Parlamenti Europian dështoi. Jo vetëm që nuk mundi të afrojë palët për të nisur një dialog politik për zgjidhjen e situatës, por për herë të parë nuk mundi as të miratojë deklaraten e zakonshme përfundimtare në fund të takimit BE-Shqipëri.

"Ngërci politik ishte evident këtu në Parlamentin Europian, sepse pas dy ditë diskutimesh intensive, ne nuk ia dolëm të miratojmë deklaratën e perbashkët me rekomandimet e nevojshme. Jam i zhgënjyer, nuk e fsheh këtë sepse për herë të parë, një takim i tillë përfundon në një situatë të tille", tha kryetari i delegacionit për Ballkanin në PE, Eduard Kukan.

Ndërkohë që eurodeputeti rumun i PSDE-së Victor Bostinatu shtoi: “Kompromisi u arrit me te dy palet. Z. Beja erdhi ne fund te negociatave, e ndoshta, them se ndoshta, ai pati telefonata nga Tirana, sepse bllokoi negociatat dhe ne nuk ia dolem te miratonim deklaraten perfundimtare. Kjo gje eshte e paprecedente per takime nderparlamentare apo komitete te perbashketa qe te mos kene nje qendrim perfundimtar. Kjo eshte alarmante per Parlamentin Europian qe nuk po sheh gadishmeri nga te dy palet ne Shqiperi per te punuar se bashku per fatin europian te vendit tuaj. Une nuk e kuptoj dhe nuk e pranoj qe permes ping pongut, ne ketu ne Parlamentin Europian te bashkepunojme ndersa koleget tane shqipetare te mos bejne te njejten gje”.

Me keqardhje ka folur edhe eurodeputetja Doris Pack: "Me vjen shume keq qe jemi ende ne kete situate qe eshte kaq problematike. Tani ka protesta, behet greve urie, po ata duhet te punojne bashke dhe i kuptoj shqiptaret qe u ka ardhur ne maje te hundes, qe nuk besojne me tek askush, as tek kjo qeveri, as te opozita, pasi kjo sjellje nuk e ndihmon klimen e krijuar ne shoqerine shqipetare".

Në vijim të deklaratave, eurodeputeti rumun i PSDE-së, Victor Bostinaru, shton: "Thirrja ime ndaj z. Rama e ndaj Sali Berishes gjithashtu, nisni menjehere bashkepunimin, per nje marrveshje te momentit te fundit, qe eshte ne menyre dramatike shume e nevojshme. Ndoshta mesazhi im eshte po ashtu dramatik, por ata duhet te kuptojne se nuk mund t’i tregojne muskujt njeri-tjetrit ne menyre te vazhdueshme. Cmimi eshte shume i larte e ata duhet t’i bejne stop. Letrat jane ne duart e zotit Berisha, sepse une po te isha kryeminister i Shqiperise, e imagjinoj se c'duhet te beja, por fakt eshte se eshte z. Berisha qe duhet te tregoje lidership, gadishmeri e fleksibilitet per te arritur marrveshje". Negociatat per te gjetur kompromis mbi deklaraten e perbashket, nisen qe ne mengjes, perpara se te fillonte zyrtarisht takimi. Per gjetjen e kompromisit u implikuan dhe perfaqesuesit e Komisionit.

Ndersa eurodeputetet e majte dhe te djathte hoqen dore nga mbeshtetjet respektive te partive shqiptare, vete socialistet dhe demokratet fokusuan energjite e tyre ne cdo fjale te deklarates, secila pale duke mbrojtur interesat e selive perkatese. Konkretisht demokrati Beja nuk shpjegoi se cili amendament i propozuar binte ne kundershtim me kushtetuten, por socialistja Leskaj tregoi se behej fjale per komisionin hetimor. Shqiperia renditet e treta, pas Turqise dhe Maqedonise, ne historikun e Parlamentit Europian per mosarritje te marrveshjes me rekomandimet perfundimtare.

7 Komente

Edhe njehere qe doja te shikoja lajmet une, sa hap tv, c'te shoh? ministren e integrimit dhe Ben Malajn qe haheshin me njeri-tjetrin si qeni me derrin. njeri fliste anglisht, tjetri ia kepuste shqip, "po c'jam une e c'je ti", ju ashtu, ne keshtu... nje tmerr i vertete! dhe ditet me te keqija ende s'i kemi pare, me duket. smiley

""Parlamenti Europian dështoi. Jo vetëm që nuk mundi të afrojë palët për të nisur një dialog politik për zgjidhjen e situatës, por për herë të parë nuk mundi as të miratojë deklaraten e zakonshme përfundimtare në fund të takimit BE-Shqipëri."""
 

ne cdo fjali, mendim apo opinion shfaqim vetem papergjegjshmerine tone.....

te gjithe te papergjegjeshmit kujtojne se eshte detyre e te tjereve qe ne te kemi suksese...dhe asnjeri nuk e kupton se te tjeret i kane punet  ne terezi, dhe jemi ne ata qe vuajme nga koktrashesia jone....

 Nuk eshte koketrashesi te mundohesh t'a mbash evlatin jashte burgut! 

