Më në fund perënditë e arsimit të lartë folën. Bazuar kësaj radhe në ligjin e Arsimit të shtetit amerikanojugor, Kilit, këto janë hyneret e reja me anë të të cilave hiqet edhe ajo pak autonomi që gëzonin institucionet e arsimit të lartë me ligjin e vjetër.

Edhe sikur të jetë bazuar në ligjin e Kilit, Ugandës apo Kilivilit, një gjë është e qartë: ky ligj është ndërtuar me Universitetin e Vlorës ("Ismail Qemali") në syrin e pushkës së Mashistëve vigjilentë.

Për shembull, ju kujtohet ajo e drejta për të caktuar kritere shtesë të pranimeve në universitete?

Ish-neni 33 tani lexon:

 

Në nenin 33, bëhen këto ndryshime:

 

  1. Pika 3, shfuqizohet

Pika 5, ndryshohet si më poshtë:

 

"5. Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të përcaktojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve. Këto kritere shqyrtohen dhe vlerësohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në konsultim me Konferencën e Rektorëve dhe Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, dhe, mbi këtë bazë, ministri miraton, me udhëzim, kriteret dhe procedurat e pranimit në ciklin e parë të studimeve.”

 

Dhe nëse sapo menduat se ia hodhët me kaq, ka dhe më shumë.

 

Neni 22

Në nenin 50, bëhen këto ndryshime:

Pas pikës 1, shtohet pika 1.1, si më poshtë:

“1.1 Autoritetet drejtuese të njësive kryesore dhe të rektorateve të IAL-ve publike nuk kanë të drejtë të angazhohen me kohë të plotë ose të pjesshme në veprimtari mësimdhënie, kërkim apo veprimtari të tjera në IAL të tjera, publike ose private, brenda ose jashtë vendit.”

 

Me kë ta kenë vallë? Sikurse tha vetë zv.m. e MASH, psikologia Nora Marraj, në emisionin televiziv të Top Channelit në 2 maj 2010, për të mbrojtur shtimin e kësaj pikë “Ka nga ata rektorë, të mos përmendim emra, që kalojnë një kohë të gjatë jashtë Shqipërisë”. Shumë bukur, ky nen godet vetëm Rektorin e UV, ai tanimë nuk ka të drejtë të angazhohet më në aktivitete kërkimore jashtë shtetit. Tani të gjithë shkencën duhet ta bëjë këtu! Përndryshe… Partia e di…

Por ka edhe më. Në fund të pikës 1, të nenit 52, shtohet një fjali me këtë përmbajtje:

 

“Autoritetet drejtuese të IAL-së nuk kanë të drejtë për vit sabatik gjatë kohës së ushtrimit të mandatit si drejtues, i zgjedhur apo i emëruar.„

 

Uou, ku vajti liria akademike?

Ka edhe shumë e shumë të tjera, që tregojnë se MASH po nxjerr ligje për beteja të ardhshme. Nëse dy bojkotet kryesore të UV brenda vitit akademik që kaloi realizuan dy arritje kryesore të UV - programin e Doktoraturës dhe të Drejtën e dhënies së titujve akademikë - në bojkotet e ardhshme MASHi do të ketë një "mashë" më të fortë në formën e ligjit të ri, për t'u ulur kryet e pabindura atyre që thjesht duan të jenë të lirë të mendojnë, të krijojnë dhe të punojnë.

Po me Kilin ç'patën vallë?

 

Maj, 2010

 

Origjinali: Kilistan – nje ligj i ri i Arsimit per te forcuar Diktaturen e Bureokratit (marrë nga http://univlora.net)

 

15 Komente

Ky ligj eshte ne kundershtim me frymen e zgjerimit te autonomise ne universitete si eshte specifikuar edhe ne Karten e Bolonjes. Eshte qesharake kur sheh se si MASH-i ben ligje per te goditur nje institucion te vetem, ose me sakte, per nje rektor te vetem.

 Kur i kemi nen hyqem, ndryshojme ligjin. Kur si kemi nen hyqem ndryshojme ligjin dhe i cojme policine tatimore. Kur skemi interes i mbyllim., atje ku kemi interes hapim ca te tjera packa se jane ne gjuhen greke.

Bravo ministrit dhe kministrit

Ervin, sikut te kishim ca qereste u be arsimi i larte

Nuk e kam  perpara per momentin, ama edhe projektligji i titujve dy kuje nje ulerime eshte

Ehhhh ce hengra m'sysh Universitetin.  Para nja dy ditesh ne nje muhabet e siper po pyesja "cfare behet nga Universiteti IQ" se kisha kohe pa ia ndegjuar emrin ne lajme a ne peshk. 

