Mjaftojnë vetëm 5 minuta në një dhomë me një femër të bukur për të shkaktuar stresin tek meshkujt.

 

Këtë e bën të ditur një studim i kërkuesve në Universitetin e Valencias. Ata kanë testuar 84 meshkuj duke u kërkuar atyre të qëndrojnë në një dhomë me një femër dhe një mashkull tjetër ku duhej të zgjidhinin një Sudok.

Gjatë kësaj kohe është monitoruar niveli i kortizolit, hormoni i lidhur ngushtë me stresin. Fillimisht niveli nuk ka pësuar ndryshime, por në momentin që mashkulli ka ngelur vetëm me femrën, sasia e kortizolit është rritur ndjeshëm. 
 

Top Channel / Telegraph

44 Komente

Femra e bukur te demton pak portofolin,por nga eksperienca  ne lesh te shkoje portofoli bashke me patenten qe ndodhet ne portofol,ja vlen.

Po sudokun e zgjidhen?

Duhet te jesh e bukur qe te mos behesh merak per sudokun.

Une behem merak per sudokun smiley

"Une" Clidhje ka kjo me ty,une e kisha per tjeter gje.

e si nxirret stresi ne keshtu rastet e xhib?

medet thuj, ene paguhen keta kodosh kerkues..

pranej kam qene kaq i stresum ket dekaden e fundit une

Chene, it's all about kutia man, si stresi si nxjerrja e tij aty e kane fillimin, ashtu si vete jeta.

Ose me terapi alternative, dmth duke shkuar me ndonje femer te shemtuar dhe duke mos luajtur sudokshe po vetem 5 deri 15 katsh dhe loje grevash urie per qedhime demokracie.

Ose, duke i vene kllufin e jastekut n'koke femres se bukur, qe te menjanosh efektet e stresit. Te pakten 5 minutat e para. Dmth vetem 5 minuta, si ishte ajo kenga.

Nejse, keto studimet nuk eshte se jane nonsense, po menyra si e percjell telegrafi lajmin duke e qitur efektin nga proporcioni, tip bukuria e femres te ben dem per shendetin, jane padyshim funny. Tjeter gje nese do kishin matur p.sh. jo vetem stresin qe perftohet 5 inutshin e pare po dhe ate qe clirohet 5 inutshin e fundit, gjithmone duke faktorizuar efektin "bukuri", atehere po qe do ishte me serioz. Si dhe sic thote Irisi, te kishin qitur dhe rezultatin e sudokut, se te qenit me nje femer te bukur pa zgjidhur sudokun eshte pa kuptim. S'ka mashkull qe do shkonte me femra te bukura pa opsion sudoku.

Te gjithe hetero ishin keta? Perderisa 10% e popullsise mashkullore eshte homoseksuale, i bie qe 8 veta te ishin te tille. Dhe n.q.se kishte meshkuj gay a pati ndonje efekt tek ata femra e bukur? 

Nuk besoj se u eshte rritur stresi gjithsesi smiley

Elementi esencial i konkluzionit te studimit eshte lene jashte ne permbledhjen e xhibit: vetem ne qofte se e ndjen veten inferior ndaj femrave te bukura (mendon se ato jane me lart nga ty), ato te rrisin nivelin e kortizolit (hormonit te stresit). Ne se nuk e ke ate kompleksitet, femrat e bukura s'te bejne dem hic!

Meqe ra fjala tek sudoku, kur marr subway-n, marr nje sudok nga ata veshtiret per te zgjidhur, e as e TM kush hyn e kush del ne vagon. Bile, ndonjehere, harroj ku kam per te zbrit  smiley

Femra e bukur eshte kapitalistesmiley Si thote "Saatchi & Thaqi": if she pretty she spends money. Kshu qe ne gjuetaret, ne peshkataret duhet me me qene vigjilente. Nen shenjester te gjitha femrat e bukra, se s'ka kuptim ekonomi tregu po ene femra te shemtuta..duhet te jene te gjitha 'krize' (si thoshte Ismaili per nje personazh te tij)

Permetari, permbledhja eshte e Top Channel, jo e imja. Mgjths artiklli i Telegrafit, dhe ky artiklli i Daily Mail qe ka pak me shume info, nuk thone tamam ate qe thua ti, po qe stresi rritet me shume tek meshkujt qe kujtojne se femrat jane jashte zones se grepit (plus filispanjes) se tyre. Dhe kjo eshte e pritshme, se stresi rritet pik se pari nga anticipation (pritshmeri shqip?), sic mund te rritet dhe nga aktivitete argetuese, fjala vjen pak momente para se te besh nje xhiro tek ato trenat e shpejtesise (Ki parasysh qe nuk rekomandohet te besh me shume se xhiro me ndonje femer te bukur tek ato trenat, se ka rrezik pushim zemre nga stresi ... ose nga c'qitja e atyre hekurave qe te mbajne lidhur). 

 

kur marr subway-n, marr nje sudok nga ata veshtiret per te zgjidhur, e as e TM kush hyn e kush del ne vagon.

