TIRANE- Gjëndja shëndetësore e njëzet e një deputetëve grevistë dhe 180 mbështetësve të tyre sa vjen e përkeqësohet. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në cadrat e vendosura para godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në kuadër të protestës të nisur në datën 30 prill në betejën për përmbushjen e kauzës për transparencën e votave. Rama: Nuk ndalemi , “greva nuk bëhen për pushtet, por për të garantuar transparence”. Zv kryeminsitri Meta fton opozitën për dialog. Patozi: Kushtetuta nuk lejon hapjen e kutive
 

ORA 14.30 GJIKNURI REPLIKON ME PATOZIN: ASNJE VENDIM NUK NDAL HAPJEN E KUTIVE
Deputeti Damian Gjiknuri duke replikuar me Astrit Patozi tha sot se “PD po përsërit të njëjtat argumente dhe për këtë ndjen trishtim” . Gjiknuri përsëriti se nuk ka asnjë vendim gjykate që ndalon hapjen e kutive, se PS me hapjen e kutive nuk kërkon përmbysje të rezultatit por hetim të zgjedhjeve

ORA 14:20 DY DEPUTETE TE TJERE RENDE
Dy grevistëve të tjerë kanë shqafur përkeqësim të shëndetit, madje njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. Romeo Sina nga qyteti i Vlorës është dërguar me urgjencë në QSUT në gjëndje të fiktit. Deputetja Eglantina Gjermeni tha se i riu ishte diabetik. Gjermeni shprehu indinjatën ndaj bluzave të bardha të cilas sipas saj nuk u gjetën të gatshëm për të dhënë ndihmën e shpejtë të sëmurit.
Mësohet se dhe një grevist tjetër është në gjëndje të rëndë në cadrat e protestuesve të ngritura para kryeministrisë. Vetë Edi Rama ndodhet pranë grevistëve.

ORA 14:00 PD, PATOZI: HAPJEN E KUTIVE E NDALON KUSHTETUTA
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së deklaron se “hapja e kutive ndalohet nga Kushtetuta dhe kërkon të respektohet ndarja e pushteteve” . reagimi vjen menjëherë pas deklaratës së sotme kryetarit të PS-së i cili këmbëgul se greva nuk do ndalet pa bërë transparencë të plotë të zgjedhjeve nëpërmjet hapjes së kutive.

“Hapja e kutive ndalohet nga neni 20 i Kushtetutës”- tha Patozi duke shtuar se -edhe vendimi i Gjyk.Apelit ndalon hapjen e kutive. Sipas tij vendimet janë nga dy nivelet supreme të Gjyqësorit 
  
ORA 13:30-RAMA: NUK NDALEMI SE NUK PROTESTOJMË PËR INTERES
Para cadrave të grevistëve, Kryetari i Partisë Socialiste bëri të ditur në një komunikim me shtypin sot se protesta me grevë urie nuk do të ndalet pasi qëllimi është një kauzë e madhe dhe jo interesi.

Rama këmbënguli se opozita do ta vazhdojë protestën e saj pa u shkurajuar nga cinizmi i kujtdo qoftë. Kryetari i socialistëve theksoi se “greva nuk bëhen për pushtet, por për të garantuar transparence”.

“Ne nuk jemi në këtë protestë për interes, por për të ransformuan kauzën e madhe në reaitet. Pasi Kauza jonë është aspirate e popullit. Dhe kauza jonë është lufta e një sëmundje që ka përhapur metastazat e korrupsionit që po përmbyt përditë. Kjo është një kauzë e madhe sa aspirate jonë e madhe për shqipërinë e përbashkët, pa u luhatur nga presionet dhe nga cinizmi i kujtdoqoftë”.

Lideri i opozitës insistoi se nga ana e mirëqënies të gjitha vendet e rajonit janë më mirë se Shqipëria ndërsa kryeministri ynë flet për një vend që ka bërë zili edhe Kinën dhe Francën”.

“Ky është një pushtet i cili njësoj si në të shkuarën kur pushteti buronte nga dhuna e proletariatit i thotë popullit je i lumtur se je i pasur”, theksoi Rama. 

ORA 11:35 META OPOZITA TE REFLEKTOJE. ZGJIDHJE PERMES DIALOGUT
Zv kryeministri dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm Ilir Meta ftoi sot drejtuesit e PS për më shumë përgjegjësi dhe për një zgjidhje demokratike për kapërcimin e kësaj situate përmes “dialogut”.

Meta tha se dhe shpresonte në reflektimin e drejtuesve të PS “për më shumë përgjegjësi” pasi “greva nuk ndihmon ecjen përpara të vendit,por krijon një barrikadë artificiale që nuk është në interesin e integrimit të vendit”-  tha sot  në një konferencë për shtyp në ambientet e ministrisë së Jashtme.

