Dr. Angie Hobbs e Universitetit te Warwick ne MB ka organizuar një sondazh për të eksploruar idenë e Platonit në librin e tij Republika, se shtetet duhet të qeverisen nga filozofet. Plato ishte shumë mosbesues ndaj demokracisë, te cilen e mendonte lehtesisht te manipulueshme dhe qe mund të kthehej ne tirani pa ndonjë zor të madh nga politikane demagoge e oratore.

 

 

 

Kryeministër

Garojnë për postin John Stuart Mill dhe Spinoza 

 

Ministria e Biznesit dhe Industrisë 

Dy kandidate te forte qe janë gati me te njëlloj me sasi votash

: Karl Marx dhe Adam Smith

 

Në Ministrinë e Mbrojtjes 

Pacifisti Bertrand Russell konkurron me Carl von Clausewits.

 

Ministër Kabineti

Ky post kryesohet nga Wittgenstain, i cili kur takoi filozofin tjetër Karl Popper e kërcënoi atë me një shkop. Shkopi këtu është simbol i vendosjes se rregullit ne kabinetin qeveritar.  

 

Ministria e Transportit

Për te provuar qe edhe filozofet kane sens humori Zeno, i cili ka argumentuar se lëvizja është vetëm një iluzion, është caktuar ministër ne ketë post.

 

Ministër për Edukimin

Sokrati

 

Ministria e Shëndetsise

Heraclitus zë vendin e pare / arsyeja përdorimi bujar të barnave.

 

Minister i Jashtem

Feministja franceze Simone de Beauvoir udhëheq garën për ketë post duke lënë mbrapa Nietzsche, Hobbes dhe Machiavelli.

 

Ministria e Shkencës

E vetmja grua qe deri tani është ne krye për një post ministër është Hypatia e Aleksandrisë qe kryeson kundrejt filozofit të gjallë Australian David Armstrong.

 

Me poshtë është linku i blogut të Dr. Angie Hobbs

 

http://blogs.warwick.ac.uk/drangiehobbs/entry/uk_general_election/  

 

4 Komente

 Mr.Hobbs-si.. Mirepo ne po jetojme ne perandorine e ankthit dhe te nevojes.Bota e gjithe nen pushtetin e ketyre..

Mendoj qe Doktor Arqile Boti do ishte kanditat i denje per Ministrine e Shendetesise.

Pervec perdorimit bujar te barnava mbi vete ai pretendon se ka gjetur kuren per kancerin, Sida-n e shume semundje te tjera te pasherueshme.

Doktorori vazhdon te eci ne traditen e hershme te kultivimit te barnave nga bimet natyrore.

Eshte nje nga te vetmit shqiptare qe kane ide origjinale.

Eshte gjithashtu edhe "mystic" dhe influencohet ne menyre te konsiderueshme nga sufizmi islam dhe nga misticiszmi i krishtere. 

Per mu Arqileja i ploteso te gjitha kushtet.

Ne vend te dyte per kete post do kisha Ceni e Tirones "rahmet paste",  por mungesa e edukimit formal e ve ne disadvantazh. 

 

Si mendoni per Nene Terezen ne Ministrine e Mbrojtjes?  

 ..Nuk eshte puna se mund te mos jemi neve dakort,  per  Shenjtoren ne ate dikaster.Mundet te mos e miratoje .."Fort Hiresia e Tij, Dr.Prof. Anastas Janullatosi" E mbulon Ai ate dikaster.Perzgjidhni, ju lutemi nje tjeter.Veç duhet me be kujdes sepse ne sa eshte jeta e gjer  ne ditet e sotme, Filozofet iu kane pergojuar si "te shkare " ne fushen e shkencave, pa qene ne gjendje te japin definicione te sakta.Kurse shkencetaret i kane pergojuar si "te shkare" ne fushen e filozofise  duke dhene definicione metafizike.Ata qe kane fituar  te drejten "per qeverrisje", kane qene nga hera  "te shkaret" nga trute...Ndaj bota po qeverriset kaqe  "bukur"..!

Hehehe...

Heraclitus ne Ministrine e Shendetesise vetem nqs kemi qeveri te majte smiley ku Karl Marx zgjidhet Minister i Ekonomise. Ne rast se kemi Adam Smith ne ekonomi, do propozoja per minister shendetesie Hippocrates, i njohur per dedikimin ndaj perparimit te fushes se shendetesise duke ruajtur nderkohe qendrimin etik te profesionit te mjekut me betimin e tij te famshem.

Dakord per Bertrand Russell ne postin e Ministrit te Jashtem, kam simpati te vecante per te jo vetem si filozof pacifist por edhe si matematikan. Vetem ishalla nuk vjen ne qeveri ne kohe lufte, se ky thote 'lufta nuk vendos kush ka te drejte, vetem kush mbetet gjalle'

Sokrati si Minister Edukimi? Zgjedhje interesante duke qene qe nuk ka asnje deshmi te tij te shkruar..smiley Filozofia e tij n'a kana ardhur nga nxenesit e tij me ne krye Platonin po mbase me mire keshtu se provon qe di te delegoje smiley

rrofsh village-bey, duhen nganjehere keto...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).