Ja zonat e helmuara ku jetohet

PNUD publikon studimin "Identifikimi dhe Prioritizimi i Pikave të Nxehta Mjedisore në Shqipëri". Zonat e helmuara po kthehen në hapësira banimi. Dy prej zonave më problematike janë në kryeqytet, Ndërmarrja "Dajti" dhe "Ish-Kinostudio".

"Në Shqipëri ekzistojnë të paktën nëntë pika mjedisore të nxehta", ky është përfundimi i një studimi të kryer nga UNDP. Studimi "Identifikimi dhe Prioritizimi i Pikave të Nxehta Mjedisore në Shqipëri", i cili u prezantua dje ka identifikuar si zona problematike jo vetëm ish-ndërmarrjet, të cilat kanë dalë jashtë funksionimit, por edhe zona të banuara apo edhe turistike.

Gjeografia e këtyre zona shtrihet në pothuajse të gjithë Shqipërinë dhe sipas përfaqësuesve të PNUD shumë shpejt do të nisë një plan rehabilitues, në mënyrë që ndikimi i tyre në mjedis të jetë sa më i vogël. Kjo për shkak se një pjesë e mirë e këtyre zonave janë të banuara. Një nga arsyet që përfaqësuesit e PNUD theksojnë për krijimin e këtyre vatrave, është edhe mungesa e një legjislacioni specifik për sa i përket zonave të nxehta mjedisore.

Kështu gjatë prezantimit të studimit, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Gulden Turkoz-Cosslett, e ngriti këtë shqetësim duke argumentuar se tashmë është aprovuar legjislacioni që ka të bëjë më Vlerësimin e Impaktit të Mjedisit, po akoma mbeten shumë boshllëqe për sa i përket mbrojtjes së tokës, ndotjes industriale dhe pronësisë së zonave të ndotura. "Kjo e fundit mbetet një problem domethënës, sepse mbetet pa përgjigje pyetja "Kush e ka në pronësi ndotjen?".

Ne tani përballemi me situata, në të cilat zonat historikisht të ndotura po kthehen në zona komerciale ose rezidenciale shpesh pa dijeninë e vendasve mbi situatën mjedisore atje", u shpreh ajo. Cila janë zonat më të nxehta?


Zona e Ish-Kinostudios, Tiranë

Në këtë pjesë të Tiranës, e cila aktualisht është nën administrimin e "Alba Film" është vënë re prania e një pluhuri të bardhë më përbërje merkuri që, sipas specialistëve, ka pasur një funksion të caktuar gjatë procesit të krijimit të filmave. Veç kësaj në godinat e rrënuara e gjysmë të rrënuara të Ish-Kinostudios janë gjetur edhe mbeturina të tjera, të cilat nuk klasifikohet aq të rrezikshme sa prania e merkurit, por që gjithsesi ndikojnë në cilësinë e mjedisit. Sipërfaqja që zë "Alba Film" është rreth 2 mijë metra katror.


Ndërmarrja "Dajti" në Tiranë

Në pjesën e pasmë të kësaj ndërmarrje është identifikuar një magazinë e kyçur, në të cilën janë depozituar rreth 750kg cianure. Kjo magazinë më një sipërfaqe prej 10 m2 prej shumë vitesh ka shërbyer si magazinë për substancat, të cilat ruhen në disa depozita metalike. Për shkak se cianuret kanë qëndruar për një kohë të gjatë pa lëvizur, gjendja e tyre fizike është e ngurtë, në formën e kristaleve të cianurit.


Shkrirësi i Ferrokromit në Elbasan

Problemet e identifikuara në këtë zonë kanë të bëjnë me mbeturinat e akumuluara gjatë një gjysmë shekulli punë të kësaj ndërmarrjeje. Në raport thuhet se mbeturinat e procesit të prodhimit gjatë viteve janë shpërndarë në zonën përreth metalurgjikut.

Analizat kimike në ujë kanë përcaktuar se uji është i ndotur. Për këtë arsye, specialistët kërkojnë që ky ujë, edhe pas procesit të rehabilitimit të mos përdoret si ujë i pijshëm apo për përdorime të tjera.


Dampa e Minierës së Gurit të Kuq, Liqeni i Ohrit

Në këtë zonë është gjetur një sasi e madhe hekur nikeli (Fe-Ni). Gjithashtu, në sipërfaqen e ujit të liqenit, si dhe në ekosistemin përreth janë gjetur substanca të dëmshme. Analizat e kryera tregojnë për një prani të madhe të hekurit. Liqeni i Ohrit është cilësuar nga UNESCO si pasuri ndërkombëtare, ndërsa hapësira e ndotur është rreth 3 mijë m2.


