4 Komente

O shoqja Laje, hiqe kete shkrim, nuk ka kuptim tani, pas atij carcafi qe ke postuar ne krye, ikni shkruani ne ate teme,  skizofrenohuni te gjithe e shani Enverin dhe gjakun e atyre njerezve perdhoseni sa te mundeni smiley  smiley

 

He he !

C'gallate ere !

OK, ja meqe floçka dashka ta kujtojme 5 majin, po ju tregoj nje ngjarje te vertete, qe çuditerisht mua me dalin si perralla (siç ka thene dhe naltmadhnia e tij, Enj - enxhi) :

Ka qene nje 5 maj i nje viti qe do ta mbaj te fshehte. Isha ne shkolle, ne nje banke me Suzanen, vajzen me te mire te klases qe donte djalin me te mire te shkolles. Eh mire e bukur, mbaj mend se kishim oren e Historise se PPSH. Ne salle ishim plot 120 vete.

Ne nje çast, troket dera dhe hyn sekretarja, nje flokeshkurter e cila ishte goxha beqareshe dhe qe une kisha marredhenie te privilegjuara me te. Le te themi, marredhenie te aferta, dmth korrekte, miremengjes, mirembrema.

Edhe kerkon dy sekonda leje. Profesori i PPSH, ndalet dhe thote po. Sekretarja lexon dy emra : emrin e AB, dhe emrin tim. Keta te dy do te vijne me mua, perfundoi ajo.

Salla u leshua ne nje gumezhime te tmerrshme : ç'i donte valle sekretarja keta dy djem ? Mister. Suzana u hidherua pak sepse kishim rreth gjysme ore qe po diskutonim mbi nje film me dashuri, dhe kishim vajtur deri tek çasti i puthjes. Casti kulmor, siç e shihni.

Dolem jashte, une dhe ai tokmaku tjeter, para oborrit na priste nje makine. Ishte nje makine kalecesh. Pasi u futem ne te, nje oficer i Ushtrise Popullore na pyeti nga ishim. Pe Korçe, tha AB. Prej Qerretit, thashe une. Te Pukes ? pyeti oficeri. Po, thashe une. Vend i mrekullueshem, tha oficeri. Une u skuqa. Ka shume pisha, vazhdoi oficeri. Po, brofa une, ngaqe e dija se krenaria jone ishin pishat. Kemi shume pisha te bukura, jane te gjelbra gjith... Mire, mire, ma preu oficeri, s'te dhashe leje per te folur kaq gjate. E mbylla.

Sot eshte 5 maji, tha oficeri. Do te shkojme neper shtepi deshmoresh. Ti nga Korça do te shkosh me kete nenoficerin, kurse une do te shkoj me kete qerratain. Mire. U ndame. Hipem ne nje makine Peugeot, kesaj here me e mire. Vajtem ne nje shtepi, nga pallatet Agimi. Tek shtepia e njefare Alqi. Me vone u mor vesh se behej fjale per Alqi Kondin, komunist i oreve te para. Atje gjetem te vellane e Alqit, nje burre barkmadh. Gruaja ka vajtur te bleje ca patate, na tha ai. U ulem.

U ngrit. Une dhe oficeri, ulur. Vajti tek bufeja, nxori qe andej nje foto ne kornize me kashte, nga Xunkthi i Tiranes. Ishte Alqi. Me kujtohet, filloi vellai, isha 2 vjeç atehere, qe Alqi ishte shume trim dhe patriot i zjarrte. Me kujtohet se me merrte ne krahe dhe thoshte se do ta shporrim dushmanin. Une isha i vogel atehere dhe nuk kuptoja por me vone, keto fjale u bene lajtmotivi im ne punet e mia anembane atdheut.

Nderkohe mbushte tre gota raki. E uli foton ne tavoline, ngriti goten, dhe tha : ja nje dolli per shokun Enver ! Une e çova goten tek buza. Por ai vazhdoi : ja dhe nje dolli per Partine e Punes ! Mua gota ngrire tek buza. Ai vazhdoi, ja dhe nje dolli per vellane tim, Alqin, i paharruar qofte kujtimi i tij !

Ketu, thashe me vete, do jete çasti i shumepritur ta rrekelleja ate gote, qe me dukej si raki permeti. E ktheva goten me fund. Por, dhe ketu tere tragji-komedia, ngaqe gota ishte e vockel fare, ajo me shpetoi nga dora dhe me ngeci ne gryke !

Leshova ca renkime te buta, syte m'u zgurdulluan, por pastaj... dhe kjo eshte histori tjeter, nuk ka lidhje me 5 majin, sepse kur u zgjova nga koma, data ishte tashme 11 maj, dhe kishte perfunduar gjithçka.   

perralla jote me raki shkon shume tek ajo perralla me molle, po na bej dhe nje perralle me balliste qe hanin pula dhe mbulohu me keta carcafet e tu te dale boje dhe keputja nje gjumi ore dhe mos u zgjo hic se nuk ta ndien njeri mungesen.

Te renet e leshit! (flas per kamunistet, jo per te tjeret). Naj dat per te renet e ketyre te reneve ka? Per ata qe hengren plumbin menjere pas 29 nentorin '44 e deri ne vitet '90?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).