TIRANE - Njëzet e një deputetët e opozitës bashkë me 180 mbështetësit e tyre kaluan natën e e gjashtë të grevës së urisë në cadrat para godinës së kryeministrisë ku janë vendosur që prej natës së 30 prillit. Komiteti i grevës së urisë të 200 deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste i drejtoi dje një letër të hapur komunitetit ndërkombëtar dhe medias, ku ritheksohet edhe një herë kërkesa e opozitës për hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe vendosmëria për të çuar deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve. Rama: Në kuti fshihet arma që vrau zgjedhjet.

ORA 10:00-BERISHA: NUK LËKUNDEM NGA VENDIMI PËR ZGJEDHJET

Forumi Ekonomik i Krans Montanes qe po zhvillohet ne Shqipëri është përshendetur sot në celje te punimeve te tij nga kryeministri Berisha. Kreu i qeverise megjithese ne nje forum per ekonomine nuk ka anashkaluar dhe ceshtjet qe shqetesojne sot politiken. Duke folur para pjesemarresve te shumte Berisha komentoi shkurt protesten e opozites duke u shprehur se “e respekton kete proteste por nga ana tjeter respekton edhe vendimet e gjykates”, duke perseritur qendrimin tashme te njohur se “nuk lekundet pavaresisht kerkesave te opozites per transparence te zgjedhjeve.
Berisha i cilesoi zgjedhjet e qershorit si te mirat dhe modelin e numerimit te votave me transparentin.

ORA 09:30 GREVISTËT NËN MBIKËQYRJEN E MJEKËVE
Burime nga stafi mjekësor konfirmojnë se situata sa vjen duke u rënduar, dhe të gjithë grevistët po mbahen nën kontroll mjekësor. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” qëndrojnë tre ambulanca në gadishmëri për të transportuar grevistët në spital nëse gjëndja e tyre rëndohet. Gazetarja e NEWS24 thotë se ka prani të reduktuar të forcave të policisë

ORA 07:20 MINXHOZI: GREVA DO VAZHDOJE PAFUNDESISHT

Deputeti socialist Qemal Minxhozi në një prononcim për NEWS24 në orët e para të mëngjesit të sotëm, thotë se situata duket e rënduar, megjithatë grevistët qëndrojnë me një optimizëm, duke synuar që cështja të zgjidhet sa më shpejt dhe qeveria të marrë parasysh kërkesat jo vetëm të grevistëve por dhe të mbështetësve të tyre dhe bëjnë thirrje për të zhbllokuar këtë situatë “tej mase të tensionuar”.

Minxhozi i quajti “patetike” dhe “klishe” pretendimet se problemin e kanë gjykatat dhe qeveria heq dorë nga cdo dëshirë për të negociuar për këtë problem.

“Në cdo moment që do të jetë e nevojshme i gjithë grupi parlamentar është o gatshëm të hyjë në grevë”- tha Minxhozi. Pyetjes se deri kur do të vazhdojë kjo grevë iu përgjigj “pafundësisht pasi janë mijëra protestues që jo vetëm nga Tirana por nga të gjitha qytetet e kanë përkrahuar atë”.

Minxhozi beson se "vendosmëria e protestuesve do të ndikojë te ndërkombëtarët për të influencuar aq sa munden mbi këtë qeveri e cila në mënyrë të papërgjegjshme po mban qëndrime antidemokratike dhe antihumane".
Protestues dhe mbështetës të grevistëve dhe të idealeve për të cilën këto janë të vendosur të cojnë grevën deri në fund u mblodhën sërish pasditen e sotme në orën 18.00 si cdo ditë, (nga 30 prilli) për të protestuar në Bulevardin përpara selisë së kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste në qytetin e Tepelenës, të mbështetur edhe nga simpatizantë të rretheve Gjirokastër dhe Përmet, kanë organizuar dje një tubim në mbështetje të 200 grevistëve të ngujuar prej 6 ditësh në çadra para Kryeministrisë.

