Mesa duket M. Nanos i janë mbaruar të ftuarit e kudogjendur dhe ka kaluar tek "lista rezervë". Për fat të mirë, them, sepse falë kësaj munda të shoh në tv shqiptar 50 (në 95) minuta, gjatë të cilave nuk më erdhi turp për nivelin e diskursit në gjuhën time.

Feraj është profesor i Filozofisë në UT, por është i njohur edhe si përkthyes dhe autor librash.

10 Komente

Nqs ky eshte niveli i diskutimit te 'lista rezerve' ju lutem, vazhdoni me kete, dhe mos n'a ktheni te 'lista kryesore'...pavaresisht nese je apo jo dakord me gjithe tezat e z.Feraj, niveli i formulimit te mendimit dhe qartesise se shprehjes eshte dicka per te cilen shoqeria shqiptare ka nevoje, po qe per momentin eshte aq e rralle sa cuditemi kur e hasim!

Flm per prurjen!

Nuk e kam mbaruar emisionin, por diagnozat e para per mendimin tim jane te pambeshtetura.  Edhe duke pranuar njeanshmerine time ndaj figures se Ferraj (nuk kam ndonje simpati te madhe) do te doja qe kjo te ishte nje sprove per te ndryshuar mendimin tim.  Deri tani, aspak. 

PS: Perjashtoj sqarimin per Vetevendosjes.  Teper i qarte.

Monda, sqarimi per Vetevendosjen mua m'u duk rrjedhoje e natyrshme e interpretimit qe Feraj i pat bere ne pjesen e pare te emisionit konceptit te njeriut si "qenie darwiniane" ne kontrast me njeriun nietzschean ("vullneti per fuqi/pushtet&quotsmiley. Interpretimi i tij ne fakt nuk levizi me nga ky interpretim i subjektit shoqeror si subjekt aktiv, qe ia pershtat mjedisin kerkesave te tij dhe jo anasjelltas.

M'u duk e njeanshme ideja e tij per shoqerine multikulturale, por per te tjerat mua me gjen dakort interpretimi i tij.

Pas tij ne emision kishin vene kryeredaktorin e Shqip-it. Krahasimi mes te dyve ishte per gjynaf te te dytit.

Une nuk e pashe videon se s'kam kohe ashtu, por di te them vetem kaq :

NJERIU KOSOVAR eshte nja 100000000 HERE me europian se NJERIU SHQIPTAR.

Mjafton vetem te hidhni nje sy ne TV. Ne nje debat. Po ndiqja qepare nje debat mes zv/kryeministrit kosovar, kryetarit te parlamentit dhe ca analisteve. Te ka lezet shpirti t'i degjosh.

Me ze te moderuar, pa gjeste, pa mimika dhe ngerdheshje te peshtira, pa patetizma dhe pasthirrma, pa psheretima, trupin drejt ne tavoline, nje debat siç shoh perdite ne France. Pa kurrfare dallimi.

Sapo e ktheva tek kanalet tona, o Zot ! Ne nje hale : Paskal Milo, Frrok Cupi, diku tjeter Spartak Ngjela me gjestet dhe mimikat e tij prej majmuni, ia bente : Saliu keshtu e ashtu. Pa piken e edukates. Thjesht ne emer, a thua se ishin ne nje mejhane dhe jo ne nje TV me mijera shikues.

M'u neverit fare : debat majmunesh. Sidomos kur mori fjalen nje Mesila Doda, u leshuan 4-5 vete dhe flisnin njeheresh, qen pazari : ham ham ham, hum hum hum.

Shkurt, kur te flisni per KOSOVARET, per politikanet kosovare, pastroni mire gojen, se hale me te medha se ne studiot e TV shqiptare, mos u mundo se nuk gjen.

Hajt tungatjeta.

______________

Ti Monda, a je kah vjen se nuk jam kah t'pres ma.

