parlamento-europeo

Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe eurodeputetet kritikuan dje zgjedhjen e protestes se Partise Socialiste dhe mbeshtetesve te tyre per te hyre ne greve, ne nje kohe qe Shqiperia pret vendime te rendesishme per procesin e integrimit te vendit. Si dhe kritikuan qendrimin e opozites me greva ne rruge, ne vend qe te dialogoje ne Kuvend. Ne mbledhjen e pare te Komitetit per MSA-ne, mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise, nderkombetaret pas kater dite greve urie te deputeteve te majte dhane qendrimin e tyre per te.

"Zhvillimet politike pozitive te Shqiperise, jane te vena ne hije nga kriza politike. Kjo po jep imazhin e nje vendi qe nuk permbush ende standardet evropiane te nje demokracie te pjekur dhe demton imazhin e vendit, si dhe ve ne rrezik progresin e metejshem", tha Drejtori per Ballkanin ne Komisionin Evropian, Pierre Mirel. Sipas tij, manifestimet e bera gjate fundjaves edhe pse paqesore, peshojne ne kete imazh negativ, jo per kundershtimet politike ne vetvete, por sepse mungesa e debatit politik ne Parlament, ne vend te atij te rruges, bllokon progresin. "Une ju bej nje pyetje ju, a jane grevat e urise nje mjet per te avancuar ne kete moment qe ne po pergatisim opinionin e Shqiperise?", tha Mirel per deputetet e opozites qe ishin dje te pranishem ne mbledhjen e djeshme.

Eurodeputeti Eduard Kukan, tha se situata aktuale politika, ku opozita nuk merr pjese ose merr pjese pjeserisht ose ne menyre te kushtezuar ne seancat parlamentare, eshte nje pengese per integrimin evropian te Shqiperise. "Te gjitha apelet qe kane ardhur nga organizata nderkombetare nuk kane ndryshuar situaten dhe lajmet qe po vijne nga Tirana, tregojne se situata eshte bere me e nderlikuar dhe e veshtire", tha Kukan.

Ne te njejten linje edhe eurodeputetja Doris Pack e quajti katrahure situaten ne Shqiperi dhe vendim te gabuar te opozites per te hyre ne greve. Me kritik, eurodeputeti Jalko Kacin tha se deputetet e opozites ne Shqiperi, duket se nuk po bejne greve urie sepse jane te uritur, por te mire paguar per sa kohe qe ne vend qe ulen dhe punojne ne Parlament, bejne greva. "Greve urie behet ne nje vend ku ka diktature dhe nese opozita mendon keshtu, atehere ta thote hapur, por i bie qe ajo te jete pjese e saj [...] nuk te vjen mire kur sheh kete situate", tha Kacin.

Edhe eurodeputetja Marije Cornelissen theksoi se nuk eshte aspak mire qe ne kohen kur Shqiperia pret vendime te rendesishme per rrugen e saj drejt integrimit, eurodeputetet njihen me situata te tilla si greva e urise.

11 Komente

Shume shqetesuese, keto citatet. Do ishte mire ti dinim saktesisht burimet. Po mundohem te gjej lajme te ngjashme mbi keto punimet por s'mund.

Shiko lart emrin e gazetes qe e ka shkruar kete artikull dhe mos u lodh kot te gjesh burimin.   

Po atyre citateve po ju referohesha. Ska diskutim qe ne pergjithesi si po na shkojne punet ne, nuk dukemi mire, por te pakten te dime nga vijne keto fjale me saktesisht.

O Baker, Gazeta Koha Jone eshte simoter e gazetes se pavarur 55 te fahri balliut. Besoj se me kuptove tani!

Ja nje njoftim profesional mbi ate qe ndodhi ne Bruksel keto 2 ditet e fundit:

Parlamenti Europian dështon
04/05/2010 19:40

 

Parlamenti Europian dështon

Parlamenti Europian dështoi. Jo vetëm që nuk mundi të afrojë palët për të nisur një dialog politik për zgjidhjen e situatës, por për herë të parë nuk mundi as të miratojë deklaraten e zakonshme përfundimtare në fund të takimit BE-Shqipëri.