Bllokimi i akseve kryesore të rrugëve nacionale në mbarë vendin është lëvizja e radhës e Partisë Socialiste, e cila ka vendosur dy ditë më parë të përshkallëzojë protestat për të detyruar qeverinë të ulet në bisedime. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist, fill pasi ky plan është propozuar nga një staf shumë i ngushtë i kryetarit të PS-së, Edi Rama.

5 MAJ ORA: 19:53- RAMA: NË 9 MAJ, TË DËSHMOJMË QË JEMI KËTU PËR EUROPËN
Në ditën e gjashtë të protestës së opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ritheksoi bindjen e opozitës se asnjë vendim gjykate nuk pengon transparencën dhe hapjen e kutive, sikundër pretendon mazhoranca.

“Nuk ka vendim gjykate që pengon transparencën, nuk ka Kushtetutë që pengon transparencën e kutive. Transparencën e kutive e pengon vetëm pushteti që mban në kuti armën që vrau zgjedhjet e shkuara dhe kërkon të vrasë edhe zgjedhjet e ardhshme për të mbajtur peng të ardhmen tonë” u shpreh Rama.

Kryesocialisti i ka bërë sërish apel kryeministrit Berisha të lejojë hapjen e kutive të votimit duke nënvizuar se opozita nuk kërkon marrjen e pushtetit në tavolinë por kërkon ti japë fund njëherë e përgjithmonë zgjedhjeve të manipuluara.
“Hap kutitë Sali Berisha, nuk duam të dorëzosh në tavolinë pushtetin por të dorëzosh armën me të cilën vrave zgjedhjet” u shpreh kreu i opozitës.
Ndërsa nuk fshehu emocionet pas fjalimeve të deputetëve grevistë, Rama konsideroi manifestime fashiste, protestat e organizuara nga mazhoranca.
“Vetëm në regjimet pa demokraci, pa liri e të drejta, mund të merren individët e të kthehen në truma, të kthehen në lista ku firmosin para dhe pas. Është e habitshme se si kjo mendësi fashiste apo komuniste është e pandalshme në mënyrën e funksionimit të saj edhe kur rrezikon të dalë kaq zbuluar, kaq paturpësisht zbuluar para syve të popullit që kërkon të gënjejë” tha kryesocialisti.

Duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar aksionin politik deri në zgjidhjen përfundimtare të kauzës së tyre, kreu i opozitës ftoi qytetarët ti bashkohen manifestimit të tyre paqësor, paraditen e 9 Majit, ditën e triumfit mbi fashizmin.
“Të dielën në 9 maj në orën 10:00 të gjithë qytetarët janë të ftuar të vijnë këtu për të dëshmuar se ne jemi këtu për Europën. Jemi këtu për liri e të drejta që janë në themelin e Bashkimit Europian dhe për të cilat Europa ka luftuar me të gjitha format me shekuj e dekada. Në 9 maj duhet të jemi këtu edhe për ditën e madhe europiane dhe botërore të triumfit mbi fashizmin, mbi të keqen e madhe që kapitulloi në vitin 1945” vazhdoi më tej Rama.


(s.g/BalkanWeb)

39 Komente

Skan faj qe thone qe kur nuk ha, nuk te ze as gjumi... Po ne 7:20 vetem Bashkimi qe lexo gazetat ne mjes!

       E keni te dëgjuar proverbin latin?

“Mos u gëzo në se dëgjon të qara tek komshiu ! Se mund të dëgjojë ai nesër,  ulurimën… në shtëpinë tënde!”

      U gëzuan pa masë grëkët,  me ngjarjet e  1997 tek neve…! Qeratejtë! Mësuan nga “përvoja jonë e përparuar”..!

      Amani Ju lutem ! Mos lëvizni urat përballë Kryeministrisë  se sëmundja bëhet   kronike !

Une kam 2 ore pa ngrene, edhe me griu uria, Kurse keto paskan 7-dite.

 

Cudi se me Bashkim Finon, kam ngrene nje here afer e afer, ( tavolinat paralele, nuk ishim ne nje tavoline) edhe nuk dukej sikur hante me pak sesa mua .

 

 

Njs, por te pakten kur te dalin nga greva, te lajmerojne perpara grate, qe te gatuajn  naj gje. Mos e bejne tak fak, si e nisen.

