Nesër gazeta "Korrieri" nuk del në treg. Shkaku është pamundësia financiare e pronarëve për ta botuar atë. Mbyllja e "Korrierit" kishte kohë që diskutohej; gazetarët kishin muaj që nuk paguheshin. Midis të tjerash, situatën financiare të "Korrierit" e kanë rënduar tatimet, të cilat, edhe pse të drejta, kanë qenë seleksionuese. Nuk dihet nëse pronarët do të munden apo jo ta rinxjerrin në treg, në një të ardhme, gazetën "Korrieri". Po kështu, për t'u zgjidhur mbetet edhe çështja e pagesave të prapambetura dhe e honorareve të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve.

 

38 Komente

Kush jane pronaret e Korierit? Biografia  e tyre,lloji biznesit,  politikat  editoriale, pozicioni politik...? Ndonje info me shume nga te informuarit per te kuptuar se si ehste mbyll rubineti. Aty shkruante dhe Lubonja me Nanon. Ky i fundit di qe eshte rikthyer ke Shqip.Po me vika keq per Lubonjen, po mbetet pa lek smiley

 

spiritus, shume po pyet smiley  Eshte interesant qe tatimet, edhe pse te drejta, paskan qene seleksionuese. Te them te drejten, une kete s'e kuptoj.

Po per kulture po pyes : ) Por edhe ti shume kerkon per seleksionin natyror:ligji gjen gjithmone te cara por jo te gjitha te carat jane objekt i ligjit.A m`kupto :

Ju kuptoj smiley

Ca ka per te mos kuptuar mo gjembi. Sic tha (s'eshte cudi nese ai qe tha eshte) gazetari/analisti anonim i Korrierit, eshte lufte per pushtet. smiley

Tashti Korrieri mbase dhe shpetonte nese do kishte bashkepunuar me Top Fiksin dhe do kishte qitur ndonje skandal seksual Pango-mbertheckist, po rrogat s'dihet nese do u ishin paguar gazetareve, megjithese te pakten s'do ishte djegur kulla e barit. 

Sa kohe qe mediat shkelin ligjet te gjitha (dhe pastaj ankohen kur gjobohen selektivisht ... dmth tip 'une e pranoj qe vjedh dhe jam hajdut, po ti pse me kap vetem mua dhe jo hajdutin tjeter') dhe sidomos sa kohe qe s'ben asnjera transparence financiare, jo vetem qe meritojne te falimentojne te gjitha, po shpresoj qe te pakten gazetaret te qisin ndonje mesim per veten. 

Si tha Sandri i Klanit tek ai debati per mediat, paret qe marrem nga reklamat tha s'jane as nje perqindje e harxhimeve qe bejme per televizionin. Kur e pyeti nje nga analistet se nga dalen paret atehere, po aty jane mo tha, shko shikoni dokumentat. Kurse kur Lubonja fliste (me implikime) ne po te njejtin emision per paret e droges qe u 'lavazhuan' ne Top Qenell dhe per nje tv qe u hap e u mbyll sa per ti bere presion (Rames a Berishes, s'me kujtohet) per leje ndertimi dhe Fevziu e pyeti te thoshte emrin, po lere tha se do na vije dhe ai ne studio me kercenime si Lesi. lol

Me nje llaf, ca supozohet te bejme ne ne kete teme, te qajme per humbjen e "lirise se mediave" qe jane jo tamam media por vegla te klaneve mafioze, apo per rrogat e gazetareve qe shkruajne gjithe jeten trakte per interesat e bizneseve te pronareve te tyre dhe kur s'u pagohen rrogat vijne ankohen peshk-anonimisht? Megjithese kjo e fundit ha ca debat, per gazetaret dmth.

Te pakten te kishin rrahur dhe nje here Bazen para se te mbyllej Korrieri ... do kishim me shume material per te diskutuar. Plus qe do prononcoheshin dhe ambasadoret e huaj, dhe ndofta do flitej dhe per Klodin, se e kane harruar fare te gjorin, si Top Channel si lezhianet.

haha! smiley

Shume i modh xhibo! E mbaj mend dhe une ate pjesen me Lubonjen, Lesit ja kishin prere fare fishen se ngeli duke bertit e duke shajt!

