"Mbeturinat e së kaluarës të mpleksura me presion borgjezo-revizionist kanë ndikuar tek ju shokë që punoni në NB Maliq (sektori Bregas) dhe si rezultat ju latë punën dhe filluat të luani bixhoz."

 

 

 

Fletë - Rrufe

Kiço Avushka, Lagjia Nr 5

Skënder Furxhi, Lagjia Nr 6


Vazhdimisht Partia e shoku Enver kanë theksuar që loja e bixhozit është një fenomen negativ dhe i huaj për shoqërinë socialiste.

Ky fenomen nuk ka asnjë bazë sociale e politike në vendin tonë.

Po mbeturinat e së kaluarës të mpleksura me presion borgjezo-revizionist kanë ndikuar tek ju shokë që punoni në NB Maliq (sektori Bregas) dhe si rezultat ju latë punën dhe filluat të luani bixhoz.

Veprimet tuaja "tërhoqën" dhe të rinj të tjerë të cilët ju shihnin dhe nuk [...] për veprimet tuaja. Si i vlerësoni ju këto veprime? A e dini se ku ju çon kjo rrugë e filluar? Pse Organizata e Rinisë nuk i shikon këto fenomene por ju le të hyni në këtë rrugë të keqe. Po Brigada dhe brigadieri çfarë pune bën? Vallë vetëm anën teknike shikon ai, apo duhet te merret dhe me punën politiko edukative?

Ju bëjmë thirrje që të ndryshoni rrugë, t'i vini shkelmin edhe disa sjelljeve të tjera [...] që vihen re tek disa të rinj që punojnë nga qyteti i Korçës me ne në Maliq.

Grupi i kontrollit shoqëror i Rinisë

 

Marrë nga miqesia.dk

Foto nga Bjørn Andersen (1976)

38 Komente

Ju bëjmë thirrje që të ndryshoni rrugë, t'i vini shkelmin edhe disa sjelljeve të tjera [...] që vihen re tek disa të rinj që punojnë nga qyteti i Korçës me ne në Maliq.

 

Perndryshe ju pret hetuesia, burgu e internimi!

Ne kete fryme ja dhe nje dokument tjeter:

 

 

SHOKË DHE SHOQE KËSHILLTARE!

Duke qenë se shumica e Këshilltarve janë prezent, në emër të grupit Këshilltarve mëe të moshuar, mbledhjen e deklaroj te hapur.

Për mua është një nder shumë i madh që më jepet përseri të hapë mbledhjen e parë të këshillit popullor me anëtaret e rizgjedhur të kësaj legjislature.

Që të gjithë jemi shumë të gëzuar mbasi zgjedhjet e 20 Prillit u karakterizuan nga një unitet i plotë i popullit të lagjes sonë rreth Partisë me në krye shokun Enver dhe kjo u vërtetua edhe nga se banorët e lagjes në zgjedhje morën pjesë 100% të votuesve dhe votuan 100% për kandidatët e Frontit Demokratik.

Gjatë kësaj fushate, për nder të zgjedhjevet të këshilltarëve popullorë dhe të gjykatave popullore, organizatat e Frontit në blloqe nen udhëheqjen e organizatave bazë të Partisë kanë bërë një punë të gjithanshme për realizimin e detyrave të Kongresit të 7-të, të Pleniumeve të fundit dhe fjalimeve shumë të rëndësishme të shokut Enver Hoxha në Shkodër me rastin e vizitave të bëra në rrethet e prekura më shumë nga tërmeti në vitin e kaluar ku i gjithë populli u ngrit në këmbë me Partinë në ballë, i zhduku pasojat shkatërruese të këtij tërmeti duke e ndërtuar gjithçka të re dhe në një kohë shpejtësie rekord, që në asnjë vend të botës nuk mund të kryej.

Këto zgjidhje do të shërbejnë akoma më tepër për forcimin e diktaturës së proletariatit dhe demokratizimin e mëtejshëm të organeve të Pushtetit për t'i shërbyer akoma ma tepër atdheut tonë socialist duke e farkëtuar parullën dhe porosinë e Partisë dhe të shokut Enver që vendi i jonë të jetë gjithmonë shkëmb graniti, kala e pamposhtur dhe dritë përçuese e Marksizëm-Leninizmit në botë.

Para nesh si përfaqësues të vërtetë të popullit dalin detyra shume të mëdha. Për realizimin në kohë të detyrave të organeve të pushtetit kërkohet në radhë të parë shembull personal i çdo këshilltari dhe nën këtë shembull të bëhet mobilizimi i masave. Edhe gjatë këtij legjislacioni porosia e shokut Enver Hoxha me letrën e datës 21 Janar 1980 "Mbi udhëheqjen e organeve dhe organizatave të Partise në Këshillat Popullore" drejtuar forumeve të larta të Partisë dhe të Pushtetit në rrethe, do të jetë nje busull orientuese per të gjithë ne, për të çuar akoma më tej detyren e lartë dhe të shenjtë të Këshilltarit për të qenë kurdoherë shërbetor i popullit dhe shërbenjës besnik dhe i pa lodhur i tij.