 

p.s

deri sa dite mund te jetoje njeriu pa ngrene smiley)

E para e punes ata 180 "qytetar" grevist nuk kane emra as mbiemra, keshtu qe kur tu teket mund ti nderrojne e te fusin te tjer me te ngrenshem. Ne skemi nga ta marrm vesh qe nuk i nderrojne. Jo per gje, po sot anej kalova dhe pash disa greviste ulur jasht e duke pire cigare per shtat pale qejf. Te jesh 7 dit pabuk, nuk besoj se ke fuqi te ngrihesh, e jo me te drellesh edhe duhan.

Nje pjese e qytetareve te nderuar qe jane ne greve te urise, nuk i kane bere publike emrat e tyre, sepse kane frike se mos krimineli Sali hakmeret ndaj familjeve te tyre (mos haroni se ai ne mendim dhe veprim eshte komunist i regjur). Pjesa tjeter nuk deshirojne te perfitojne nga fama qe mund te marin per kete sakrifice sublime. Jane njerez te thjeshte, ashtu si te gjithe ne te tjeret, por qe duam qe femijet tane me ne fund te clirohen njehere e pergjithmone nga e kaluara e zeze dhe qe sot perfaqesohet nga Sali Berisha e CO.

na knaqe me kete arsyetim lol. Edhe do qendrojme deri ne fund edhe s'ka emra. Epo vazhdoni keshtu, kur t'i marri uria cojini me noj menc, le te ngopen mire aty me pilaf, pastaj serish ne greve urie 1 vjecare. Keta njerez s'kan hyre ne greve per femijet tane, lereni kete patetizem se nuk pi uje, kane hyre per interesat e politike te Edi Rames (qe i vezhgon per karshi nga restoranti me i shtrenjte ne Tirane, te ai te dy Kullat).

Ok ok u qetesove tani?

Une pres koken nese ti i beson dhe vete ketyre qe thua e jo me te pretendosh te te bsojne te tjeret. Cili eshte kushti qe te kane vene te merresh me propagandlliqe? Te heq Edi nga zyra e bashkise ku punon?

Nga ana shkencore, nuk jetohet me shume se 7 deri 10 dite pa buke. Keto ufot e PS-se ose jane fantastiko-shkencore, ose hajne si derr ne darke.

Deri ne 3 jave nje trup i shendoshe e duron mese normalisht greven e urise (gjithmone nese pijen lengje por jo ushqim). Vetem mbas 3 javesh mund te filloje reziku per humbjen e jetes, por si nje mesatare e pranueshme eshte midis 45 dhe 60 diteve. Eksperiencat boterore tregojne se i kane mbijetuar greves se urise edhe pas 75 diteve.

 

Keta do ta cojne deri 150 dite se po punojne per nje ceshtje te madhe si "200 Petritat e Hoxhes"

 

Une them tua kalojne 200 petritave te Hoxhes.

Le te marrin shembulline e mijra petritave te Saliut dhe te Azemit qe rrinin nga 300 dite ne greve urie .

Nuk e di se si mund te qendrosh 7 dite "pa ngrene".

Une isha 20 vjecar dhe vetem 2 dite pa ngrene qendrova ne 18-20 shkurt dhe mu desh 10 dite te merrja veten.

Do te kete te forta pasi sa me shume kalojne ditet aq me qesharake behet greva!Ndoshta pas 2 muajsh do te vazhdoje e njejta gje dhe do te degjojme shprehjen :kane 2 muaj ne greve urie.Ndoshta perdorin metodat hindu dhe budiste se ata rrine me te vertete me muaj pa ngrene.Si gjithmone nuk ju ndahet shpirti nga vellezerit e Maos dhe Indira Gandit.

...Pjesa tjeter nuk deshirojne te perfitojne nga fama qe mund te marin per kete sakrifice sublime....

Hajde fjalim hajde!

Ata jane kandidatet e rinj per ne ministri dhe dogana nese e merr pushtetin PS.Po te mos kishin kete shprese as qe do te bashkoheshin me greven.

Ore po me greven e urise ne Athine dhe OKB cbehet?

