezultatit te zgjedhjeve. 

Sot nuk ka asnje argument qe te justifikoje mohimin e transparences se rezultatit te zgjedhjeve.

sot ka 1000 argumente me teper per t'ju thene STOP injorances dhe kokerfortesise !

Gjithe bota ju thote se çeshtja duhet zgjidhur sipas ligjeve dhe kushtetutes, juve s'merrini vesh e thoni se "po te doje Sala, i hap kutite". Pra, ju nuk doni shtet ligjor, ju doni shtet tribal, ku nese lideri suprem thote "behet", atehere do te behet! Prandaj çirreni e berrtitni, me shprese se, "he, mbase ja mbushim mendjen t'i hapi kutite!"

Nuk e kuptoni se edhe sikur te doje Saliu t'i hapi kutite, kjo gje s'duhet te ndodhe ne asnje menyre, sepse hapet kutia e pandores pastaj : me konkretisht, nese ben ligj apostafat (anitkushtetues domosdo, sepse shkel parimin e gjese se gjykuar), atehere kush do pengoje PD apo LSI etj, qe te kerkojne te njejten gje kur te jete PS ne pushtet pas disa vitesh ? ME keto lojra do vazhdojme ne pafund : kete loje mund t'a beje çdo parti qe humbet zgjedhjet !

Argument tjeter qe eshte teper aktual, eshte fakti se ketu protesta koti, keto greva te nisura pa paralajmerim e domosdo, pa arsye, jo vetem qe jane qesharake, e po behen gazi i botes, por po duket si instrumenta per te destabilizuar situaten politike ne vend, ne prag te venimeve te medha per Shqiperine, siç eshte heqja e Vizave me BE. Siç po duket, kriza gati 1 vjeçare e "kutive", po i jep frytet e veta, sepse dita e liberalizimit tre vizave po largohet dita-dites.

Hej edhe nje gje : zgjdhjet kane pothuajse 1 vit qe kane mbaruar. Fakti se "GREVA" filloi me 10 muaj distance, tregon sesa qesharake dhe feminore eshte! Nje pyetje kam : dhe sa keni muaj keni ndermend te bindeni, se ajo puna e "kutive" ka marre fund, dhe se po lodheni kot ? Kur t'a kuptoni se po i bini murit me koke, atehere na beni nje zile, t'ju japin nganje birre Tirona te ftofte ^^

Shifni si do zhduket dhe kjo teme nga ky blog ashtu sic zhduken te gjitha te tilla qe mund te duken sado pak kritikues ose talles ndaj "Great Leader".

" Rama sot ne Bruksel"

JO jo ai ka shkuar ne Paris se e kishte marre malli per makarona.

Dicka e habitshme qe s`me ka bere vaki po me ndodhe. vetem per gallate po mundohesha te ilustroje kete fotografi me foton e famshme te E.R duke ngrene makarona dhe eshte e pamundur ta gjeje ne google.

Please help

Nuk e di se ç'googël përdor ti, por ky i imi e ka edhe me makarona smiley

Ha ha . Flmn po si e google ti ? une po e provoja me "Edi Rama foto me makarona" dhe nuk me dilte asnje img

Miremengjes.

Po ai kishte shkuar ne Paris mo,jo ne Bruksel,po pse edhe ne Paris kishte grua dhe kalamoj ai? Jam habit kur e mora vesht.

Mos bre bithe c'paske bere, ma paske hequr prape postimin tim!

E moret vesh!!!!!!!???? Kishte rene terment ne Shqiperi!!!! Pasi grate e PS hyne ne Greve urie dhe grate e PD demostruan para Bahskise,  ra termet. Valle ka te drejte ai hoxha Iranian qe thote se arsyeja e termeteve jane grate ???? smiley

 LEFTY - 8 Maj 2010 - 10:47am

 

sot ka 1000 argumente me teper per t'ju thene STOP injorances dhe kokerfortesise !

Po, sot ka 1000 argumente per ti thene STOP injorances dhe kokefortesise.

 

Gjithe bota ju thote se çeshtja duhet zgjidhur sipas ligjeve dhe kushtetutes, juve s'merrini vesh e thoni se "po te doje Sala, i hap kutite". Pra, ju nuk doni shtet ligjor, ju doni shtet tribal, ku nese lideri suprem thote "behet", atehere do te behet! Prandaj çirreni e berrtitni, me shprese se, "he, mbase ja mbushim mendjen t'i hapi kutite!"