Qe MASH me gjithe ate zallamahi qe ka, nxjerr ligj per inat te nje rektori, kohen e paska goxha por teper fare te tepert.  Dhe me rektorin brenda apo jashte shtetit, sa punohet ne Universitetin e Vlores, nuk punohet ne te gjitha universitetet e tjera te marre bashke.

PS: Keshille miqesore Ervinit.  Kjo leter, apo denoncim, edhe pse eshte vene ne faqen e universitetit, dhe nuk e di ne eshte publikuar ne ndonje gazete, mund te hartohej pak me ndryshe e pak me mire.  Eshte nje ceshtje serioze, dhe qe permbatja nuk do cenohej aspak nqs do ishin kursyer pasthirrma e sarkazma.     

“1.1 Autoritetet drejtuese të njësive kryesore dhe të rektorateve të IAL-ve publike nuk kanë të drejtë të angazhohen me kohë të plotë ose të pjesshme në veprimtari mësimdhënie, kërkim apo veprimtari të tjera në IAL të tjera, publike ose private, brenda ose jashtë vendit.”

 

Duh, po natyrisht qe s'duhet ta kene kete te drejte se si dreqin mund te drejtohet nje institucion me e-mail!

Pikerisht. Jo per gje po Dr. Shaska, per te cilin gjoja e paskan bere kete ligjin apostafat ata te MASH, e di mire qe dekani i universitetit ne Sh.B.A. ku ka punuar s'lejohet te japi mesim diku tjeter.

Andej nga krahina ime kane nje shprehje "gje e keqe kur te hipin trute siper kokes".

 Nga cila krahine je ti?

S'jemi dot te gjithe nga Vlora.

 Hajde ne Vlore per te pare se si.

 Hyqymeti giveth, and Hyqymeti taketh away!! smiley

 

 Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, 

Neni 57:pika 4. Arsimi i mesem profesional dhe i larte mund te kushtezohet vetem nga kritere aftesie.pika 7. Autonomia e institucioneve te arsimit te larte dhe liria akademike jane te garantuara me ligj.Neni 58:pika 1. Liria e krijimit arsistik dhe e krijimit shkencor, venia ne perdorim si dhe perfitimi prej arritjeve te tyre jane te garantuara per te gjithe. 

 Ju citova kushtetuten me idene qe keto absurditete do te shihen me qarte se ku bien ndesh me ligjin themelor te shtetit. Une qe kam ardhur nga jashte shtetit per te dhene kontributin tim ne atdheune meme, nuk mund te me vendosen ligje kufizuese te aktivitetit tim. 

Kjo tregon qe edhe farsa e brain-gainit, qe une e fitova para nje viti dhe e refuzova para gjashte muajsh, eshte nje propagande boshe.

Asnje njeri i lire nuk mund te vije ne shqiperi te jetoje dhe te punoje nen keto kondita.

Gjeja me e mire qe mund te beje mashi per zhvillimin e universiteteve eshte te mare pjese sa me pak ne punet e tyre, jo te perpiqet tu heq edhe ate pak autonomi qe u ka mbetur. Perndryshe do te kthehen te gjithe ne fabrike letrash pa vlere, qe nga anet tona i quajne diploma.

Ervin.

Une qe kam ardhur nga jashte shtetit per te dhene kontributin tim ne atdheune meme, nuk mund te me vendosen ligje kufizuese te aktivitetit tim. 

Me fal po, mos e ben gje vezen prej floriri? Ty bravo te qofte qe shkove nga jashte shtetit per te dhene kontributin tend, jo te gjithe e bejne dot. Ai qe te paguan rrogen (shteti) ka te drejte te kufizoje qe cke me te. Pastaj eshte pune-kerkuesi qe vendos a i pranon kushtet ose jo. Nese s'i pranon, shkon diku tjeter ku i pelqejne kushtet e vena.

Mendohej qe ata qe ktheheshin nga jashte e benin per arsye atdhetaro-filantropiste. Por e verteta qenka ndryshe. Pse te lodhesh e hipesh shkallet e karrjeres avash-avash (lexo: me vite) ne vendet e tjera kur mund te hipesh direkt ne maje ne Shqiperi? Persa i perket refuzimit te "Brain gain", i bie qe paske perfituar prej tij per gjashte muajsh dhe ndoshta pe qe kishte kufizime (p.sh. sa kohe duhet te rrish ne pune, etj.) dhe s'te pelqyen?

Andej nga vij une kane nje thenie: "There is nothing more annoying, than the sound of an empty head"

Nuk e dija qe gjuha e Vlores qenka Anglishtja. Apo qe kur s'ke argument, i fut nje shprehje ne gjuhe te huaj edhe mbaron pune. Flm per informacionin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).