Kriza financiare e Greqisë dhe dyshimet në aftësinë paguese të vendeve të tjera të eurozonës vë nën trysni monedhën e përbashkët, megjithë paketën e shpëtimit për Athinën. Megjithatë ekspertët nuk shohin arsye paniku.

 

Kaq e lirë sa tani euro nuk ka qenë asnjëherë këtë vit. Ulrich Kater, kryeekonomist pranë bankës Deka, që bën pjesë në grupin e arkave të kursimit, gjen argumenta ngushëllues të pazakontë. Sipas tij euro ende nuk është shumë e dobët.
 "Ne ende gjendemi në intervalin, ku euro mund të konsiderohet si monedhë e fortë."
 Për Ulrich Kater euro vazhdon të jetë e fortë në krahasim me valutat e tjera, pasi megjithë humbjen e hidhur ndodhet mbi nivelin e paritetit të fuqisë blerëse, i cili sipas tij është 1,23 dollarë.
 "Euro mund të lëvizë drejt këtij kufiri, pa qenë e nevojshme të flasim për një euro të dobët."
 Dhe pritet që euro vërtet të lëvizë në këtë drejtim, pasi koniunktura në SHBA po rimëkëmbet shumë më shpejt dhe qëndrueshëm se sa në eurozonë.
 "Zona e euros është disi prapa sa i takon rimëkëmbjes ekonomike. Ndoshta mund të kemi periudha qetësimi, por fillimisht ekonomia amerikane do të bëjë, që dollari të forcohet. Ka të ngjarë madje që Banka Qendrore e SHBA-së të ngrejë normat e interesit përpara Bankës Qendrore Evropiane."

 

Kjo gjithashtu do të çojë në forcim të mëtejshëm të dollarit amerikan dhe si rrjedhojë në dobësim të euros.

Pyetjes për shkaqet e këtij zhvillimi eksperti për financat Chris Zwermann i përgjigjet duke përmendur tregtarët e valutave, aksioneve dhe titujve të borxhit. Sipas tij ata bëjnë, që e tatëpjeta aktuale e euros të përshpejtohet edhe më shumë:

"Po shitet, ajo çka posedohet: psh aksione, lëndë të para. Kjo bën që dollari të rimëkëmbet dhe jo vetëm kundrejt euros, por në të gjithë botën. Pra kemi të bëjmë me një lëvizje mbarëbotërore, që aktualisht çon në vlerësim të dollarit dhe aktualisht edhe kundrejt euros."

 

Për ekspertin Chris Zwermann situatë ka edhe anë pozitive:

"Kur flitet për rreziqet nuk duhet lënë pa përmendur se një euro e dobët është një ndihmë për ekonominë evropiane. Pra gjendja nuk duhet parë vetëm negativisht."

Në këtë frymë edhe vlerësimi i ekspertes së valutave Antje Praefcke nga Commerzbank. Ajo e sheh situatën nga këndvështrimi i eksportuesve gjermanë.

"Ata përfitojnë nga kursi i ulët i euros, pasi produktet që duan të shesin jashtë vendit bëhen më të lira dhe pra mund të shesin më shumë. Por edhe ana tjetër nuk duhet lënë pas dore, pra që investimet mund të tërhiqeshin nga eurozona."

Dëmet direkte të euros së dobët ndihen tek importet. Çmimet e karburantit kohët e fundit kanë shënuar rritje të fortë. Arsyeja kryesore është shtrenjtimi i importeve të naftës së papërpunuar, të cilat historikisht faturohen në dollarë amerikanë.

 

Redaktoi: Angjelina Verbica

13 Komente

 Ore, qysh i kena thone "trendit" neve perpara se t'u bonte "trendy" me i thone "trendit" trendi ? 

P.S.

Edhe nje muaj na ndan nga Kampionati Global i Futbollit! smiley

Une i kom pas thone "luhatje". Ndersa kesaj te dytes "trendy" i kom pas thone "garip".

