Një turist amerikan që ka vizituar Butrintin vetëm pak ditë më parë, është rrëzuar në skenën e tij dhe ka thyer dorën. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Maj, në skenën ku jepen shfaqje në teatrin e Parkut Kombëtar të Butrintit, afër Sarandës. Nga burime pranë këtij të fundit mësohet se shkaku i këtij aksidenti ka qenë pikërisht një dërrasë e kalbur që ka tradhtuar turistin. Pas aksidentit është dashur që në vendngjarje të shkojë një ambulancë, e cila e ka dërguar të lënduarin në spitalin rajonal të Sarandës. Sipas burimeve, ai ishte pjesë e një grupi turistësh amerikanë të organizuar, prej më shumë se 50 veta, të ardhur në Butrint nga Korfuzi. Skena prej druri e teatrit ka më shumë se tri vite pa u ndërruar. Kësisoj, dërrasat e saj janë kalbur dhe vijojnë të jenë aty, ndonëse ndërrimi i tyre nuk kërkon shumë fonde.

Mësohet se pas kësaj ngjarjeje turistët, pjesë e grupit ku bënte pjesë edhe i aksidentuari, janë shprehur shumë negativisht për turizmin shqiptar dhe kujdesin ndaj tij. Kjo vjen si pasojë e mosinvestimit në këtë park, edhe pse është një ndër pikat më të vizituara të vendit. Ngjarja e ndodhur në datën 1 Maj ka dëmtuar imazhin e vendit tonë pikërisht në prag të sezonit turistik të këtij viti. Kështu, në një nga zonat më të rëndësishme arkeologjike shënohet një aksident për shkak të mungesës së ndërhyrjeve restauruese në skenën e teatrit antik, skenë së cilës i janë kalbur dërrasat. Fondet nuk lëshohen edhe pse turistët kanë vërshuar aty.

Vitin e kaluar, Profesor Richard Hodges, drejtori shkencor i Fondacionit "Butrinti", në një konferencë në Pensilvani ka deklaruar se ky park është vizituar nga 80 mijë turistë. Nëse do të përllogariten të ardhurat e përfituara nga 80 mijë veta, meqenëse secili ka paguar një biletë prej 500 lekësh të reja për të hyrë në park, shuma e mbledhur do të ishte jo e vogël. Me sa duket, paratë nuk kanë shkuar për ndërhyrje në përmirësimin e parkut. E nuk ka qenë vetëm Hodges që ka folur për numër të madh vizitorësh nëpër Shqipëri. Statistika të tjera janë bërë publike nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Të gjitha thonë se në krahasim me vitet paraardhëse, numri i vizitorëve është rritur dhe shteti ka përfituar shuma të mëdha parash prej tyre.

Pyetja është, përse nuk investohen këto të ardhura për përmirësimin e pikave turistike, në mënyrë që të tërhiqen më shumë turistë, e këta që vijnë të mos ndahen të pakënaqur, në mënyrë që spotet publicitare nëpër televizione europiane e më gjerë të mos shoqërohen nga ana tjetër me antireklama prej atyre që i kanë vizituar dhe kanë pësuar edhe aksidente si ai që u tha më lart?!

22 Komente

Ky ishte fillimi i sezonit turistik ne Butrint. NJe turist me dore te thyer ne skenen e kalbur prej pese vjetesh.

Pese vjet skena apo tre, se shkrimi thote tre - thjesht per kuriozitet/saktesi.

Sigurisht qe eshte e pafalshme qe kushdo qe ka ne menaxhim parkun te neglizhoje masat e sigurise per turistet, madje duhet te hiqet nga puna. Nga ana tjeter... aksidentet quhen aksidente per nje arsye. P.sh. edhe ne Greqine qe kemi ne kufi ndodhin aksidente me turiste sa te duash, ja nje tragjike.

..ku greqia dhe ku shqiperia me turizmin,!!!!....me qe ra fjala kush beri investigim per thyerjen e dores, dhe kush u shqetsua per amerikanin, amerikani mund te kete rene vet. .smiley.. ne shqiperi eshte kopsht zoologjik,fatkeqsisht!!

C'do me thene ku Greqia e ku Shqiperia me turizmin? Do te thuash qe Greqise i falen aksidentet por Shqiperise jo?

Ke te drejte per punen e hetimi - por gaz-eta Shqiptare s'thote asgje, thjesht fut kunjat qe turistet e tjere paskan pas komente shume negative.