E pashe dhe une kete emision.  Ishin te ftuar Muc Nano, Stefani dhe Lubonja nga ana e analisteve dhe Sandri, Kocoja e Ylli Rakipi nga ana e pronareve.  Lesit s'ja prene fishen jo, por thjesht mundohej ta zbuste Fevziu kur ne te njejten kohe Sandri qeshte.  Lubonja u be per uje te ftohte ate nate, e ne te njejten kohe u mor vesh mire liria e fjales edhe shtypit ne Shqiperi.  Gjithsesi Opinioni eshte interesant se sa me shume kohe shkon aq me shume politikanet qe perballen i testojne forte limitet e aktrimit te tyre hipokrit e nxjerrin jo pak pislleqe nga te tyret aty kur ne momente acarimi tregojne grimca sinqeriteti.  Fevziu nga ana tjeter me ironi te holle, ju thot mos e beni personal debatin....Gallate fare, kur merret parasysh qe keta njerez ka lindur ne nje maternitet, ka shkuar ne te njejtat cerdhe e kopshte, tetevjecare e te mesme, universitete, kane punuar ne te njejtat vende, ka ngrene, pire, *ire e vjedhur bashke, kane qene ne te njejtat parti, kuvende e qeveri e jetojne ne Tiranen qe sado mendon se eshte e madhe, eshte goxha e vogel.

Sa per falimentimin e traktit leter higjenik te rradhes...do thoja sa me pak, aq me mire!

Mire ti behet kesaj gazete komuniste, jo korrieri i kuq jo korrieri partizan. Ja keshtu do falimentojne te gjithe ata qe nuk duan demokracien.

Se c'fare prisnit qe ta financonte shteti apo qytetaret? 

Nuk eshte faji i shtetit qe medjat jane te njeanshme ne shqiperi, perjashto TVSH-ne. Eshte faji i medjave qe nuk jetojne per misjonin e tyre, pasqyrimin e realitetit, por ju sherbejne interesave te politikaneve. 

Hajt te rroni vete. 

Ca ka ketu, per tu habitur????

Eshte ligj normal i ekonomise se tregut, Nuk ka shitje te mjaftueshme, per te mbuluar kosotn e prodhimit !!!!

Pse duhet te merzitemi ne, qe neser sod te jete me korrieri ne Treg?

 

Ashtu si nuk ka shitje te mjaftueshme,edhe mbyllen , shume rrobaqepsi te ndryshme, dyqane te ndryshme, fabrika te vogla, etj etj etj, qe nuk jane me te nesermen ne Treg, ashtu skemi pse ta cajme shume koken qe sdo te jete edhe korrieri te nesermen ne treg.

 

P.s obobobob filluan shenjat e para, te falimentimit te Ed Rames, nuk ka me buxhet per te mbanjtur nje gazete, shikojeni kur te falimenotjne TV , me rradhe. smiley

Mot me shume smiley

 Mekat!

Ishte nje gazete interesante opozitare qe financohej me aksione nga djemte e deputetes Valentina Leskaj, dhe botohej  ne te njejtat ambiente ( edhe gazeta Albania) ne nje kompani ku eshte aksionar dhe pjese editoriale Tan Dulaku dhe Vizion Plus. Per ca kohe qe mbijetoi ne treg edhe Tema e Meros conte kalkun ne te njeten shtypshkronje...

shpresoj te rikthehen perseri ne treg!

O Hetuso, une e disha te Tan Dulakut Korrierin. A je i sigurte qe nuk eshte? 

Kur nuk je i zoti te besh nje gazete vertet te pavarur, atehere me mire lipsu tutje dhe na u qero nga syte.

Po te ishte per mua, do te doja qe te falimentojne brenda javes te gjitha gazetat e ashtuqujtura te pavarura. Per mua, jane te denja te mbijetojne dhe madje jetojne per se mbari vetem gazetat partiake : RD, ZP, Republika (nese ekziston), e ndonje gazetke tjeter e ndonje partie qe s'ia di emrin.

Keshtu, problemi i leximit te shtypit zgjidhet fare lehte : socialistet lexojne "zerin e popullit", organ i PKSH (25 gusht 1942), demokratet lexojne "rilindja demokratike", dmth secili te veten, qarte, prere, ndarazi.

