Kriza e borxheve në Evropë, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, këtë vit do të thellohet edhe më tej.

Sipas koniunkturës së pranverës të Komisionit deficitet buxhetore të 27 vendeve anëtare të BE-së do të kapin mesatarisht shifrën rekord të 7,2 % të prodhimit të përgjithshëm bruto. Ndihmat miliardëshe për Greqinë Komisari i BE-së për valutën, Olli Rehn, i quajti megjithatë si "një rast të veçuar."

Lajmi i mirë në fillim: Komisioni mundi të korrigjonte me rritje të vogël prognozën e rritjes ekonomike nga vjeshta e shkuar. Sipas të dhënave ekonomia në eurozonë përgjatë këtij viti do të rritet me 0,9% dhe në vitin e ardhshëm me 1,5%. Arsye për këtë janë paketat koniunkturore për nxitjen e ekonomisë. Pasojat e tyre veçse në të njëjtën kohë janë edhe lajmi i keq, siç e sqaroi Komisari për valutën, Olli Rehn.

"Masat për koniunkturën ishin çelësi për të penguar që recesioni të kthehej në një depresion të gjatë dhe të thellë. Masat po e ndalojnë recesionin për momentin, por ne për disa vite do të vazhdojmë të kemi financa të dobëta publike."

 

Në Evropë kërkesa do të mbetet e ulët.

Deficitet në zonën e euros në vitin 2010 do të rriten mesatarisht 6,6% dhe me këtë do të jenë dyfish më të larta se sa është limiti i lejuar. Papunësia pritet të rritet më tej vitin e ardhshëm, më shumë se 10%, pasi krahasuar me rritjen ekonomike ajo i tregon efektet me vonesë. Për Olli Rehn nuk është aq pozitive që impulsi më i rëndësishëm për gjallërimin e ngadaltë të koniunkturës vjen nga rajone të tjera të botës. SHBA dhe Azia do të kishin rritje më të shpejtë ekonomike dhe me këtë do t'i jepnin hov eksportit evropian. Në Evropë kërkesa do të mbetet e ulët.

 

Megjithatë e rëndësishme është që është kapërcyer rreziku i rënies ekonomike.

Olli Rehn prapë nuk entuziazmohet: "Rreziku kryesor vjen nga pasiguritë në tregjet financiare. Me qëllim që të mos rrezikohet qetësimi modest dhe ende i pasigurtë i tregjeve duhet të shuhet vatra e zjarrit në Greqi, me qëllim që të mos përhapet si zjarr masiv dhe të rrezikojë stabilitetin e të gjithë BE-së."

Rehn u tregua i bindur se paketa 110 miliardë euro për Greqinë nga BE dhe FMN-ja do të mjaftojë. Ai i hodhi poshtë spekullimet se dhe vende si Spanja apo të tjera janë të rrezikuara. Greqia është një rast i vetëm, jo vetëm për shkak të deficitit të lartë, por sepse ka qenë vendi i vetëm, që për vite të tëra ka paraqitur shifra të rreme. Ai e mbështeti kërkesën e Merkelit për ashpërsimin e kritereve të paktit të stabilitetit, por nuk paraqiti propozime konkrete për këtë.

 

Në raport me botën Evropa me borxhet e saj nuk është në pozicion më të keq.

"Bashkimi Evropian ka disa probleme të veçanta, krahasuar me ekonomitë e tjera, për shembull një popullsi në plakje të shpejtë dhe me këtë potencial më të dobët rritjeje. Kjo do të thotë që të gjitha shtetet e BE-së duhet t'i japin prioritet konsolidimit, por duhet që të bëjmë edhe reforma strukturore, me qëllim që të rrisim produktivitetin dhe të përmirësojmë potencialin e rritjes ekonomike."

1 Komente

Dje te ter kryetaret e shteteve dhe qeverive te tyre, ju sulen spekullanteve (e gjeten armikun), duke fshehur punen e dobet te tyre ne permisimin e gjendjes financiare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).