"Ky është momenti për dialog dhe zgjidhje që vijnë përmes dialogut dhe respektimit të institucioneve. Krijimi dhe konsolidimi i institucioneve është vepër dhe meritë e gjithë forcave politike, ashtu sikurse edhe magësitë e tyre", tha Meta, duke u shprehur për rivendosjen e një dialogu të shpejtë për të kaluar këtë situatë. Duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për vendin, Meta kërkoi që të gjithë të investohen në mënyrë pozitive."Vendosja e alternativave që janë bërë publike për të zgjedhur midis jetës apo vdekjes nuk i shërbejnë askujt, pasi në këtë vend të gjithë kanë zgjedhur alternativën e integrimit në Bashkimin Europian. Unë besoj se kjo është zgjedhje dhe e PS-së", tha Meta.

Ai shprehu besimin se "ekzistojnë hapësira të mjaftueshme për një zgjidhje demokratike dhe transparente, por edhe në respekt të Kushtetutës dhe parimeve të shtetit të së drejtës". Në këtë kontekst, Meta ftoi të gjithë palët që të marrin mbi vete shumë përgjegjësi, ndërsa konfirmoi vullnetin e qartë të qeverisë për dialog.

ORA 11.30: NJE QYTETAR GREVIST DERGOHET NE SPITAL. BROKAJ: DIABETIKET TE NDERPRESIN GREVEN
Në orën 11. 30 minuta një nga grevistët, qytetar nga Elbasan është dërguar me urgjencë në Spitlin Ushtarak. Mjeku Sabit Brokaj thotë se Ramazan Caka vuante nga diabeti dhe kishte rënie të glicemisë së sheqerit në gjak.

Duke përshkruar situatën e grevistëve, Brokaj tha se “gjëndja shëndetësore sot është më e rënduar dhe lidhet drejtëpërdrejtë me kohëzgjatjen e një greve jashtëzakonisht strikte”. Sipas tij momentet më kritike u manifestuan te deputetja Klodiana Spahiu, e cila një ditë më parë u shtrua në spital me komplikacione në stomak.

Brokaj tha se rekomandonte daljen nga greva të të gjithë diabetikëve, ndërsa në përgjithësi tek të gjithë grevistët vihen re shenja të uljes së tensionit. Vete kryetari i PS-se Edi Rama dhe emra të tjerë të njohur të PS vizitojnë grevistët.

ORA 10:58 GJONI: NUK LEVIZIM NGA BULEVARDI PA HAPUR KUTITE
Deputeti socialist Ilir Gjoni deklaroi për NEWS24 se opozita “nuk do të largohet nga sheshi pa arritur një zgjidhje” që ka të bëjë me transparencën e plotë të zgjedhjeve. “Jemi këtu për t’i dhënë mesazh qeverisë se jemi të vendosur për të kërkuar transparencë” tha deputeti socialist .

Gjoni tha se gjëndja e grevistëve është rënduar, sidomos të atyre që vuajnë nga diabeti. “Ekipi i mjekëve po monitorojnë situatën” – tha Gjoni duke shtuar se “është vendimi individual nëse ata duan të largohen nga greva apo të vazhdojnë” .

Deputeti socialist e cilësoi “cinike” kurajon e kryetares së Parlamentit për të vizituar mbrëmë në spitalin ushtarak deputeten socialiste Klodiana Spahiu e cila u detyrua të ndërpresë grevën për shkak të komplikacioneve në stomak.
“Topalli të heqë dorë nga truku dhe permanenti dhe të gjejë një zgjidhje“- bëri apel Gjoni

ORA 08:30-DADE: GJENDJA E GREVISTEVE PO RENDOHET, POR MORALI I LARTE
Deputetja Socialiste Arta Dade duke informuar për gjendjen shëndetësore të grevistëve sot në mëngjes tha se ata kanë pasur probleme me tensionin dhe dhimbjet e kokës. “Problem kanë shfaqur deputetët dhe personat të cilët vuajnë nga diabeti- sqaroi Dade në një prononcim për NEWS24- dhe shtoi se gjatë ditës së sotme do të vendoset nëse këta persona do ta vazhdojnë grevën.

“Jemi të impresionuar për moralin e lartë”- vazhdoi Dade dhe konfirmoi se grevistët do të asistohen gjatë 24 orëve.

Deputetja socialiste informoi se PS e cila është në kontakt me institucionet europiane për ti shpjeguar situatën aktuale në Shqipëri, po përballet me një makineri mashtruese.