Respekte per profesorin. Lexues fort i mire i tradites idealiste gjermane. Shume me i vlefshem se sa keta mediokret e famshem, qe mbushin faqet e mezit te gazetave.

Monda, sqarimi per Vetevendosjen mua m'u duk rrjedhoje e natyrshme e interpretimit qe Feraj i pat bere ne pjesen e pare te emisionit konceptit te njeriut si "qenie darwiniane" ne kontrast me njeriun nietzschean ("vullneti per fuqi/pushtet&quotsmiley. Interpretimi i tij ne fakt nuk levizi me nga ky interpretim i subjektit shoqeror si subjekt aktiv, qe ia pershtat mjedisin kerkesave te tij dhe jo anasjelltas

Mua me shqeteson pikerisht kjo.  Sepse ky konstatim edhe nese pranojme qe eshte i vertete, nuk eshte i argumentuar, apo i thelluar sipas kushteve historike perkatese (pervec se shembullit qe Fallmerayer paska thene qe shqiptaret e urrejne filozofine.)  

Feraj eshte shprehur vete qe shqiptarit i eshte dashur historikisht te zgjedhi midis te keqijave (megjithese ideja e tij se c'eshte e keqja varion me raste.)  Ne nje situate historikisht te tille, eshte inekzistent luksi i te berit te mjedisit sipas kerkesave te tij.  Se konkretisht kur?  

Per me teper, kur solli shembullin se Fallmerayer ka thene per shqiptaret ne shek. 19 qe ata e urrejne filozofine, a mund te na sqaroje Feraj se per cfare arsyeje?  (Gjepura, por meqe e permendi.)  Ne nje shoqeri analfabete, feudale otomane (perandori e cila deri ne shekullin e 17 kishte perkthyer vetem nje liber te perendimit, e qe kishte te bente me semundjen "franke" aka sifilis)  ke do citonin shqiptaret?  Ne cilin auditor apo metropol dhe ne cilen biblioteke?  Ka arsye perse Feraj s'e permend shkakun kryesor, pushtimin otoman.  Ama, pa i perfillur rrethanat historike, nuk mund te diagnostikosh nje popull.  Ne periudhen midis dy luftrave boterore ka pasur shqiptare qe kane filozofuar e s'e kane pasur per turp (sic u shpreh anektodikisht Feraj.)  Pas LIIB e dime mire se c'vend iu rezervua filozofise gjate diktatures, dhe filozofise perkatese. 

Nga biseda mund te vecoj dhe idene e etnocentrizmit.  E vecoj sepse duke njohur Feraj dhe pikepamjet e tij mbi vllehet shqiptare, kur Feraj flet per komb etnocentrik mua nuk me rri mire.  

Per nga ana e Vetevendosjes, por edhe duke e adoptuar pikepamjen e tij ne sferen politike, jam dakort me Feraj.  Kjo pikepamje hyn ne fushen bottom-up vs trickle-down per berje mjedisi, fushe e cila ka goxha literature, jo vetem filozofike, por edhe socio-ekonomike e me radhe.

PS: Ne nja ca gjera te tjera si Gjergj Kastrioti e folklori nuk po ndalem sepse jane debatuar goxha ne peshk.   

Nuk e njoh pikepamjen e Ferajt mbi vllehet shqiptare. Problemi i intervistave te tilla eshte intervistuesi, i cili ne kete rast ishte krejt i papergatitur. Dikush duhet t'ia thote Nanos qe kur interviston nje minimum informacioni duhet ta kete mbi personazhin.

Tani mua m'u duk se ideja e Ferajt ishte kjo: Ne krenohemi pse populli shqiptar ka mundur te rezistoje ne keta 2 mije vjet dhe harrojme qe "qenia njerezore" nenkupton me shume se thjesht mbijetesen. E ceku fare pak ate "folklorizimin e ndegjegjes kombetare", ndersa une psh do te kisha dashur ta cytja pak me shume aty.

