Mirditë, mbyllet shkolla fëmijët mbeten analfabetëMIRDITE - Mbyllja e disa shkollave 9 vjecare në fshatrat e zonës së Mirëditës si shkak i reformave të Ministrisë së Arsimit po krijon përditë e më shumë kontigjentin e fëmijëve analfabetë. Problemi mbetet e mprehtë sidomos në fshatrat e zonës së thellë të Fanit. Fëmijët e fshatit Xhuxhë në vend të cantave me libra, prej një viti janë kthyer në barinj të bagëtive.

“Nuk shkojmë në shkollë sepse këtu shkolla është mbyllur. Unë kam shumë dëshirë të shkoj në shkollë por nuk kemi cfarë të bëjmë.” shprehen fëmijët.
Të vegjelit thonë se do të bënin cdo sakrificë që të shkolloheshin por paradoksi lidhet me faktin se në këtë fshat, ku jetojnë mbi 30 familje, është ndërtuar që në vitin 2003 një shkollë përmes një fondacioni austriak por që tashmë nuk ka brenda zhurmat e fëmijëve por heshtjen.

Mos funksionimi i shkollë mbetet i paqartë ndërsa thuhet se shkak është mungesa e mesuesve dhe reformat në arsim.
 

(e.n/News24/BalkanWeb)
 

4 Komente

Dhe ç'është më e bukura, fëmijët e atyre që Ndrec Ndue Gjoka ju mëoi të shkruanin dhe lexonin, sot janë janë bërë filozofë antikomunistë dhe janë t'gatshëm t'japin dhe jetën për Partinë që po i kthen si para 70 vjetve...

e kam shkrujt dhe e kam fshi 100 here ket postim. smiley cer te thush per zonat rurale ne Shqiperi!

Është një shkrim krejtësisht i pavërtetë. Gazeta Shqiptare trillon dhe nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë .Nuk ka shkollë në botë që funksionon me 2 nxënës , t'i vijë turp atij/asaj që ka bërë një broçkull të tillë , kjo është thjeshtë maskarada e radhës e shtypit të majtë shqiptar.!

Assos, ti si i mbrendshem qe qeke, na ndrico pak me shume. Artikulli flet per shkoll-a (disa shkolla) ne zonat e thella te Mirdites te mbyllyra per hir te reformes. Tani, a e ka zafmet me na sqaru kush eshte ajo shkolla me dy nxenes qe duhej mbyllyr patjeter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).