Fashitja dhe turbullimi i kufinjve (une jam i pavarur por jam shume i majte ; ose flas gjithmone te verteten por vdes per Berishen), nuk i sjell gje te mire publikut shqiptar.

Nqs pastaj ndonjeri vendos vertet te beje nje gazete si ka hije, atehere OK, le te rikthehet ndonje. Sa kohe qe jane ne kete dite, u mbyllshin te gjitha, deri nga fundi i javes. Mjaft me me prerje pyjesh.

Aq me teper kur mesoj se gazetaret punojne ne kushte skllaverie (as kontrata, as te drejte pensioni, as sigurime shendetesore, as asgje). Jam i bindur qe gazetaret qe punonin ne kete gazete do t'ia dine per nder mbylljes se gazetes sepse do shohin se mund te jene me te dobishem per veten gjekundi tjeter : lerim toke, mbjellje bostani, prerje misri, etj etj etj.

Paix à son âme.

 Gjitheçka qe thoni e  leshoni, te  lumturuar se u mbyll  nje ze, sikur edhe me pese apo dhjete lexues te ishte, e beni kunder vetvehtes.Sepse lodheni, duke perkundur,  tundur e shkundur.... "te  semurin"!

Ore po me Gazeten Tema ca behet, se u fol qe u mbyll, kur ne fakt shoh qe ajo dhe sot boton artikuj cdo dite. Ne versionin online te faqes dmth.

 ..atehere "55" nuk i nenshtrohet rregullave te konkurimit te ndershem ne shoqerite kapitaliste, duke qene keshtu shoqeria  shqiptare eshte nje hibrit i shemtuar kriptokomunistokapitalist korruptiv me rregulla loje qe i percakton ai qe eshte ne pushtet, ky sistem mund te quhet "ato maja rripa rripa, nje hera ma hipe njehere ta hipa"..atehere keto protesta me qe qenka puna keshtu duhet te fillojne te hipin me force, sepse ai qe eshte larte nuk e leshon"majen" sepse eshte nje ceshtje personale "maja" qe kush e ka e gezon dhe kush nuk e ka vdes!!...ky eshte ligji i xhungles shqiptare. Parime dhe principe rregullash nuk ka per te gjithe njesoj.. zotsia nuk mat-ka me zotsine, por me dobicllekun!!

 ...ti i paske kuptuar te gjitha zoteri! Por me shqeteson fakti qe beson tek konkurimi i ndershem sepse ne Gazetari (jo vetem shqiptare) konkurimi ka qene dhe ka per te qene i pandershme, pasi ndershmerine mund ta gjesh vetem ne liturgji miku im...

prandaj pergatitu te besh safari ne kete bote!

per "Korrierin" ka pasur simpati (edhe pse nuk ndaja krejt linjen editoriale) sepse ka pasur nje lloj fisnikerie ne nje bote ku borgjezia nuk lexon por hipnotizohet nga TV.

..o hetuesi, une kisha parasysh Institucionin e konkurences!!

“Asgjë nuk ka më përcaktuese për fatin e lirisë së tregut, sesa një konkurrencë e ndershme. Institucioni i konkurrencës ka bërë një përpjekje të madhe serioze dhe gjatë këtyre viteve, ka krijuar një praktikë të pasur, serioze dhe ka konstatuar se ligji ekzistues në tërësi qëndron, por dinamika e zhvillimit të tregut kërkon disa ndërhyrje të tjera shumë të rëndësishme, në mënyrë që konkurrenca e lirë të jetë e më e garantuar”,

I ndershmi dhe i drejti si draperi Sali Ram Berisha nga Vucidoli!

 

Nesër shtypi shqiptar pa "Korrierin"

 

Cfare ore,  nuk do dale me korrieri.......?!

sa te pameshirshem qe jeni.   si na i thoni mor keto lajme, qe ne pik te mengjesit.   s'kame per te ngrene me sot smiley   ma prishet diten .

nje me pak.   next  smiley

Gjynaf, qe Korrieri u mbyll. Mund te ishte gazeta me e mire ne treg. Nuk kishte as lepirje shpifura politike, nuk kishte as reklama te tipit fallco mbi njerez idiote, dhe as nuk kam pare ndonjehere te shpifi.

