Zululand

 

Në Shekullin e para tri ditëve u publikua një lajm, i cili na bënte me dije që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka shpërblyer veten me një pagë mujore extra, që kap shumën 73,2 mijë lekë. Ç’është kjo pagë extra? Janë dieta që Jozi ia jep vetes si shkodrane që punon në Tiranë, d.m.th janë pará, të cilat një nëpunësi të shtetit shqiptar i lipsen për të përballuar koston e jetesës në rrethanat kur punon larg shtëpisë. Mirëpo, nga e njëjta gazetë marrim vesh që Jozi jeton në Tiranë. Madje, ajo na e paska shtëpinë në zonën më chic të metropolit, mú në mes të Bllokut. Dhe janë të shumtë ata, që e konfirmojnë këtë pretendim të gazetës së Kokëdhimës.

Epo si është e mundur, atëherë? Ja, këtë pyetje kam ditë që ia bëj vetes, duke mos qenë asnjë çikë në gjendje të kuptoj se si Kryetarja e një Parlamenti mund ta lëshojë veten në nivele kaq banale të abuzimit me postin. Më provokoi – përveç të tjerash – një si déjà vu të shpifur kjo ngjarje. Kanë kaluar më tepër se njëzet vite, por e mbaj mend si të ketë ndodhur sot veprimin e një tekniku të telekomit, i cili vinte çdo muaj tek unë (isha inxhinier në telekom ato mote) duke mbajtur në duar formularë shërbimi të mbushur me informacion të rremë lëvizjesh nëpër fshatra. I duhej firma ime; ndryshe, financa nuk i jepte dieta. Ishte tekniku më hileqar, më dembel, më llafazan e më i paturpshëm i ndërmarrjes.

Dhe ja, puna e sjell që njëzet vite më pas, veshi të më zërë prapë një histori me lëvizje të trukuara medemek jashtë vendit të banimit, e me dieta të përfituara si shpërblim për këto lëvizje. Por këtë herë nuk janë në lojë teknikë telekomi; bëhet fjalë për Kryetaren e Parlamentit shqiptar, e cila ka shtënë në punë një mekanizëm më vulgar sesa tekniku “im”. Ky i fundit thjesht shtonte ndonjë lëvizje më tepër në hartën e udhëtimeve të shërbimit, që njimend i bënte. Ndërsa Jozefina jonë stis udhëtime që kanë për destinacion qytetin, ku ajo praktikisht banon!!!! Dhe përfiton një dorë të mirë lekësh.

Kam pritur (si shumë të tjerë), që Topalli ta përgënjeshtronte këtë lajm. Kam qenë i sigurt që do ta bënte këtë gjë. Kam dashur, madje, që ta bënte, pasi më dhemb kur përfytyroj personalitetin numër dy të shtetit tim duke plotësuar e nënshkruar formularin e dietave me të dhëna të rreme. Të kuptohemi, nuk kam një mendim të mirë për të, por kjo nuk do të thotë se kam menduar që ajo mund të merret me marifete financiare 20 qindarkëshe. Përkundrazi – po e përsëris – jo vetëm s’e kam menduar, por as e kam dëshiruar. Prandaj, do të gëzohesha pa masë, nëse ajo do ta përgënjeshtronte këtë lajm.

Ju lutem, bëni një përgënjeshtrim, zonja Topalli!

9 Komente

Mbas kësaj lutjeje kaq prekëse, gati-gati më bëri edhe mua që t'i kërkoj falje për ndonjë gjë... por, përgjigja e mundëshme, që do merrte, është kjo: ky zotnia ktu (e shoqëruar me një: ulunenj o kapneqiteniprejzhelesh!), nuk i njef ligjet. Nqs kujton se i asht ba noi padrejtsi, at'here t'shkojnë n'gjykatë; Vetë jam n'rregull me ligjin e shtetit e t'parlamentit tem.

 

Jua them seriozisht se ajo (xhozi/dizenjatorja) as qe nuk e ka ditur kete detaj te vogel. Pra qe ne fund te muajit, krahas roges neto i kreditohej ne llogarine bankare edhe dieta ditore si banore e shkodres. Kete e kane bere llogaritaret e parlamentit, servilet e zakonshem te cdo pushteti, "per ta patur mire" me shefen e tyre. Kjo zonje vetem me dietat qe mer nga udhetimet e shpeshta jashte shtetit mbulon mese miri shpenzimet jetesore te perditeshme dhe veshjet e saj dhe te familjes. Prandaj per kete rast mos i bini ne qafe. Me siguri qe ajo ka urdheruar llogaritaret per te bere stornimet perkatese.

Berbero.Le te beje transparence dhe Rama e do te shohesh se edhe ai firmos rroga shperblim per pune te mire per vehten si dhe merr djeta te majme edhe kur shkon per mitingjet e partise neper Shqiperi,apo ai eshte "engjell" i paperlyer.

Kesaj radhe une e mbrojta spikeren e parlamentit, ndaj komenti yt me duket tendecioz dhe hakmarres.

Gjak e dhjame 73 mijelekshi.

e ka ves xhozi se heq dot.

Ska rendesi ne behet fjale per 73.000 lek apo 73.000 USD, e rendesishme eshte te zhgrapi ku teb mundet dhe sa te mundet

Ligji eshte keshtu.Une banoj ne shkoder e kam te drejten per te patur rezidence(pashaportizim) vetem ne nje vend.Keshtu e kam ne shkoder.Nga ana tjeter une mund te kem shtepi ne Tirtane,Durres,apo Galigat por nuk jam rezidente.Nese punoj ne Lezhe ,Tirane a kudo une jam ne trasferte.Nese banoj ne shtepi prone ose jo kjo nuk ka rendesi....Stuhi ne nje gote uji....

po mi zemer po, pashaportizimi ka 20 vjet qe nuk ekziston me.Rezidenca eshte aty ku banon dhe nese nuk e ka bere ndrrimin e dokumentave ka shkel ligjin zonja.Po seshte ky problemi te fillojme te bejme avokatin e prokurorin ketu duke cituar ligje e sterligje. Ajo qe me shqeteson eshte qe ime me ,mesuese, merr 30.000 leke ne muaj ndersa kjo tjetra merr 73.000 leke vetem dieta.

 

 

Edhe ne hene te kish shkuar do merrte me pak dieta. Qe nga ana tjeter nuk eshte cudi se mund te kete shkuar per te bere ndermjetesime per zvogelimin e forces terheqese te henes, e cila bente te mundur ardhjen e baticave dhe pengonte terheqjen e ujrave te Bunes gjate Permbytjeve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).