E ke taktike te gabuar. Here tjeter provo kete: Merr ca gjethe peme, hapi kembet, dhe fillo grisi gjethet nje nga nje. Ke per te pare qe do te te afrohen shume femra me indjetro, te cilat do jene gati per te bere seks me ty.

P.S. Ben vaki dhe s'funksionon ne tren kjo metode, po ama eshte e sigurt qe ka funksionuar ne pyll, te pakten per disa majmune.

E ke taktike te gabuar. 

Nuk eshte ceshtje taktike - me ke keqkuptuar. Doja te thosha qe nuk kam ndonje kompleks inferioriteti ndaj te bukures ne pergjithesi, dhe femres ne vecanti. Perkundrazi.  smiley

Doja te thosha qe nuk kam ndonje kompleks inferioriteti ndaj te bukures ne pergjithesi, dhe femres ne vecanti. Perkundrazi.  smiley

Ore mire qe s'ke, po e kam fjalen qe artiklli e kishte fjalen gjetke, jo tek kompleksi i inferioritetit si burim stresi, po tek kutia ... dmth pritshmeria per ta hapur, gje e cila krijon nje fare stresi, i cili eshte sipas artikllit ne raport te drejte me bukurine. lol

Megjithese nderlidhja e seksit me stresin eshte e lloj-llojshme, ndonjehere e cudtishme, sidomos po ti pasqyrosh lajmet si keto gazetat, duke i rene pak shkurt. P.sh. nese kerkon artiklla me fjalet "sex" dhe "stress" jam i sigurt qe do gjesh plot te tille qe thone se seksi ul stresin. Por, pervec atyre dhe ndonje si ky i sotshmi qe thote se pritshmeria per seks ngre stresin, do gjesh dhe te tille qe thone se stresi disa here rrit deshiren per seks, te tjere qe thone se qe stresi i madh eshte shkak per mungese seksi tek ciftet, dhe gjera te tilla qe ndonjehere duken si kontradikta, apo si humor. Plus qe do gjesh dhe artiklla qe thone se humori gjithashtu moderon dukshem stresin. Por mbase do gjesh dhe ndonje studim krahasimor qe shqyrton se kush moderon me shume stresin, seksi, humori, barsaletat me seks, apo seksi duke qeshur.

Tek e fundit, nuk ka pse te mos trajtohet dhe ky artikell peshk-bejterisht.

P.sh.

shtrire mbi krevat
greva e urise
bukuria jote moj Diana
stresin m'gudulis

bluza kuqe veshur
shqiponja mbi sise
mjaft me rrite stresin Diana
n'sy te Partise

ne cadra grevojme
presion qeverise
sudoku do zgjidhur o Diana
per hir te kutise

Mua nuk me rritet ajo gjeja e stresit.

Dihen pak a shume keto efektet. Kush nuk do te ndihej i intimiduar nga nje femer e bukur ne dhome. E rendesishme eshte mos ta mbaje te ngritur gjithe kohes nivelin e kortizolit se te keput fare ndhe jep mjaft crregullime ne metabolizem, crregullime ne mjaft sisteme te organizmit, pa hyre ne hollesi.

Ndersa rritje te vogla te kortisolit kane efekte te mira si nje rritje te menjehershme te energjise, per arsye mbijetese. Ul ndjeshmerine ndaj dhimbjes etj.

Ps. E bukra eshte se femnat albaneze bejne c'eshte e mundur per te ta rrit kortisolin, por asgje per te ta ul ate.

 

Fillimisht niveli nuk ka pësuar ndryshime, por në momentin që mashkulli ka ngelur vetëm me femrën, sasia e kortizolit është rritur ndjeshëm.

po tamam, trapat ndihen mire kur kane afer njeri tjetrin smiley

kur njelin vetem, sidmos me femren perballe, le moo pastaj po qe dhe e bukur, kuptojne se jane thjesht koqe kanari smiley

 

nji moment vujtjeje te omel eshte sakrrifica rushdie, per momente te tera triumfalizmi me vone..

 

 Po tani normal qe i ka hypur stresi. I kane futur ne dhome me nje femer te bukur dhe u kane thene: "Luj Sudoku e mos zgurdullo syte". 

Te shkretet ju, jini rrethuar me femra te bukura e vetem stres kini. Ndaj dhe gjendja ne Shqiperi eshte e pazgjidhur si sudoku! 

Una vdes per sudoku, kshu qe kushedi sa do ishte stresu gruja huj po te kishte ngel vetem me mu. Do kishte menu :

"U bo ky me ket ftyre mos me ma var mu?!"

O Solo, tani e kuptova una pse dole ashtu ne foto ti ate note. hahahahaha

ma dergo ate foton, mos e mbaj vetem per vete smiley

Ja sa te mblidhem ne shpi se ky M.. compi ne pune nuk e hap ate karten ngaqe o 16 G.

Do te te nis ene foton e asaj interistes qe t'ja çosh. Kullot gjo knej ajo apo ta shaj rehat una?  Tongue

shaje, po une do detyrohem ta mbroj, si kavaljer qe jom, qe te arrij synimet e mia te erreta. Do me duhet te mohoj dhe juven smiley

Pranej e le shokun ne balte ti kur ju turren me i vone ne qafe shallin e interit!

