22 deputetë të opozitës dhe 181 përkrahës të saj vazhdojnë ditën e tretë të grevës së urisë në Tiranë, për të detyruar maxhorancën dhe kryeministrin Sali Berisha të bëjë transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të kaluar.
 
 
 

Tek ata kanë filluar të shfaqen problemet e para shëndetësore, veçanërisht tek të sëmurët me diabet. Megjithatë, gjendja është nën kontroll, thonë mjekët.

Grevistët janë të vendosur të vazhdojnë grevën derisa qeveria të reflektojë, sipas tyre.

Kreu socialist Edi Rama i cili gjendet pranë grevistëve tha se protesta me grevë e opozitës është një betejë paqësore, reale kundër projektit të Berishës për ta shpallur shtetin një mbretëri.

Ende nuk ka nje reagim nga qeveria për këtë hap të hedhur nga opozita, por kryeministri Sali Berisha gjatë festimeve të 1 majit në Tiranë tha se të gjitha arritjet e Shqipërisë e kanë bazën tek vota e lirë.

Ndërsa zyrtarë të LSI, pjesëtare në qeveri, e quajtën grevën e urisë si veprim ekstrem, ndonëse dy vjet më parë deputetë të kësaj partie u ngujuan në një greve urie në parlament për të kundërshtuar një marrëveshje midis PD dhe PS.

Ndërkaq dy deputetë socialistë të rregjistruar në grevë janë nisur së bashku me kolegët e tyre të maxhorancës për të marrë pjesë në punimet e një seance të zakonshme të Parlamentit Europian në Bruksel të hënën, por pritet që ata ta shfrytëzojnë këtë rast për të shpalosur arsyet e protestës ekstreme të opozitës.

Atmosfera në ambientet ku zhvillohet greva është e qetë, por policia vazhdimisht e pranishme me forca te shumta po i bën thirrje opozitës të largojë grevistët dhe protestuesit, pasi prania e tyre në bulevard ka bllokuar trafikun në këtë aks të rëndësishëm.

shenim: foto marre nga Top Channel

13 Komente

Mos harro diten e katert dhe te peste me na e sjelle,po presim.

Gjithkush ka te drejte te VDESE NE PAQE. Askush ska te drejte t'i prishe tjetrit solemnitetin e çastit te vdekjes.

Ata jane njerez te lire, qe duan te vdesin te lire. Dhe vullneti i tyre i fundit duhet respektuar me çdo kusht. Vetem koha do ta tregoje nese ata zgjodhen rrugen e duhur apo jo. Uroj qe te shkojne te gjithe ne parajse dhe te mos ndahen ca per ne ferra e ca per ne gjemba.

Vdekja eshte teper madheshtore per t'u tallur me te. Kur hyn ne nje greve urie me pasoje vdekjen, askush ska te drejte te organizoje nderkohe bisedime per mbylljen e greves. Sepse, do te kishim raste fatkeqe si me poshte :

Njeri, ne agonine e tij te embel, e sheh veten tashme ne parajse, gjithçka e bardhe, e paster, e dlire, dhe befas nje trompete lajmeron se Edi Rama hyri ne bisedime dhe jep urdher qe greva te nderpritet. Atehere njerezit vrapojne pas atij qe eshte tashme mes tokes dhe parajses dhe arrijne ta kthejne ketu. Dhe ai hap syte dhe thote :

Me lini te vdes ! Me lini te vdes ! Ishte shume bukur atje ! Nuk dua te vij ketu !

Por jo, shoket e terheqin zvarre dhe e sjellin ne jete. Cfare zhgenjimi. Nje agoni e pakurorezuar, nje teater pa skene finale, nje liber pa 10 faqet e fundit.

Prandaj, le te mblidhemi dhe te firmosim nje peticion per t'i lene njerezit te qete ne vdekjen dhe ne... HALENE E TYRE.

Mund te mos jesh dakort me greven dhe grevistet, mund te sjellesh njemije argumenta qe ti je kunder atyre por te urosh vdekjen  e te tjereve -kjo eshte e ulet. Ke bere dy komente dhe flet me gjuhen me barbare  te militantit me te pagdhendur-vdekshin o Zot!

Mua me thua militant mo ? Ik o mik se me ngaterron me ndonje tjeter. Per mos me e lene per ate dynja, une uroj qe te hyjne ne kundergreve urie nja ca nga ky krahu tjeter dhe te ngordhin dhe ca te tjere kendej, e mbase marrim fryme me lirisht.

Edi Rama i thote vetes europian ? Europiani i surratit te qelbur te vet. Kjo po. Ku ke pare ti ne Europe more Spiritus tekniku te te bejne greve urie politikanet ?

A e di ti ç'eshte politika apo s'e ke idene fare ?

Bejani naften njehere e mire vizave dhe Europes dhe pastaj ne hale shkofshi te gjithe, une bashke me ju. Njerez kot, qe rrini duke perkrahur metoda plehrash te koherave te kaluara. Idiotet. C'kujton ti, spiritus, se i them me qejf keto fjale ? I them prej zemres se plasur, se felliqesirat kane kapur peng gjithçka. Po behet viti i zgjedhjeve, dhe maskarenjte derdellisin pa piken e turpit, pa kurrfare cipe, gjoja per mbrojtjen e votes sime. Te dhjefsha voten time, nese ajo perdoret si alibi per kete IDIOT LAPIDAR siç eshte Edi Rama. Dhe ka per te perfunduar ne kazan te plehrave, siç e ka nisur, ja ketu do te jemi. Sharlatan i pacipe.