Fabrika e Baterive në Berat

Në këtë pjesë është evidentuar prania e baterive të shkrira dhe e produkteve të tjera që përdoren në ndërtim. Edhe në këtë zonë analizat sugjerojnë që uji është i ndotur dhe nuk duhet përdorur për tu pirë.


Fabrika e Tekstileve në Berat

Pas mbylljes së fabrikës në këtë zonë janë gjetur sasi të papërcaktuara amoniaku, si dhe substanca të tjera kimike të ruajtura në enë, të cilat janë prej një materiali të panjohur. Depozitat e helmeve janë të vulosura dhe nuk janë hapur asnjëherë që nga koha kur fabrika ndërpreu aktivitetin e saj.

Gjithashtu, në këtë zonë janë gjetur edhe fibra të asbestit. Prezenca e kësaj substance në këtë zonë është e dyshimtë për studiuesit, të cilët edhe pas analizave të kryera nuk kanë mundur të gjejnë arsyen e vendndodhjes së asbesit në këtë zonë.


Zona e Minierës së Përrenjasit

Në këtë zonë ndodhen rrënojat e ish-fabrikës, magazinat, vendet e mbledhjes se mineraleve si dhe boshte minash. Një nga shqetësimet që ngre raporti është fakti se pranë kësaj zone janë ndërtuar shtëpi. Analizat e kryera tregojnë për praninë e substancës së asbestit.


Ndërtesat e Minierës së Bitinckës, Korçë

Në zonën e ish-minierës janë gjetur sasi të mëdha mbeturina mineralesh, të cilat janë cilësuar si një burim potencial ndotjeje. Këto mbeturina, të cilat janë në formën e pluhurit kanë prekur ujin.


Dampa e Pesticideve në Rrëshen

Në këtë zonë është groposur një sasi e madhe pesticidesh, mes të cilave studimet nënvijëzojnë praninë e permanganatit të kaliumit. Edhe në këtë zonë analizat rekomandojnë mospërdorimin e ujit për shkak të ndotjes.

18 Komente

Ja per kete artikull qe duhet shkruar as qe e can njeri te pasmen..... po te ishte ndonje artikull ku larg qofte na shaheshin ballistet do ishte mbush faqja plot..... Ju marrte topi me gjithe krenarine tuaj......

Cojini Sales ndonje cope cianur mbase i vjen mendja ne vend....

Po te ishte ndonje artikull ku larg qofte na shaheshin ballistet do ishte mbush faqja plot"

smiley

Cudi se nuk e gjeta ne faqen e Ministrise se Mjedisit smiley. Po une nuk cuditem fare. Kanceri ne Shqiperi eshte i perhapur si gripi. Po kujt i thua qe kjo vjen nga ndotja e mjedisit. Na rrofte natyra e bukur. Natyre pesticidesh.

Po zonen e PVC ne Vlore ku mbi rrenojat jan ngritur shtepi.Jan 4 persona qe i kam njohur une qe kan vdekur nga semundje kanceroze mbasi kan jetuar per nje periudhe te shkurter aty.

 Ky ishte artikulli me interesant qe duhej te sensibilizonte ter ministrite aty, ministrine e Mjedisit, ministrine e Financave, ministrine e Brendeshme, ministrine e Transporteve, ministrine e Integrimit dhe çeshtjeve Publike, etjera ministri, si dhe pushtetin lokal. Duket qe aty, asnjeri, asnje politikan nuk e çan koken per keto zona te helmuara, ku as ujti nuk pihet. Si duket jane te zene me punet private/personale te tyre, me firmat e tyre, dhe jo me problemet per te cilat duhet te punojne. 

 duhej te sensibilizonte ter ministrite aty, ministrine e Mjedisit

Pjer, dhe ti ke besim qe Ministria/ministri i Mjedisit eshte ne gadishmeri te plote per te vaditur pikat e nxehta?  

Duket qe aty, asnjeri, asnje politikan nuk e çan koken per keto zona te helmuara, ku as ujti nuk pihet. Si duket jane te zene me punet private/personale te tyre, me firmat e tyre, dhe jo me problemet per te cilat duhet te punojne. 

Ketu e ke balancuar fjaline e pare.  

Keto jane 9 pika te nxehta qe jane me te reklamuara dhe jane relativisht afer Tiranes per t'u arritur, por ne vertete jane me qindra pika te nxehta ne te gjithe Shqiperine, dhe pikat tjera nuk permenden asnjehere. Tirana se pari, eshte nje sterpike e madhe e nxehte. Tirana ka ajrin me te ndotur ne Evrope dhe Shqiperi, ka ndotje 3 here me te larte se normal maksimale te lejuara nga BE. Dhe se fundmi, Shqiperia eshte nje pike gjigande e madhe e nxehte....