Nuk e kuptoj perse duhet nje kompromis jashte gjykatave!

nese arrihet nje kompromis i tille do te jete nje gozhde ne arkivolin e demokracise shqiptare,pasi po fuqizojme Ramen dhe Berishen ne kurriz te gjykatave.

Me arritjen e ketij kompromisi jashte dyerve te gjykatave,i hapet rruga anarkise.Dmth neser del Rama psh dhe kerkon postin e presidentit psh dhe po nuk ja dhane ben greve urie apo ben demonstrata.

Pasneser del Berisha dhe thote nese nuk ma jep bashkine e Tiranes ti Rama une do te bej greve urie dhe demonstrata.

Deri ku eshte kufiri i kerkesave anti kushtetuese qe duhet te zgjidhen jo me gjykata, por me "kompromis"?

Ca lidhje ka gjykata me hetimin parlamentar qe kerkohet ti behet votimit te 28 qershorit 2009? Gjykata e tha fjalen e saj dhe askush nuk po kerkon hedhjen poshte te ketij vendimi. Askush nuk po kerkon ti hiqen mandatet PD-se ne tavoline. Kerkohet dhe insistohet nepermjet hetimit te pavarur kushtetues parlamentar transparenca e administrimit te zgjedhjeve. Me kushtetuese se kaq nuk ka si te jete dhe per kete gje nuk duhet "leje" nga gjykata kushtetuese, por mjafton te zbatohet regullorja e kuvendit per komisionet hetimore parlamentare. Sali Bej Berisha ky dhunues i regullt i ligjeve dhe kushtetutes se ketij vendi, ky gjaks mburacak dhe jashteqitje e kombit shqipetar i ka ditet e numuruara se qytetaria vonon ne te vepruar por godet ne shenje.

Kur te hapet 1 kuti, nqse Gjykata e vendos, duhet te hapen kutite e tan Shqipnise. Dhe po ta supozojme se hapja u jepka knaqesi, si qeveriset 70-70 ? Rama don me e kthy Shqipnin si Greqin, me te vdekun ?

Duke pa nji çmenduri te tille (krize politike), nota financiare e Shqipnise asht degradu prej agjencive financiare edhe pse Shqipnia asht i vetmi vend i Ballkanit qe ka pas rritje edhe ne 2009 me 3.3%.

Kush i pagun Shkollat, Universitet, Spitalet, Mbrojtjen, Rendin, Administraten, Pencionet, etj, etj, ??? Edvin Kristaq Rama me kto 20 deputet e tij ? Ku jan socialistat e tjere ? Si dahet populli ne dysh ne nji menyre te till, ashtu si ne 97 ! Dhe o burra te gjejme disa bandita me e ba edhe ma keq se sa asht ?! 

Nuk ka spjegim qe qendron perpara nji çmenduri te tille. Pse shkojne grevistast neper spitale perderisa dojne me ndej aty der ne vdekje ? Per me vazhdu me blloku Tiranen ne menyre permanente, si magjypet ? çfaj i ka Tirana E.Rames qe e ka marr peng, çfaj i ka Shqipnia ?

Doni qe te marrim shembull te Greqia, me te vdekun neper rruge per me knaq obsesoniet skizofrene te Edvin Rames, apo rasti jone i '97 na mjafton ?!Si e duron populli i Tiranes nji pushtim te tille te zones se vet ?

Politika ne kuptimin e pare dhe te mirefillte te fjales, asht grada ma e nalte e flijimit te vetvetes ne sherbim te popullit, ne interesin e pergjithshem.

Dikush qe don me drejtu nji qeveri, duhet te jen padroni i tan shqiptareve, i popullit te djathte dhe te majte. I tan shqiptareve. Pertej te majtes dhe te djathtes, cili asht interesi i pergjitheshem i tan Shqiptareve sot qe E. Rama po ndjek ? A u intereson shqiptareve me dite se çka ka ne 2 kuti, apo me pas lirine e levizjes, lirine e daljes prej ati kafazi shekullor ? A kan interes shqiptaret per 2 kuti, ma shum se sa me pas nji rroge ne fund te muajit ? 

Ku i merr paret me financu shtetin Edi Rama ? Kush i ban besim nji tipi te tille, kush i jep borxh ? Europa asht kunder tij. Na kena 15% deficit vjetor te kaluem sepse rritja s'doli 8% por 3%, dhe defiçitin duhet me e zvoglu sa ma shpejt tuj marr kredi ne tregjet financiare. Kush na jep kredi me 5% tuj pa ER ne pushtet ? A mendonu ju se agjencite financiare i rrisin noten Shqipnise me arrdh Edi Rama me dhun ne pushtet, qe sot vetem ekzistenca e ER bani qe kto agjenci ja ulen noten Shqipnis.  E si ia dilet atehere ? Perforcohet rrjeti dhe institucionalizimi i korrupsionit ?

Pse nuk flasin socialistat e tjere, ajo shumica e heshtun qe s'ban za, se çka mendojne per çka po ndodh, a kan dek apo jan gjall ? Ku asht populli jone ?!

Rama ka bere te deshtoje e gjithe bota e jo me parlamentin europian

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).