Mgjt, Peshku po vazhdoi te jape keshtu lloj lajmesh, pa informacion te plote, pa autor, pa aresye, pa shpjegime te llogjikshme etj, do e pasoje shume shpejt Korrierin.

Ne fakt gjej me shume informacion interesant tek Gazeta 55, apo tek Zeri i Popullit, se sa ketu tek Peshku, ku kurioziteti per ta hapur kete faqe sa vjen e shuhet, vetem artikuj idiote. Nuk e di kush e ka fajin, po cilesia ketu te Peshku, eshte ne renie te lire prej kohesh. Me mire mbylleni fare, po vazhduat me keshtu artikujsh.

tani qe iku korrieri, do na iluminoj ai kokekazani i 55,me  tam tamet e tij  , te mbajme peshkun fort se eshte bere merre me leng se mishi mbaroi.

Ne nje shtet te vogel si Shqiperia ka nje mbipopullim mediash ekstrem, qe mbahen me fondet e firmave ndertimore te pronareve te tyre te cilet sigurojne pune nepermjet lidhjeve politike e pastaj gazeten apo tv-ne e kthejne ne tellall te partise te te ciles jane klient.  Sic thote dhe Hurbi me siper, ben mire te falimentojne shumica e ketyre mediave gjoja te pavarura.

S'ka asgje per t'u gezuar te ky lajm. As edhe kur u mbyll Tema s'kishte asgje per t'u gezuar, as kur u rrah Mero Baze. E habitshme eshte sa te veshtire e kemi te largohemi nga objekti i hulumtimit e ta zhveshim subjektin nga merite tona personale!

Cila pjese e biznesit ne Shqiperi mund te mburret me te kaluaren e vet te ndershme apo me koherencen vet morale? Vete modeli ekonomiko-shoqeror i ketyre viteve ka nxjerre jashte loje çdo ambicie per etike.

Sa per moralin e gazetave dhe te themeluesve te tyre ne pergjithesi, dua t'u kujtoj atyre qe s'e mbajne mend (dhe atyre qe bejne sikur s'e mbajne mend) se gazeta Koha Jone ka qene per vite me radhe (ndoshta per plot nje dekade) gazete opozitare e Berishes.

Tregu i informacionit ne Shqiperi me keto premisa do te jete gjithnje tregu i pushtetit, i me te fortit, i pales politike... Hajt mo!

Hë?

Si kur bie ne kundershtim me vetveten ty shkrimi jot, apo me duket mua?

Korrieri ca mendon se ka qene?  Mendon se ka qene jasht tregut te te forteve?  Sa mendon se eshte fuqia blerese e 3 milion banoreve edhe sikur keta te kishin begati si Zvicerianet?

C'na duhet media ne shumice kur ajo nuk informon, por vecse ben tellall te te forteve?

 

Jo, une them qe jam koherente. Sipas meje ne Shqiperi s'ka "treg te lire" ashtu siç zakonisht perfytyrohet ky treg. Dhe s'ka asnje mundesi qe ky te krijohet pikerisht tani.

Pritshmerite ishin dhe mbeten qe e ashtuquajtura faze e kapitalizmit te eger t'i linte vendin nje faze me stabilitet, ku forcat ne loje te fillonin e te vendosnin rregulla.

E ke parasysh ekulibrin e fuqive berthamore ne bote? Ku per absurditet ekulibri i paqes mbahet duke u armatosur gjithnje e me shume? Ja kjo eshte shpresa e fundit qe ka tregu ne Shqiperi: dmth qe politizimi maksimal i mediave te krijoje ekuiliber informacioni.

Utopira ndoshta, por tek keto i kemi varur shpresat he per he. Se ndergjegjesimin, siç po e sheh vete, e ka marre lumi.

Aha, ti e ke hallin se mos prishet ekuilibri e tellallve te bandave, dhe nje bande ka me shume tellalle se tjetra?  Edhe une do te thoja: Po pastaj?  Kujt i prish pune kjo gje?

 

Cdo njeri me mend qe lexon shtypin Shqiptar, e merr me nje doze te forte kripe cdo gje qe i thuhet.  Kush verbohet nga tellallet, athere paste veten ne qafe.

