Grekët do ta shtrëngojnë shumë rripin. Deri në 2013, regjimi i Athinës duhet t’i zvogelojë shpenzimet me rreth 30 Mrd. Euro. Kjo është pjesë e kompromisit të bërë midis Greqisë, IWF, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane (ECB). Jo vetëm kaq: deri në fund të 2014 greqia duhet ta ulë deficitin nga 13,6 deri në më pak se 3% të prodhimit bruto. Punonjësit e administratës shtetërore do të paguhen 8% me pak. Në vend të lekëve për Krishtlindje dhe të rrogës së 14të, të gjithë ata që fitojnë 3000 Euro bruto do të perfitojnë 500 Euro për Krishtlindje, 250 për Pashkët dhe 250 Euro për lejen. Do të ketë rritje të taksës së vlerës së shtuar në 2 % duke e rritur atë nga 21 në 23%. Do rriten gjithashtu taksat për mallrat e luksit, si jahtet. Do rriten deri në 10% taksat për duhanin, alkolin, naften dhe benzinën - kjo është rritja e tretë brenda vitit për këto produkte.

„Qëllimi final është shpëtimi i atdheut, - tha Papandreu. „Për këtë arsye na u desh të pranonim këtë kurs të ashpër kursimi.“

Bëhet e ditur se Greqisë do i jepet një kredit prej rreth 120 miliarde Euro për 3 vjet. Vetëm këtë vit Greqisë do i jepen 30 miliardë Euro prej vendeve evropiane dhe15 miliardë nga IWF. (Përshtatur nga NZZ)

2 Komente

 "Don't you just love the Greek Anarchists and trades unionists? "We demand help or we'll burn the place down""OK, Here's $25,000,000,000 to keep you going""Down with Capitalist pigs. We demand more help and the right to burn YOUR place down as well" Seems logical?!"

Komenti qe sapo mora nga nje miku im. Meqe jemi shume miq me greket sa deshen ti falim ca km2 det me rastin e krizes

Mendoj se iu duhej ky shterngim rripi grekerve. Iu ish zgjeruar shum zorra e trashe.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).