Kush i sheh keta ne apartamentet e Athines dhe te OKB se hane apo jo.Para ca vjetesh lexova tek KJ(atehere ishte me te majten) se nje greve urie po vazhdonte ne ilegalitet...Hajde gallate qe po shohim hajde!

Humor pa pare paskeni juve ne Shqiperi!

Une isha 20 vjecar dhe vetem 2 dite pa ngrene qendrova ne 18-20 shkurt dhe mu desh 10 dite te merrja veten.

Une e kisha fjalen per njerez te shendoshe dhe jo per skarlapeca te pa ushqyer sic ke qene ti ne ate kohe.    smiley

Nuk ma do mendja se hanë , por ne jemi mësuar dhe kemi parë pseudogrevat e Partisë heroike Demokratike , ose të minatorëve të Valiasit por them se ka ikur ajo kohë. Grevë si kjo pa ngrënë ka qënë vetëm greva e Pjetër Arbnorit , pastaj se marr vesh se përse komentoni kështu kur dihet se ata janë të monitoruar non stop 24 orë nga mediat dhe sigurisht SHIK-u...

Gjithsesi kjo grevë është koti pasi nuk do nxjerrin asgjë prej gjëje nga kjo dhe më vjen keq për ata militantë trutharë që pretendojnë se kur të vijë Parti e tyre në pushtet do kenë gati përsheshin dhe lugën , budallejtë e gjorë , sot nuk ka më militantizëm pushtetar , ata kohë shkuan me dimrin....

Greve pa ngrene ka qene ajo e studenteve ne 1991 dhe e Pjeter Arbnorit!

 

Kujdes me ate saktesimin e pare se e kemi litarin akoma!!!!

 

E Arbnorit po sigurisht , pasi ai kishte ideale , por ajo e studentëve të 91 , harrojë , kanë ngrënë si çke me të  ..!!

Fendyell .

Greve urie njihet vetem nje ne BOTE

Ajo e GANDIT.

Grevat e Pjetrit dhe studenteve njihen ne seline e PD-se qe nuk e di  njeri ne se ka PD pa le me pastaj Solidare kooperativash qe argumentojne.

Po ti shyqyr qe na paske shpetuar shehdoshe ne shkurt se ajo shprehja popullore thote

"Shkurti shkurton uret , marsi mbledh lekuret"

Desh zoti na la PD e marsit dhe ju te greves se shkurtit per te mbritur sot ketu smiley

Ata jane kandidatet e rinj per ne ministri dhe dogana nese e merr pushtetin...pervoje Solidaresh ,jo shaka smiley

Sqaruese : - Fendyell eshte dicka me shume e dobishme se HU !

ah Myslym , Myslym

 Interesante.Te gjithe ketej siper,  bejne davane e te ngrenit apo te mos ngrenit ushqim, te atyre qe edhe vetem pse jane aty  e kane nje qellim.Ta zeme shpresen, per diçka me te mire..Jo qe  nuk mendoj se eshte keshtu. Po nuk kuptoj cili eshte  shqetesimi, motivi i gjith ketyre qe shprehen duke "ushqyer trurin"; me mungesen e lendes.Kush eshte lenda  ?

  Me e pakta gjeqe ka rastin te beje çdo shqiptar sot, eshte qe te mos pengoje vetvehten.Me mire ndaluni ne vend dhe shikoni, ne se nuk doni ta nxitni fatin e zi qe na shtyn drejt se keqes.Mendoni se  sa e si shpreheni, do t`ju benin juve, te  benit krejt ndryshe ne se do t`Ju jepej mundesia per te qene faktore ? Perpjekja  per te miren, duhet bere ne çastin e duhur.Ka ardhur ai? 

 

se ç'me kujtohet kenga : " ...40 ditet e Ramazonit ... !"

^^ Hajde urime per Agjerimit e Hershem, sepse normalisht andej nga Maroku dhe Algjeria e fillojne ne Gusht sivjet ! ^^

 

RESPEKT!!!

 .. protesta popullore kunder nje qeverie "shkerdhate"po behet shume paqsore, shume e vlersuar, dhe shume e gjere si baze nuk ka patur ne shqiperi nje proteste te tille gjate gjithe historise se shqiperise, qe kur ajo pati nje shtet ne 1912.