Me këtë rast unë jam i bindur se shpreh edhe mendimin tuaj, ne i premtojmë Partisë tonë të dashur dhe shokut Enver që do të vëmë të gjitha forcat dhe nuk do të kursejmë kurrgjë, për të zbatuar me nder detyrat e larta që na ngarkon populli, në menyrë që ne ti shërbejmë më mirë popullit dhe të jemi gjithmonë gati ushtarë në çdo moment që të na kërkojë atdheu.

Rroftë Partia heroike e Punës së Shqiperisë
Rroftë Komiteti Qendror me shokun Enver Hoxha në krye
udhëheqës shumë i dashur dhe i shtrenjtë i popullit tonë. Rroftë atdheu i ynë socialist.

Ndodhet në Arkivin e Tiranës, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Lagjes nr. 7 dosja 36, fletët 18-19, viti 1980

U shkaperdyem ekstremesh.  

Nga kjo me lart, ne moton "nga nje kazino per cdo 10.5 banore."

Ehhh, medet ... 

 

E ka ndonje peshk foto te ndonje fleterrufeje qeter? Keto vertet qe jane gjera te rralla, gallate e gjalle. smiley

 

Ose nqs se s'keni foto beni komente krahasuese si ai i Mondes me lart, duke permendur te tashmen sa here qe nje artikull flet per te shkuaren komuniste. (se mos inatosesh prap moj smiley )

Xhib ne se ke mundesi . Te lutem .  A mund te me tregosh se ku ndodhet ky vend i afishimit te fletrrufeve ?

Me kujtohet shprehja qe theksonte

" Kudo dhe ne cdo vend , kushdo mund te shkruaje me germa te medha , cfare mendon ai per punen dhe per njerzit "...po vend kaq ekzotik poshte mureve te kalase nuk kam hasur .

Edhe njehere po pate mundesi me me ftillu.

...mbrapa kima repuplikes  ose tek comet, aty ka qene nje muri i larte, me djathtas ka qene nje dere e vogel ku dilshin nga kinemoja, mund ta kem gabim

!!

kjo qeka flame (nqs nuk eshte e montume)

te 10sha wall-in e facebookut smiley

Urdhero xhib.  Brigadieri/rja me e avashte, qeka revoltuar disi duke e grisur emrin ne nje fare menyre.

 

shumë e bukur, kjo. smiley

Me kujtohet nje flet rrufe qe i vune shkodranet Koles

O Kole o kok matare

pse s'ke dale ne pune vullnetare

Me kujtohet edhe pergjigja e Koles

Kam ndru qendren e punes

o me rrofshi trapin e sumes.

Me kujtohet edhe nje fleterrufe ruajtes dhe heqes  flet rrufesh naten , me emrin rastesor Myrdar , qe ja rimonte ai qe e denoncoi me nje vegel te turpshme smiley

Po e lepoezine per nje rast tjeter .

Atë imazhin ma shpjegon dot njeri? C'eshte ajo si tip monedhe me vijëzim nga dora e atij xhaxhkës?

si karrem duket.

 monedhe 1 lekeshe

po luan bixhoz

Eshte trajektorja e monedhes me te cilen luhej kok-a-pil.

Duke gjykuar nga flete-rrufeja, Kico dhe Skeneri kan hudh vetem pila per nje kohe te gjate .

Si monedha qe ka dy ane, edhe flete-rrufeja ka kundershtine e vet, pa te cilen kjo shpikje Maoiste nuk do te kishte kuptim te plote.

Dmth kemi Flete-rrufe, dhe Antin e saj ose te kunderten, Fleten e nderit.

Keshtu qe, eshte me e llogjikshme qe ata me komente krahasuese te shpreblehen me nga nje Flete nderi, megjithese nuk mendoj se e kane per here te pare.

  

Jéee! E paskam pas harru fjalen "flet-rrufe". A u shkrunte bashk apo ndamas ? Sa koncept i çuditshem...

Sa patetike!

Po tabelen e nderit kush e ma men? smiley

sa po me pelqeka ajo e para per ata bixhozcinjte smiley

 Nga ajo kohe (bixhozi) kane ngelur nja dy shprehje t'famshme:

1. T'bome! 

2. Mos fol n'dore!

3. T'a shofi zari! 

smiley

p.s.

Per arsye t'pashpjegume (k'naqshem), Partia toleronte bixhozin me vize dhe ate me zara. Toleronte edhe bastet. 