Ashtu bravo, dhe nje ideal me shume per grevistet, 

"Ndroni skenat e kalbura ose largohu"

 Korrupsion i gjalle, ose me mire vjedhje e paster!!

Nëse do të përllogariten të ardhurat e përfituara nga 80 mijë veta, meqenëse secili ka paguar një biletë prej 500 lekësh të reja për të hyrë në park, shuma e mbledhur do të ishte jo e vogël. 

Korrupsion dhe vjedhje prej kujt?

Gjembi. smiley

Nje pyetje kisha une per zotin Tare: sa jane fondet vjetore qe marrin administruesit?

 ata qe administrojne butrintin..

Dhe kete e marrim vesh nga...? Thote gje artikulli? Fatkeqsisht jo. Thjesht ben nje llogari aritmetike qe sa mund te jene te ardhurat dhe pse s'jane ri-investuar per mirembajtjen e parkut. Por ne s'e dime fare nese keto te ardhura jane derdhur ne arken e Shtetit dhe eshte faji i Ministrise qe s'i ka investuar, apo mbahen nga drejtuesit e parkut dhe ata jane pergjegjes, etj. etj.

duke qene se une jam marre shumeme butrintin ekam paksa te veshtire te shkruaj shume per cfare ndodh pasi duket sikur kam ndonje problem personal me administratoret e sotem.

fakti eshte qe keto 5 vite ne butrint nuk ka asnje investim konkret per permiresim te infrastuktures apo dicka tjeter.  te ardhurat jane rritur shume ne krahasim me 2000 - 2005.  problemi eshte se nuk ka asnje investim dhe ligji i butrintit ne hartimin e te cilit kam qene edhe une i perfshire ne kohen e krijim te parkut e shpreh qarte se te ardhurat 100% qendrojne ne butrint per investime.

 

eshte nje fakt i njohur se ka nje humbje" shume te madhe te biletave. nje bilete kushton 500 lek.  numri i vizitoreve qe deklaron porti me ato qe deklaron butrinti jane shume te ndryshem.  nuk ka asnje kontroll administrativ mbi te ardhurat.  ka shume denoncime nga grupe turistike se nuk pajisen me bileta dhe deri me tani nuk ka ndodhur asgje. 

eshte nje mori e madhe problemesh qe fatkeqesisht nuk i adreson njeri.  puna e skenes se teatrit eshte skandal pasi kushton shume pak te besh nje skene te re. skena qe u shemb ne fakt ishte vendosur ne 2005 per javen e teatrit dhe nuk eshte nderruar qe atehere.

 

Muzeumi i cili ka nje koleksion te pasur statujash nuk ka asnje pergjegjes dhe ruhet nga nje roje private qe merr 200 mije lek ne muaj.

 

nuk dua tju lodh shume me listen e problemeve por ka shume dhe ajo qe u ndertua me mund dhe sakrifica tashme ka mbetur ne vend

Nuk ka mbetur ne vend, por eshte shembur.

Gjate viteve 2000- 2005 nuk ka pase mundesi te shembet sepse nuk ka pasur turiste, sot  me rritjen e madhe te numerit te turisteve shembet.

Shembja nuk vjen nga pakujdesia, keto vende antike jane te mbushura me mistere, ku i dihet pse eshte shembur.

 ..E dini hakmarrjen e Dea-s ?Profecia  vertetohet !

 "..... Pyetja është, përse nuk investohen këto të ardhura për përmirësimin e pikave turistike, në mënyrë që të tërhiqen më shumë turistë, e këta që vijnë të mos ndahen të pakënaqur,..."

 

Kjo pyetje duhet ti behet drejtpersedrejti kryeministrit shqiptar Sali Protopapes dhe ministrit te Kultures.

Edhe njehere u demostrua qe obeziteti eshte nje plage e rende e shoqerise amerikane smiley

 

 

 une paguajta 7 000 leke te vjetra para nje muaji..butrinti eshte nen uje eshte e llogjikshme qe cdo 2 3 vjete duhen nderruar.

 drrasat e skenes 

E kujt i plasi?!