"Ngërci politik ishte evident këtu në Parlamentin Europian, sepse pas dy ditë diskutimesh intensive, ne nuk ia dolëm të miratojmë deklaratën e perbashkët me rekomandimet e nevojshme. Jam i zhgënjyer, nuk e fsheh këtë sepse për herë të parë, një takim i tillë përfundon në një situatë të tille", tha kryetari i delegacionit për Ballkanin në PE, Eduard Kukan.

Ndërkohë që eurodeputeti rumun i PSDE-së Victor Bostinatu shtoi: “Kompromisi u arrit me te dy palet. Z. Beja erdhi ne fund te negociatave, e ndoshta, them se ndoshta, ai pati telefonata nga Tirana, sepse bllokoi negociatat dhe ne nuk ia dolem te miratonim deklaraten perfundimtare. Kjo gje eshte e paprecedente per takime nderparlamentare apo komitete te perbashketa qe te mos kene nje qendrim perfundimtar. Kjo eshte alarmante per Parlamentin Europian qe nuk po sheh gadishmeri nga te dy palet ne Shqiperi per te punuar se bashku per fatin europian te vendit tuaj. Une nuk e kuptoj dhe nuk e pranoj qe permes ping pongut, ne ketu ne Parlamentin Europian te bashkepunojme ndersa koleget tane shqipetare te mos bejne te njejten gje”.

Me keqardhje ka folur edhe eurodeputetja Doris Pack: "Me vjen shume keq qe jemi ende ne kete situate qe eshte kaq problematike. Tani ka protesta, behet greve urie, po ata duhet te punojne bashke dhe i kuptoj shqiptaret qe u ka ardhur ne maje te hundes, qe nuk besojne me tek askush, as tek kjo qeveri, as te opozita, pasi kjo sjellje nuk e ndihmon klimen e krijuar ne shoqerine shqipetare".

Në vijim të deklaratave, eurodeputeti rumun i PSDE-së, Victor Bostinaru, shton: "Thirrja ime ndaj z. Rama e ndaj Sali Berishes gjithashtu, nisni menjehere bashkepunimin, per nje marrveshje te momentit te fundit, qe eshte ne menyre dramatike shume e nevojshme. Ndoshta mesazhi im eshte po ashtu dramatik, por ata duhet te kuptojne se nuk mund t’i tregojne muskujt njeri-tjetrit ne menyre te vazhdueshme. Cmimi eshte shume i larte e ata duhet t’i bejne stop. Letrat jane ne duart e zotit Berisha, sepse une po te isha kryeminister i Shqiperise, e imagjinoj se c'duhet te beja, por fakt eshte se eshte z. Berisha qe duhet te tregoje lidership, gadishmeri e fleksibilitet per te arritur marrveshje". Negociatat per te gjetur kompromis mbi deklaraten e perbashket, nisen qe ne mengjes, perpara se te fillonte zyrtarisht takimi. Per gjetjen e kompromisit u implikuan dhe perfaqesuesit e Komisionit.

Ndersa eurodeputetet e majte dhe te djathte hoqen dore nga mbeshtetjet respektive te partive shqiptare, vete socialistet dhe demokratet fokusuan energjite e tyre ne cdo fjale te deklarates, secila pale duke mbrojtur interesat e selive perkatese. Konkretisht demokrati Beja nuk shpjegoi se cili amendament i propozuar binte ne kundershtim me kushtetuten, por socialistja Leskaj tregoi se behej fjale per komisionin hetimor. Shqiperia renditet e treta, pas Turqise dhe Maqedonise, ne historikun e Parlamentit Europian per mosarritje te marrveshjes me rekomandimet perfundimtare. 
 

Paske bere copy-paste te Top Channel lol. Media me e pavarur qe ekziston yes yes!!!

 nuk ka asnje pike dyshimi qe protestat e opozites (dhe antimitingjet e qeverise) nuk shihen me sy te mire ne bote (si dy vellezer qe grinden ne shtepi).

Nese kjo do i pelqente europes duhet te shqetesoheshim vertet mbi qellimet e tyre.

 

Po ky fakt nuk do te thote aspak se ne duhet te sakrifikojme demokracine e brishte shqiptare ne altarin e qetesise se shtirur.

 

ketu ceshjta mbetet te jete nese protestat shkaktojne krize apo jane rezultat i krizes. 