_______

Keshtu puna, per ate punen barbarit, kap e lexo Cufon dhe bubin kaçurrel pak dhe qetesohu, me mua ska pallavra te tilla. Shendet.

Po boll me keto mesimet e tua per gjithcka  e per te gjithe : c`eshte politika, c` eshte pilafi, c` eshte Europa e c`eshte patrioti zemerplasur qe po i digjet xhani per fatet e kombit. Di te them se sado te jene njerzit te pozicionuar sipas bindjeve politike, mbi te gjitha jane shqiptare dhe vdekja nuk i urohet kurrkujt .

Trego me mire ndonje perralle me Hirushen dhe boll me gjuhen e urrejtjes dhe kulturen e vdekjes. Dhe kuptoje qe e kam me gjuhen tende te vdekjes pa per Ramen apo per kedo eshte e drejta jote te thuash c te duash.

__________

 PS: Admina, ka rregulla etike ky blog apo PROPAGNDEN E VDEKJES e keni legalizuar si kuintesencen e vlerave kulturore??

Spiritus, lere malokun Hurb te flase/kumtoje, pasi eshte nje nga te rallet e sojit te vet qe propagandon paqen ne diskutimet e tij.  

spiritus, vdekjen e kan ba lajtmotiv socialistat grevista, dhe vullneti i tyre duhet te respektohet. Amen!

kur u bon 3 dite? dje dhe sot jane 2 apo rritet me 50% numri i ditve me na shtu peshen emocionale?

Resistere!! Resistere!! Resistere!!!

nga diskutimet ne podium sot, asnjoni nuk harroi me theksu fort se "kjo eshte greve urie e vertete, jo si grevat qe jane bo deri sot". Kjo deri kur Shega e dhiu krejt muhabetin kur tha:

- ata (grevistet) po bejne greve te vertete dhe po jetojne vetem me uje.
(pytja ime e pafajshme: po nqse dikush nuk pi as uje, si quhet greva, extra-e vertete?)

Shega tha: kjo nuk eshte si cdo greve qe eshte bere deri me sot, kjo eshte greve e vertete, ta dije mire Sali Berisha se ne '96 ishte nje greve urie qe e rrezoi nga pushteti me zgjedhjet e '97!
(pytja ime e pafajshme 2: dmth qe greva e '96 nuk ishte e vertete? nqse pranohet kjo, une nuk besoj mo as n'zot, as n'djall se kjo shkerrmoq gjithe ate qe kam besu deri sot se ajo greve ishte e motivume dhe e vertete)

 

 

Hrub ti e mban veten si intelektual. Nese do te besh nje argument civil atehere fol me fakte dhe argumento ne menyre civile. Perndryshe sdo te marre njeri seriozisht, ashtu sic nuk te ka marre deri tani.

E. Rama na là kokrren e namit, na e qiti faqen e zez, dhe mire na e ban, perderisa nuk gjindet socialist i gjall me e ndal. Ka gjet nja 5 gra qorre, qe i perdor si masha, dhe sillet me to, ashtu si asht sjelle dikur me ish grun e vet...

Si nuk çohet populli me shku e me i kap per zhelesh kta dordoleca dhe me i çu per b.. e ne Parlament ! Me vrap ! Kush i pagun kta njerez qe rrin jasht Parlamentit tash 1 vjet, pa e ba nji pun te hajrit por tuj u sorollat kafeve me paret te popullit ? Si erdhi prap kjo kohe qe populli jon i lejon nji tipit te tille, me na bà dam haptazi ne kte mnyre ?

ça don E. Rama, me marr pushtetin tuj than se deputet ishin 70-70 ? e ku e çon kjo pun ? E na drejton ky Shqipnin ? Shkon ky dhe ndeshet me raportet ne Europe, me Presidentat e shteteve europiane, me Ministrat, specialistat dhe Komisionet ?

Ky qe s'ka pas b... me kandidu per deputet ne Shqipni, ku qe s'ka b... me dal ne debat publik ne Shqipni, ky shkon me mbrojt interesat e popullit shqiptar ne France, Gjermani, Angli, Amerike, Bruksel ?

Aman, kini meshire per popullin ton, dhe mos e merrni peng kshtu ! Kini meshire per vujtjet e ktij popullit, se na jena 3 milion dhe po s'i dolem zot vetes, po s'morem perkrahjen e Europes, s'na del zot kush. Nuk e çan kush per ne, o njerez! Po s'patem lider te forte (dhe Sala asht i fort, çka do qe te thuhet), nuk te thot kush "si ke njeh".

Po si i del zot popullit shqiptar E. Rama neper bote, tuj shku me çu çader para Parlamentit Europian ??? Po, pse hesht bota (ajo demokracia te ciles dona me i ngja) mbi greven, o popull ? A kujtoni, o njerez, se nuk e njohin Europa E. Ramen dhe S. Berishen ? Pse preferojne S. Berishen dhe e mbshtesin, a ja keni ba pytjen vetes, apo edhe tan Europa asht e korruptume ? Dhe E.R. asht ma demokrati i botes ? Aman, kini mshire per kte popull. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).