..deri tani protesta eshte ne nivel te larte, por qe duhet te kete nje reflektim natyral,demokratik, por sic shikohet regimi i qeverise nuk eshte as natyral as demokratik, eshte nje regim i ndyre qe rjedhimisht do te pershkallzoje protesten ne nivele te padesheruara, dhe ne kete rast faji do te bier tek kreu i qeverise se atij, pinokut me nje fjale qe sa here qe genjen dhe mashtron aq here i rritet palla e hundes, dhe aq here kerruset!! ..respekt protestuesve dhe grevisteve .!!

Amen !

S'asht pa n'bote parti qe don ta marre pushtetin tuj mos pas shumicen e votave.

Sali Berisha te pakten asht zgjedh prej popullit dhe ka ligjitimitet, atehere qe E.R. s'ka asnji. Ne çdo vend te botes, kur rezultat jan 49,99% me 50,01%, aj 0,01% ban qe te qeverisin njena prej tyne, ne emer te demokracise (me koalicion apo jo).

Ah, ne qofte se n'ato 2 kuti, ka 20 deputet PS, ajo asht gja tjeter...

Dhe diçka tjeter : simas ligjit te votuem prej E.R. (me i ba gropen LSI-s) fletat e zgjedhjeve duhet te zhduken dhe nuk duhen ruejt veçse proçes-verbalet. Pra simas ligjit, askush s'ka te drejte me pa fletat e votimeve.

Populli jon thot "Kur ja ban gropen tjetrit (ne kte rast PS, LSI-s), bjen vet mbrend". Vetem me pa se çka ba PS me LSI-n, e kuptojme teper kjart se sa demokrat jeni.

Pra mos e rreni popullin me opiumin tuj, dhe mos u shkarravitni ma kot rrugave te Tiranes, se na e bat Shqipnin, Afganistan.

Me sa degjova sot, shuem nga grevistet kane paraqitur shenja te forta dhimbjesh. Degjova gjithashtu se ne greve do futen edhe 200 te tjeter.

Njoni nga grevistet kishte thene "boll se na u merziten patatinat,na sillni lajthi"

smiley

ca lesh mer.

mu  me thane qe te shtunen, ose max te henen munden me dale trimat nga greva smiley

kyt ta konfirmoje berberi qe gjith ket kohe paska qene kolona e 5 e PS dhe grekut ne peshk, e se paskemi dite smiley

nejse, ishalla dalin se gjynah , e ishalla dalin sakllom smiley

O Dije, te henen dalin sardelet e ngordhme edhe hyjne sardelet e freskta. Harrove qe e kane me ndrrim? smiley

bedrije mos je tu pa gjo ender? Ca paskam thone une njehere? Pa ta nigjojme

po te na thush pra, a eshte e vertete qe te henen dilni , apo thjesht ndrroni turnin ?

 

Si lane nam per Zotin..Tan jeten gallofe....debil dynja.....

nqs maloku dorezohet neser grevistet dalin neser, nese dorezohet te henen do talin te henen. Pra varet se kur kafsha do te ngordhe.

a aaa mire, lesh,

une po pysja seriozisht, ti akoma me parrulla smiley

Me serioz se tani nuk kam qene ndonje here. Por habitem me ju se si mund te talleni me nje situate te tille? Ju qofshi dhe zoti ju falte mekatet.

leje fare berbero,

zoti qofte me ty pra smiley

Aty jane te ngujuar 21 deputete dhe nuk ka si te ndrohet turni po nuk u ndrua ndonje jete. Kete e di shume mire

berbero, po ti po shko ne greve apo me gjth ato veta qe dun me u rrujt e me u qeth ke me gjet klientele te gjone?

Dita e shtate e greves dhe grevistet nuk kane ngrene asgje? smiley

O Berbero,mund te na tregosh pse ishin aq te rende ato dysheket kur montuat cadrat? Epo dysheke me lesh dhe me pambuk kisha degjuar por dyshek me patatina dhe lajthi nuk kisha degjuar ndonjehere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).