Policia insiston në kërkesën e saj për largimin e grevistëve nga sheshi para kryeministrisë. Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i është drejtuar sot me një letër zyrtare kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe kreut të PS-së së Tiranës, Besnik Bare, ku i kërkon zhbllokimin e sheshit dhe normalizimin e trafikut.
"Duke vlerësuar situatën e krijuar të trafikut rrugor në Tiranë për shkak të bllokimit me datë 30.04.2010 edhe të bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ju informojmë se, bllokimi i bulevardit nga data 30 e në vazhdim ka rënduar së tepërmi situatën e trafikut këtë fundjavë"- thuhet në letrën e Vocajt, për Ramën.
Sipas tij, vazhdimi i mbajtjes së tij të bllokuar edhe për ditët në vazhdim, kur fluksi i qarkullimit të automjeteve rritet ndjeshëm do të përkeqësojë edhe rëndojë më tej situatën e trafikut rrugor në Tiranë dhe në tërësi të rendit publik.

"Zoti kryetar i Bashkisë së Tiranës, kërkojmë ndërhyrjen tuaj që me autoritetin e kryetarit të bashkisë të ndërhyni për zhbllokimin e këtij segmenti rrugor dhe normalizimin e trafikut në qytetin e Tiranës"- shkruan Vocaj.

Ndërkohë, në letrën për Besnik Baren, Vocaj thekson se Ligji për tubimet nuk lejon zhvillimin e tubimeve disa ditore dhe vënia e pengesave dhe ndalimi me cdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit përbën vepër penale.

 

____________


Policia: Grevistët të lënë sheshin. Rama: Ndërhyrjet me forcë janë provokim

Policia e kryeqytetit kërkon të largojë 22 deputetët dhe 180 përkrahësit e Partisë Socialiste nga sheshi përballë kryeministrisë ku ata kanë hyrë në grevë urie. Duke e cilësuar këtë veprim si të jashtëligjshëm, policia ka kërcënuar se do të nisë ndjekjen penale për organizatorët e grevës. Sipas korrespondencës zyrtare, organizatori i grevës dhe i protestës është kryetari i PS-së, Edi Rama.

Pas "qetësisë" së kryeministrit, veprimi i parë i strukturave shtetërore kundër protestës duket se është lëvizja e nisur nga policia e kryeqytetit. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë pohuan dje se pas përfundimit të tubimit, grupi parlamentar i subjektit Partia Socialiste, rreth orës 21:30 komunikoi hyrjen e një grupi deputetësh dhe qytetarësh në grevë urie, duke vendosur çadra dhe improvizuar një vend për zhvillimin e grevës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit, ndërmjet Godinave të Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, duke bllokuar plotësisht këtë bulevard, për kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve. "Në të gjitha njoftimet që Partia Socialiste ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nuk ka kërkuar mbështetjen e policisë për këtë përshkallëzim të protestës, me qëllim që policia të marrë masat e saj në zbatim të ligjit.

Sqarojmë opinionin publik se veprime të tilla që pengojnë qarkullimin e mjeteve të transportit përbën veprën penale të parashikuar nga nenin 293 i Kodit Penal. Policia e Kryeqytetit u kërkon organizatorëve të grevës që të marrin masa për zhbllokimin e bulevardit dhe lënien e lirë të mjeteve të transportit", - thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës. Sipas saj, të gjithë protestuesit janë filmuar nga kamerat e policisë për shkakun se ky veprim parashikohet në nenin 21 të ligjit Nr. 8773 datë 23.04.2001 "Për Tubimet".

Ndërkohë, burimet zyrtare të policisë publikuan dje edhe korrespondencën e ngjeshur me Partinë Socialiste në lidhje me protestën. Kjo korrespondencë ka nisur që më datë tetë prill, kur dega e PS Tiranë ka njoftuar për protestën dhe itinerarin që do të ndiqej. Që nga kjo shkresë e parë, janë shkëmbyer edhe nëntë shkresa të tjera ku janë shpjeguar detajet e protestës së 30 prillit. Por, vetëm një ditë përpara nisjes së protestës, policia i ka thënë PS-së se nuk mund të zhvillojë protestë për më shumë se një ditë, pasi ligji nuk e lejon një gjë të tillë. "Gjithashtu me shkresën Nr. 2364/5 datë 29.04.2010, i ka kujtuar subjektit Partia Socialiste se për vazhdimin e tubimeve është e nevojshme që të dërgojnë njoftim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo ditë tubimi, pasi në kuptim të nenit 5 pika 2 germa c të Ligjit "Për Tubimet", nuk parashikohen tubime që zgjasin më shumë se një ditë", - thuhet në njoftimin e policisë.