sigurisht qe duhen bere investime jo vetem per mirembajtjen e Butrintit por te te gjitha siteve arkeologjike. fakti i renies se nje derrase me duket pak e ekzagjeruar. aksidente te tilla ndodhin ne te gjithe boten, madje edhe shume me keq. kjo fjala "shembje e skenes" te jep pershtypjen sikur i gjithe teatri eshte ne kaos. ne fakt gazetaret apo ata qe fshihen mbrapa gazetareve e kane zakon ti zmadhojne gjerat per te bere buje por nuk e kuptojne se sa ja ulin vlerat shqiperise. ajo qe me ben pershtypje nga ky artikull eshte vreri qe nxirret per te gjithe njerezit qe punojne ne Butrint dhe ne fakt nuk eshte artikulli i pare, por me sa duket eshte bere refren per Zotin Tare. se kuptoj pse nuk i ktheni o njerez syte nga sitet e tjera qe jane lene ne meshire te fatit por pikerisht merrni shembull butrintin per ta sulmuar qe ne fakt ne UNESCO eshte nje nga shembujt me te mire te administrimit. Nuk e kuptoni qe sa me shume te shkruani artikuj kunder Butrintit aq me figure qesharake beni ju gazetare ne vecanti dhe te gjithe ne si shqiptare ne pergjithesi? kujtoni se nuk e kuptojne ne UNESCO qe keta qe shkruajne jane ca pseudogazetare ku nga mbrapa fshihen njerez te felliqur qe shikojne vetem interesat personale?

 

Ariola/i

 

meqenese me permende emrin po te kthej pergjigjie.

 

Butrinti eshte ne nje gjendje mjaft deshperuese dhe kush ka sy e shikon mjaft mire.  qe nga shkaterrimet qe po i ben rruga, deri tek shkaterrimi i Gurores Antike. Pyete ate zoterine qe te ka vene te shkruash se cfare eshte bere ne butrint prej 5 vitesh?  cfare investimi?  me thuaj nje investim dhe une terhiqem dhe te kerkoj falje publikisht. me thuaj sa peme jane mbjelle?  a e di ti qi fondi prej 1 milion usd i GEF i fituar nga Banka Boterore ne 2004 ne shtator mbyllet pasi ne butrint nuk ka kapacitete?

cili eshte projekti i ri i bere ne butrint keto vite?  cfare shkolle e re verore eshte e re ne keto 5 vite?  sa peme jane mbjelle keto vite?  dhe ajo me e trishtueshmja  sa para 'humbin"  rruges?  pyete po nuk besoj te te japin pergjigjie

Nuk po e them per tu shfajesuar por ju siguroj qe nuk me ka vene askush te shkruaj. Nese ju ndiqni kete rruge (spekulim) nuk do te thote qe e bejne te gjithe kete gje. po shpreh mendimin tim ashtu si i shoh gjerat. si arkeologe qe jam mendoj se sitet e tjera jane ne nje gjendje shume me deshperuese dhe askush nuk e ngre zerin. une nuk hyj ne llogarite e xhepave te parkut pasi ka nje qeveri qe punon per kete gje dhe nuk eshte as detyra ime e as e askujt qe nuk ka pergjegjesi per kete gje. nese me te vertete ato para vidhen do te thote qe  "peshku eshte qelbur nga koka" (me falni per shprehjen pak vulgare) dhe ne nuk behemi kurre si shqiptare (gje qe me force nuk dua ta besoj). Nga ana arkeologjike po flas qe butrinti eshte siti me i mbajtur ne shqiperi. sigurisht qe ka konservime pa fund nese interesoheni pak me mire. germimet kane kohe qe jane mbyllur dhe organizohet gjithashtu nje shkolle verore ne fushen e Vrines dhe nje tjeter nga UTICA college. mund ti gjeni ne internet gjithashtu keto.  A e pyesni veten zoti Tare se cfare ndodh me Apollonine, Bylisin, Lezhen, Dimalin, Amantian etj etj.. qe jane perla po aq sa Butrinti? Asgje. Nga keto site kthejini syte si ju, si te gjithe ne. Po na ikin nga duart pasuri kulturore te mrekullueshme. Butrinti eshte siti qe ne mburremi pasi ka patur nje manaxhim sh te sukseshem ne krahasim me te gjitha parqet e tjera qe para kohes tuaj, ne kohen tuaj e me pas. sot eshte e vertete qe ka nevoje per kujdesje ashtu si cdo gje tjeter por me vjen keq kur mendoj qe sitet e tjera arkeologjike jane harruar fare dhe ju vazhdoni te ngulmoni ne Butrint.

me falni

 

une bera disa pyetje konkrete. a mundet te me jepni pergjigjie konkrete?

 

faleminderit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).