Ekspertë të NATO-s do të vijnë së shpejti në Shqipëri për të vlerësuar nëse ekziston terreni i përshtatshëm për vendosjen e sistemit të mbrojtjes anti-raketë. Lajmi është konfirmuar për mediat nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral brigade, Maksim Malaj. Në një prononcim të djeshëm për televizionin ‘Alsat”, Malaj në të njëjtën linjë me qëndrimin e shprehur një ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha, tha se Tirana zyrtare nuk ka kundërshtime për vendosjen e këtij sistemi. “Është një proces i cili do të kërkojë një studim dhe një analizë të gjithanshme të të tërë faktorëve gjeostrategjikë dhe nëse ekspertët vendosin që Shqipëria duhet të jetë vendi ku duhet vendosur, padyshim është një detyrim i yni. Ne, krahas masave që merr Aleanca, do të detyrohemi të ofrojmë kapacitetet tona në mënyrë që kjo detyrë të gjejë zbatim”, - tha Malaj. Mandej shefi i Shtabit të Përgjithshëm u ndal tek përfitimet që do të ketë vendi ynë nga vendosja e një sistemi të tillë. “Është mjaft e rëndësishme për arsye se do t’i shërbejë jo vetëm mbrojtjes së Shqipërisë, por edhe mbrojtjes së vendeve të Aleancës, nëse një vendim i tillë merret nga Aleanca”, - tha Malaj. Ndërsa i pyetur për rreziqet që mund të sjellë ndërtimi i këtij sistemi, ai garantoi se “është mbrojtje kundër-raketore, pra është për mbrojtjen. Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë rrezik”. 

Berisha-Rasmussen 
Sistemi i mbrojtjes anti-raketë ishte pjesë e bisedimeve në takimet që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, pati dy ditë më parë me autoritetet më të larta të Tiranës zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha i pyetur nga mediat në konferencën e përbashkët për shtyp me Rasmussen, nëse do të pranonte në territorin shqiptar mburojën raketore, u shpreh se Shqipëria si vend anëtar i NATO do të plotësojë çdo kërkesë që i shtrohet para. “Shqipëria është e gatshme që t’i japë përgjigje pozitive çdo kërkesë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që ajo e gjykon të nevojshme apo të domosdoshme për paqen sigurinë dhe stabilitetin”, - deklaroi Berisha. 
 
 
Evanoff 
Michael Turner Evanoff, drejtori i Zyrës së Sigurisë në NATO, ka zhvilluar një vizitë informale treditore në vendin tonë. Burime zyrtare thanë për “Gazeta Shqiptare” se, ai ka ardhur në datën 27 prill dhe do të qëndronte në Tiranë për tri ditë, deri në vizitën e Rasmussen. Ka shumë mistere për ardhjen e Evanoff në Tiranë, por mendohet se ndërtimi i sistemit të mbrojtjes anti-raketë mund të ketë qenë një nga arsyet.

10 Komente

 Vendi yne - per here te pare ne historine e vet - gjendet ne krahun e demokracise se vertete. Rreziku - qe nuk ekziston - do te ishte kthimi mbrapa. Me keta aleate shkojme kudo pa asnje rrezik. S'kane lene kurre njeri ne balte. Zot fale Shqiperine...tone.

Disa probleme me artikullin:

Sistemi anti-rakete heperhe eshte projekt amerikan dhe jo i Natos.  Perpjekje po behen qe jo vetem NATO-ja te perfshihet por edhe Rusia (nje ndryshim i administrates se Obames ne krahasim me politiken e administrates se Bushit.)

Persa i perket sistemit per se Rumania dhe Bullgaria (te dyja anetare ne BE) jane pergjigjur se jane te gatshme ta pranojne ne vendin e tyre.  

Ne rastin e Shqiperise, nje gatishmeri e tille dhe nje pergjigje e tille nga km-ja le shume per te deshiruar persa i perket diplomacise dhe politikes shqiptare.  

Artikulli nga ana tjeter, aludon per viziten e Rasmussen pa qartesuar te pakten rrethanat e njohura publikisht te vizites.  Vizita e pare e tij ne vendet e reja anetare te Natos, Shqiperia dhe Kroacia.  Gjithashtu u diskutua rritja e numrave te ushtareve shqiptare ne Afganistan.  Pergjigja shqiptare ishte "patjeter" pozitive dhe ne gatishmeri te plote per shtimin e 80 trupave.