Por, konkretisht në nenin 5, pika 2, germa c të Ligjit "Për Tubimet" thuhet: Njoftimi me shkrim duhet të përmbajë datën, vendin, orën e fillimit dhe të përfundimit të tubimit dhe itinerarin e tij (nëse ka të tillë). Aty nuk sanksionohet në asnjë lloj forme se protesta duhet të zgjasë vetëm një ditë.

I njëjti ligj ndalon policinë që të shpërndajë me forcë protestuesit. Kjo mund të bëhet vetëm kur mënyra e zhvillimit të tubimit është e tillë që mund të dëmtojë në mënyrë konkrete rendin publik dhe sigurinë e personave; gjatë zhvillimit të tij kryhen krime; ekziston një situatë emergjente që lidhet me sigurinë publike, kur vendi i zënë nga tubimi kërkohet nga shërbimet e emergjencës.


KORRESPONDENCA POLICI - PS

* Shkresës së Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 40 prot, datë 08.04.2010, "Njoftim për miting", Dega Tiranë, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku njoftoi: për zhvillimin e një proteste, në sheshin "Skëndërbej" me intenerar lëvizje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 ora 13:00.

• Shkresës Nr. 2364/1 prot, datë 09.04.2010 "Përgjigje kërkesës Tuaj Nr. 40 prot, date 08.04.2010 të Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë, dërguar Kryetarit të Partisë Socialiste, dega Tirane, Zotit Besnik Baraj për plotësimin e njoftimit në përputhje me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 "Për tubimet",

• Shkresës së Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 43 prot, datë 28.04.2010, "Përgjigje shkresës nr 2364/1", dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku ktheni përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, në sheshin "Skëndërbej" me intenerar lëvizje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 ora 13:00, dhe vazhdim të tij me datë 1 Maj 2010,

• Shkresës Nr 2364/3 prot, datë 28.04.2010 "Përgjigje shkresës Tuaj nr 43, datë 28.04.2010", të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në të cilën ju kemi kërkuar plotësimin e njoftimit Tuaj, në përputhje me ligjin Nr. 8773, date 23.04.2001, "Për Tubimet",

• Shkresës së Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 43/1 prot, datë 28.04.2010, "Përgjigje shkresës Nr. 2364/3", dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku ktheni përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, në sheshin "Skënderbej" me intenerar lëvizje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 deri me datë 30.05.2010,

• Shkresës Nr. 2364/5 prot, datë 29.04.2010 "Përgjigje shkresës Tuaj nr 43/1, datë 28.04.2010", të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në të cilën ju kemi kërkuar plotësimin e njoftimit Tuaj, në lidhje me përcaktimin e Drejtuesit dhe Organizatorit të Tubimit të datës 30.04.2010, në përputhje me ligjin Nr. 8773, date 23.04.2001 "Për Tubimet",

• Shkresës së Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 43/3 prot, datë 29.04.2010, "Përgjigje shkresës Nr. 2364/5", dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku ktheni përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, në sheshin "Skënderbej" me intenerar lëvizje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 deri më datë 30.05.2010.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me shkresë Nr. 2364/8 datë 30.04.2020, ka njoftuar subjektin e Partisë së Socialiste për marrjen e masave për sigurimin e rendin e qetësisë, gjatë zhvillimit të tubimit të kërkuar prej saj, në sheshi "Skëndërbej" dhe Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", me datë 30.04.2010, ora 15:00.

Gjithashtu me shkresën Nr. 2364/5 datë 29.04.2010, i ka kujtuar subjektit Partia Socialiste se për vazhdimin e tubimeve është e nevojshme që të dërgojnë njoftim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo ditë tubimi, pasi në kuptim të nenit 5 pika 2 germa c të Ligjit "Për Tubimet", nuk parashikohen tubime që zgjasin më shumë se një ditë.

