"Oh, mon Dieu! Absurditet! Idiotësi!" - reagojnë kritikët e "Le Figaro" pasi britanikja «Restaurant Magazine» shpalli listën e restorantëve më kulinarikë të botës. Vendin e parë "Noma" e Danimarkës, të dytin "El Bulli" e Spanjës; vendin e tretë "Fat Duck", Angli. Anglia? Anglia! Në vendin e 11, i papërfshirë në Top Ten, restoranti i parë francez në listë: "Le Chateaubriand" e Parisit, me shef baskun Inaki Aizpitarte. Shumë më poshtë në klasifikim, në vendin e 29 dhe 41, dy emra prestigjioze të Haute Cuisine: Joël Robuchon dhe Alain Ducasse. Shkruan "Figaro" për anglezët:

"Miqtë tanë, që rrallë herë e lënë vendin e tyre, kanë shpallur një klasifikim idiot". Dhe citon kritikët vendas që mbrapa klasifikimit shohin ose një operacion marketingu me telekomandë ose ... një komplot ndërkombëtar. (Përshtatur nga "Tages Anzeiger")

 

 

10 Komente

Anglia perpara Frances edhe ne guzhine?! Une s'e kuptoj se cfare presin me teper francezet per t'ja futur vetes.

....te shijon me shume dora tjetrit  smiley

 

 

 

 

Gastronomia franceze nuk ka nevojë për këto konkurse idiote... Franca është larg, shumë larg vendeve të tjera.

 nuk ishte konkurs ai, po thjesht nje klasifikim duke marre ne konsideracion gjera qe ndoshta nuk kane te bejne fare me shijen e mire, ose ate te cilen na shtyn ta pelqejme ose jo nje pjate gjelle.  

frances i vjen marre se humbi pikerisht ne fushen ose llojin e guzhines ku shkelqen me shume. guzhina franceze eshte vetem zbukurim ose e thene ndryshe artifis kulinar. pra jo ti besh patatet me te shijshme por me te bukra ne pjate, me estetike, dhe qe nga kjo ato te duken dhe me te shijshme, e te te shtyjne dhe qe t'i hash.

franca sot eshte ne krize jo vetem guzhine por te gjithçkaje tjeter.

kush i pa çmimet e atij restorantit danez Noma, ku nuk gjen vend te hash per me teper. me çmime te tilla ne france e ke restorantin bosh, e ben falimentim mbrenda vitit.

ke restoranti ku haj une dreken (ne pushim te punes) kushton menyja 7.5 €. te merkuren (femijet ne france e kan pushim se shkollojne te shtunen) nje sherbetore sjell dy femije francez, te ndonje çiftit, te cilet megjithese jane te veshur me roba te shtrenjta qe tregon qe prinderit e tyre nuk vuajne nga leket, e ndajne kete menyne bashke. ajo gruja qe i shoqeron blen vetem nje embelsire me shume. dmth ata ndajne pjaten, sallaten me pijen dhe hane secili nga nje  embelsire, ngaqe shpesh kjo eshte e pamundur ta ndash.

nji keshtu, me kursim, rritet pra francezei dhe kur eshte pasanik. imagjinoni tashti keta femijet, kur te behen te medhenj do ta kene te pamundur te shpenzojne mijera euro per te ngrene, kur nuk e kane per edukate kete menyre jetese, ngaqe jane rritur me kursim te stermadh. 

 Francezet ne fakt, ndjehen krenare per gastronomine e tyre, megjithse nuk e kane dhe aq te pasur sa italianet dhe ballkaniket. Biles ne Europe, mesojne dhe mbajne si per me te miren, gastronomine franceze, ngaqe nuk kane pare akoma gastronomine ballkanike. Ata europiane qe i kalojne pushimet ne vendet ballkanike, thone se guzhina ballkanike eshte shume e perkryer dhe e shijshme.

Hajdar...ik futi ca gjize me byrek se per ate je ti.

Per temen tani...Franca nuk ka nevoje per te tilla renditje fiktive pasi ka me qindra vjet qe i meson botes cfare te haje e s ite haje.

 Cuna, mos e ngateroni kulturen e te ngrenit me klasifikimin ne fjale. Sigurisht qe Franca dhe vende te tjera mesdhetare kane me teper tradite ne kete drejtim por kjo nuk do te thote qe kjo te pasqyrohet domosdoshmerisht kur vjen te klasifikimi i nje restoranti. 

Të bëjnë ndonjë klasifikim tani për verërat më të mira në botë. Dhe padyshim, që vera më e mirë franceze duhet të renditet aty nga vendi i 12-të - 13-të... C'est l'hôpital qui se foue de la charité...

Sa pordhacë që jeni ju shqiptarët. sa internacionalistë proletarë, sa analfabetë të vetvetes, sa..... sa..... sa.... sa.....

Si nuk u kujtua asnjë që të thotë është krenari për të gjithë shqiptarët që një djalë rene rexhepi (redzepi është vesioni sllav i emrit rexhepi)  me baba shqiptar  dhe nënë daneze është pronari i restorantit më të mirë në botë.

Jo Franca, jo Italia, jo belgët , jo anglezët, jo pordh me rigon...... ik pirdhuni.....

Una kom honger nje dreke te papame te Pulebardha para ca ditesh qe jom kenoq. Ishin te gjitha te mrekullueshme (karkalecat, "u"riqi, gjinkallat, peshku, daterit)

Vetem makaronat s'dishin me i bo. Po s'ka gjo nga nje gjys pjate kishim more.

Sa per keto konkurset, nuk me rruhet fare se nuk mund te pretendoj se kam shije aq te rafinume sa per t'i shijuar vertete gjonat qe bojne shefat e medhenj.

Po te jete e vertete kjo qe thote peshkaqeni, atehere urime Rexhepit!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).