 

 E vetmja pyetje qe mund te behet sot eshte nese kerkesa per transparece te zgjedhjeve eshte e drejte apo jo.

 

 

Perse nuk flet shtypi i majte per deklaraten a z FULE i cili deklaron se :

Fule: Rama, përgjegjësi personale për shëndetin e grevistëve

 

 

(UPDATE) - Greva e deputetëve socialistë ka marrë sot një kritikë të fortë nga Brukseli zyrtar. Në takimin e parë të Komisionit të Asociimit dhe Stabilizimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve europiane janë deklaruar kundër grevës së urisë së Partisë Socialiste. Sipas eurodeputetëve, bojkoti dhe protestat e opozitës dëmtojnë imazhin e vendit dhe bllokojnë integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Komisioneri për Zgjerimin Fule, ka deklaruar prerë: "Jam i shqetësuar për mungesën e një dialogu politik konstruktiv në Shqipëri. Jam i shqetësuar nga mungesa e funksionimit të plotë të Parlamentit në vend. Jam shumë i shqetësuar nga greva e urisë që ka filluar së fundmi. Kjo grevë shtyn në mbajtjen e pozitave edhe më të kundërta dhe konfrontuese. Greva e urisë nuk heq përgjegjësinë e të gjitha palëve për gjetjen e zgjidhjes bazuar mbi dy parimet: kornizën kushtetuese dhe transperencën. Më vjen keq, por më duhet të them, se greva e urisë i shton përgjegjësinë më shumë liderit të opozitës për gjendjen shëndetësore të grevistëve".

 

Komisioneri për Zgjerimin, Fule: Shqipëria të vazhdojë implementimin e reformave, për t’u admiruar rritja ekonomike

 

Brukseli i kërkon qeverisë shqiptare vijimin e kursit reformator, pavarësisht situatës politike që karakterizon momentalisht vendin. Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefan Fule, deklaroi se Shqipëria e ka të nevojshme përmirësimin e reformave, duke dhënë një mesazh të qartë për bashkëpunimin e forcave politike, por në kushtet kur opozita është fokusuar zyrtarisht në linjën e sabotimit, ai inkurajon autoritetet qeveritare, për të vazhduar punën. Deklarata e komisionerit Fule, u bë pas mbledhjes së Komitetit të Asociim Stabilizimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në Bruksel “Shqipërisë i nevojitet realizimi i reformave të rëndësishme dhe unë për këtë u drejtoj një thirrje autoriteteve shqiptare, të vlerësojnë më shumë se kurrë implementimin e reformave, pasi rruga integruese e Shqipërisë duhet të marrë masa konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh komisioneri, Fule. Ai vlerësoi gjithashtu se ekonomia shqiptare është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa theksoi se falë vijimit të këtij angazhimi të qeverisë, mund të arrihen të tjera dimensione në rritjen ekonomike. “Shqipëria ka shënuar rritje të ekonomisë, dhe kjo është vërtetë për t’u admiruar, pasi është arritur në një kohë të vështirë për financat dhe ekonomitë botërore. Mendoj se vijimi i reformave mund të sjellë të tjera hapa progresistë për ekonominë shqiptare”, deklaroi më tej ai.

 Ju duket ogurmbare ky qendrim i evropianeve?As mish as peshk.Vine takojne, flasin, per teqene brenda, per  mos u marre vesh,  se nuk eshte e lehte te marri ze, vesh veshet e ketyre toneve dhe pasi ikin me çanta me te renduara, haberisemi shkoqur, prej "Kohes..  Tyre" dhe bahri falliut .Ju duken pake  10 muaj.. shosh e mos gatuaj? Pune Evrope ? Jemi,  se paku gjysem mire e gjysem keq.Si del me hesap kjo ?

 Po fundja ca pret te thone? Nuk ju takon atyre te marrin pozicione (s'e kane bere ndonjehere)

Vecse per ne shqiptaret eshte shume e trishtuar qe akoma mbas 20 vitesh presim ca do na thone ata... 

 

Keshtu thonin edhe dikur kur nisen protestat ne Gjermanine Lindore kunder murit..keto revolta cenojne balancen paqesore mes 2 blloqeve...pastaj kur ra muri e nderruan e filluan...dite historike per demokracine..bla bla.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).