Dade tha më tej se opozita është e vendosur ti shkojë deri në fund kauzës
“Ka hyrë 1/3 e grupit parlamentar, 2/3 e deputetëve janë jashtë. Ne të gjithë kemi shprehur gadishmërinë për të hyrë në grevë”

ORA 07:10 HYSI: BERISHA QENDRIM CINIK NDAJ GREVISTEVE
Deputetët e Partisë Socialiste dhe 180 mbëshetësit e saj kanë kaluar natën e katërt të grevës së urisë. Deputetja e PS, Vasilika Hysi në një intervistë për NEWS24 gjatë orëve të natës (4 maj) deklaroi se gjëndja shëndetësore e grevistëve është përkeqësuar. Ata kanë dhimbje koke, por janë të vendosur t'i shkojnë gjer në fund kësaj proteste.

Hysi tha se është “për të ardhur keq për qëndrimin cinik” që po mban kryeministri Berisha ndaj grevës së socialistëve.

“Më ka ardhur rëndë kur 201 persona janë në grevë urie, dhe kur kolegia jonë ishte shumë rëndë në spitalin ushtarak, qeveria dhe kryeministri diskutonin cështje që janë shumë të rëndësishme por nuk ishte momenti për të diskutuar sot. Ajo është cinizmi më i madh, tallja më e madhe që i është bërë popullit sot.”- tha deputetja PS

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë vendim gjykate që pengon transparencën e zgjedhjeve dhe se "ajo që bëhet sot është të gënjesh të luash me ato terma që ndërkombëtarët i pëlqejnë sic është reskeptimi i Kushtetutës, respektimi i vendimeve të gjykatave"

3 MAJ ORA: 19:41- RAMA: ASNJE VENDIM GJYKATE NUK PENGON TRANSPARENCEN
Në ditën e katërt të grevës së urisë, kryetari i socialistëve Edi Rama shpreh, përpara mbështetësve të mbledhur pranë cadrave të ngritura në bulevard, vendosmërinë e opozitës për të mos e ndalur betejën deri në përmbushjen e kauzës për transparencën e votave.

Rama e nisi fjalimin e tij këtë pasdite me mirënjohjen për deputeten Klodiana Spahiu, e cila u nis mëngjesin e sotëm për në spital për shkak të komplikacionevene stomak të ardhura nga mungesa e ushqimit.

“Sot dita për ne nisi me një barrelë pa u gdhirë, kur la kampin e grevës për të shkuar në spital deputetja Klodiana Spahiu, e cila nuk deshi të na dëgjonte dhe u fut në grevë pavarësisht një problemi të vjetër në stomakun e saj. Unë i përulem me mirënjohje Klodit” u shpreh Rama.

Kryesocialisti komentoi reagimin e sotëm të kreut të qeverisë në lidhje me aksionin e opozitës duke i bërë thirrje Berishës ti tregojë popullit vendimin e gjykatës që ndalon transparencën, që sipas Ramës nuk ekziston.

“Berisha përsëriti gënjeshtrën se transprencën e pengon vendimi i gjykatës . Tregoja popullit vendimin e gjykatës që, po mandatin tënd e ke me vendim gjykate. Vendim gjykate që ndalon transparencën nuk ka” u shpreh Rama.

Kryetari i opozitës , duke folur në kuadër të ditës së shtypit, ka akuzuar qeverinë për kontrollin e Televizionit Publik Shqiptar duke paralajmëruar pezullimin e pagimit të taksës nga ana e popullit opozitar.

“Paralajmëroj sot publikisht tutorin e TVSH, se nëse shfaqja e ulët e TVSH nuk ndërpritet, atëherë do të ndalet kontributi i cdo votuesi opozitar për të”, shtoi Rama.


(s.g/BalkanWeb)

13 Komente

 ..Hajde qeverrisje hajde! Çalla ma ka Çalla..!Edhe arrixhinjte qeverrisen me mire atje ne Breg Lumi. E lumja ti moj Shqypni,... qe as te P...njeri edhe pse je me dy pale qeverri.Nje kundruall / nje klarshi.

Do u ken bo dom qoftet.

Liritè nuk dhurohen,por fitohen!! shpreh pèrsèri respektin e mbèshtetjen time personale pèr betejèn tuaj nè mbrojtje tè transparencès e votès sè lirè!!

Lirite fitohen duke debatuar aty ku duhet, dmth ne parlament, jo neper rruge! Gjynah qe perdoren si masha njerezit per ambicjet e cave!