"Jazek te qofte!" e thonme me tonin e Kapedanit ndaj shoferit te taksise!

Kam nje problem shume te madh me keto studimet, se duket sikur vene ne jete vetem "situata klishe". Psh, pse s'kane studiuar stresin e nje femre qe po zgjidh Sudokun e nivelit te larte ne prani te nje mashkulli te bukur (pa permendur bukurine femres ne kete rast).

Per te mos folur pastaj per stresin e femres se bukur qe po zgjidh Sudokun e nivelit te larte ne prani te nje mashkulli te shemtuar, apo edhe ne prani te nje mashkulli te bukur.

Epo te diskriminohesh edhe me Sudok smiley !

Psh, pse s'kane studiuar stresin e nje femre qe po zgjidh Sudokun e nivelit te larte

Problemi me kete pyetje eshte se supozimi nuk eshte realistik fare smiley  

Excuse me!

Ka dhe perjashtime, of course. Une po flisja per trendin e pergjithshem. smiley

Si te beni ymer ju imzot nga Permeti! Dihet boterisht qe ne femrat e kemi trurin sa te pules, edhe me te vogel madje.

Haha, po jo mi jo; e ka fjalen qe per ne nuk vlen ajo gje se jena "multitasking" e s'ndikon prania e mashkullit, bile dhe ndonje stimulues tjeter te fusin, s'duam t'ia dime ne.  smiley

Fin, nuk eshte Sudoku qe mat se sa te madh a te vogel e kane trurin femrat - une merrem me keto pune te matjes se intelligjences, trust me on this. 

Po pra, s'eshte stres...eshte kenaqesi smiley

Iris, keta s'e kane hallin sa te thjeshte apo te veshtire e ka njeriu te zgjidhe Sudokun, e kane hallin tek stresi i prioritetit ne nje situate me me shume se nje stimul.

 smiley Une ne fakt dhashe pikepamjen time realistike per fjaline qe kishte shkeputur Permetari. 

p.s: une njoh shume femra qe zgjidhin sudoku po çuditerisht meshkujt do kene me te zhvilluara ndjesi te tjera, se s'ka mundesi qe s'i vene asnjehere re keto, rrjedhimisht i quajne specie e rralle. smiley

une njoh shume femra qe zgjidhin sudoku po çuditerisht meshkujt do kene me te zhvilluara ndjesi te tjera, se s'ka mundesi qe s'i vene asnjehere re keto



Really? Mbase ka femra te tilla, e pranoj, por ndoshta e bejne ne ndonje dhome te mbyllur, jo publikisht. Se qe thuaj ti Iris, treni eshte vend klasik per te bere sudokun dhe sa here marre metrone ketu ne NY, ve re qe femrat qe zgjidhin Sudokun jane vertet specie e rralle. Por ndoshta e kam gabim ta pergjithesoj kete. Pervoja  edhe te genjen nganjehere... What can I say? 

Une per vete lexoj ne metro. Sudoku me terhoqi kur doli. Pastaj e pashe si funksiononte dhe humba interesin. "La donna è mobile" kendon aria e njohur, apo "Gruaja eshte mobile, a po din?!" siç ma pat perkthyer dikur nje kosovar teksa mundohej njeherazi te zgjidhte sudokun e te flërtonte dygjuhshem...

Pikerisht, kete doja te thoja dhe une: nuk eshte e thene qe cfare e terheq mashkullin, intelektualisht e kam llafin, duhet ta terheqe dhe femren. Multiple intelligence theory? Truri i femres nuk eshte njesoj me ate te mashkullit - kjo s'do te thote se meshkujt jane me "inteligjente" (kjo varet si e perkufizon njeri inteligjencen) - thjesht jane te ndryshem.  Une kam ngel akoma tek Sudoku..., ti  muve on. I say: Good for you!

Ja pra qe krisma nuk ka patur...

Femra e bukur dëmton shëndetin?

 

demton shendetin?!    ja fusin kot keta kerkuesit e universitetit te Valencias.   pikerisht e kunderta.

nese nje mashkull,  midis sudokut  apo nje femre te bukur,  terhiqet  pikerisht nga kjo e fundit,  atehere  ai eshte ne rregull,  pra i shendetshem!!  smiley

O Fino, ku o AJO femra qe zgjidh Sudoku, qe t'ja prezantojme B. Bardot se ajo merret me ruajtjen e specieve te rralla.

Tani po iki me vrap sa pa honger nai çoke ballit nga Moza.

Ja pse meshkujt e majte kane me sukses me femrat se meshkujt e djathte smiley ...

Joooo mi s'ka lidhje. Une nuk kom sukses se jom i zone.

Solo, je i shame nga internacionalja kamuniste po nuk bone nje batute seksiste pri inotit te Finit

smiley hahahaha Lizander! Luaj me rendshem dhe mos perdor argumente spekulative me mua (ketu: ajo koka qe nxjerr gjuhen)

puna femnes osh si krymi, kshu ka thon dhe bab myslymi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).