Traditë por gjithmonë në modë, duket sikur në Shqipëri të gjitha punët zgjidhen në kafe. Kafe me shokët, kafe pune, kafe qejfi, kafe me të dashurën... 18 apo 81 vjeç, je prap aty. Prap në kafe!

Si për gallatë të dje, një rrugë 700 metra numërova 41 kafene, shumica plot. Nuk mund të thuash se në kafe nuk ndodh asgjë pasi e di për fakt që në shumë prej tavolinave po ndodhin takime pune. Por as kohë fort prodhimtare nuk mund të jetë kjo e shpenzuara në kafe.

Ju ç'mendoni, koha në kafe e dobishme apo e çuar dëm?

11 Komente

Une per vete nuk rri dot ne kafe me gjate se gjysem ore, ( me perjashtim te rasteve kur jam ne ambiente jashte dhe ka gjelberim ) po pervec kesaj jam kaq injorante nga emrat e kafeve sa nuk thuhet, asnjehere nuk i mbaj mend...

Sigurisht qe frekuentimi i gjate dhe i shpeshte i tyre mua m duket i padobishem, preferoj qe kohen e lire ta kaloj duke lexuar ndonje gje ose duke shkruar mbi laptopin tim te dashur, kjo me zbavit me shume se te kulloturit e syve mbi miletin neper kafene

po, ne shqiperi kafja eshte nje institucion kombetar, nuk e kuptoj se si ja kane dale shqiptaret kur ska patur kafene....kulmi ishte kur edhe transmetimet e tv , diten e premte pasdite u bene direkt nga kafenete dhe tavolinat e tyre, turp...kafete e thashethemeve, te aferave ,te dembelizmit, te injorances.. aty ku koha ekzekutohet ne gijotine..

 Trutharet qe rrine ne Shqiperi rrine 5  ore me nje kafe e diskutojne per politike, trutharet qe kane ikur nga shqiperia rrine pese ore me nje artikull ne internet e diskutojne per politike. Po te kene internet ne shtepi trutharet ketu, ne internet do t'i keni e do te rrine me pak ne kafe. Keshtu do te jeni dhe te bashkuar.

As a dobishme, as a shkuar dem, eshte thjesht tradite... eshte nje nga gjerat qe i jep karakter Shqiperise.

Si te thuash psh. a jane te dobishme vallet popullore ne dasme? 

Pyetje retorike kjo. Marr shkas per te bere nje pyetje tjeter: Cfare eshte SHTEPIA per shqiptaret?

Kafja, jo.

ama, kafeneja....

Lere, se po iki te pi nje kafe, njehere...

smiley

Andej me flet per birra, ketej per kafe ... Nda mendjen ca do pish smiley.  Ene pastaj ma vi filxhanin/goten afer e beji "gezuar" se zere se erdha smiley.

Mondush,

ne ketej e fillojme me kafe per te mbledhur zemren dhe e vazhdojme me birra, vere, raki... etj. etj. c'te na dale, po per ta mbledhur zemren. ne fund te dites, pastaj, zemra na ka leshuar fare! smiley 

Kur shkon cdo dite ne kafene, nga tre here ne dite per ore te tera, sigurisht qe eshte kohe e cuar dem.

pyetje e fortesmileyme shkrive Blend

Institucioni kombetar i kafes kohet e fundit po konkurohet ne Shqiperi nga institucioni i Facebookut. Kur keto dy dimension-institucione perplasen me njera-tjetrin, sidomos ne prezence te femrave te bukura (p.sh. nje cun ne Facebook qe ngacmon nje femer te bukur e cila eshte ulur ne kafene dhe ka Facebookun hapur aty ne laptop po nderkohe s'po ja var ketij se po lexon tek Peshku lajmet e greves se urise per hir te kutise) ndodhin cudira.

Pyetja me interesante ne kete teme do ishte: Ca do benin shqipet sikur te gjitha kafet te mbylleshin per nje jave, dhe njekohesisht te shkeputej dhe interneti gjate atyre diteve?

P.S. Kush ka nge hidhini nje sy kesaj Albania for begginers qe e ka shkruajtur ai shqipja dhe na thoni ca mendoni. Une shkova deri aty ku thoshte "mos i shiko ne sy shqipot per nje kohe te gjate se e marrin per ters" dhe per nje rast qe nje marins amerikan qenka plagosur (sipas ketij) nga i zoti i lokalit se i kapi te fejuaren prej prapa-kutie, po qenka pak e gjate e s'e vazhdova.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).