Kryeprokurorja e vendi Ina Rama, ka kthyer në një thirrje apelimi shqetësimin e vartësve të saj të konstatuar dy ditë më parë se hetimi i zyrtarëve është mjaft i vështirë. Në këtë vështirësi radhitet si pengesë e parë jo vetëm imuniteti i zyrtarit, por sipas shqetësimit të kreut të akuzës së vendit është edhe influenca që bizneset kanë në përditshmëri apo edhe në momente të veçanta dhe në lidhje po kaq të veçanta. Ndonëse lidhjet dhe njohjet e tyre nuk është se janë të panjohura aq më tepër kur në funksion të drejtësisë gjenden një sërë aktorësh, gjithsesi thirrja e Ina Ramës, që vjen nga puna e Task-Forcës në plot një vit të daljes së tyre në terren duke ngritur zërin në faktin e mosmundësisë së hetimit të zyrtarëve të lartë sjell edhe deklarimin e parë zyrtar të një fakti të tillë.

Një vit task-forcë...
Skuadrat që janë ngritur për të hetuar korrupsionin në gjashtë njësi speciale kanë kryer rezymenë e parë të pas plot një viti ekzistencë. Konkluzioni që kanë arritur gjatë punës së tyre një vjeçare lidhet pikërisht me faktin që trumbetoi dje kryeprokurorja Ina Rama. Nga sa u deklarua prej saj në një vjetorin e kësaj njësie hetimi, fakti i pengesa të hetimit të një sërë personash që i mbron imuniteti, si dhe të një sërë biznesesh të fuqishme të cilat kanë krijuar një lloj imuniteti që pengon skuadrat e hetimit të prokurorëve për të ndërhyrë deri në mundësinë e mosdepërtimit në atë çka kërkohet të zbulohet prej përfaqësuesve të Task-Forcës...

“4 milion euro”
Kjo është shifra e bërë publike dje nga ministri i Financave, Ritvan Bode, si shuma e aseteve të dyshimta të bllokuara prej tyre në plot 194 raste të hetuara dhe që kanë rezultuar të dyshimta. Gjithashtu shifra janë raportuar edhe për doganat dhe sektore të tjerë, të cilët janë hetuar dhe ndëshkuar për korrupsion ndërsa është folur mbi sukseset që kjo skuadër ka mundur të arrijë në një vit të punës së saj. Ndonëse Task-Forcë e krimit ekonomik dhe financiar funksionon në 6 njësi në 6 qarqe të vendit ajo më e rëndësishmja funksionon në Tiranë, ndërkohë që në dispozicion të kësaj strukture hetimi mbështetja e qeverisë, edhe sipas të pranishmëve ka qenë thuajse e plotë.

Prokuroritë në të cilat është vendosur funksionimi i kësaj strukture gjendet edhe në qarqet më problematike për sa i përket faktit të ekzistencës apo rritjes së krimit ekonomik, si një nga krimet më të avancuara dhe mjaft të fortifikuara për t'u zbuluar. Në këtë drejtim, nga këto skuadra hetimore janë nisur për hetim zyrtarë të të gjitha niveleve, që nga punonjës të policisë rrugore dhe oficerë të policisë gjyqësore e deri të drejtorë drejtorish në dikastere të ndryshme, ndonëse sërish në lidhje me barrierat që hasen për të hetuar zyrtarët e lartë në lidhje me korrupsionin apo dyshimet e përfshirjes së tyre në afera korruptive ka qenë këto dy ditë edhe kryefjala e takimit mes prokurorëve të Task-Forcës dhe krerëve të hetimit në vend. Pavarësisht këtij fakti, ekzistenca dhe funksionimi i kësaj strukture shikohet si një risi e hetimit në vend, prej së cilës pritet edhe më shumë.

1 Komente

Po per padite civile qe nuk egziston imuniteti. Si eshte e mundur qe nuk ka struktura per rikuperimin e demit ekonomik. Pa per te futur ne burg , nje person qe ka vjedhur 1 milion Euro, do na duhet edhe 20 vjet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).