"prirje" ose "tendenca". Cer ti bosh mrroklle, po nuk futem icik gjona trendy n'fjalor nuk dukemi trendy.

"prirje"

 Me kete gjendje ne te cilen ndodhet pozita e euros dhe dollarit, me te gezuar po ndihen vendet arabike, e vençarisht ato eksportuese te naftes. 

 "Tendence" sikur po m'njit me mire ne kete kontekst!

Sa per "trend", m'duket se po m'kthjellohet arsyeja pse ka ngjit si llaf ne shqipen e shqipnitareve! smiley

Ne skemen e trunit tone, llafi "trend" ka ndez' pocin e nje llafi tjeter tashmo t'braktis' nga kolokualizma e dites: trand

'qyr ma poshte, n'mujsh:

TRAND kal.

  • 1. Tund, lëkund, shkund diçka me forcë që nga themelet. Tërmeti trandi dheun (tokën).

  • 2. fig. E trondit a e tremb shumë dikë; e shqetësoi shumë. Ia trandi zemrën (shpirtin). E trandi shumë.

P.S.

Eshte interesante se si llafi "trand" eshte braktis, por llafi "trondis" jo! 

 

 

E, jo gjithmone, Pjer, kriza dhe rreziku se mund te kape edhe vende te tjera ne EU, dmth qe parashikohet me pak kerkese per nafte dhe komoditete te tjera, cmimi i te cilave bie...ketej nga ne ky eshte problemi keto dy dite, duke qene qe Kanadaja eshte vendi i 7 per nga prodhimi dhe i dyti ne bote per nga rezervat e naftes. Kriza greke ka ndikuar ne zhvleresimin e dollarit kanadez (nga puna e naftes) ne krahasim me USD, megjithese prape eshte ne nivele te papara ne krahasim me ca vjet me pare dhe flitet se do t'a marre veten shpejt.

Megjithate ne afat te mesem, nafta eshte  mjet i mire per te siguruar mereqenje per vendet qe kane rezerva...

Dite lemshi sot. Web-site i Bloomberg nuk hapej (qe s'ka bere vaki ndonjehere.)  Me c'lexova dhe faqe te tjera te financave kane pasur probleme.  Sipas teorise se re, u cmenden makinat:

'Machines took over'

"This is an electronic market where bids can be cancelled at the flick of a button, and everyone cancelled at the same time," said Joe Saluzzi, of Themis Trading in New Jersey.

"We should be down big today, but not 1,000 points. This is an equity market structure issue, there's no major problem going on."

Computer trading is thought to have cranked up the losses, as programmes designed to sell stocks at a specified level came into action when the market started falling.

"I think the machines just took over," said Charlie Smith, chief investment officer at Fort Pitt Capital Group.

"There's not a lot of human interaction. We've known that automated trading can run away from you, and I think that's what we saw happen today."

Un për vehte, kam mbjellë 4 rrënjë domate dhe një rrjesht me patate në bahçe... s'i dihet boksit smiley

Ti po ti, ne bahcen e Farmville i ke mbjell smiley

E rendesishme eshte qe sot 1 eVro bo 1.25 dallar. Vafte 1 me 1 dhe kshu ja pafshin hajrin gjith ato biznese ne shqiperi qe i kane kredite ne evro..

 Nga kjo pikpamje, une bashkohem me popllin e pervujt grek. Ti cojne protestat gjer ne fund!

Nuk besoj se do e lene ne ate pike chene. 

E vetmja gje e mire qe vjen nga renia e euros eshte qe gjithe ato ndertues te paskrupullt qe i shesin pronat ne euro dhe te tera ato dyqane matrapazesh qe shesin rraqet e Evropes me euro do ngelin me gisht ne dore. Shpresoj te kete dispozita ligjore qe nuk lejojne ndryshimin e monedhes ne shqiperi sipas menderes se secilit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).