Nderkohe, ne Republiken Ceke akoma vazhdojne diskutimet per 55 trupa.  ndaj kerkeses se Sekretares se Shtetit Clinton.  Kjo sepse Parlamenti Cek votoi mbi limitin e trupave qe mund te dergohen ne Afganistan.  Keshtu qe per 55 trupa nuk mund te konfirmohet pergjigja pa u votuar ne parlament.

Manget artikulli, dhe akoma me manget diplomacia shqiptare.  

Ca rrogash thu ti mi? Ne per Naton dhe jeten e japim falas! Eshte nder dhe detyre kombetare te luftojme ne Afganistan. 

Nga ana tjeter kam hall mos na vrasi rusi malokun sic vrane presidentin e Polonise per pune e sistemit anti-raketa. smiley smiley smiley

... Vendi yne - per here te pare ne historine e vet - gjendet ne krahun e demokracise se vertete. Rreziku - qe nuk ekziston - do te ishte kthimi mbrapa. Me keta aleate shkojme kudo pa asnje rrezik. S'kane lene kurre njeri ne balte. Zot fale Shqiperine...tone....

 

Eh. Para ca javesh me qelloi te degjoja ne kryqezimin tek INSIG-u nje makine tip kamioncine nga bucisnin vargjet e nje kenge "kemi NATO-n, Ameriken" ndersa jo me shume se 200 metra me larg nen shi nje plake zgjaste doren per te lypur (kush eshte kurioz besoj se e gjen cdo dite perpara asaj germadhes pak mbi 9-kateshet).

Popull qe eshte mesuar me bar.

Ore do te isha kurioz nese do te beje te njejtin koment nese do te kishim hyre ne NATO ne kohen e Edit.Nga komentet e tua e kam qe qarte qe do te quhej si heroizem i Edit.

Plaka qe zgjatin doren ka edhe ketu qe eshte vend shume i zhvilluar dhe krijuesi i NATO-s.Para dy ditesh ju dhashe pare jo nje por 3 lypesave.Dhe jane te njejtet qe dalin gjithmone.Kush eshte nga Bostoni apo nga Philadelphia(meqe edhe me kete qytet me lidh puna) ju tregoj vendet dhe lypesat.Te mos flasim pastaj per New York-un qe i ke ne cdo cep rruge.

Keto kementet e tua ngajne si dy pika uji me komentet e ish-ushtarakeve shqiptare te liruar tashme nga ushtria,sepse per ta NATO vazhdon akoma te jete armiku i Shqiperise.Ora ju ka mbetur ne 7 Dhjetor 1990.

Me vjen cudi qe nje eveniment historik sic ishte hyrja ne NATO,ironizohet nga te majtet shqiptare.Ndoshta nga qe duke qene aneter i NATO-s te iken "liria" e nje 1997 te dyte...

O shoferi i kamioncines, me bej nje nder dhe shtyju tutje. Flm paraprakisht.

Keto kementet e tua ngajne si dy pika uji me komentet e ish-ushtarakeve shqiptare te liruar tashme nga ushtria,sepse per ta NATO vazhdon akoma te jete armiku i Shqiperise.Ora ju ka mbetur ne 7 Dhjetor 1990.

Ish ushtaraket kane te drejte te cirren e te vene piskamen per te gjithe sa do t'u doje kokrra e qejfit apo me sakte e hallit, se s'po u jepen pensionet, apo po jepen lemosha te qelbta.  

Nuk u ka mbetur ora tek 1990 por e kane ne 2010, dhe si do nxjerrin fundin e muajit.  

C'neveri!

Sistemi anti-rakete heperhe eshte projekt amerikan dhe jo i Natos.

 

Amerika eshte antari me i fuqishem i NATOs.

 

 

 

 

Ne rastin e Shqiperise, nje gatishmeri e tille dhe nje pergjigje e tille nga km-ja le shume per te deshiruar persa i perket diplomacise dhe politikes shqiptare.  

 

Pse le shume per te deshiruar?

 Nuk i heq asnje presje komentit tim. Pleqte tane u gjenden ne piken e ktheses dhe mbasi kane punuar gjithe jeten si skllever te baballareve te te majtes se sotme (gjysma e te ciles gjendet ne pushtet me te djathten) kane ngelur ne mes rruges (kur femijet nukjane apo nuk munden).

Mos te kishte qene demokracia boterore do te ishim akoma ne 1997 ne versione te reja. 

Zoti e falte Shqiperine, bashke me Ameriken e te tjere.

Qe kur kam lene vendin tim nuk merrem me politike, por hajdutet shqiptare (si ata qe rrojne me djeta edhe ata qe rrojne me karamele) po genjejne veten. Jeta nuk eshte vetem ha, pi, dhit...ka edhe ideale. A i njohin keta plehra vlerat? 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).