Sic thashe me pare, nuk eshte e llogjikshme ekonomisht te keshe 20 televizione dhe 200 gazeta per nje popullsi cik me shume se tre milion.  Ky s'eshte as kapitalizem i eger, por thjesht nje perversion.  Korrieri e Tema jane pake.  Rradhen e ka falimentimi i ndonje televizioni plus dhe nja 4 a pese gazetave te tjera.  Duhet arritur ekuilibri midis kerkeses dhe furnizimit, si ekuilibri i mundesive ekonomike per numrin e mediave qe duhet te kete ai vend.

Po mire tani ty s'te ben pershtypje fakti qe "tregu" i mbajti per kaq kohe gjalle keto gazeta dhe nje dite te bukur "tregu" i nxori jashte loje?! Po don te me thuash qe dinamikat e tregut jane logjike ne Shqiperi?! Nuk po zgjatem ta kontrolloj (me korrigjo ne gabohem), po a s'ishe ti qe e argumentoje sakte e bukur sesi biznesi i gazetave mbeshtetet ne ate te ndertimeve dhe ai i ndertimeve mbeshtetet ne pushtetin politik te njerit pre dy liderve?

Cfare do te ndodhe eshte kjo: do te falimentoje ndonje gazete tjeter qe mbeshtet Ramen. Pastaj Rama (ose ndonje tjeter i krahut te tij) kur te vije ne pushtet, do te hakmerret njelloj me ata qe sot mbeshtesin Berishen. Ky s'eshte tregu, mesa di une. Apo gaboj?

Po pikerisht moj vajze, ngaqe nuk i mbajti tregu po dhe duhet te falimentojne.  Une kete po te them, qe ne Shqiperi nuk ka dinamika tregu por vec monopole politiko ekonomike qe financohen ne menyra perverse artificiale.  Ky biznesi i ndertimeve ka per t'u normalizuar dhe ky nje dite, se sic cdo gje tjeter ne kete bote edhe toka per te ndertuar eshte rralle.  Pra heret a vone, si mbas llogjikes shumica e ketyreve mediave ka per te falimentuar pavaresisht se kush vjen ne pushtet.  Mediat normale kudo ne bote financohen nepermjet reklamimeve te bizneseve te tjera, dhe keto biznese qe kane mundesi te reklamojne dhe ju nevojitet te reklamojne gjeresisht ne Shqiperi jane te pakta dhe normalisht shpenzimet e tyre nuk mund te mbajne gjalle kete mbipopullim mediatik.

Sic thote Hurbi me siper, ka ardhur koha per tepricen e njerezve qe punesohen nga keto mediat te mendojne per nje karriere tjeter.

Ne kemi 30 gazeta të përditshme (nëse nuk ka dalë ndonjë tjetër sot) dhe disa dyzina me televizione. Është anekdodik fakti që Shqipëria ka numrin më të madh të gazetave për banor dhe në të njëjtën kohë numrin më të vogël të lexuesve. (Në Tiranë nuk është korrekte të pyesësh një vajzë për moshën dhe një kryeredaktor për tirazhin). Me pak përjashtime gazetat (apo faqet e para të tyre) i ngjajnë deleve që i qeth një bari. Me staf të vogël, me dhe pa përvojë, të patrajnuar, gazetat më shumë mbushen se sa shkruhen. A nuk ju ka qëlluar të lexoni të njëjtin shkrim, me të njëjtat gabime ortografike në disa gazeta njëherësh?! Këtu mund të fajësojmë pa frikë internetin dhe emailin dhe sidomos komandat CTRL + C dhe CTRL +V. Të mos flasim për redaktimin. Nëse dikush më sugjeron për të lexuar shkrime të redaktuara, me shumë kënaqësi do t'i ofroja kafe çdo mëngjes. Gazetat nuk shkruajnë për një audiencë të caktuar. Nëse pyet kryeredaktor dhe botues se kujt i drejtohet gazeta përgjigja është: intelektualëve, arsimtarëve, pensionistëve, të rinjve. Edhe vetë struktura e gazetave nuk ndryshon shumë: kronika, politika, dosier, ekonomi, kulturë, sport dhe reklamë… Mungojnë botimet e specializuara.
 

Tha Lutfi "zoti Rama mos e shtrembero raportin e nderkombetareve" Dervishi.