Ne fakt edhe me 90 duhet te kishim bere debate ne kuvendin e PPSH, jo ne rruge. Nuk e di cili vende paska fituar lirine ne parlament. Sali Berisha eshte nje diktatore i vogel ish komunist, qe megjithse eshte shume larg Enver Hoxhes, nuk do te thote qe eshte me pak anti-demokratik. Nese Enveri perdorte dhunen ne komunizem, ky perdore propaganden ne demokraci, kercenimet me gjoba, pushimet nga puna dhe korrupsionin ne drejtesi.

Ky eshte i njejti mentalitet qe nuk e ka per gje te lepije ate qe peshtyn, dhe peshtyn ate qe lepin, i njejti mentalitet qe nuk e imagjinon dote veten pa idhullin e tyre, mentalitet qe nuk e ka per gje te ofendoje, shaje, poshteruar grate, vajzat, nenat, baballaret, pleqte deri edhe tek femijet.. qe i duket krejt normale te perdoret si vegel qorre per eksperimentet e laboratorit perverse diktatorial te nje njeriu te vetem. Lexoni se c'thote Patozi, se c'thote Meta apo ato qe kane edhe paturpersine te quhen nena apo me keqe intelektuale. Mentalitet barbari, i eger dhe i pa turpshem, tipik per sojen e pa edukuar, inferiore dhe frikacake.

Ska faj Patozi qe flet keshtu se e morren nga nje fshat i humbur i Kavajes dhe e sollen ne Tirane ate qe duket qe nga surrati i vrame qe eshte 5 breza prapa homo sapiensit modern.

O romak ballkani, sa per fytyra te ndricume jane mjafte madje teprojne kolazhi Dokle-Ruci & co. Perdor imagjinaten se eshte gjithmone e dobishme.

 

 

Neki Lulaj DY DEKADA PLURALIZËM Dy dekada pluralizëm,një dekadë,dalë prej robërijeky tranzicion si në pubërtet,neve këto gjëra nuk na kanë hije! Çfarë ti bëjmë egjerit të kuqnomenklaturës së monizmit,gjeneratës së Edvinit,që duan Shqipërisë t’ia kthejnë shtetrrethimin. Kosova me shumë ligje e hiqenuk, pajtohet me tutelën e huaj,duan jetën pluralistetë zhdukën, përgjithmonë regjimet moniste. Monizmi majtist i flamosur,si në Shqipëri si në Kosovë,ka lenë rrënjë në trurin e prangosur,zhdukeni më atë ore Ju të gjorë!. Sot e majta shqiptare,me hile e ngjyrime ideologjike,programe marksiste–leninistee duan Shqipërinë Komuniste. E majta mono shqiptare,kërkon mandate qeveritare,duan pushtetin për ta rrëmbyer,nga Beogradi, Athina e Moska për t’u kthyer. Këta monista,të mjerë qyqarë,duan ta shkatrrojnë vendin si herën e parëkanë miqësi,vëllazëri dhe interesme rusët e Moskës dhe me grekët e Egjeut. Fjala pluralizëm demokratikka kulturën dhe arsyen,e jo forcën e shkatrrimit,kthehuni në tempullin e vendimit. Soji i tillë në mbarë Shqiptari,duhet eleminuar me demokraci,që të ecë ky vend përpara,me rezultate e punë të mbara. Dilni ju djemt e Stalinit,nga greva e urisë dhe bojkotimi,drejtohuni aty ku mirren vendimet,hiquni nga rrugët ku bëhen krimet.

Ke te drejte shkalla...une qe kur kam pare fytyren me cepa te Shab Memise se ve me ne pune imagjinaten.

Bashkbisedimet me Europen deshtun. Europianet than se sapo u gjet rruga e nji akordit, pala e majte mori ne telefon Tiranen (Edi Ramen) dhe çdo bashkbisedim i blloku. SKANDAL.

Foto e sotme besoj:

 

Ore ky eshte futur vete ne greve, apo si gjithmone te tjeret jane masha? Se donte te behej kryeminister pa kandiduar si deputet dhe e ka si zakon qe ve te tjeret perpara per ne vathe dhe vete ohoho...

Ky varianti liria nuk dhurohet po fitohet me.....(ploteso vendin bosh) si komb i kemi dhene gjithmone pergjigje te gabuar, po mbase prandaj edhe vazhdojme te jemi ketu ku jemi dhe t'ja hedhim fajin gjithshkaje tjeter pervec mentalitetit tone prej cubash.

Ky varianti liria nuk dhurohet po fitohet me....Rezistencè!!!(plotsimi i vendit bosh)..p.s. info: kryeministrinè e mbrojnè 5 polica nè darkè,mjafton pèr tè tè hequr merakun e cubave?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).