 ..edhe pike edhe gjigande??!!  smiley

 Dampa e Minierës së Gurit të Kuq, Liqeni i Ohrit

 

Dampa! smiley

Hihihihi!

 

Kam pas nje super shqiptar me perpara qe thonte: ca gjej gjona t'reja qe kane hudh robt, i fus ke "sinereja"

Shume kohe me vone i kam dhone khon qe e kishte llafin per "the incinerator" - kaldaje ku u kane pas djeg plenat kushedi sa vjet perpara se ne t'vinin n'Amerike! smiley

Ajo puna e cianureve eshte vertet serioze. A di te mthote njeri ku ka pas qene ndermarja Dajti dhe ca u bote aty.

Po azotiku i Fierit, po reparte ushtarake me LHL apo thjesht me municione por afer qendrave te banuara?  

Ke azotiku i Fierit jane ca kontenitore gjigande me arsenik, qe i rreh shiu e dielli e po beri vaki te ndodh ndonje gje, gjithe fieri e Vlora merr fund njehere e mire. Me sa me kane thene, duan t'i largojne qe aty, por askush s'e merr persiper e mbi te gjitha s'dine ku t'i cojne.

Nderkohe s'shoh te permendet azbesti ne ndertesa, etj. (pervec minjeres). Di njeri a ku ka pas perdoru azbesti ne Shqiperi se ketu ne Amerike, p.sh. eshte problematike per ndertesat e vjetra.

A eshte perdorur azbesti ne Shqiperi?!

Gjithandej eshte perdorur. Mjafton te te kujtoj tjegullat (mbulesat) e kapanoneve industriale te cilat beheshin kryesisht me fibra amianti.

Une edhe sot e kesaj dite shoh plot objekte te tilla ne Shqiperi. Te vjetra. Nje psh. e kam pare ne Durres, ngjitur me nje restorant te frekuentuar nga politikane dhe VIP-a.

Kushedi sa njerez kane vdekur nga kanceri ne mushkeri, pa pire cigare, dhe s'e kane ditur se vdekja mund t'i kete ardhur nga ndertesa perballe.

PS:

Ju prezantoj azbestin, i njohur edhe si "amianto" ose "eternit". Ky i fundit vjen nga emri i gjigandi zvicerjan qe vazhdonte t'a prodhonte deri ne vitet 80, ndonese kishte nja 2 dekada qe dihej se ishte kancerogjen. Fibrat e azbestit penetrojne ne mushkeri dhe shkaktojne kancer, rrjedhimisht vdekjen. Nqs. e shikoni, rrijini larg:

 

Flm olsi, s'e dija qe "eterniti" i famshem qenka me amiant/azbest. Eh te keqen thuaj, se kete e kemi pas rreth e rrotull kudo.

 Edvini; "....Tirana ka ajrin me te ndotur ne Evrope dhe Shqiperi, ka ndotje 3 here me te larte se normal maksimale te lejuara nga BE..." 

Kete e besoj, se e shoh kur vij aty ne Tirane, me fillojne problemet me mushkrite. Ca pluhuri dhe ca djegja e karburanteve nga makinat (nje djegie pak ndryshe nga makinat kendej), mushkrite e ndjejne menjehere. 

gjith kohes siper ternitit lunim kur ishim kalamoj,une taracen e shpise e kom pas me ternit,gjith diten maj taraces

deritashi jom mire smiley

ky artikull qenka i frikshem per rendesine qe ka dhe duhej te ishte te "mos humbisni" ne vend te atyre prurjeve te tjera me diskutime sterile,qe tashme i dime te gjithe dhe s'na çojne uje ne mulli,duhet sensibilitet e largpamesi qe mos perseritet ndonje Gerdec tjeter,largqofte, po kush e ka mendjen atje per te tilla gjera  smiley

Ja tju shtoj edhe nje te diteve te fundit.

Llampat e reja "ekologjike" ose Philips si quhen ne shqiperi, jane te mbushura me MERKUR!! smiley

Mir ketej qe robt jane te detyruar, gjamse, mos ti hedhin keto lloj llampash ne plera, ( sa nga ju te jashmit e ka bo ket?) Po ne shqypni si do ja bej qiviriu? vetem para disa ditesh tha se ska per te lon llampe ne shtet pa zevendesu. Si projekt vje direkt pas Pentium IIshave por..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).