Por i binte krese bixhozit me letra! smiley

 

Mrroko,"m´hudh i dor boshe"

 hahahaha!

Turbullt m'vje! smiley

Ke poligoni i KS Tirones (anash, qe kishte edhe shkalle) 

Pse  u hudhte dora boshe? 

Nuk e di aty por ne Ali Dem,Ner hunderri mrena tre diteve pre "dores boshe" mblodhi 7 pale kepuce poroze te bome me porosi tek rruga durresit,vetem i pale i bone se e kishte komen 46. smiley

Emo,mos me thuj qe kane qene dhe kepucet e tuja aty smiley

Emo, tashti qe po lexoj Bradin, po filloj me kuptu i cik ate muhabetin e "cunave" te periferise se Tirones te asaj kohe.... smiley

 

Keshtu eshte kur nuk rri me Tironca,i kupto muhabetet i cik nga i cik.

Mrroklle mos ja fut kot noshti! "Mos fol m'dore" ka qene kur lujshe me te dredhme (per onjorontet "me te dredhme" ishte kur lujshe me pare (monedha) qe i hudhshe per koke a pile) ose me kupaca. Nejse se noshti e pashe ti m'rregull qeke se ti e paske per bixhozin ne pgjs dhe jo per ate me letra.

Shprehje tjeter qe ja nxite jeten bixhozçive serioze, ka qene "Hape nji!"

Bixhozi me zara ishte mo i veshtire per tu kontrollu se zari mçifet kollaj. Kurse 52 letra s'ke ku i ço, po te te avitej i plotfuqishmi lagjes. Pranej i vetmi bixhoz me letra qe praktikohej ne publik ishte pllakatoni.

Atehere parja e bixhozçive dallohej prihere se qe mos dukeshin qe lunin me leke, paret i bojshin pale/pale ene i majshin midis gishtave. (Sot ka nderru vetem forma, se "skorpionsat" sot i bojne paret tub)

O brado, ky Neri qe thu ti mos ishte gjo Ner Gjoka qe e kishte shpine te pallati njit me fushen?

O Liso ai eshte mor ai.

Brad, kti i them detaj un:

Atehere parja e bixhozçive dallohej prihere se qe mos dukeshin qe lunin me leke, paret i bojshin pale/pale ene i majshin midis gishtave.

Esnof je! Njohuri te thella, njofje konkrete shkencore t'rralitetit!

Me vrave me ket, Lizandro.

Per arsye t'pashpjegume (k'naqshem), Partia toleronte bixhozin me vize dhe ate me zara. Toleronte edhe bastet. 

O Mroklle, jo me burre se po te kapshin tu lujt katra-pese a katra-dhjete, te coshin ne rajon dhe te dhitshin ne dru. Te stadiumi lodrave me dore, u bote vize e modhe. Erdhi nji dite policia vesh si ushtar, ne kapi gjith cunat e lagjes e tjere jo te lagjes qe kishin ardh me lujt ne me pa. Kapen dhe Torin ate dite...

Masanej sikur ra bati, filloi tu u lujt zar i thate nkuti tavlle.

 

 Ke Tor mer xhaxh? smiley

 

Toren. Te lagjia i thoshin Tori. 

 Ne mos gaboj, nje tabele per Flet-Rrufete ishte ne qender, aty ku shiten abonete, perball autobuzave te Insitutit, Vores. 

vari jepit

dorxhiar edhe ksj here

mfal dy dy shesh

Lizandro, u ktheva ktu vetem per te t'thon ket. Ajo puna e pareve te palosme midis gishtave ka qen nji "insider joke", ne nje rreth shume te ngushte, kupto, ku humori ka tjeter trade mark, e ke parasysh cer them, ene kur e pashe prej teje, mu bo se me teleportun e me cun ne Ali Dem edhe i her.

S'e di robi ka i vje.

Ne tavell do te kisha gri. burgun marrs te garantume. Me te treja lojet (ene qylin domethon). E them ne te shkumen, se u bo koh pa kap zar me dor. turqeta.

Mir o mir ja dhe Flete Rrufeve ju vute qipin, po ama ishin ato flete rrufe qe e cuan Shqiperine nga "britaniket: O Zot, paskemi ardhur në Mesjetë! tek fabrikat e kombinatet, mbase jo te zhvillimit te fund shekullit te XX po diku andej nga mesi i shekullit, tek uje e elektrik per te gjithe, tek arsimim per te gjithe. nga sofrat  tek tavolinat dhe kariget.

Dhe tani qe talleni me fletfrufete kemi vajtur prape ne Mesjete.

" Mbi 100 mijë fëmijë kërkojnë ndihmë" ( vec tangerlikun e kemi te kohes moderne)

 

Prape e hoqe bre bithe e Sales??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).