Koncerti festiv i kësaj partie, nuk pati përmasat e asaj që kishin parashikuar organizatorët. Sheshi mbushet me shumë me punonjës të administratës

_______________
 

1 MAJ
PD: Greva për motive personale. Braçe: Kishte provokime nga PD-ja

TIRANË - Deputetët e së majtës dhe së djathtës kanë qendruar pothuajse të gjithë sot në krah të mbështetësve të tyre dhe kanë qenë orientuesit e dy manifestime që zhvilloheshin në bulevard, pak metra larg njëri-tjetrit.

Në prononcimet e tyre për mediat kanë vazhduar me akuza dhe kundraakuza. Deputeti socialist Erjon Braçe ka denoncuar tensionet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" të cilat sipas tij janë shkaktuar nga militantët e Partisë Demokratike.

"Grupet e militantëve të PD provokojnë njerëzit, ashtu siç po ndodh realisht në gjithë Shqipërinë", ka deklaruar Braçe. Sipas tij, metodat e dhunshme të qeverisë po shtrihen në të gjithë vendin, me qëllim provokimin e protestuesve të Partisë Socialiste.

"Kjo është pjesa fundore e asaj që po ndodh, pasi në të gjitha rrethet e Shqipërisë njerëzit po merren me zor për të dëgjuar këngët e Çiljetës".

Ndërsa lidhur me grevën e socialistëve ai tha se "ka një organizim perfekt, ku gjithë Shqipëria do të jetë këtu një herë në javë për të protestuar në mbështetje të kolegëve tanë që janë në grevë. Aktivitetet tona do zgjerohen në gjithë vendin, me qëllim që protesta të marrë një zhvillim sa më të madh", ka nënvizuar Brace, duke shtuar se protesta do të marrë fund vetëm me zgjidhjen e krizës, jo vetëm politike por edhe ekonomike".

Nga ana tjetër deputeti demokrat, Edi Paloka tha se "jemi këtu për t'iu treguar qytetarëve, Shqipërinë e vërtetë, atë që ne duam realisht, integrimin e vendit. Grupi i milionerëve të futur në grevën e urisë ndodhet atje për motive personale të kreut socialist Edi Rama", deklaroi Paloka.

Sipas tij manifestimi që u zhvillua njëkohësisht me protestën e opozitës nuk tregon për mungesë tolerance, pasi sipas tij festimet e PD-së behen në kuadër të ditëve të Majit që janë ditët europiane. Ai ndryshoi qendrimin e shprehur deri më tani nga partia e tij se manifestime behet me rastin e 1 Majit, Diten e Punetoreve.

7 Komente

Ka të drejtë policia!

Protesta mund të zhvillohet fare mirë brënda territorit të parkut Rinia, duke i zhvendosur çadrat atje.

Pra, ruajnë vizibilitetin e protestës dhe nuk bëhen pengesë për trafikun.

Diku pashe nje video te disa te rinjve socialiste qe ndalonin e vandalizonin makinat ne bulevard.

Dikur drejtor KESH-i maje shtylles duke prere telat e korentit atyre qe nuk paguanin. Tani prite kur te demostroje forcen e tij siper fadromes tek bulevardi gati per te shkulur ndertimet pa leje perball kryeministrise. Ky eshte trimi Bojaxhi. E dini pse eshte kaq trim? E ka edhe shtetesine Amerikane! Ka ku te shkoje kur sala te ngreje komet.

Shifini aman njeringrenisit socialiste, car leshin kan me makinat e robve. do ken ardh per her te par n'Tirone e ska pas pa maqina:

http://www.facebook.com/video/video.php?...

Kta qe u qenkan sulmuar makinat qenka tregu shume te bute, te isha un mer bab, kisha qit shkopin e bejsbollit qe e maj anes sendiljes dhe u ksha thy nofullat me rradh plerave, ose i kisha meshu gazit ti boja fertele. kah e gjen te drejten qe u gjujn ashu makianeve?

Pse nuk e bejne greven tek pista e Aeroportit te Rinasit, ca te keqe do kishte?

Jo po te shkojne e ta bojne greven ne Vicidol tek kulla e braktisur e malokut!

 Tani qe fillon vapa e madhe 100 here me mire atje se jane fresk fare. Me kete rast lirojne dhe bulevardin, se cunat dun me bo xhiro makina darkave, se hapen syte me vapen smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).