Po, sipas ligjeve dhe kushtetutes, shqiperia eshte shtet demokratik dhe procesi zgjedhor duhet te jete krejtesisht transparent (i kontrollueshem deri ne fund). Asgje nuk e pengon hapjen e kutive (pervec vullnetit te atyre qe kane c'te fshehin). Edhe nese egziston dyshimi se kushtetuta permban ndonje norme te dyshimte ne lidhje me kete, nuk ia mohon askush kartonat berishes per te tejkaluar problemin. Shtet tribal eshte ai qe ngrihet mbi nje sistem zgjedhor ne mungese te transparences. Kush po e kerkon kete?

Nuk e kuptoni se edhe sikur te doje Saliu t'i hapi kutite, kjo gje s'duhet te ndodhe ne asnje menyre, sepse hapet kutia e pandores pastaj : me konkretisht, nese ben ligj apostafat (anitkushtetues domosdo, sepse shkel parimin e gjese se gjykuar), atehere kush do pengoje PD apo LSI etj, qe te kerkojne te njejten gje kur te jete PS ne pushtet pas disa vitesh ? ME keto lojra do vazhdojme ne pafund : kete loje mund t'a beje çdo parti qe humbet zgjedhjet !

Pikerisht kete nuk kupton ti. Ketu behet fjale per saldimin e ketij parimit qe mund te perdoret sot e neser nga kushdo qe eshte i interesuar. Vetem kontrollueshmeria garanton drejtesi. Pse u dashkan penguar PD e LSI e kushdo tjeter qe te kerkoje transparence te zgjedhjeve?!

 

Argument tjeter qe eshte teper aktual, eshte fakti se ketu protesta koti, keto greva te nisura pa paralajmerim e domosdo, pa arsye, jo vetem qe jane qesharake, e po behen gazi i botes, por po duket si instrumenta per te destabilizuar situaten politike ne vend, ne prag te venimeve te medha per Shqiperine, siç eshte heqja e Vizave me BE. Siç po duket, kriza gati 1 vjeçare e "kutive", po i jep frytet e veta, sepse dita e liberalizimit tre vizave po largohet dita-dites.

Nese mendon se kjo ceshje pengon liberalizimin e vizave (pavaresisht se BE po te thote qe ka te beje vetem me vonesen e ceshjtjeve teknike te shtruara ne udhezues me te cilat qeveria jone eshte pas bosnjes) atehere kerko qe te hapen kutite sa me shpejt e te mbyllet kjo ceshtje ne themel te demokracise shqiptare.

 

Hej edhe nje gje : zgjdhjet kane pothuajse 1 vit qe kane mbaruar. Fakti se "GREVA" filloi me 10 muaj distance, tregon sesa qesharake dhe feminore eshte! Nje pyetje kam : dhe sa keni muaj keni ndermend te bindeni, se ajo puna e "kutive" ka marre fund, dhe se po lodheni kot ? Kur t'a kuptoni se po i bini murit me koke, atehere na beni nje zile, t'ju japin nganje birre Tirona te ftofte ^^

Hej edhe je nje gje: pikerisht fakti qe greva po behet pas nje viti perpjekjesh ne rruge te tjera duhet te te thote ty se nuk eshte feminore por nje vendim i maturuar.

 

Besoj se u kuptua mashtrimi i dergates Rama ne Bruksel! sepse eshte pare mbreme qe shetiste ne bulevardin Champs-Élysées me mikun e tij Anri Sala!

tani me thoni nese ky eshte nje lider?

 

Tipa si ky lefti jane njerez pa bel qe ske nga ti kapesh. Jane lejfenet e cdo rregjimi qe me zell prej skllavi shfajesojne cdo zullum qe ben pronari i tyre. Ti drejtohet institucioneve e gjykates thote. Kujt gjykate atyre 3 mujorshave te plepave apo atyre marionetave te vendosur aty nga vete baca sali? Po te kishte institucione normale e solide Shqiperia ishte pranuar me kohe ne EU po nuk ka ndaj edhe rri si lypsare deres se EU se ska ligj, ska rend, ska institucione, ska politikane normale po ka Salira e leftera lejfenera.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).