Sa per argumentin e marredhenies se shqiptareve me filozofine (dhe mendimin ne pergjithesi) citimi qe solli ishte vetem nje, por siç thashe mua me gjen dakort aty sepse me mungesen e reflektimit dhe te meditimit e shpjegoj gjendjen e vajtueshme te ligjerimeve te medha ne Shqiperi. 

E vertete, Nanoja ishte shume i papregatitur.  Nuk supozohet qe intervistuesi te kete te njejtat njohuri me ate qe interviston, se ashtu i bie qe s'ka c'te duhet fare nje program me te ftuar, se llafosesh vete nga fillimi deri ne fund.  

Por nuk kishte cytje per me shume.  Apo nje ballafaqim idesh te kunderta, te pakten nga botekuptimi i vet, pa iu referuar nje filozofi apo nje tjetri.

Shiko, rezistenca nuk eshte gje e paket.  Nga ana tjeter futemi edhe ne evolucionin e idese se kombit, komb-shteteve dhe etapave te ndryshme qe u be ne Europe per zonat e caktuara.  Keshtu qe nuk mund t'i japesh te njejtin ngjyrim atyre 2000 vjeteve. 

Sa per marredhenien e shqiptareve me filozofine, sic thashe nuk mund te mbeshtetet mbi anekdota te vizitoreve ne shek. 19.  As nuk mund te sjelle shembullin e Hollandes per krahasim, si komb jo i madh (me duket se permendi Hollanden.)  Dakort, Descartes kur iku nga Parisi ne 1628, do vinte dot ne "Mbreterine e Shqiperise" per te vazhduar punen e tij?  

Per arsye te shumta, ne ka per te bere verejtje jane keto 20 vjet.  Ketu Prof. Feraj ka te drejte te cirret e te ve piskamen per gjendjen e vajtueshme te ligjerimeve.  

Per folklorizmin, ai mund ta artikuloje si problematike qe ne fakt eshte e lidhur me shume me kohen e diktatures.  Ama ne keto 20 vjet kemi te kunderten, percundim apo edhe shkaterrim vlerash 180 grade ne te kunderten.  

Pergjithsisht tek ky emisioni DejaVu  intervistohen njerez te mesem pa interes, vari leshte dmth, por ndonjehere rastis te kete thesare si psh ne nje seance ishte ftuar nje burre plak i imet, ish i persekutuar, me duket se quhej Daut Gumeni. Ishte kenaqesi ta degjoje, zoteri i vertete me plot kuptiminin e fjales, stononte krejt me gjithe majmunet e tjere qe jemi mesuar ti shohim neper ekranet shqiptare. Nqs keni mundesi ta gjeni intervisten e tij  ne internet hidhini nje sy se vertet ja vlen.

Edhe diçka tjeter. Eshte e çuditshme kur sheh se  edhe universitaret shqiptare  kene nje njohje kaq te manget te historise. Profesor Feraj thote ne nje moment se nuk ndihet krenar per faktin se shqiptaret kane qene te pushtuar 2000 vjet. Ne fakt nqs do kishim qene te pushtuar per aq vite  veshtire te flisnim akoma kete gjuhe qe kemi sot e te ishim akoma ata qe jemi, (duke pas parasysh edhe dashurine tone te madhe per fjalet e gjuhet e huaja ).  Duket me shume e mundshme  teoria e Noel Malkolm qe parardhesit e shqiptareve jane nje popullsi e vogel malsore ilire qe kane jetuar ne verilindje te Shqiperise ose ne ndonje zone tjeter te vogel malore ku kane jetuar te lire gjithnje e te paprekur nga asnje pushtim. Edhe fjalet latine qe kane hyre ne shqipe kane hyre prej meshave latinisht e jo prej pushtimeve qe s'kane arritur asnjehere aty. Po ashtu edhe me turkun, ka pas zona te pushtura po ka pas edhe te tjera te papushtuara.  Gjithsesi nuk e di po kjo teza e 2000 vjet te pushtuar si shume e ekzagjeruar dhe e tejkaluar per tu perdor akoma

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).