Dhe ajo shprehja per moshen e vajzave dhe tirazhin e gazetave eshte kinda funny, them se meriton thenien e castit. smiley

Me shume humbi shtypi kur u mbyll tema, po gjithsesi mbyllja e korrierit ka se paku dy vjet qe diskutohet, se aty dhe rrogat paguheshin nje here ne gjashte muaj. si gazete s'kishte ndonje kontribut te vecante, gazeta qe perdorte marseli dhe leskajt per presion...

shtypi shqiptar ndonjehere eshte per t'u djegur i teri

BINGO !

Pikerisht kjo eshte. Nuk ka asnje kuptim te kesh nje shtyp si ne Shqiperi. Kjo gje shtrihet dhe tek TV. Nivelin e radios, nuk e di, s'mund te them gje. Por gazeta + TV, per mua jane krejt te teperta, pa pike dobie publike.

Dhe le ta them kalimthi, nuk jam dakort me Finisterren. Do te me pelqente shume here me mire nje tru i virgjer femije sesa nje tru i shtremberuar te rrituri. Nese gazetaret shqiptare e ndjejne veten profesioniste, atehere le te bejne nje gazete te tille. Nese jo, na marrçin te ligat, nga i pari tek i fundit. Nuk humbet asgje liria e fjales nga kjo, e dashur Finisterre, te jesh e sigurte per kete.

Te mos besh asgje eshte me mire se te besh keq.

___________

Te kthehem tek gazeta e saktivistes. Nuk ia uroj kete fat te Korrierit apo Partizanit Velo, por uroj qe te shkoje mire, sa me gjate. Me kete dua te them se ajo eshte nje gazete qe ka nje publik dhe ka nje drejtim. Por ajo qe do t'i keshilloja une "gazetes", do te ishte te hapej ndaj mendimit alternativ, qe te fuse mendimtare te ndryshem qe kundershtojne njeri-tjetrin. Ne nje faqe debati, te kete edhe perse duhet te jemi komuniste, edhe perse nuk duhet te jemi. Kjo nxit debatin e shendoshe.

Edhe diçka tjeter, Sol. Pavaresisht se autoret qe sillni ju jane te veshtire, mundohuni t'i sillni me ca fjale te kuptueshme, qe mos te ngelet thjesht per tre harvardiste apo te tille. Ne kemi boshlleqe te medha ne fushen e ideve, prandaj shpjegimet duhet te jene qe nga A-ja. Perndryshe shkrimet do t'ju shkojne dem, do te kete firo te medha.

Nuk eshte puna qe ju te beni turma pas vetes, se nuk eshte qellimi juaj ky, apo jo ? (perndryshe do kishit formuar parti tuajen), porse te krijoni nje shtroje te mire debati, nje lloj shtrese te mesme intelektualesh qe te diskutojne per çdo gje.

Pak a shume, nje gazete si "universiteti i te gjitha dijeve", ku gjithkush qe ka nje minimum njohurish dhe diturish per te shkruar, ta kete si tribune gazeten tuaj.

Shpresoj te me kesh kuptuar.

Cka ketu per tu habitur.Nuk mund te mbijetosh ne treg kot.

Sol, s'kam ndonje simpati te veçante per Korrierin dhe as per ndonje gazete tjeter te çfaredolloji. Holle-holle (mos)kontributi qe kane dhene ne menderosjen e metejshme te nivelit te kultures ne Shqiperi i denon me gjithsej. Puna eshte tek skenaret qe aviten horizontit. S'di ne e ke vene re blerjen e Alsatit nga monsieur Taçì.

 Pa e paragjykuar (siç e paragjykon ndonje komentator), them se mbyllja e Korrierit, nuk eshte ndonje humbje e madhe, sepse ne Tirane dalin aq shume gazeta sa as ne perendim nuk sheh. Me vjen keq qe punonjesit s'kan marre leket dhe me keq akoma, do ngelen pa pune. 

Gazete e jo ndonje cilesie te larte, m'vje keq me thone.

Une nuk e di sa leke eshte shitur kjo ne Shqipni, po nga Interneti, une as e kam pas kliku shpesh! 

Jam kurioz, per juve te SHIKU-t qe vini verdalle kendej me turli fare flamuresh!

Gazeta ALBANIA, akoma e juaja eshte, apo e keni shit?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).